8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 8554

Simpatizantët e “Nismës për Kosovën” e pagëzojnë vajzën me emrin Nisma

0

Vajza me emrin NismaSi duket NISMA për Kosovën e udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, ende pa garuar në zgjedhje ka krijuar simpatizantët e “flaktë” të saj.

Të paktën i këtillë duke veprimi i një qytetari nga Prizreni, i cili fëmijës së ti të porsa lindur ia ka vënë emri “Nisma”, transmeton Veriu.info.

Në disa foto të publikuara në faqet e NISMËS në Facebook, shihet fëmijë dhe certifikata e tij, në të cilën shihet se fëmija ka lindur më datë 13 prill.

Afrim Kasolli largohet nga Lëvizja Vetëvendosje

0

Afrim KasolliKur kësaj legjislature i kanë mbetur vetëm edhe pak minuta për të përfunduar mandatin e saj, një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka braktisur këtë parti. Ai përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur për dorëheqjen e parevokueshme nga anëtarësia në Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një letre, në disa pika, ai ka treguar arsyet, pse po e merr këtë vendim. Ndër të tjera thotë se arsye është drejtimi absolutist antidemokratik i kësaj lëvizje.

Më poshtë lexoni të plotë letrën e deputetit Kasolli:

Nga dita e sotme (datë 08.05.2014) jap dorëheqje të parevokueshme nga anëtarësia me Lëvizjen Vetëvendosje! Ky vendim, ashtu sikurse është thënë disa here, është marrë shumë më herët nga ana ime. Realisht, qe një kohë, veprimtaria ime në këtë formacion politik ka qenë krejtësisht sipërfaqësore, për të mos thënë nuk ka ekzistuar fare. Por, pasi nuk kam dashur ta sfidoj funksionimin e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, ky vendim bëhet publik pikërisht tani kur struktura ekzistuese e Kuvendit të Republikës së Kosovës, po numëron çastet e saj të fundit. Kjo sjellje besoj se është pjesë e korrektësisë minimale politike.

Bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje! e kam filluar si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e besimit të ndërsjellë për domosdoshmërinë e demokratizimit të shoqërisë kosovare. Para më shumë se tri vitesh Lëvizja Vetëvendsoje u bë pjesë e garës zgjedhore, duke dhënë shpresë që në Kosovë do të ngritet një alternativë e mirëfilltë politike, e mishëruar krejtësisht me shqetësimet e kësaj shoqërie. Por sot, pas kaq vitesh, duket që kjo as nuk mund të vetdemokratizohet, e lëre më të prodhojë demokraci edhe për shoqërinë tonë. Përgjithësisht, kam vendosur të tërhiqem nga ky formacion politik për arsyet në vijim;

1 Drejtimi absolutist antidemokratik i kësaj lëvizjeje duket se është sfidë e pakapërcyeshme për të. Vetëvendosje mbetet i vetmi formacion politik në Kosovë që ruan te institucionalizuar të ashtuquajturin komision displinor, një instancë organizative kjo që ka për qëllim të korrigjojë “sjelljet devijante” të anëtarsisë vullnetare. E në të vërtetë qëllimi i këtij mekanizmi displinor të pushtetit është trysja e vullnetit të lirë dhe individual të anëtarëve të Lëvizjes. Madje edhe prononcimi mediatik i anëtarëve të kësaj partie është i kushtëzuar paraprakisht nga miratimi i shokëve partiakë (Komitetit për Media). Askush më mirë se sa vet mediat nuk e njohin këtë atmosferë, ku fillimisht kërkoni përgjigje nga dy-tre persona, që më vonë u adresojnë tek figurat politike. Gjithë kjo atmosferë nuk duket se i kontribuon mendimit kritik, por përkundrazi kultivimit të dogmave, tashmë pjesë e shpirtit të kësaj lëvizjeje.

2 Po ashtu, asnjë instancë tjetër organizative nuk e kam vërejtur të jetë e pavarur nga diktati qendror. Ajo që Vetevendosje e quan demokraci e drejtepërdrejtë, përbrenda saj është një emër tjetër politikisht për emërimin e drejteperdrejtë. Meqë lista e evidencave është shumë e gjatë, lidhur me këtë çështje po ju rikujtoj vetëm fasadën pseudozgjedhore në zgjedhjet e fundit të kësaj partie, që në çdo qendër u zhvilluan pa kundërkanditatë, me ç’rast kandidatët fitues nominoheshin me 98 për qind të votave. Këto forma te organizimit të brendshëm politik duket se qëndrojnë larg standardeve demokratike, për më tepër ato përbëjnë një model varrmihës për demokracinë. Mos të harrojmë këtu edhe të ashtuquajturin proces të ristrukturimit që nuk është asgjë më shumë se sa një proces i persekutimit politik. Pavarësisht faktit se dikush në aspektin retorik mund të argumentojë ndryshe. Kështu, një formacion që nuk e zhvillon demorkacinë brenda vetes, midis strukturave te saj, e ka të pamundur ta eksportojë atë nëpër institucione publike.

