17.7 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 8462

Rriten kapacitetet e ujit në Prizren

0

uji 3Me kërkime për burime të reja , “Hidroregjioni Jugor“ në Prizren , ka rritur kapacitetet e ujit edhe per 160 litra në sekond. Vetem në dhjetëditeshin e fundit janë hapur tre burime, në lokacione të nrdyshme në Prizren. Drejtori i Hidroregjionit Jugor, Besim Baraliu, thote se brenda muajit janar, orari i reduktimeve të ujit të pishjëm do të hiqet edhe n dy lagjet e Prizrenit, “Tusus“ dhe“ Pantali“.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, ka vazhduar me kërkimet për burime të reja të ujit. Pas punës së suksesshme kjo kompani në komunën e Prizrenit ka arritur që të gjejë gjatë këtyre ditëve tre burime me rreth 160 litra në sekond.

Besim Baraliu, drejtor ekzekutiv i Kompanisë “Hidroregjion Jugor“, thotë se ky burim i ujit do ta rrit cilësinë e furnizimit me ujë të qytetit të Prizrenit.

Drejtori Baraliu thotë se, “Pjesa e qytetit që furnizohet nga 40 bunarë ka ujë 24 orë pa ndërprerë, ndërsa burimet e reja të gjetura do ta shtojnë furnizimin edhe të pjesës tjetër të qytetit. Hulumtimet dhe gjetja e burimeve të reja është bërë me mjete vetanake të Kompanisë. Kohët e fundit inkasimi i mjeteve ka ardhur në rritje, nga 40% e pagesave janë paguar mbi 70 % e tyre”, tha Baraliu për RTK-në.

Vetëm për një muaj kjo kompani paguan rreth 96 mijë euro rrymë elektrike. Drejtori Baraliu, apelon tek konsumatorët që të jenë të kujdesshëm me pagesat , pasi vetëm kështu mund të kenë ujë 24 orë.

Gjendet në treg kryevepra e humbur e Van Dyck

0

78483Një kryevepër e piktorit të famshëm Van Dyck është gjetur në pazar të Nottinghamshire të Anglisë. Piktura që kap vlerën e 400 mijë funteve ishte duke u shitur me çmim prej 400 funteve ndërsa atë e zbuloi prezantuesja Fiona Bruce e cila së fundmi kishte realizuar një program për Anthony van Dyck.

Ajo fillimisht nuk mund të besonte se kjo mund të ishte kryevepra e mjeshtrit belg dhe atë ia tregoi një eksperti të pikturave. Më vonë u konfirmua se ajo i takonte piktorit të gjykatës së shekullit 17 të Anglisë, shkruan gazeta “Daily Mail”. “Është ëndërr e çdokujt që të zbulojë një kryevepër të fshehur”, ka thënë ajo. “Jam shumë e nderuar që gjeta një pikturë të Van Dyck”.

Pjesa, në të cilën shfaqet një gjykatës i Brukselit, besohet se i përket një pikture më të madhe që ishte kompletuar në vitin 1634. Derisa pjesa më e madhe e pikturës ishte shkatërruar në vitin 1695, pjesa ku gjendet portreti kishte shpëtuar dhe ende nuk dihet se si kishte përfunduar në pazarin e qytetit anglez. Ajo ishte blerë për 400 funte nga Fr MacLeod vetëm pse i kishte pëlqyer korniza me ngjyrë ari.

Deda: Nuk kam kaluar në LDK

0

IlirDeda-KIPREDIlir Deda, Drejtori i Institutit kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave KIPRED, mohon se ka bërë ndonjë marrëveshje me LDK-në për t’iu bashkuar kësaj partie.

E quan të pavërtetë dhe spekulim lajmin e plasuar nga disa media se ai tashmë do të kalojë në këtë parti.

“Spekulim, nuk është aspak e vërtetë”, thotë Deda, transmeton Kosovapres.

Ndryshe, në shkrimin informatën të cilën Deda e quan spekulim thuhet se ai bashkë me ish ambasadorin e Suedisë, Lulzim Pecin, tashmë, i kanë mbyllur negociatat dhe vetëm pritet zyrtarizimi i aderimit të tyre në LDK përmes një konference për media.

Takimi për të zhdukurit, në fillim të shkurtit

0

Velko OdalovicKryetari i Komisionit për persona të zhdukur në qeverinë e Serbisë, Velko Odalovic, tha se hulumtimi i varrezës masive në Rudnicë, do të vazhdojë në mars të vitit të ardhshëm.

Ai tha për mediat serbe se vetëm në mars do të mund të kryhen përgatitjet për hulumtim të detajuar të lokacionit.

Ndërkohë, takimi i grupit punues për të zhdukurit do të mbahet në fillim të shkurtit në Prishtinë, tha Odalovic, citon Koha.

