10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 8551

J.Lo: Kalova një periudhë të vështirë pas divorcit me Anthony

0

JLo-nudoNë një intervistë për “People” artistja Jennifer Lopez tregon për divorcin me Marc Anthony, dashurinë e saj të re dhe sesi 2 binjakët e saj e ndihmuan që të “rritej” si qenie njerëzore.

Ajo thotë që “nuk do të ndryshoja asgjë në jetën time sepse kjo më bën mua atë që jam”. Ajo u divorcua nga Marc Anthony në vitin 2011, por vetëm në dhjetor të 2013-s i dha fund ligjërisht martesës së saj pas negociatave mbi kujdestarinë e fëmijëve.

44-vjeçarja pas 7 vitesh martesë i lejon vetes që të hedhë një vështrim mbi atë që po ndodhte me jetën e saj. “Si femra ne shpesh herë mund ta mbivlerësojmë veten. Sigurisht që edhe unë kam qenë fajtore. Tashmë mendoj se jam mirë dhe mund ta ndaj jetën time me të tjerët”, tha J.Lo. “Fëmijët e mi më bënë që të kuptoj se ç’do të thotë dashuri e vërtetë dhe pa kushte”, tha J.Lo.

Gjithashtu 44-vjeçarja foli edhe për marrëdhënien e bukur që kanë 2 binjakët Emme dhe Max me të dashurin e saj, 27-vjeçarin Casper Smart.

Muhamet Kelmendi rikthehet në AAK

0

MuhametKelmendi-RamushHaradinajSot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu ribashkua Muhamet Kelmendi. Ky rikthim i Kelmendit u konfirmua sot përmes një komunikate për media nga AAK.

“ Kelmendi do të jetë pjesë e strukturave politikëbërëse e vendimarrëse në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga AAK-ja”, thuhet në komunikanë.

E gjatë rikthimit të Kelmendit në AAK, i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se përvoja e Kelmendit është e rëndësishme për proceset e AAK-së.

“Përvoja dhe ekspertiza e prof. Muhamet Kelmendit është gjithmonë e rëndësishme për proceset dhe zhvillimin e jetës institucionale në vend, e tillë ka qenë edhe në fillimin e ngritjes së institucioneve në Kosovën e pasçlirimit dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen, në kuadër të Aleancës dhe në institucionet e vendit”, ka thënë Haradinaj.

Muhamet Kelmendi, edhe më herët ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe një ndër bashkëthemeluesit e saj.

Një vepër e Pikasos shitet 31,5 milionë dollarë

0

Vepra e PikasosNjë pikturë e Pikasos, “Shpëtimi”, u shit sot në Nju-Jork, me një vlerë që arrinte në 31,5 milionë dollarë (rreth 22 milionë euro), gjatë mbrëmjes së dytë të ankandeve të pranverës tek “Sotheby’s”.

“Shpëtimi”, një pikturë në vaj që daton në vitin 1932, mblodhi në total një vlerë prej 31,525 milionë dollarë pas daljes në ankand disa minuta pas vlerësimit të një çmimi që varionte mes 14 dhe 18 milionë dollarë praktikisht u dyfishua.

Gjatë kësaj mbrëmje ankandi të artit impresionist dhe modern, “Sotheby’s” propozonte 14 vepra të Pikasosë, nga të cilat tetë u shitën me një vlerë prej 62,088 milionë dollarë.

Një nga këto piktura, “Koka e Maria-Terezës”, supozuar të nxirrte një shifër të lartë, nuk gjeti blerës për këtë arsye çmimi i saj u vlerësua mes 15 dhe 29 milionë dollarë.

Ilir Deda kalon në Vetëvendosje

0

IlirDeda-KIPREDIlir Deda ka bërë kalimin e tij në subjektin politik, Vetëvendosje. Burime të Koha.net bëjnë me dije se kalimi i tij do të zyrtarizohet sot gjatë ditës kur ky subjekt politik do të mbajë prezantimin e Alternativës Qeverisëse në ASK.