3 Mungesa drastike e transparencës e diferencimi klanor në këtë Lëvizje është segment tjetër që e bën thujase të pamundur funksionimin demokratik të këtij subjekti. Fuqizimi i vazhdueshëm i njerëzve me profil te dyshimtë, për të mos thënë inkriminues, është fenomen në ngritje në Vetëvendosje. Emërimi i njerëzve totalisht jokompetent profesionalisht, jomeritorë organizativisht, vetëm e vetëm sepse manifestojnë besnikëri absolute ndaj kupolës drejtuese të Lëvizjes, nuk besoj se është modeli i duhur që shoqëria kosvare ka nevojë ta ndjekë. Për më tepër, emërimi i drejtorëve për të cilët ekzistojnë dyshime edhe për shpërdorim fondesh, e disa të tjerëve që Lëvizja Vetëvendsoje ua konteston edhe ekzistencën, janë shembull paradigmatik i joprofesionalizmit dhe imoralitetit politik.

4 Pushtimi i Komunës së Prishtinës prej militantëve dhe familjarëve të kësaj Lëvizjeje, qoftë edhe nën emrin e “kontratës mbi vepër”, flet qartë për një aparaturë të gjerë partiake, që ka nevojë urgjente të akomodohet institucionalisht e për të shfrytëzuar mekanzimat shtetërorë vetëm si trampolinë për interesa partiake. Të mos flasim këtu edhe për shumë dyshime në emrin e donacioneve që shumë aktivistë varfnjakë i deponojnë si donacione personale. Mjafton që kushdo që lexon me vëmendje raportet e finacimet dhe ato të dorëzuara pranë KQZ-së, të gjykojë vetë se sa mund të jenë ato pasqyra reale. Asnjë organizim modern serioz demokratik nuk mund të kërkojë më shumë se gjysmën e të ardhurave të deputetëve të saj, për të paguar dorë pas dore, në mënyrë informale, militantë e agjentë informativë partiakë. Janë këto rrjete që mbajnë nën kontroll, e diskreditojnë këdo që mendon ndryshe nga preferencat partiake. Politika e kësollojtë militante nuk ka ç’t’i japë asnjë vendi në botë. E, Vetëvendosje! sakaq është e zhytur thellë dhe fort në këto rrjedha. Pothuaj pa shpresë për t’u bërë ndonjëherë ndryshe.

5 Logjika izolacioniste dhe refuzimi i vazhdueshëm për të qenë pjesë e bashëkpunimit me faktorët politikë ndërkomëbtarë, është shenjë serioze e papërgjesisë politike. Strukturat drejtuese vazhdimisht kanë kundërshtuar komunikimin e rregullt me qendrat serioze diplomatike në Kosovë. Unë dhe disa të tjerë kemi besuar që, megjithatë, ky është një qëndrim i përkohshëm, qasje që gradualisht do të korrigjohet. Por lidershipi i Vetëvendsojes me kryeneçësi vazhdon të mendojë se ky bashkëpunim është servilizëm politik, madje rrënoka edhe vetë idenë e sovranitetit. E në të vërtetë është saktësisht e kundërta, sepse pikërisht ky bashkëpunim ka obliguar bashkësinë ndërkombëtare të intervenojë për të shpëtuar popullin e Kosvës nga katastrofa humanitare dhe për të rezultuar më në fund me realizmin e të drejtës për “vetëvendosje zhdëmtuese” për popullin e Kosovës. Ka edhe dicka në këtë drejtim: në alternativën qeverisëse të kësaj Lëvizjeje, besoni apo jo, është planifikuar rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Ky formulim nuk ka lidhje me NATO-n e ushtrive profesionale, e as me vlerat e Perëndimit. Kjo më tepër është vetëm nostalgji enveriste, shkrimet e të cilit i kam gjetur shpeshherë në hapësirat e këtij formacioni.

6 Personalisht mbaj përgjegjësinë e plotë të deputetit për secilin ligj të votuar, për secilin diskutim të mbajtur. Por, në anën tjetër besoj fuqimisht që një Lëvizje diplomatikisht e ekskomunikuar, nuk mund të bëjë asgjë për të materializuar çfarëdo interesi vital kombëtar. Kurse lidershipi i kësaj partie duhet të mbajë vetë përgjegjësinë për këtë izolacion dhe jo ta adresojë atë gjetkë.

