10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 8552

Mjeshtëria solidare

0

Bekim rexhepiShkruan:  Bekim Rexhepi

Pasi nuk polli FAK-u, nga gjithë ajo nxehje dhe djerse koti, polli mjeshtëria e regjimit të mafisë brenda qeverisë dhe PDK-së. Cila qe kjo mjeshtri? Kjo mjeshtëri qe duket se është më shumë “kuzhinë e kuqe”( e Hajredin Kuqi-it), për shpërndarjen e kuvendit të Kosovës, sikur fajtori ishte ay dhe jo qeveria dhe shefi jo fatlum, qe nuk e përmblodhi as këtë herë fundin e mandatit të plotë të qeverisë. Po, mjeshtërisë së shpërbërjes së kuvendit këtë radhe i parapriu solidariteti i Isës apo i LDK-së. Isa me humbjen më sfiduese në Prishtinë, jo më ndryshe do të mund të vepronte tani kur skena politike u rrokullis me një kureshtje publike.

Marrëveshjet tinëzare të Hashimit dhe të Isës, nuk duken pa gjasa e shpresa. Ata ma në fund duket se i ranë mbas vetit, mbas fatit të tyre, në këtë rrokullisje politike, zgjodhën më herët të parapëlqejnë, e të parapërcaktojnë fatet e tyre politike për të ardhmen.

Ndërsa, Albini e Ramushi tu e ditë mashtrimin qe po u bahet nga Isa, i ranë tupanit, aq fort i ranë me e rrëzua qeverinë dhe jo kuvendin. Po mbasi marrëveshja u bë pa ta, atyre veç u mbet me e votua mjeshtrin fikse Thaçi-Isa, për shpërndarjen e kuvendit, e kjo u bë, kuvendi ra, e qeveria mbeti edhe për do ditë.

Të saktësojmë edhe diçka LDK-ja me solidaritetin e saj, u afrua më shumë më pozitën, me PDK-në, se sa që do të duhej të mbetej me opozitën VV-në dhe AAK-në. Ndërsa, ne fakt një koalicioni tashmë është ndërtuar me shpërbërjen e kuvendit dhe jo me rrëzimin e qeverisë Thaçi, pra solidariteti i LDK-së me iniciativën e më hershme të PDK-së, duket se këtë rezultat prodhoj para kohe për të ardhmen.

Zgjidhjet e reja do të mund të skandalizohen nëse elektorati shqiptar vazhdon të besoj në marrëveshjen e fshehur dhe tinëzare ndërmjet Thaçit e Isës.

Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ne momentet e fundit u afruan më shumë se kurrë me qëndrimet për ta dënuar keqqeverisjen, kjo ndofta është edhe një shenjë e mirë qe këto dy subjekte të ofrohen, pasi nga radhët e AAK-së është larguar edhe Ramiz Kelmendi, një person kundërthënës brenda kësaj partie.

Edhe një këshillë për LDK-në, nëse PDK-ja ka luajtur aq shumë me LDK-në duke e shantazhuar dhe duke e vënë shpesh në mashtrime, tani duket se e ka mundësin, radhën t’ia kthej lëmshin duq PDK-së, duke e lënë edhe pa kapëse..

Mbi 100 mijë euro për një javë

0

Policia-rrugoreQindra mijëra euro do të derdhen në arkën e Policisë së Kosovës. Vetëm gjatë një jave që Policia ka organizuar për sigurinë në trafik janë shqiptuar me mijëra tiketa për ngasësit e pandërgjegjshëm.

Java e sigurisë që ka filluar më 1 maj dhe përfundon të mërkurën (sot), ka mbledhur me qindra mijëra euro. Gjatë shtatë ditëve të kësaj jave policia ka shqiptuar gjithsej 8 mijë e 292 gjoba.

Tribuna ka bërë një llogaritje matematikore ku një tiketë e ka llogaritur 15 euro që është gjoba më e vogël sipas ligjit. Nëse këto 8 mijë e 292 gjoba do të ishin nga 15 euro atëherë në arkën e buxhetit do të derdhen 124 mijë e 380 euro.

E kjo shumë duhet të jetë më e madhe kur kihet parasysh se gjobat në trafik variojnë prej 15 më e vogla e deri 150 më e larta./tribuna/

Projektet vazhdojnë pa Kuvend

0

KuvendiKosoves5-27Për dy muaj sa nuk do të jetë funksional Kuvendi i Kosovës, qeveria nuk do të ketë pengesa t’i qojë në vend projektet e planifikuara. Nëse ekziston vullnet i ekzekutivit, shteti nuk do të ketë krizë as në ekzekutimin e buxhetit.

Kështu thonë njohës të ekonomisë, sipas të cilëve shumë projekte mund të vazhdohen edhe nga qeveria e ardhshme, e cila do të dalë pas mbajtës së zgjedhjeve në muajin qershor të këtij viti.