Deda, i cili ishte bashkëthemelues i partisë politike “Fryma e Re”, veprimtarinë e tij kryesore e kishte zhvilluar në KIPRED, Instituti Kosovar për Kërkime.

Ai gjithashtu për një kohë shërbeu edhe si këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga.

Deda njihet si kritikues i madh i qeverisë Thaçi.

Daka: KQZ do të marr të gjitha masat për zgjedhje

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka bëri të ditur se KQZ do të marr të gjitha masat ligjore për organizimin e zgjedhjeve,me qëllimin që këto zgjedhje, të jenë të lira, fer dhe demokratike.

Daka tha se pret që në këto zgjedhje të ketë një numër të madh vëzhguesish, vendor e ndërkombëtar. Ajo po ashtu tha në këto zgjedhje OSBE në veri do të ketë një rol logjistik. Afatet ligjore do të shkurtohen sa i përket fushatës për faktin se nuk ka kohë që fushata të bëhet ashtu sic e parasheh ligji, raporton RTK.

“Sa i përket rolit të OSBE-së, OSBE do të ketë një rol por nuk besoj që do të jetë i njejtë më atë çfarë e pati në zgjedhjet lokale. Por, megjithatë për shkak të arsyeve tashmë të njohura, në pjesën veriore OSBE do të ketë një rol ndoshta më tepër logjistik. Ndërsa sa i përket fushatës zgjedhore do të jetë vendim i KQZ-së natyrisht pasi që të gjitha subjektet politike të japin propozimet e veta”, theksoi Daka.

Zgjedhjet mbahen më 8 qershor

0

Atifete jahjagaZgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 8 qershor. Zyrtarizimi i kësaj date u bë sot nga e presidentja e vendit Atifete Jahaga, një ditë pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës. Në një konferencë për media presidentja Jahjaga bëri thirrje për një fushatë të dinjitetshme të partive politike dhe pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se bazuar në konsultimet me liderët e partive dhe me KQZ-në ka marr vendimin që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 8 qershor. Ajo tha se pas shpërbërjes së Kuvendit ka takuar liderët politik për datën e zgjedhjeve, pasi që vendi ka hyrë në një proces të rëndësishëm zgjedhor.

“Bazuar në konsultimet politike në vend dhe me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe bazuar në kompetencat e mia kushtetuese si dhe në respektimin e afateve ligjore, kam marrë vendimin për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend me datë 8 qershor”.

Jahaga tha se këto zgjedhje duhet të dëshmojnë gatishmërinë tonë për të garantuar votën e lirë të qytetarëve të Kosovës. E para e vendit bëri thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Që nga ky moment i bëjë thirrje gjithë spektrit politik në Kosovë për një fushatë zgjedhore të dinjitetshme dhe të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim që të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit për të siguruar një proces të drejtë, sepse këto zgjedhje shënojnë një test të rëndësishëm të zhvillimit të demokracisë së vendit tonë”, tha ajo, raporton RTK.

Presidentja po ashtu bëri të ditur se për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor do të kërkojë nga Bashkimi Evropian të dërgojë edhe një mision vëzhgues në Kosovë.

Ndryshe, një ditë më parë me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime u shpërnda Kuvendi i Kosovës.

Komuna e Prizrenit injoron rekomandimet e shoqërisë civile

0

Elmedina BaxhakuuuGjatë vitit 2013 dhe në katër muajt e parë të 2014-ës në kuadër të monitorimit të transparencës së Qeverisë Komunale të Prizrenit, “EC Ma Ndryshe” ka publikuar të gjeturat e hulumtimeve të ndryshme dhe së bashku me to ka ofruar edhe rekomandime për përmirësimin e gjendjes në dikastere të caktuara. Kjo organizatë gjithashtu ka reaguar edhe ndaj çështjeve të ndjeshme duke kërkuar veprim adekuat nga përgjegjësit e komunës së Prizrenit.

