16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8566

S’ka marrëveshje për FAK-un

0

FSK12-16Kuvendi i Kosovës ende nuk i ka të sigurta votat e minoriteteve për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës
I padobishëm ishte edhe takimi i radhës i zhvilluar të mërkurën në zyrat e Ambasadës Amerikane mes liderëve të partive politike – shkruan Koha Ditore.

Deputetët e komuniteteve pakicë kanë kushtëzuar votën për ndryshime kushtetuese me vazhdimin e vendeve të rezervuara, së paku edhe për një mandat. Ndryshimet kushtetuese për FAK-un nuk mund të bëhen edhe pa 2/3 e komuniteteve.

Kundër vendeve të rezervuara deri më tani janë deklaruar LDK-ja dhe lëvizja “Vetëvendosje” pa votën e të cilave nuk mund të shkojë para kërkesa e minoriteteve. Kurse për PDK-në dhe AAK-në praktikisht është i pamundur krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës pa arritjen e një kompromisi me minoritetet.

(Koha Ditore)

Kumbaria e sindikatave me politikën

0

Thaci me sendikatatSindikatat e punëtorëve në Kosovë akuzohen se më shumë po u shërbejnë partive politike për të siguruar vota sesa mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve për çka edhe janë themeluar.

Sindikalistët janë ata që po ruajnë paqen sociale, duke mos problematizuar dhe ngritur zërin për problemet e shumta me të cilat përballen punëtorët kosovarë.

Përmbushjen e kërkesave të punëtorëve Qeveria e bën vetëm në prag të zgjedhjeve, ndërkohë që edhe vizitat e partive opozitare nëpër sindikata bëhen po ashtu vetëm në prag të zgjedhjeve./Koha Ditore/

Prizreni përfaqëson sot Kosovën në zgjedhjen e Filmit më të mirë Europian

0

Prizren ura e guritSot Kosova do të votoj për herë të parë në përzgjedhjen e filmit më të mirë Europian përzgjedhur nga të rinjët e 17 qyteteve Europiane.
Aalborg (Danimarkë), Barcelon (Spanjë), Beogradi (Serbi), Bratisllava (Sllovaki), Budapesti (Hungari), Cluj-Napoka (Rumani), Erfurt (Gjermani), Izolla (Slloveni), Londër (Mbretëria e Bashkuar), Prizren (Kosovë), Riga (Latvi), Sofje (Bullgari), Stockholm (Suedi), Tbilisi (Gjeorgji), Tel Aviv (Izrael), Valeta (Maltë) dhe Wroclaw (Poloni) do t’i transmetojnë votat e tyre tek qendra në Erfurt të Gjermanisë, ku moderatori Maciej Stuhr, së bashku me zëdhënësit e jurisë nga Erfurti do të shpallin edhe filmin më të mirë Europian sipas votës së të rinjve nga Europa.

Në Prizren, në kinemanë e qytetit DokuKino, 80 të rijnë nga shkollat e mesme të Prizrenit do të shikojnë filmat, të votojnë dhe në ora 20:00 do të lidhen në live video konferencë me qytetin Erfurt në Gjermani, ku do të ndodh ceremonia e ndarjes së çmimit Young Audience Award. Rita dhe Rigoni që janë zëdhënës të jurisë nga Kosova që do ti shpallin rezultatet e votimit të jurisë së re nga Kosova, duke u lidhur drejtpërdrejt me qendrën në Erfurt të Gjermanisë. Ceremonia e votimit dhe shpalljes së filmit më të mirë Europian do të shfaqet edhe përmes ueb faqes së Akademisë Europiane të Filmit: http://yaa.europeanfilmawards.eu/ Regjisorët kosovarë: Blerta Zeqiri, Kaltrina Krasniqi dhe Ariel Shabani do t’i shikojnë filmat së bashku me të rinjtë, dhe pas çdo filmi do të organizojnë një bisedë me anëtarët e rinj të jurisë, për përshtypjet e tyre nga filmi si dhe në fund të ditës do t’i udhëzojnë ata në vlerësimin e filmave.