Por, ata paralajmërojnë se projektin më madhor të premtuar deri tash, atë të ndërtimit autostradës Prishtinë-Shkup, qeveria aktuale nuk do t’ia lë askujt në dorë. Sipas tyre këtë projekt qeveria e tanishme do të nisë së shpejti vetëm për të fituar vota

Banorët vlerësime pozitive për Mikelën

0

Visari-loje-Mikeles-6.5Pasi banorët pinë cigare në oborr, shpërndahen nëpër dhomat e gjumit. Juliana dhe Visari bëjnë shaka mes tyre, pasi ai e quan të martuar. Juliana rregullon çarçafët, Visari e ngacmon duke ia prishur rrobat.

Më pas Jona, Visari, Juliana dhe Nevila flasin për Mikelën dhe tipin e saj. Jona thotë se Mikela është shumë tip gazmore dhe bën shumë shaka me Visarin, duke iu përshtatur atij. Visari shprehet se Mikela është shumë tip i shoqërueshëm, pa komplekse dhe me mendje të hapur. Ai thotë se Mikela është shumë e mençur, por varet nga banorët sesi afrohen dhe krijojnë raportet me të, herë të mira, herë të këqija. Jona thotë se Mikela ka shumë bagazh.

Nevila i thotë Visarit të pyesë Valerin se çfarë mendon për Mikelën. Ai thotë se Mikela është pa komplekse, por në disa raste ka gabuar shumë me fjalët. Valeri kujton rastin gjatë debatit me Mikelën për malësorët dhe traditat e tyre. Visari i thotë Valerit të flejë gjumë, sepse i bëri një pyetje dhe jo të fillonte të flasë aq gjatë për malësorët. Nevila thotë se Valeri asnjëherë nuk është i qartë me përgjigjet, sepse njëherë thotë po, njëherë jo.

Visari bën mimika të ndryshme, teksa vajzat qeshin me të. Enkelejdi vjen në dhomë dhe banorët diskutojnë se çfarë do të gatuajnë nesër. Ata i kërkojnë Valerit t’i zgjojë shpejt, nëse do ngrihet për provën e plehrave.

Visari përkujdeset për Lorin; Banorët tallin Julianën për Arditin

0

visari-puth-lorin-8.5Mikela, Meridiani, Valeri dhe Enkelejdi flenë gjumë.Visari shkon pranë Lorit, e cila është shtrirë tek krevati i saj. Ajo ankohet se i dhemb shumë koka, teksa Visari i thotë se e ka dhembjen ngaqë flet dhe bërtet shumë. Visari i merr një ilaç për kokën dhe ia shërben. “Edhe pse ti nuk e meriton, por unë e kam zemrën e mirë”, i thotë ai, Lorit. Visari puth në faqe Lorin dhe i uron t’i kalojë dhembja e kokës. Ata urojnë njëri-tjetrin natën e mirë. Lori shtrihet të flejë, ndërsa Visari u bashkohet grupit të vajzave.

Vajzat flasin për provën javorë të komedisë “Pallati 176” duke bërë batuta të pjesëve që kanë. Juliana kërkon përkushtim nga banorët, duke qenë se nga prova varet buxheti i tyre javor. Jona dëshiron të flejë dhe fton Nevilën të flenë bashkë, kurse Juliana shtrihet tek Visari. Jona dhe Nevila ngacmojnë Visarin, kurse Juliana thotë se ajo është beqare. Nevila i thotë se ajo duhet ta deklarojë një gjë të tillë, ndërsa Juliana qesh.

Në një moment Juliana dëgjon hapa dhe kujton se Arditi po vjen në dhomë, prandaj çohet direkt nga krevati i Visarit. Nevila dhe Jona qeshin, kurse Visari bën sikur fle gjumë. “E di ku e gjen veten Visar, në fund të pishinës”, e ngacmon Jona për Arditin. “Unë edhe kjo”, ia kthen Visari. Vajzat qeshin, sepse Visari bën sikur gërhet kur kalon Arditi dhe çohet sapo ai ikën. Visari i thotë Julianës të shkojë të flasë me Arditin, sepse ai është vetëm duke pirë cigare në oborr. Juliana qesh dhe nuk jep asnjë koment. Visari ngacmon Julianën: “Arditi Xhuli po më provokon”. Ai i thotë Julianës të flejë, por ajo i kërkon maskën që ka vënë tek sytë.
Më pas, Juliana shtrihet tek krevati i saj dhe fle gjumë, njëkohësisht fle Jona e Visari.

Vajza e Will Smith në qendër të kritikave

0

willowNjë foto e postuar në Instagram ka vendosur në qendër të kritikave 13-vjeçaren Willow Smith, vajzën e Will dhe Jada Pinkett-Smith.

13-vjeçarja, aktore dhe këngëtare, shoqërohet në foton bardhezi nga aktori 20-vjeçar, Moises Arias, i bërë i famshëm për rolin e tij si Rico në filmin e Disney, “Hannah Montana”.

20-vjeçari gjysmë i zhveshur qëndron mbështetur pas murit, ndërsa Willow e shtrirë dhe me kokën mbështetur në njërën dorë.

Fotoja cilësohet si e tepërt për moshën që ka vajza e Will dhe Jada Smith. Por kjo nuk është hera e parë që Willow vendoset në qendër të kritikave për sjelljet e saj prej “të rriture para kohe”.

