8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 8555

Jona-Visari-Valeri bëjnë thashetheme, Arditi i kap mat duke folur për të

0

thshth-x-banoret-7.5Tashmë dritat në dhomat e gjumit janë fikur. Juliana, Nevila, Mikela dhe Meridiani flasin për provën javorë, të komedisë “Pallati 176”.

Jona, Visari dhe Valeri bëjnë thashetheme për banorët e tjerë të shtëpisë. Fillimisht ata flasin për mirë, duke thënë të kundërtat e atyre që mendojnë. Kjo është një lojë, që Jona bënte shpesh me Matildën dhe fton djemtë ta bëjë me ta. Ata flasin komplimente për banorët, duke qeshur me kontradiktën që krijohet, me mendimet që kanë realisht për banorët.

Pasi mbarojnë të gjithë banorët, ata nisin të shprehin mendimet e tyre të vërteta. Valeri flet sërish për Nevilën. Ai tregon se edhe Mikela ka të njëjtën mendim si ai, për faktin se Nevila nuk ka treguar asgjë në shtëpi, përveç dhembshurisë. Valeri zotohet se ai ka qëllim të sulmojë Nevilën tërë kohës. “Mos mbahet mend si Nevila jetimja, por si Nevila e Big Brother-it. S’ka këtu të lypë mëshirë gjithë kohës”, thotë ai. Valeri shprehet se Nevila duhet të tregojë forcën e saj, ndërsa Visari dhe Jona nuk japin asnjë koment. Jona shprehet se Lori dhe Juliana kapen shpejt tek fjalët që thonë, kurse Visari thotë se Mikela del shumë shpejt nga kontrolli, por kur e kupton që është lojë kthen direkt. Valeri shprehet se Meridiani mban shumë inat brenda vetes. Ai mendon se Meridiani ka rënë përtokë dhe nuk është më aktiv si Arditi, pas lojës që bëri me Jonën.

Jona kujton Arditin dhe Meridianin, të cilit janë hapur me Valerin për profesionin e tij. Valeri justifikohet, duke thënë se ai ka dëgjuar këshillën e kolegëve, për të mos shfaqur në televizion profesionin e tij. Ai thotë se është mjek i përgjithshëm dhe në televizion flasin vetëm mjekët specialistë. Jona thotë se aty nuk janë për të treguar aftësitë dhe talentet, duke përmendur Meridianin se po tregon aftësi në gatim. Ajo thotë se Arditi dhe Meridiani nuk e kanë pasur qejf njëri-tjetrin, tani janë bërë vëllezër. Valeri dyshon se ata po bëjnë lojë të dy.
Arditi futet në dhomë dhe pasi dëgjon se banorët po flasin për të thotë: “Ah Jona Jona”.

Madonna, gjysmë nudo në “Met Gala”

0

madonaVitin e kaluar tërhoqi vëmendjen me veshjen punk, aty ku e ndjen veten më mirë, por sivjet Madonna ishte mungesa e madhe e eventit “Met Gala”.

Këtë vit eventi u organizua nga redaktorja e “American Vogue”, Anna Wintour.

Madonna nuk zhgënjeu duke paraqitur një vëshje ekstravagante që i tregontë me tepër nga sa duhej, të paktën kjo duket në foton e publikuar nga vetë 55-vjeçarja në rrjetet sociale.

“Dëshiroja të vishja tek Met Gala, por Ana Wintour më tha jo këtë vit. Kështu që më mirë po merrem me muzikën”, shkruajti në Tëitter diva e muzikës pop.

Vetëkuptohet se përse Ana Wintour dhe bashkëorganizatorët e tjerë të eventit, Sarah Jessica Parker e Bradley Cooper e kanë refuzuar këtë veshje.
/ Top Channel

Drejtor ‘hua’ për burgun e Gërdovcit

0

burguuuShërbimi korrektues i Kosovës po mendon të bëjë transfero edhe të drejtorëve të burgjeve, ose thënë ndryshe, të marrë një drejtor hua nga një burg tjetër

Ka shumë mundësi që njëri prej drejtorëve aktualë të qendrave korrektuese të emërohet drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdovc – shkruan gazeta Tribuna.