Monitoruesja Elmedina Baxhaku tha se brenda kësaj periudhe qeveria lokale ka ndërmarrë disa veprime në drejtim të zbatimit të disa rekomandimeve, që megjithatë duhet të përcillen me hapa të mëtutjeshëm, në mënyrë që të ketë përmirësim të standardeve të qeverisjes së mirë dhe demokratike.

“Krahas kësaj, ka pas edhe raste kur ekzekutivi komunal i ka injoruar propozimet që kanë ardhur nga shoqëria civile, duke bërë që ndërtimi i partneritetit ndër-sektorial të mbetet ende vetëm një objektiv i dëshiruar”.

Sipas saj, bazuar në këto përvoja, “EC Ma Ndryshe”, ka bërë një bilanc të rekomandimeve të zbatuara dhe të pazbatuara nga Qeveria Komunale e Prizrenit, në mënyrë që ky përkujtues të shërbej si dokument për reflektim dhe veprim konkret nga organet komunale.

“Ndër hapat pozitivë të Komunës së Prizrenit në raport me kërkesat e monitoruesve ka qenë lejimi i pjesëmarrjes së tyre në mbledhjet e ekzekutivit, derisa konkluzionet respektivisht vendimet e kryetarit të Komunës së Prizrenit i janë dorëzuar monitoruesve vazhdimisht dhe me kohë”.
“ Ofrimi i raporteve mujore lidhur me shpenzimet e buxhetit komunal ka shënuar përparim gjatë kësaj periudhe. Po ashtu edhe gatishmëria për të dhënë përgjigje në kërkesat e shumta që janë bërë për qasje në dokumente publike, përkundër ndonjë vonese në këtë drejtim”.
Ajo tha se komunikimi me monitoruesit ka qenë korrekt dhe gjatë kësaj periudhe ka pas nisma ku shoqëria civile është ftuar të jetë pjesë e hartimit të projekteve të caktuara, megjithëse një gjë e tillë duhet të zgjerohet edhe në përgatitjen e politikave publike.

“Megjithatë ekzekutivi i Prizrenit në shumë çështje ka hezituar që t’i shqyrtoj me seriozitet dhe t’i trajtoj me efikasitet të gjeturat dhe rekomandimet e monitoruesve të EC Ma Ndryshe.

Rekomandimet e pazbatuara:
– Zbatimi i përpiktë i dispozitave të Udhëzimit Administrativ 2008/09 të MAPL-së për transparencë dhe informimi i qytetarëve mbi vendimmarrjen;
– Raportimi para medieve për çështjet që lidhen me përdorimin e buxhetit komunal, zhvillimin ekonomik, përdorimin e pronës komunale,planifikimin urban, investimet, të hyrat komunale dhe çështje tjera;
– Plotësimi i Rregullores komunale për Transparencë;
– Menaxhimi dhe shpenzimi i përgjegjshëm i parasë publike;
– Zbatimi i rekomandimeve të dala nga Raportet e Auditimit në 5 vitet e fundit;
– Respektimi i Ligjit për Prokurimin Publik në çdo shërbim, furnizim e tender;
– Pagesat të kryhen në pajtim me kërkesat e kontratës dhe vetëm pasi të jenë bërë verifikimet e duhura se mallrat shërbimet e kontraktuara janë pranuar në sasinë dhe cilësinë e duhur;
– Hartimi i një plani për shlyerjen efikase të borxheve të Komunës;
– Shtimi i aktivitetit për inkasimin e të hyrave vetanake dhe të borxheve ndaj Komunës;
– Mos investimi i parasë publike në projektet që kanë konteste pronësore dhe pa një elaborim të thuktë për funksionalitetin dhe dobinë për qytetarët e Prizrenit;
– Ndërmarrja e veprimeve për parandalimin dhe rrënimin e objekteve pa leje dhe me mbindërtime që nuk i janë përmbajtur planeve rregulluese urbane;
– Dëgjimi me kujdes i vërejtjeve të qytetarëve, kur ata shprehin shqetësime që kanë të bëjnë me lagjet e fshatrat e tyre;
– Zbatimi i dispozitave të LVL-së, Statutit të Komunës së Prizrenit dhe Rregullores për Transparencë mbi “Peticionet” dhe respektimi i të drejtës së qytetarëve për adresim të çështjeve me anë të peticionit;