Gashi: E kam përmbushur programin dhe vizionin tim

0

IbrahimGashi-rektori UPNë më shumë se një vit pune në postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, thotë se ka arritur të përmbushë programin dhe vizionin e tij. Si prioritete në programin e tij, Gashi ka vendosur rritjen e numrit të stafit akademik dhe rregullimin e infrastrukturës, duke përfshirë kushtet dhe zgjerimin e hapësirave në Universitet.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, thotë se programi dhe vizioni i tij me të cilin është zgjedhur rektor, ka nënkuptuar ndryshime substanciale në shumë segmente të funksionimit të Universitetit të Prishtinës.

Ai thotë se ka vërejtur që Universiteti ka një tendencë të rritjes së numrit të studentëve, përkatësisht në disa departamente dhe fakultete është i mbipopulluar. Për këtë, Gashi theksoi se ka kërkuar që të rritet edhe numri i stafit akademik.

“Natyrisht, kam vërejtur se ka një disproporcion të madh mes numrit të studentëve dhe numrit të pedagogëve. Kam vënë kontakte me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Financave se duhet një rritje e stafit për të përballuar numrin e madh të studentëve. Në prill të vitit të kaluar ka qenë pjesë e vizionit tim përmirësimi i ambientit akademik, që nënkupton rritjen e stafit mësimdhënës. Ne kemi shpallur një konkurs, ndoshta më i madhi në disa vitet e fundit, për pranimin e stafit të ri prej 180 profesorësh dhe asistentësh të rinj. Tani jemi në përfundim të realizimit të këtij konkursi”, tha Gashi, në një intervistë për Radio Kosovën.

Rektori Gashi theksoi se gjatë kësaj periudhe ka qenë i fokusuar edhe në përmirësimin e ambientit fizik, kushteve të punës, infrastrukturës etj. Ai tha se janë bërë disa ndryshime të vogla, ku fillimisht janë parë se cilat janë hapësirat reale dhe cilat janë problemet e njësive akademike.

“Rrjedhimisht kemi akomoduar Departamentin e Biologjisë, një pjesë e tyre në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore dhe një pjesë në Fakultetin e Edukimit dhe kemi ndërmarrë një hap rrënimin e objektit të vjetër të Biologjisë për të filluar gjatë vitit 2014 të përgatitemi për të vënë gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore. Kemi bërë edhe disa ndërhyrje, kemi rinovuar ish-ndërtesën e Fakultetit të Edukimit dhe aty kemi kaluar dy departamente të Fakultetit të Arteve. Një lëvizje tjetër kemi bërë në Fakultetin Ekonomik, shumë shpejt do të përurohet amfiteatri i ri” , tha ai.

Gashi bëri të ditur gjithashtu se ka filluar ndërtimi i Fakultetit të Bujqësisë, në pranverë do të fillojë ndërtimi i një pjese të Fakultetit të Mjekësisë si dhe është një projekt për renovimin dhe fasadimin e Fakultetit të Filologjisë, rregullimi e nyjave sanitare në këtë fakultet. Të gjitha këto, sipas Gashit, janë bërë që të zbutet sadopak mungesa hapësirave që i ka mjaft të theksuara Universiteti “Hasan Prishtina”.

Hersi Matmuja përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

0

Hersi MatmujaHersi Matmuja me këngën “Zemërimi i një nate” është shpallur fituese e edicionit të 52-të të festivalit në Radio Televizionin Shqiptar. Këngëtarja do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

“Ka qenë festivali i parë që unë e kam shijuar shumë këtë skenë dhe përmes këngës jam përpjekur të dhuroj atë që unë ndjej”, kështu është shprehur fituesja e edicionit të 52 të Festivalit të Këngës në RTSH.

Hersi Matmuja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong me këngën ‘Zemërimi i natës’.

Çmimin e dytë të festivalit e ka fituar Klodian Kaçani me këngën ‘Me ty’. Ndërsa çmimin e tretë e ka fituar Saimir Braho me këngën e titulluar ‘Grua’.

Juria e festivalit përbëhet nga shtatë anëtarë, emra të njohur të muzikës dhe fjalës si Agim Krajka, Aleksander Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Xhevahir Spahiu, Eriona Rushiti dhe Bojken Lako, transmeton bw.

Nën prezantimin e Enkel Demit dhe aktores së re Klea Huta, mbrëmja e sotme dhuroi shumë emocione. Siç është bërë e ditur nga organizatorët e festivalit, të ftuar specialë të kësaj nate ishin fituesja e Eurosong 2013, danezja Emmelie Charlotte-Victoria de Forest, dhe Elhaida Dani fituese e ”The Voice of Italy”.

Këtë vit drejtor i Festivalit është Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tirana. Drejtorët Artistikë janë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, ndërsa producent muzikor është Alfred Kaçinari. Regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos, skenari Alda Bida, ndërsa skenografia mjeshtrit Adnan Kastrati.

Çmimi I – Hersi Matmuja
Çmimi II – Klodian Kaçani
Çmimi III -Saimir Braho

KONKURENTËT

Ti mungon – Marjeta Billo
Zemërimi i një nate – Hersiana Matmuja
Jeta në orën 4 – Orges Toçe
Jam larg – Besiana Mehmeti e Shkodran Tolaj
Grua – Sajmir Braho
Nuk e di – Renis Gjoka
Natë e pare – Venera Lumani and Lindi Islami*
Një ditë shprese – Frederik Ndoci
Në zemër – Rezarta Smaja
Mikja ime – Blerina Braka
Me ty – Klodian Kaçani
Kur qielli qan – Xhejn & Enxhi Kumrija
Kthehu – Luiz Ejlli
Jehona – grupi NA
Vetëm për ty – Entela Zhula e Etmond Mancaku
Ëndrrat janë ëndrra – Xhejsi Jorgaqi

PDK-ja në Prizren shënon 14 vjetorin e themelimit

0

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK), Dega në Prizren, shënon sot 14 vjetorin e themelimit.

Zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha tha se në shënimin e këtij përvjetori do të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së,Hashim Thaçi.

Organizimi mbahet në restorant “Luxori” në ora 17:00.

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, në zgjedhjet e 3 nëntorit ka dal fitues për të tretën herë në këtë qytet./PrizrenPress.com/

 

 

Deputeti heshtak i Suharekës

0

BaliMuharremaj-suhareke-aakDeputeti i AAK-së nga Suhareka, Bali Muharremaj, për një mandat nuk ka folur asnjë fjalë në Kuvendin e Kosovës.

“Jam prej principit asi lloj.Nuk kam shumë qejf me fol por jam më i miri në punë praktike dhe do të vazhdoj të punojë më shumë në gjëra konkrete”, ka thënë Muharremaj, shkruan gazeta Tribuna në numrin festiv të Vitit të Ri.

“Qytetarët e Suharekës janë të kënaqur me punën time, mirëpo besoj se kam pasur mundësi të jap edhe më shumë.Mëgjithatë edhe një herë po ju tham se më shumë jam tip ekzekutiv se sa tip legjislativ”.

Viti i vendnumërimit

0

QeveriaKosoves-NdertesaMuaji i fundit i 2013-s ruajti dy ngjarje që, po u ndërlidhen njëra me tjetrën, përbëjnë paradoks.

Trupa të shqiptarëve të Kosovës u gjetën në një varrezë massive në Serbi, shtet ky që i kishte vrarë 14 vjet më parë; e Kosova e ndihmoi Serbinë të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, falë dialogut politik që zhvilloi gjatë gjithë vitit me të.

Procesi dialogues i zhvilluar në Bruksel, me implikim politk edhe në procesin e integrimit evropian dhe në vetë organizimin e brendshëm të shtetit, ka përbërë temën qendrore gjatë gjithë vitit në Kosovë, shkruan Koha Ditore. Nga dialogu janë varur edhe shumë zhvillime të tjera, nisur ngja zgjedhjet lokale e deri të dualiteti i legalizuar në qeverisjen lokale, në polici e drejtësi, e madje edhe në buxhet.

I gjithë dialogu që është drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, arritjen më të madhe e ka shënuar në prill.

Marrëveshja Kosovë- Serbi nuk solli integrimin real të serbëve, por ndihmoi shumë Serbinë, e pak Kosovën, në hapat integrues në Bashkimin Evropian.
Falë rezultatit të dialogut me Kosovën, negociatat për anëtarësimin ndërmjet BE-së dhe Serbisë do të nisin në janar, kurse data e saktë do të caktohet më vonë nga kryesuesja e radhës e unionit, Greqia./Koha Ditore/

“Paratë e burgut’, për fëmijët e varfër’

0

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është i gatshëm që mjetet që i takojnë atij si ish i burgosur politik, t’i dhuroj për financimin e studimeve të fëmijëve talent të familjeve të varfra. Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Krasniqi i ka propozuar Shoqatës së të Burgosurve Politik, që të bisedojnë për krijimin e një “Fondi të Shoqatës se të Burgosurve Politikë”, duke dhuruar përqindje në atë fond, për talentët e varfër.

“Nëse SHBP e thirr Kuvendin e saj dhe bisedojnë për krijimin e një “Fondi të Shoqatës se të Burgosurve Politikë”, për të financuar studimin e fëmijëve talent të familje të varfra, duke dhuruar një përqindje për atë fond (nga ish të burgosurit që kanë një gjendje mesatare të jetesës), unë do t’i dhuroja për atë fond të gjitha mjetet që me takojnë për dhjetë vitet e tre muajt e vuajtjes se dënimit tim në burgjet jugosllave. Unë po kërkoj nga Shoqatë në fjalë, që ta merr seriozisht këtë propozim timin të sinqertë. Kërkesën po e bej pse besoj fuqishëm në gatishmërinë e këtyre njerëzve që ne një kohë (në kohën më të mirë të jetës së tyre), kanë sakrifikuar shumë për popullin dhe atdheun tonë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ditë më parë, qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kompensim financiar për ish të burgosurit politik, ku një ditë apo natë e kaluar do të paguhet 16 euro e 70 cent, ndërsa shuma që do të jetë është 55 milionë dhe do t’u paguhet për 5 vjet mbi 2000 ish të burgosurve politik.