Më herët ajo është kritikuar për veshjet dhe për tekstet e muzikës së saj, të cilësuara si të papërshtatëshme për moshën që ka.

BE-ja mund të formojë mision për vëzhgimin e zgjedhjeve me ftesë të Kosovës

0

Bashkimi europianDiplomatët në BE thonë se janë të vetëdijshëm nga përvoja e hidhur e zgjedhjeve të vitit 2010 dhe me përvojën e mirë nga zgjedhjet e fundit lokale, prandaj presin që zgjedhjet parlamentare të kalojnë pa mashtrime.
Por, ende nuk e kanë të qartë se cili trup ndërkombëtar do të duhej të konfirmonte rregullsinë e zgjedhjeve, shkruan sot Koha Ditore. Që tani kanë filluar konsultimet që të formohet një mision i BE-së për të vëzhguar këto zgjedhje, porse kjo duhet të bëhet me ftesë të autoriteteve të Kosovës.

Pas zgjedhjeve të vitit 2010, Bashkimi Evropian pati një qëndrim jo unik rreth mirëvajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. E interesuar më së shumti për gatishmërinë e Kosovës për të hyrë në dialog me Serbinë, me qëndrim atëherë të qartë se “kryeministri Thaçi është njeriu më i duhur për kompromise“, nga Zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, hezituan të pranojnë faktet nga terreni se në ato zgjedhje ka pasur jo vetëm parregullsi, por edhe mashtrime. Në deklaratat e Zyrës së zonjës Ashton bëhej thirrje që “të formohet sa më parë qeveria dhe të nisë sa më parë dialogu me Beogradin“.

Për ta mjaftonte se në ato zgjedhje nuk ka pasur gjakderdhje, dhe për standarde evropiane thoshin: “Nga Kosova ne nuk presim standarde aq të larta“.
/Koha Ditore

Kosova ngec në heqjen e tatimit mbi librat që importohen nga Shqipëria

0

Festivali i Librit dhe Artit PamorJo veç një herë është përmendur se Kosova e Shqipëria do të shkëmbejnë libra pa tatim. Për herë të fundit këtë e ka bërë ministri i Financave i Shqipërisë, Shkëlqim Cani.

Të mërkurën, nëpër medie shqiptare, është shpërndarë një deklaratë e Canit, i cili ka theksuar që prej kësaj dite librat, revistat dhe periodikët e ndryshëm që transportohen nga Shqipëria në Kosovë do të jenë pa tatim,shkruan Koha Ditore.

Por, kjo punë, ka mbetur në gjysmë, pasi Qeveria e Kosovës nuk e ka kryer punën e saj. Botuesit e librarët kosovarë vazhdojnë të paguajnë 16 për qind TVSh kur importojnë libra, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga vendet tjera. Kjo pasi nuk e ka rregulluar ende me letra heqjen e tatimit mbi librin që importohet nga Shqipëria

Zgjedhjet më 8 ose 15 qershor

0

zgjedhjet5Presidentja e Republikës së Kosovës sot (e enjte) dekreton datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale, shkruan sot Koha Ditore.

Në tavolinën e presidentes Atifete Jahjaga janë dy data të mundshme – 8 dhe 15 qershori. Shpërndarja e Kuvendit, të mërkurën, ka bërë që ligjërisht 8 qershori të jetë datë e arritshme për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale.

Por, siç merr vesh gazeta, më shumë favorizohet data 15 qershor për t’i dhënë mundësi organizatorit të zgjedhjeve t’i bëjë përgatitjet e nevojshme.

E koha e shkurtër për përgatitjen e zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror ka ngritur shqetësime për mundësinë e manipulimit me vota, njëjtë si në vitin 2010.

Shpërndarja e Kuvendit ishte zgjidhja e vetme

0

arsim bajramiKjo legjislaturë në historinë e parlamentarizmit do të hyjë si legjislatura më joefektive

Profesori i Parlamentarizmit, Arsim Bajrami, ka thënë se zgjidhja e vetme për të dalë nga situata e krijuar ka qenë shpërndarja e Kuvendit të Kosovës – shkruan Epoka e re.

“Duke qenë se opozita e ka bllokuar funksionalitetin e Kuvendit, PDK është treguar e përgjegjshme dje ka pranuar të votojë shpërndarjen e Kuvendit, sepse është përgjegjëse si parti udhëheqëse të ruajë funksionalitetin e shtetit, të ruajë kredibilitetin e Kuvendit dhe në një situatë çfarë është krijuar në Kuvend, është parë se shpërndarja e tij ka qenë instrumenti i vetëm prë të dalë nga situata”, ka thënë Bajrami.

Ai ka thënë tutje se me shpërndarjen e Kuvendit i pushon mandati edhe Qeverisë, e cila do të udhëheqë shtetin deri në momentin kur do të përfundojë cikli zgjedhor dhe do të konstituohen organet e reja.

Sipas tij, kjo legjislaturë do të hyjë në histori si legjislatura me performancën më të dobët.

/Epoka e re