– Koordinimi mes drejtorive gjatë shqyrtimit të kërkesave për leje për shfrytëzimin e hapësirave publike;

– Shtimi i kapaciteteve për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumentet Publike në secilin rast, pa përjashtime;

Sigurimi i pjesëmarrjes e angazhimit të qytetarëve me hapjen e të dhënave;

 

 

Policia e Prokuroria përgjegjëse për moszbardhjen e djegies së Komunës në kohën e Eqrem Kryeziut

0

komuna e prizrenit e djegurKreu i Gjykatës Themelore (GJTH) në Prizren, Ymer Hoxha, ka kritikuar përfaqësues të Prokurorisë dhe Policisë për dështim rreth ofrimit të provave në rastin e djegies së objektit të komunës, në tetor të vitit 2007, për të cilin askush nuk është dënuar.Në këtë kohë Komuna e Prizrenit, është qeverisur nga LDK-ja dhe kryetari Eqrem Kryeziu.

Riaktualizimi i çështjes së djegies së sektorit të Kadastrit të Gjeodezisë, prej të cilit patë pësuar edhe një pjesë objektit të administratës komunale të Prizrenit, që ndodhet në mes të qytetit, është bërë në një debat për gjykatën të mbajtur nga organizata joqeveritare “Ec Ma Ndryshe”, në të cilën morrin pjesë drejtues të divizioneve në kuadër të Gjykatës Themelore në Prizren. /Zëri/

Zgjedhjet shtyjnë testin e maturës

0

Studentet kosovarKomisioni kishte vendosur që më 7 dhe 21 qershor të mbahej testi i Maturës për rreth 43 mijë maturantë. Por shpërbërja e Kuvendit që ndodhi të mërkurën dhe paralajmërimi për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor, pritet ta ndryshojë këtë plan
Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në qershor të këtij viti, ia ka prishur planin Komisionit Shtetëror të Maturës.

Komisioni kishte vendosur që më 7 dhe 21 qershor të mbahej testi i Maturës për rreth 43 mijë maturantë.

Por shpërbërja e Kuvendit që ndodhi të mërkurën dhe paralajmërimi për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor, pritet ta ndryshojë këtë plan.

Në Ministrinë e Arsimit thonë se janë në pritje të vendimit të presidentes, Atifete Jahjaga, për shpalljen e datës së zgjedhjeve.

Sipas tyre, nëse presidentja vendos që 8 qershori të jetë si datë për organizimin e zgjedhjeve, atëherë data e mbajtjes së testit të maturës do të shtyhet për një afat tjetër.

/Tribuna

Begaj mbështet shoqatën e shurdhë-memecëve në Malishevë

0

begaj me shurmemecetKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka  pritur në zyrën e tij përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, përkatësisht zyrtarin ndërlidhës të Shoqatës së të Shurdhërve të Kosovës, Ramadan Gashi, ku dhe bënë marrëveshje rreth mbështetjes financiare të këtij komuniteti.

Kryetari Begaj i mirëpriti në zyrën e tij, përfaqësuesve të këtij komuniteti, dhe ju dha mbështetjen e kërkesave dhe nevojave që i ka  kjo kategori e shoqërisë.

Begaj e Gashi, biseduan rreth mbështetjes financiare për këtë komunitet ku dhe ranë në ujdi që Komuna ti mbështet me një shumë prej rreth 3000 euro si institucion, dhe pjesën tjetër prej 1500 euro nga interpretët e Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve./PrizrenPress.com/