10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Konjufca: LDK e AAK paterica të Thaçit

GlaukKonjufcaNënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi i tij, në janar të vitit 2011, u përball me shumë sfida. Ndërsa, ka akuzuar dy partitë opozitare LDK-në dhe AAK-në se kanë qenë paterica të kryeministrit Thaçi.

“Faza e parë ishte krizë e legjitimitetit për shkak të vjedhjes së votave”, tha Konjufca në emisionin “Zona B” në Klan Kosova.

Pas kësaj, Konjufca tha se ishin dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që sipas tij, nuk zgjodhën që të sfidonin seriozisht qeverinë, të cilës siç tha ai, i mungonte legjitimiteti.

“PDK varësisht momenteve të caktuara politike, ajo herë e ka shfrytëzu LDK-në e herë AAK-në për me i arrit numrat”, tha Konjufca.

Sipas tij, këto dy parti opozitare, gjithmonë kanë qenë paterica të kryeministrit Hashim Thaçi,” të cilit i kanë ndihmuar për të ecur”.

Ai tha se qeveria gjithmonë ka arritur ta manipulojë opozitën.

Konjufca e ka kritikuar Thaçin, edhe lidhur me, siç tha, akuzat e tij për mos votim të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit