14.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8565

Veseli viziton fshatin Drenovc të Malishevës

0

KadriVeseli-DrenovcMalishevëZëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar fshatin Drenovc të Komunës së Malishevës. Bashkë me Veselin ishte edhe humbësi i garës për Kryetar të kësaj komune, Isni Kilaj.

Në një postim në Facebook, Veseli ka thënë se ka vizituar çerdhen e lirisë së përjetshme.

“Vizitova Drenovcin e Malishevës, fshatin e 8 dëshmorëve dhe 250 veteranëve të UÇK –së, dhe u binda edhe njëherë se këtu mes qytetarëve që krijojnë dhe prezentojnë vlera të larta – liria ka çerdhen e vet të përjetshme”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Partitë të gatshme për zgjedhje më 8 qershor, përveç AKR-së

0

Zgjedhje-kosove-logoTë gjitha subjektet politike janë shprehur të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve në fillim të qershorit. Vetëm AKR, e Behgjet Pacollit, nuk e pranon që ky proces të zhvillohet në muajin qershor. Thonë se nuk garantohen zgjedhje fer.

Në përjashtim të Aleancës Kosova e Re, të gjitha partitë politike e pranojnë 8 qershorin si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale.

Edhe pse është kohë e shkurtër për organizmin e zgjedhjeve, sipas zyrtarëve të lartë të subjekteve politike, kjo nuk duhet të paraqesë problem për KQZ-në që të përgatitet për këtë proces, shkruan Zëri.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka deklaruar se kjo parti është e gatshme për zgjedhje, mirëpo, sipas tij, mbetet të shihet se a është kjo datë e pranueshme edhe për subjektet tjera.

“Jemi shumë të gatshëm, kryetari i partisë e ka propozuar 8 qershorin, tani presim aprovimin e kësaj date edhe nga partitë tjera”.

“Ne nuk paraqesim kurrfarë pengese, kemi deklaruar edhe më herët se PDK është e gatshme t’i dëgjojë dhe të respektojë edhe vullnetin e subjekteve tjera politike dhe jemi të përgatitur për zgjedhje”, ka thënë Grabovci për Zërin.

Edhe LDK është e gatshme për zgjedhje. Deputeti i kësaj partie, Haki Demolli është shprehur se rezultati i zgjedhjeve lokale ua ka shtuar shpresat se në këto zgjedhje do të marrin primatin e partisë më të madhe në vend.
“Ne si parti kemi qenë të interesuar që zgjedhjet të mbahen në gjysmën e parë të këtij viti. Prandaj kjo është një datë e përshtatshme për ne”.

Për Lëvizjen Vetëvendosje mbajtja e zgjedhjeve në fillim të qershorit është koha më përshtatshme. Por, subjekti i Kurtit po kërkon që në këto zgjedhje të shkohet me rrëzim të Qeverisë.

“Lëvizja Vetëvendosje është që zgjedhjet të mbahen sa më parë, por jo të jenë si rezultat i shpërbërjes së Kuvendit, por si rezultat i rrëzimit të qeverisë nga një mocion i mosbesimit i dakorduar nga opozita”, ka thënë zëdhënësi Shkelzen Vraniqi.

Moore: Vendimi për Gjykatën e posaçme, i vështirë por i drejtë

0

Jonathan Moore-State DepartmentDrejtori i zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore shpreh mbështetjen amerikane për futjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Moore tha se Uashingtoni e mbështet në përgjithësi procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, por shton se Kosova nuk duhet t’i tejkalojë mundësitë e veta. Zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit thotë se vendimi për ngritjen e Gjykatës së Posaçme në Kosovë ishte i vështirë por i drejtë.

Zoti Moore, në Kosovë zhvillimi kryesor këto ditë është projektligji për transformimin e Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura. Cili është qëndrimi i Departamentit të Shtetit në këtë drejtim?

J. Moore: Kjo është një temë e rëndësishme. Kosova është një vend sovran dhe i pavarur dhe ka të drejtë të kujdeset për mbrojtjen e vet. Kemi zhvilluar diskutime me qeverinë e Prishtinës prej disa vitesh tashmë mbi mënyrat se si FSK-ja do të mund të transformohet në një lloj force tjetër, e aftë për të siguruar një mbrojtje të kufizuar territoriale të Kosovës. Ky ka qenë një diskutim në të cilin kryeministri Thaçi ka qenë i përfshirë, ministri Çeku ka qenë shumë aktiv natyrisht, dhe ata kanë marrë disa këshilla të mira. Kemi pasur një shkëmbim të mirë të mendimesh për këtë. Pika kyçe për ne – dhe unë shpresoj që të gjithë ta dinë këtë – është përkrahja jonë e fuqishme për Kosovën si pjesë e një Partneriteti për Paqe. Ne duam të shohim që Kosova një ditë të bëhet anëtare e NATO-s. Është një proces që do të dojë kohë. Pjesërisht, ai është një proces politik, sepse NATO duhet të ketë konsensus për këtë. Për fat të keq, katër anëtarë të NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, e të pavarur, dhe kjo është gjithashtu pjesë e strategjisë sonë. Çështja e FSK-së është duke u diskutuar në Kuvend këtë javë. Ajo është një çështje e rëndësishme dhe ne presim me padurim të shohim se si FSK-ja do të kthehet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Kjo çështje duhet të trajtohet në një mënyrë të kujdesshme, politikisht. Ka pikëpamje të partive të ndryshme politike, ka çështje të tjera që Kuvendi duhet të marrë në konsideratë dhe gjithashtu shohim që ekziston mundësia që Kuvendi së shpejti të mund të përfundojë punimet dhe të shkojë drejt zgjedhjeve. Pra, ne mbështesim procesin në përgjithësi. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Kosova të mos tejkalojë mundësitë e veta. Një forcë shumë e madhe jo vetëm që do të ndërlikonte situatën politike, por ajo gjithashtu do të ishte diçka që Kosova nuk mund ta përballojë. Dhe ka shumë prioritete të qarta ekonomike dhe buxhetore të cilat duhet të shihen me kujdes.

Shtetet e Bashkuara kanë qënë të përfshira në procesin e krijimit të Gjykatës së Posaçme në Kosovë. Po në ardhmen e pritet të luajnë ndonjë rol?

J. Moore: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u njohën para disa vitesh me akuzat shumë të rënda të ngritura nga senatori Dick Marty nga Zvicra. Ne shprehën shqetësimin tonë, që për to, natyrisht duhet të vendoset drejtësia, të hetohen këto raste dhe se nëse ka ndonjë rast që duhet të dali në gjyq, kjo duhet të ndodhë. Pra, jo vetëm që do të vendoset drejtësia, por në këtë mënyrë Kosova mund të përqëndrohet në problemet e tjera dhe të ecë përpara. Gjatë disa viteve të fundit, në këtë përpjekje është përfshirë Clint Williamson, si kryeprokuror, i cili ka qënë ambasadori ynë për çështjet e krimeve të luftës dhe një jurist e prokuror i njohur ndërkombëtar, si dhe Bashkimi Evropian. Ata kanë punuar së bashku për të mbledhur prova dhe kanë arritur në një pikë ku ata mund të përpiqen për të hapur çështje gjyqësore nëse është nevoja të hapen. Kjo nuk varet nga ne, kjo nuk është një çështje politike, por varet nga Ambasadori Williamson.

Ne po i afrohemi gjithnjë e më tepër asaj pike dhe është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës votoi me 89 vota në favor për të mbështetur shkëmbim e letrave ndërmjet Catherine Ashton dhe Presidentes Jahjaga. Kam patur nderin të bisedoj me presidenten Jahjaga kur kam qenë në Prishtinë. Ky është hapi fillestar. Pastaj në të ardhmen, do të ishte e nevojshme të bëheshin hapa të mëtejshëm që gjykata të fillojë nga funksionimi. Mbetet për t’u përcaktuar se kur do të zhvillohen zgjedhjet në Kosovë dhe kur Kuvendi i ri do të jetë në gjendje të merret me këtë çështje, por kjo është shumë e rëndësishme. Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj themelore: po, absolutisht, Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin që ky proces do të vazhdojë. Ne jemi shumë krenarë për këtë, për deputetët e Kuvendit. E dimë se ishte një vendim i vështirë, por ishte vendim i drejtë.

Rikthehet Michael Jackson në muzikë

0

Michael Jackson-xcapeE pabesueshmja kthehet në realitet, dueti i pamundur që merr jetë falë një pune të mrekullueshme post-produksioni. Më 13 Maj Michael Jackson do të jetë sërish mes nesh falë Xscape, albumi i parë që prej ndarjes nga jeta të mbretit të pop-it në vitin 2009.

Studioja e Epic Record, me këtë rast ka bërë të mundur dhe realizimin e një bashkëpunimi që mban firmën e Justin Timberlake.

Kënga mban titullin “Love Never Felt So Good” dhe aktualisht është publikuar version i saj audio. Ajo është e shkruar nga Jackson dhe Paul Anka në vitin 1983.

Ky do të jetë singëlli i parë i shkëputur nga albumi Xscape. Në këtë album përfshihen 8 këngë, të regjistruara nga vetë mbreti i pop-it gjatë viteve 1983-1999. Këngë të padëgjuara më parë, të risjella dhe përpunuara nga producentë si Timbaland, Rodney Jerkins, Stargate, Jermone “Jroc”, Harmon e McClain, për një album që mesiguri do të pushtojë majën e Billboard-eve.

Bleona Qereti në mesin e 4 meshkujve nudo

0

Bleona Qereti-4 meshkuj nudoKëngëtarja shqiptare Bleona Qereti e cila tashmë një kohë të gjatë jeton në Amerikë ku edhe po vazhdon karrierën e saj drejt skenave ndërkombëtare, ka një kohë të gjatë që nuk po sjell diçka të re në treg.

Por, Bleona edhe pse jo aktive me prurje të reja, ajo duket se është tejet e angazhuar me ndeja e ceremoni të tjera. Këtë na e dëshmon vetë këngëtarja në rrjete sociale ku vazhdimisht poston foto nga evenimente të ndryshme.

E përveç kësaj ajo nganjëherë di edhe të provoj me foto shumë senzuale. Kësaj radhe Bleona ka vendosur të ndaj me ne një foto gjatë realizimit të një projekti, ku shihet ajo në mesin e katër djemve të cilët vetë këngëtarja i quan ‘Djemtë e mi sexy’. Por, për çudi kjo foto e këngëtares nuk u pëlqye shumë nga fansat e saj të cilët e komentuan jo pozitivisht atë.

Konkursi (a)politik

0

Ilir Baldedaj, administratTridhjetë punëtorë do të punësohen në Administratën e Komunës së Prizrenit.Punësimi i tyre nuk do të zgjatë më shumë se gjashtë muaj.
Drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj thotë se vendimi për punësimin e 30 punëtorëve është marrë për shkak rritjes së efikasitetit të punës në kohën e ardhjes së mërgimtarëve në Prizren.

“Ne kemi marrë një vendim për punësimin e 30-të punëtorëve për shërbime të veçanta në afat 6 mujor, pasi që dëshirojmë që mërgimtarëve t’iu ofrojmë shërbime të shpejta dhe efikase”, thotë Baldedaj për “PrizrenPress”.

Asambleistja e Vetëvendosjes në Prizren, Drita Millaku, ndërkaq ka akuzuar pushtetin komunal se punësimi i 30 punëtorëve, po bëhet në prag të fushatës zgjedhore.

“Një arsye më shumë për punësimin e militanteve partiak është edhe kërkesa e Drejtorisë se Administratës për punësimin e 30 punëtorëve me afat prej 6 muajve kinse për shërbimet më të lehta për diasporën”, ka thënë Millaku.

Ajo thotë se ky justifikim është plotësisht i pavend.

“Siç dihet as pritet ndonjë fluks i veçantë për marrjen e dokumenteve personale as nuk ndonjë aktivitet i veçantë”.

“Sipas qeverisë lokale i tërë sistemi i gjendjes civile është i automatizuar dhe palës nuk i nevojitet më shumë se 3-5 minuta për nxjerrjen e një dokumenti, gjithnjë, e theksoj sipas deklarimeve të tyre. Shtrohet pyetja përse u dashkan të punësohen këta 30 punëtorë shtesë me afat të kufizuar të kontratës?”.

Drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj, ndërkaq nuk pajtohet me këtë konstatim të Millakut të VV-së në Prizren. Ai thotë se në këtë konkurs kanë aplikuar edhe aktivistët e Vetëvendosjes.

“Jam i gatshëm të ballafaqohem me Vetëvendosjen, nëse ka argumente se në këtë konkurs ka nepotizëm”.

“Asgjë nuk ka të keqe nëse punësohen të rinjtë.Po të ishte mundësia buxhetore do të kisha punësuar më shumë se 30 punëtorë”, thotë Baldedaj. /PrizrenPress.com/

 

“Kulla” e Jakup Krasniqit

0

shtepia e jakup krasniqitMë shumë se 20 familje skamnore dhe fëmijët e braktisur mund të përfitojnë nga një shkëmbim akuzash ndërmjet kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe zv/kryeministrit Behgjet Pacolli. Dy ish-shokët e shkollës së mesme po duan të bëjnë një shkëmbin ekonomik pas akuzave ndaj njëri-tjetrit, shkëmbim nga i cili do të përfitonin të varfrit. Shtëpia katërkatëshe e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi me mbi 500 metra katrorë mund të jetë subjekt i një shitblerjeje në vlerë prej një milion eurosh. Paratë do t’i jepte biznesmeni që është edhe lider i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Krasniqi, nga shuma e parave do të përvetësonte vetëm 400 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër do t’u shpërndaheshin skamnorëve. Shtëpia e tij, që pastaj do të ishte në pronë të Pacollit, do të shndërrohej në strehimore për fëmijët e braktisur. Kryeparlamentari që ka nisur subjektin e tij politik si shenjë pakënaqësie ndaj PDK-së, inatet po i shfryn në Pacollin.

Zyrtarët e PDK-së edhe më herët kanë thënë se pakënaqësia e vetme e Krasniqit ka të bëjë me garën që ka pasur me Pacollin për postin e presidentit. Krasniqi, këtë nuk e ka pranuar asnjëherë, duke thënë se dallimet e tij me PDK-së janë morale. Derisa kanë folur për moral, lideri i AKR-së Pacolli, i ka kërkuar shpjegime Jakup Krasniqit për shtëpinë në vlerë prej një milion eurove../Tribuna/

Mos më gënje

0

Skender Berisha

Nuk jam si dje si dje

mos më gënje
në këtë nadje të re
që është për ne

mos më gënje
se nuk ke përse
e vjen një ditë e re
e ndoshta më nuk ke

mos thuaj jo
se nuk ka si kjo
nuk vjen më tjetër
ngjyruar me të vjetër

nuk jam ai që isha
kisha sa kisha
tashti jam ku jam
mirë që të kam

Skender Berisha

Lola Ponce, një nënë e ardhshme seksi

0

lolaModelja e njohur Lola Ponce është shtatzënë prej disa muajsh dhe për këtë arsye tashmë duket se ka marrë pushimet.

Ajo është fotografuar duke bërë plazh në Miami.

E veshur me një bikini të zi, 31-vjeçarja argjentinase vazhdon të duket seksi, pavarësisht se barku i saj tashmë është rritur.

 

 

Shuarja e klasës së 13-të lë pa punë mësimdhënësit

0

Shkolla-nxenesitMe ligjin për Arsimin Parauniversitar, klasa e 13-të është hequr. Ende nuk ka të dhëna për numrin e mësimdhënësve të cilët mund të mbesin pa normë, por llogaritjet janë se një numër i madh i tyre duhet të shkojnë në shtëpi
Heqja e klasës së trembëdhjetë mund të rrezikojë që shumë mësimdhënës të mbesin pa punë – shkruan gazeta Tribuna.

Me ligjin për Arsimin Parauniversitar, klasa e 13-të është hequr.

Kjo do të jetë një sfidë për drejtoritë komunale të arsimit, pasi që Ministria e Arsimit thotë se është detyrë e tyre t’i sistemojnë mësimdhënësit, të cilët do të mbesin pa normë.

Më 14 maj do të jetë dita e fundit e nxënësve të klasës së 13-të, në shkollimin e mesëm të lartë. Por me heqjen e kësaj klase, shumë mësimdhënës nuk mund t’i plotësojnë normat e tyre e kështu mund të mbesin pa punë.

Ende nuk ka të dhëna për numrin e mësimdhënësve të cilët mund të mbesin pa normë, por llogaritjet janë se një numër i madh i tyre duhet të shkojnë në shtëpi.