Hersi Matmuja me këngën “Zemërimi i një nate” është shpallur fituese e edicionit të 52-të të festivalit në Radio Televizionin Shqiptar. Këngëtarja do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
“Ka qenë festivali i parë që unë e kam shijuar shumë këtë skenë dhe përmes këngës jam përpjekur të dhuroj atë që unë ndjej”, kështu është shprehur fituesja e edicionit të 52 të Festivalit të Këngës në RTSH.
Hersi Matmuja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong me këngën ‘Zemërimi i natës’.
Çmimin e dytë të festivalit e ka fituar Klodian Kaçani me këngën ‘Me ty’. Ndërsa çmimin e tretë e ka fituar Saimir Braho me këngën e titulluar ‘Grua’.
Juria e festivalit përbëhet nga shtatë anëtarë, emra të njohur të muzikës dhe fjalës si Agim Krajka, Aleksander Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Xhevahir Spahiu, Eriona Rushiti dhe Bojken Lako, transmeton bw.
Nën prezantimin e Enkel Demit dhe aktores së re Klea Huta, mbrëmja e sotme dhuroi shumë emocione. Siç është bërë e ditur nga organizatorët e festivalit, të ftuar specialë të kësaj nate ishin fituesja e Eurosong 2013, danezja Emmelie Charlotte-Victoria de Forest, dhe Elhaida Dani fituese e ”The Voice of Italy”.
Këtë vit drejtor i Festivalit është Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tirana. Drejtorët Artistikë janë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, ndërsa producent muzikor është Alfred Kaçinari. Regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos, skenari Alda Bida, ndërsa skenografia mjeshtrit Adnan Kastrati.
Çmimi I – Hersi Matmuja
Çmimi II – Klodian Kaçani
Çmimi III -Saimir Braho
KONKURENTËT
Ti mungon – Marjeta Billo
Zemërimi i një nate – Hersiana Matmuja
Jeta në orën 4 – Orges Toçe
Jam larg – Besiana Mehmeti e Shkodran Tolaj
Grua – Sajmir Braho
Nuk e di – Renis Gjoka
Natë e pare – Venera Lumani and Lindi Islami*
Një ditë shprese – Frederik Ndoci
Në zemër – Rezarta Smaja
Mikja ime – Blerina Braka
Me ty – Klodian Kaçani
Kur qielli qan – Xhejn & Enxhi Kumrija
Kthehu – Luiz Ejlli
Jehona – grupi NA
Vetëm për ty – Entela Zhula e Etmond Mancaku
Ëndrrat janë ëndrra – Xhejsi Jorgaqi