DokuFest është një partner i ri i Akademisë së Filmit Europian për këtë eveniment, përderisa Drejtori Artistik i DokuFest, Veton Nurkollari është anëtar i Akademisë Europiane të Filmit që nga qershori vitit 2013. Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare është ndihmuar edhe nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përmes projektit Fabrika për të Drejtat e Njeriut – bashkëpunimi ndëretnik përmes rrëfimeve vizuale. Filmi më i mirë Europian, pastaj do të shfaqet edhe për publikun në Prishtinë në kuadër të manifestimit të javës së Europës./KultPlus.com

 

Bunari “fenomen”, në Astrazub të Malishevës

0

Bunari ne Astrazub-MalisheveDuket si një bunar i zakonshëm, por një javë më parë pati tjetër pamje.

Sasia e këtij pusi në Astrazub të Malishevës, u rrit aq shumë sa që banorëve u ngjasonte me fontanë, raporton Klan Kosova.

“Sipas babës, thonë se në vitet ’60 ky bunar është përdor si hidrocentral i vogël”, thotë Shaban Elshani, i cili madje pretendon se ka brenda bunarit një shpellë.

Me të dëgjuar këto tregime, pranë këtij pusi u shfaqën edhe disa organizatat ndërkombëtare.

Sipas banorëve, uji nga rrjedha që bën shkon drejt e në Shkodër.

Shakira bashkëpunon me Gwen Stefani

0

shakiraShakira është shumë e entuziazmuar për bashkëpunimin me Gwen Stefani në talentin e zërave të rinj “The Voice of America”.

Ylli i “Hips don’t lie” është tejet e kënaqur nga pjesëmarrja në jurinë e këtij konkursi, i këngëtares amerikane, duke qenë se e konsideron atë si një artiste të vërtetë.

“Mendoj se do të jetë shumë e aftë dhe e zonja në rolin e traineres”.

Vetë Stefani ka pohuar prezencën e saj në këtë talent show në fillim të javës, duke postuar në Instagram një foto të sajën, ku mbante në dorë një nga mikrofonat e spektaklit, në të vilën shënohej një V, shenja tipike e “The Voice”.

Shtëpia e Krasniqit kushton 300.000 euro, Pacolli i ofroj 1 milionë

0

krasniqi dhe pacolliShtëpia e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi për të cilën Behxhet Pacolli i ka ofruar 1 milionë euro e ka vlerën 300.000 euro. Kaq e ka vlerësuar vetë Krasniqi në formularin e deklarimit të pasurisë. Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 2008, ka një sipërfaqe prej 500 metrave katror dhe 4 ari oborr, shkruan gazeta Blic.

Ndryshe, vlera e shtëpisë së Krasniqit u rrit në 1 milionë si rezultat e një debati mes tij dhe zëvendëskryeministrit Bexhet Pacolli, i cili i ofroj një milionë euro për t’ia blerë shtëpinë pasi Krasniqi e akuzoj atë së i kishte ofruar këtë pazar në shkëmbim të votës për tu bërë president.

Pas ofertës së Pacolli, Krasniqi publikisht i ka kërkuar qe t’ia paguaj shumën prej 1 milionë eurosh dhe ai do ja jap shtëpinë.

“Baci i Kryeministrit, edhe pse çmimi prej një milion ka qenë i caktuar per shefin e Qeverisê, se ti je mê i pasur se ai, se paku me letra. Pasi jam i fjalês. Unë po ta shes edhe ty me të njajtin çmim. E konfirmoj edhe një herë se me 600.000 eurot do t’i ndihmojë 20 familje skamnore nga 30.000 euro. 10 ditë pasi ti qitni paratë ne llogarinë time ta lëshoi shtëpinë, por edhe si te merremi vesh, s’ka asnjë problem nga ana ime. Për ndershmërinë e djersën nuk dua të flas se kush donë e dinë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në FB.