Ministria e Drejtësisë, më 18 prill, anuloi konkursin për këtë pozitë duke u bazuar në propozimin e menaxherit të personelit të aprovuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Shemsi Hajrizi, u.d. i drejtorit të Shërbimit Korrektues, e konfirmon anulimin e konkursit, por nuk e ka idenë se kur do të shpallet e riu.

/Tribuna

Kuvendi shpërndahet sot, zgjedhjet më 8 qershor

0

KuvendiKosoves9-21Deputetët e legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të fundit, sot (e mërkurë). Me 55 nënshkrime ata i kanë kërkuar Kryesisë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Kurse 8 qershori është data rreth së cilës janë pajtuar liderët për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale.

Presidentja Atifete Jahjaga, e cila takimin e mbajti me kërkesë të vetë liderëve, tha se do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të Kosovës.

Për shpërndarjen e Kuvendit, duhen 80 vota të deputetëve. Nëse LDK, PDK, AKR e AAK, bashkë me një pjesë të minoriteteve, votojnë pro atëherë Kuvendi do të shpërbëhej. Kurse deputetët serbë, të cilat bojkotuan dy seancat e fundit nuk dihet nëse do të jenë prezent të mërkurën,shkruan Koha Ditore.

Kushtetuta kërkon që në raste të shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet të mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes. Bazuar në ligjin aktual për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e parakohshme mbahen brenda një periudhe të shkurtër kohore, ndërkaq rregulloret imponojnë një fushatë elektorale jo më të gjatë se 10-ditore.

 

“Ky Kuvend ka përçuar imazh të keq”

0

behlul-beqajNjohësi i proceseve politike në vend, Behlul Beqaj, ka vlerësuar se me përjashtim të disa deputetëve, kjo legjislaturë aktuale ka përçuar imazhin më të keq të mundshëm të një laboratori eksperimental politik.

Beqaj ka thënë se legjislatura aktuale ka shërbyer si instrument për nevojat e kryeministrit Hashim Thaçi. Ai ka thënë për Epokën e Re se nëse nuk shkohet në zgjedhjet të parakohshme parlamentare, do të vazhdojë katandisja që do ta rrezikojë konsolidimin e shtetit dhe do të shpinte drejt rrugës së shteteve të dështuara.

Duke folur për vazhdimin e vendeve të rezervuara për minoritetet, Beqaj ka thënë se stabiliteti i Kosovës më shumë do të rrezikohet nga vendet e rezervuara sesa që do të mbrohet nga Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kosova me plan B për FAK-un

0

FSK-marrshLidershipi kosovar është duke studiuar rrugë të tjera ligjore për t’ia mundësuar Kosovës ushtrinë, pas bllokadës së vënë nga deputetët serbë që kjo të bëhet nëpërmjet amendamentimit të Kushtetutës, shkruan sot Koha Ditore. Një mundësi e përmendur, është që statusi i ushtrisë t’i jepet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Qeveria ka sponsorizuar në Kuvend amendamente, nëpërmjet të cilave FSK-së i ndërrohet emri, misioni e detyrat dhe shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Mirëpo votimi i tyre ka dështuar dy ditë radhazi, nga shkaku që deputetët e komunitetit serb nuk morën pjesë në seancat e së hënës dhe të së martës.

Dështon Shqipëria, eliminohet nga Eurovisioni

0

Hersi Matmuja-eurovisionAs këtë vit Shqipëria nuk kualifikohet dot në finalen e Festivalit Evropian të Këngës, duke u eliminuar në natën e parë gjysmëfinale.

Shqipëria u përfaqësua nga Hersi Matmuja, e cila nuk mundi të marrë votat e mjaftueshme nga publiku evropian dhe juria e spektaklit që po mbahet në Kopenhagen të Danimarkës.

Këngëtarja shqiptare u prezantua me këngën “Zemërimi i një nate” (One Night’s Anger), e cila mbeti jashtë dhjetëshes që do të prezantohet në mbrëmjen finale të
shtunën (10 maj).

Kjo është e dy ta herë me radhë që vendi ynë eliminohet në gjysmëfinale, pasi të njëjtin fat pati edhe dy shja Adrian Lulgjuraj – Bledar Sejko vitin e shkuar.

Ndërkohë, 10 finalistët nga 16 shtete që u prezantuan sot, janë: Mali i Zi, Hungaria, Rusia, Armenia, Azerbajxhani, San Marino, Ukraina, Suedia, Holanda dhe Islanda.

Abdixhiku: Erdhën me vota të vjedhura, po ikin me faqe të zezë

0

LumirAbdixhiku-riinvestAnalisti Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur gëzimin për shpërbërjen e Parlamentit të Kosovës dhe rënien e qeverisë, duke ua numëruar mëkatet dhe të zezat si legjislativit ashtu edhe ekzekutivit në shkuarje.

“Erdhën me vota të vjedhura, qëndruan pa dinjitet, po ikin me faqe të zezë. Deputetë që votuan amnistinë, autonominë, faljen e distribucionit, zhvlerësimin e PTK-së, derepublikanizmin, luksin qeveritar, tolerancën korruptive dhe çka jo tjetër, po ikin më në fund”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Më tej ai ka than se “Të njëjtit që recitonin fjalime mbi zogj, mbushnin fjalëkryqa, vidhnin mëditje, nuk dinin lexim, e merrnin leje nga ndërkombëtarët për tualet – po ecin ma në fund në shpi; ku edhe e kishin vendin që nga fillimi. Nesër, nëpërmjet shpërbërjes apo shkarkimit – pak ka rëndësi – merr fund përbërja më e dobët parlamentare në historinë e Kosovës. Mos paçim punë me të tillë më kurrë!”

“Përndryshe Kryeministri Thaçi bëhet i vetmi kryeministër që nuk arrin të përfundojë as edhe një mandat si duhet deri në fund. Një rrumbullakim i denjë për gjitha punët e tij”, ka shkruar Abdixhiku.

Konjufca: LDK e AAK paterica të Thaçit

0

GlaukKonjufcaNënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi i tij, në janar të vitit 2011, u përball me shumë sfida. Ndërsa, ka akuzuar dy partitë opozitare LDK-në dhe AAK-në se kanë qenë paterica të kryeministrit Thaçi.

“Faza e parë ishte krizë e legjitimitetit për shkak të vjedhjes së votave”, tha Konjufca në emisionin “Zona B” në Klan Kosova.

Pas kësaj, Konjufca tha se ishin dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që sipas tij, nuk zgjodhën që të sfidonin seriozisht qeverinë, të cilës siç tha ai, i mungonte legjitimiteti.

“PDK varësisht momenteve të caktuara politike, ajo herë e ka shfrytëzu LDK-në e herë AAK-në për me i arrit numrat”, tha Konjufca.

Sipas tij, këto dy parti opozitare, gjithmonë kanë qenë paterica të kryeministrit Hashim Thaçi,” të cilit i kanë ndihmuar për të ecur”.

Ai tha se qeveria gjithmonë ka arritur ta manipulojë opozitën.

Konjufca e ka kritikuar Thaçin, edhe lidhur me, siç tha, akuzat e tij për mos votim të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Burim Ramadani: Mos u kthefshi më!

0

Burim Ramadani AAKDeputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, nuk është pajtuar me mënyrën se si po përfundon kjo qeverisje. Në një shkrim që ka postuar në rrjetin social Facebook, Ramadani i ka thënë se tashmë, është e qartë se nesër do të procedohet mocioni për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, duke potencuar se do të provohet nesër nëse do të funksionojë marrëveshja PDK-LDK.

“Ky nuk është fundi që është dashur t’i jepet kësaj Qeverie të keqe. Ky nuk është përfundimi që ka merituar kjo Qeveri e dëmshme. Kjo nuk është përgjigja që partitë politike opozitare do të duhej t’i jepnin Hashim Thaçit dhe klubit të tij”, ka thënë ai.

Sipas tij, përgjigja e vetme e duhur do të ishte shkarkimi i Thaçit nga posti i kryeministrit. “Në fakt, ky do të ishte shkarkimi i dytë i tij nga pozita e Kryeministrit dhe kjo do të ishte hera e fundit. Sepse, jam i bindur se Kosova nuk do të dështojë edhe njëherë. Kosova ka dështuar dy herë, duke zgjedhur këtë Kryeministër dhe kësi lloj qeverie të keqe”.

“Dështimi i tretë do të ishte fatal për Kosovën. Dështimi i tretë nuk do të përfundonte në mënyrë normale. Dështimi i tretë do të kishte pasoja të rënda për stabilitetin dhe funksionalitetin e Kosovës dhe popullit të saj.
Prandaj, marrëveshja PDK-LDK nuk i dha hapësirë këtij ndëshkimi nga partitë opozitare ndaj Thaçit. Marrëveshja PDK-LDK, në të vërtetë, i dha hapësirë Thaçit sa për të ruajtur një trohë fytyrë në ethet elektorale që e kanë kapur”.

Sipas tij, e vetmja e mirë e shpërndarjes së Kuvendit është fakti se do të ketë zgjedhje shpejt. “Dhe, ato shumë shpejt. Një muaj më pas, qytetarët e Kosovës do të jenë para kutive të votimit, për të zgjedhur të ardhmen e tyre në katër vjetët e ardhshëm. Por, pos kësaj, të ardhmen e tyre për shumë më shumë vjet. Sepse, është jashtëzakonisht e qartë se vitet e ardhshme dhe qeveria e ardhshme do të jenë vendimtare për drejtimin që po merr Kosova”.

“Prandaj, tashmë mundësia e humbur e opozitës (për shkak të marrëveshjes së Shën Valentinit midis PDK-së dhe LDK-së) do të kthehet në duart e qytetarëve. Janë votuesit ata dhe ato që do të vendosin të ndëshkojnë Thaçin për shkatërrimin e Kosovës apo t’i besojnë edhe njëherë Thaçit për të vazhduar shkatërrimin e Kosovës”.

Ramadani më tej ka thënë se “Nëse qytetarët apo votuesit mendojnë se Kosova ka mundësi që edhe më tutje të dënohet, dëmtohet e shkatërrohet, atëherë sigurisht se do të vazhdonin këto politika me Thaçin në krye”.

“Unë besoj se Kosova nuk e ka luksin që asnjë sekondë më shumë të udhëhiq et nga një politikë e tillë. Nga një grup njerëzish të korruptuar e shantazhuar, të cilët nuk kanë për qëllim asgjë më shumë se keq-përdorimin e parave të popullit. E tëra që lidhet me ta dhe me logjikën e tyre është manipulim, keq-përdorim, shfrytëzim dhe dëmtim. Mbi të gjitha, shkatërrim. Nuk janë njerëz që mund të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të Kosovës. Nuk kanë as dije dhe as vullnet për të bërë këtë. I kemi parë dhe i kemi provuar për gati shtatë vjet me radhë. I kemi parë dhe i kemi provuar në xhepat tanë.

Ky duhet të jetë fundi. Fundi i kësaj logjike qeverisëse. Fundi i kësaj logjike manipuluese. Fund. Mos u kthefshi më!”, ka shkruar Ramadani.