7 Në këtë kontekst, konsideroj se brenda kësaj atmosfere është krejtësisht i pamundur ushtrimi i çfarëdo roli konstruktiv në përputhje me idealet demokratike. Ndaj edhe kam vendosur që sot të tërhiqem nga kjo Lëvizje. Por, para se të merreni me interpretime të gjithëfarshme që do t’i servojnë komitetet e këtij subjekti, ju ftoj të reflektoni racionalisht dhe objektivisht mbi elementet e përmendura. Në fund fare dua të sqaroj se nuk do të kandidoj në listën e asnjë formacioni politik në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen shumë shpejt sepse kjo do të ishte sikurse mesimet morale te njerezve pambulese.

8 Andaj në këtë situatë, më mbetet ta drejtoj kontributin tim publik në dimensionin profesional.

Ju faleminderit për bashkëpunim

I juaji,

Afrim Kasolli

Limaj: Asnjë deputet nga kjo përbërje s’do të shkojë me kokën lart

0

FatmirLimaj-kuvendDeputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj u shpreh pro shpërndarjes së Kuvendit, duke thënë se asnjë deputet, kush më shumë, e kush më pak nuk do të dal nga Kuvendi me kokën lart.

Ai tha se secili deputet i kësaj legjislature ka humbur një pjesë të dinjitetit të tij. Limaj tha se shumë deputetë, ndryshe kanë folur, ndërsa ndryshe kanë votuar, raporton Telegrafi.

Deputeti Limaj u shpreh se mirë po bëhet që ky parlament po shpërndahet, duke shpresuar se do të vijë një përbërje e re, me dinjitet, më profesionale dhe më e gatshme për tu ballafaquar me sfidat që e presin.

Shpërbëhet Kuvendi

0

KuvendiKosoves5-27(E plotësuar) Shumica e deputetëve votuan për shpërbërjen e Kuvendit. Kuvendi u shpërbë me 90 vota për dhe kështu vendi shkon ne zgjedhje të jashtëzakonshme

Me 90 vota pro , 4 kundër dhe 3 apstenime deputetët e kanë shpërbërë Kuvendin e Kosovës për t’i dhënë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

 

Së shpejti vendoset kur shpërbëhet Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës së shpejti do të fillojë mbledhjen ku do të shqyrtohet kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me të vetmen temë, atë të shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.
Kjo mbledhje do të fillojë në ora 11:00 dhe vjen pas kërkesës së 55 deputetëve.

Ndërkohë që kjo legjislaturë nuk do të votojë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe për vendet e rezervuara për pakicat në Kuvend.

Pacolli: Nuk votojmë pro shpërndarjes së Kuvendit

0

Behxhjet pacolliLideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se deputetët e partisë së tij, nuk do të votojnë pro shpërndarjes së Kuvendit, kur këtë po e ndajnë vetëm edhe pak orë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pas pak do të takohen me Presidenten dhe qëndrimi i AKR-së është i qartë që nuk do të jenë pjesë, sipas tij të konspiracioneve politike të partive të mëdha.

“Ne nuk do të votojmë për zgjedhjet që nuk i plotësojnë kushtet për të qenë fer dhe Presidentja e Kosovës në këtë rast mban përgjegjësi insitucionale dhe kushtetuese që të mbikëqyrur interesin e qytetarëve por po duket se është vetëm një iluzion”.
Pacolli në këtë rast, ka dalë në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk është ftuar në takimet me Presidenten.

“Nuk është normale dhe as demokratike që disa parti të përfaqësuara në Parlament të përjashtohen dhe pavarësisht ndryshimeve në ideologjinë politike unë jam shumë solidar me Lëvizjen Vetëvendosje që është përjashtu në këtë periudhë nga këto procese të rëndësishme”.

Zv.kryeministri Pacolli i ka hedhur pjesën kryesore të fajit edhe partnerit të tij të koalicionit që po përfundon mandatin qeveritar, PDK-së.

“Ne e dimë që tri partitë që po i prijnë këtij procesi do të shkatërrojnë Kuvendin dhe çdo gjë tjetër në mënyrë që të arrijnë tek zgjedhjet, ndërsa unë ju them se këto zgjedhje nuk do të jenë asnjëherë fer dhe demokratike por edhe një kamufllim i radhës, në kohën kur edhe organizmat ndërkombëtarë paralajmërojnë pamundshmërinë e vëzhgimit të zgjedhjeve nëse ato mbahen brenda muajit”.

