13.8 C
Prizren
E martë, 28 Maj, 2024

Gashi: E kam përmbushur programin dhe vizionin tim

IbrahimGashi-rektori UPNë më shumë se një vit pune në postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, thotë se ka arritur të përmbushë programin dhe vizionin e tij. Si prioritete në programin e tij, Gashi ka vendosur rritjen e numrit të stafit akademik dhe rregullimin e infrastrukturës, duke përfshirë kushtet dhe zgjerimin e hapësirave në Universitet.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, thotë se programi dhe vizioni i tij me të cilin është zgjedhur rektor, ka nënkuptuar ndryshime substanciale në shumë segmente të funksionimit të Universitetit të Prishtinës.

Ai thotë se ka vërejtur që Universiteti ka një tendencë të rritjes së numrit të studentëve, përkatësisht në disa departamente dhe fakultete është i mbipopulluar. Për këtë, Gashi theksoi se ka kërkuar që të rritet edhe numri i stafit akademik.

“Natyrisht, kam vërejtur se ka një disproporcion të madh mes numrit të studentëve dhe numrit të pedagogëve. Kam vënë kontakte me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Financave se duhet një rritje e stafit për të përballuar numrin e madh të studentëve. Në prill të vitit të kaluar ka qenë pjesë e vizionit tim përmirësimi i ambientit akademik, që nënkupton rritjen e stafit mësimdhënës. Ne kemi shpallur një konkurs, ndoshta më i madhi në disa vitet e fundit, për pranimin e stafit të ri prej 180 profesorësh dhe asistentësh të rinj. Tani jemi në përfundim të realizimit të këtij konkursi”, tha Gashi, në një intervistë për Radio Kosovën.

Rektori Gashi theksoi se gjatë kësaj periudhe ka qenë i fokusuar edhe në përmirësimin e ambientit fizik, kushteve të punës, infrastrukturës etj. Ai tha se janë bërë disa ndryshime të vogla, ku fillimisht janë parë se cilat janë hapësirat reale dhe cilat janë problemet e njësive akademike.

“Rrjedhimisht kemi akomoduar Departamentin e Biologjisë, një pjesë e tyre në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore dhe një pjesë në Fakultetin e Edukimit dhe kemi ndërmarrë një hap rrënimin e objektit të vjetër të Biologjisë për të filluar gjatë vitit 2014 të përgatitemi për të vënë gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore. Kemi bërë edhe disa ndërhyrje, kemi rinovuar ish-ndërtesën e Fakultetit të Edukimit dhe aty kemi kaluar dy departamente të Fakultetit të Arteve. Një lëvizje tjetër kemi bërë në Fakultetin Ekonomik, shumë shpejt do të përurohet amfiteatri i ri” , tha ai.

Gashi bëri të ditur gjithashtu se ka filluar ndërtimi i Fakultetit të Bujqësisë, në pranverë do të fillojë ndërtimi i një pjese të Fakultetit të Mjekësisë si dhe është një projekt për renovimin dhe fasadimin e Fakultetit të Filologjisë, rregullimi e nyjave sanitare në këtë fakultet. Të gjitha këto, sipas Gashit, janë bërë që të zbutet sadopak mungesa hapësirave që i ka mjaft të theksuara Universiteti “Hasan Prishtina”.

Më Shumë

Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Godo, themelues i teatrit ‘Petro Marko’ në Vlorë

Është ndarë nga jeta aktori Vasillaq Godo, në moshën 81-vjeçare. I lindur në Vlorë, Godo ishte një ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko”, në...

Rizvanolli: 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike gjatë vitit 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike qendrore të Kosovës në vitin 2022. Rizvanolli ka thënë...

Lajmet e Fundit