Liderët te presidentja, nuk shkon Haradinaj

0

Atifete jahjagaSapo ka filluar takimi i liderëve partiakë me presidenten Atifete Jahjaga, në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për shpërbërjen e Kuvendit. Sipas burimeve të lajmi.net, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka shkuar në Presidencë, ndërkohë që disa parti nga radhët e minoriteteve i kanë premtuar votën kryeministrit për shpërbërjen e Kuvendit.

55 deputetë i kanë kërkuar Kryesisë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. Për shpërndarjen e Kuvendit, duhen 80 vota të deputetëve.

Vetëvendosja është shprehur kundër, AAK-ja akoma nuk ka marrë qëndrim, kështu që nëse nuk arrihet të mblidhen 80 vota, përpjekja për të shpërbërë Kuvendin sot do të dështojë.

“Kjo është edhe arsyeja pse liderët partiakë janë mbledhur në Presidencë, ku deri tani për arsye të panjohura, nuk është paraqitur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj”, ka thënë burimi i lajmi.net.

Sipas Kushtetutës, në raste të shpërbërjes së Kuvendit, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes.

Amik Kasoruho, Rrëfimi: I vranë të atin, i thashë “E zuri sëmundja e Enver Zazanit”

0

85803_2Qyteti i Durrësit ka përcjellë dje për në banesën e fundit, shkrimtarin dhe përkthyesin Amik Kasoruho. Mesditën e djeshme janë zhvilluar homazhet në kishën katolike “Shën Luçia” në nder të kujtimit të intelektualit të madh. Të afërm, miq, familjarë, shkrimtarë e deputetë të opozitës, përfaqësues të Presidencës dhe një numër i madh qytetarësh durrsakë janë përulur para humbjes së personalitetit të madh të letrave shqipe, ndërsa kanë marrë pjesë në homazhe.

Trupi i tij do të prehet në varrezat e qytetit të Durrësit. Sanie Malile, bashkëmoshatare dhe kushërirë e parë e Kasoruhos, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, tregon për një nga momentet më të vështira të jetës së publicistit. Malile ka qenë personi që i ka dhënë lajmin Kasoruhos, ndërsa ai ndodhej në burg, për pushkatimin e babait të tij Qemalit. Ajo thotë se, për shkak të mbikëqyrjes dhe vëzhgimit të rreptë të gardianëve, ia ka komunikuar vrasjen në një mënyrë të tërthortë. “I thashë që, dajë Qemali vdiq nga sëmundja e Enver Zazanit”, – rrëfen kushërira e intelektualit të madh.

Znj. Sanie, ju jeni bashkëvuajtëse e tij, por edhe një prej njerëzve më të afërt. Cili është ai kujtim që nuk ju hiqet nga mendja?
Ishin kohë ferri. Kishte pak ditë që babain e Amikut, dajën tim, e kishin pushkatuar. Ai gjendej në burgun e Tiranës. I shkova në burg, por, si do t’i thosha Amikut që ia kishin vrarë babain? I rrotulloja fjalët nëpër gojë e nëpër mendje. I kisha në kokë e dot s’i nxirrja. Si t’i thosha që, ‘babain ta pushkatuan e nuk e kemi qarë dot’? U bëra burrë, se unë me të isha motër e vëlla, moshatarë, të rritur bashkë. Vajta e takova. Poshtë isha veshur me të zeza dhe lart një xhaketë ngjyrë hiri. Ai e kuptoi. I thashë që, ‘babai vdiq’. E mori sikur kishte vdekur babai im. ‘Të rroni vetë e të jeni të fortë’, më tha. Unë u mbyta nga lotët, se nuk i flisja dot.
Si arrite t’ia jepje lajmin që ia kishin pushkatuar babain?
Asokohe isha studente, e re fare, me dhimbje të madhe. Nuk flisja dot, se na rrinin policët si xhandarë e nuk i thosha dot që e kanë pushkatuar. I thashë ‘dajë Qemali na la’. I thashë që, ‘vdiq nga sëmundja e Enver Zazanit’.
Si reagoi?
Enver Zazani ishte miku ynë familjar, deputet që e kishte pushkatuar pa gjyq Enver Hoxha. Ai e kuptoi menjëherë që ia kishin pushkatuar. M’u hodh në qafë e qau pa pushim. As për të folur nuk na linin. Nuk i kishte bërë akoma 20 vjeç. 10 vjet e dënuan për agjitacion e propagandë, duke e arrestuar nga bankat e shkollës.
Sot (dje), politikanë, personalitete e qytetarë po i japin lamtumirën e fundit…
Po, po përcillet me të gjitha nderimet që i takojnë atij, për vlerat njerëzore dhe punën e tij të palodhur si shkrimtar e përkthyes. Amiku ka sfiduar të gjitha kalvaret e mundimshme që një njeri mund të kalojë në jetë. Ka punuar si punëtor krahu, në Durrës, Kavajë, Elbasan, i përjashtuar nga shoqëria e gjithë familja e tij. Fshehurazi është marrë me letërsi e me përkthime, duke mësuar disa gjuhë. Fatmirësisht u kthye në Shqipëri që të gjithë ta njihnin punën e tij, dhe sot përcillet nga të gjithë njerëzit me nderim. I falënderojmë shumë.

Jeta e publicistit Amik Kasoruho
Amik Kasoruho u lind në Tiranë në vitin 1932, ndërsa në moshën 17-vjeçare u arrestua dhe u dënua me 10 vite burg. Ndërkaq, i ati, Qemal Kasoruho, pushkatohet pa proces gjyqësor, vetëm 5 ditë pas arrestimit, bashkë me 21 intelektualë të tjerë. Pas burgut, bashkë me familjen, Amik Kasoruho jetoi për 27 vite në internim. Përkthimi nisi në burg, për ta shoqëruar si profesion gjatë gjithë jetës së tij, krahas krijimtarisë origjinale dhe publicistikës. Kasoruho përktheu në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins e shumë shkrimtarë të tjerë të njohur. Ai është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin “Eks&Tra” për shkrimtarët emigrantë në vitin 1999. Ndërsa në vitin 2000 u nderua me çmimin “Civitas-Arberia 2000 Calabria” për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëreshëve “Katundi Ynë”. Letërsia, eseistika dhe publicistika e tij më e rëndësishme mbetet në veprat “Midis burgut dhe dritës”, “Çmimi i një ëndrre”, “Fluturimi i gjatë i një ore” si edhe “Një ankth gjysmëshekullor – Shqipëria e Enver Hoxhës”. Vitet e fundit ka botuar në Kosovë romanin autobiografik “Ikje nga trilli i Perëndive”. Kasoruho është dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”

Aksident trafiku në autostradë, tre të vdekur

0

Aksident shiritatMbrëmë në Autostraden Morinë Merdarë- Suharekë, rreth orës 21:58, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave, ku si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar tre persona dy meshkuj dhe një femër, ndërsa një person mashkull ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse si dhe prokurori. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit i cili ndodhet për tretman mjekësor është lëshuar urdhër ndalimi dhe është nën mbikëqyrje të zyrtarëve të PK-së./Indeksonline/

Vendimi për zbritje të tarifave në UP, nuk zbatohet për të gjitha llojet e pagesave

0

UP-rektoratiVendimi për zbritje të tarifave për të gjitha llojet e pagesave për studentë, i cili është paraparë të hyjë në fuqi nga maji i këtij viti, nuk është duke u zbatuar për të gjitha llojet e pagesave

Në një fletëpagesë për mbrojtje të diplomës të studimeve master, të një studenti që nuk ka dashur t’i përmendet emri në gazetë, që mban datën 2 maj të këtij viti, vlera e pagesës është e njëjtë me pagesën që është dashur të bëhej edhe para vendimit për zbritje të tarifave për të gjithë studentët – shkruan Koha Ditore.

Fletëpagesa ka vlerën 200 euro.

Studenti në fjalë ka thënë se në administratë i kanë thënë se nuk mund të ndryshohet sistemi dhe se nuk mund të ndërhyjnë në sistem.

Ekskavatorët e Gashit nisen për në Brezovicë

0

Brezovica-teleferiketMinistri i Ambientit, Dardan Gashi, nuk e ka ndërmend të ndalet me rrënimet e ndërtimeve ilegale. Pas aksionit në Prevallë, radha i ka ardhur Brezovicës.

Rrënimi i ndërtimeve pa leje në Prevallë duket se do të jetë vetëm fillimi aksioneve për të vënë në rend ndërtimet në zonat turistike në Kosovë – shkruan gazeta Tribuna.

Ekskavatorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shumë shpejt do të nisen edhe me një mision të ri.

Caku i tyre do të jetë Brezovica.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet. I kemi bërë edhe evidentimet e ndërtuesve ilegalë. Tash jemi vetëm duke e ndarë vijën kufitare mes kompetencave tona si ministri dhe komunës së Shterpcës. Ky proces do të përfundojë shumë shpejt dhe po besojmë brenda këtij muaji do t’i nisim edhe rrënimet”, ka thënë ministri Gashi.