Para kësaj deklarate, Pacolli ka thënë kështu: “Edhe e di si po ja bëjmë… për të mos e zgjat ma tëpër. Edhe pse unë paratë e djersës time i respektoj, por po i përgjigjem ofertës tënde. Meqë e paske hedh shtëpinë në shitje, ta blej unë menjëherë, me ato 1 milion që i paske kërku, e ti më trego veq kur i mbledh plaqkat e më liro shtëpinë sepse do të ia dhuroj komunitetit për qerdhe fëmijësh. Por, ti mbajë fjalen dhe 600 mijë euro ua kthe skamnorëve sepse realisht ato para të tyre janë. Ti dhe shpirti yt e din këtë gjë më së miri”.

Matilda dhe Fatjoni: E vështirë loja në çift

0

Matilda-Fatjoni-BBMatilda ishte banorja që la shtëpinë e “Big Brother” të premten duke iu bashkuar Fatjonit, partnerit të saj që doli më herët e në krah të të cilit u shfaq edhe këtë të shtunë në “Big Brother Albania Fans Club” të drejtuar nga Albana Osmani.

Një natë më parë, Fatjoni braktisi spektaklin kur mësoi se ishte pikërisht bashkëshortja e tij ajo që duhej të linte shtëpinë. Ai argumentoi kështu gjestin e tij: “U nervozova jashtë mase. Nuk e prisja që Matilda të dilte sepse në shtëpi ka qenë ndër banorët më të mirë, një nga banoret më aktive dhe u mërzita shumë që doli jashtë”.

Të dy ata nisën si të panjohur aventurën në shtëpinë e Big Brother, por më vonë ‘u zbuluan’. Sa e vështirë ishte loja çift për ta?

“Ka qenë shumë e vështirë dhe akoma më shumë sepse në fillim jemi ndarë në cifte, që mua nuk më pëlqeu fare. Matildës iu ofrua një djalë. Unë jam xheloz dhe kur bëhem xheloz rri shtrirë, kështu e shpreh xhelozinë time”, tha Fatjoni.

Ndarja e banorëve në çift nga Big Brother në natën e parë të spektaklit, Matildës i vuri në krah Enkelejdin, për të cilin Mati, thotë se i është afruar shumë në ditët e para, para se të merrej vesh që ishte e martuar.

“Enkelejdi më afrohej shumë ditët e para. Me Fatjonin kuptohemi edhe pa shenja. Ka patur momente që më ka shprehur që ishte lojë shumë e vështirë”, rrëfen ajo.

Sa për ‘prekjen’ e shumëpërfolur me Xhulin, të ndodhur në ditën e dytë të spektaklit…

“Nuk ka qenë Fatjoni ai që i është afruar Xhulit, por Xhuli i është afruar Fatjonit dhe sa për prekjen, ai ka qenë në gjumë dhe ka menduar që ka gruan pranë”, thotë Mati.

Për opininistin e përhershëm të Fans Club, Olti Curri nuk ishte Matilda ajo që duhet të linte shtëpinë këtë javë.

“Para se të dilte Matilda kishim Lorin dhe Enkelejdin, që mund të dilnin pa na marrë malli shumë. Enkelejdi meritonte të dilte para Matildës, sepse Matilda ishte një nga femrat më personazh të këtij viti të Big Brother”, tha ai.

Jona ka qenë banorja me të cilën Mati është afruar më shumë, madje pas daljes së Fatjonit, aty dyja ishin të pandashme, pavarësisht përplasjeve të herëpashershme që kishin.

“Nuk e di se cfarë dhe si është dukur nga jashtë, por aty brënda Jona ishte i vetmi njeri që gjeja gjuhën e përbashkët”, thotë Matilda.

Arditi ka qenë banori me të cilin cifti i të martuarve ka patur ‘fërkimet’ më të mëdha aty brenda. Duke komentuar lidhjen ‘e zyrtarizuar’ gjatë spektaklit të së premtes mes tij dhe Julianës…

“Arditi e ka parë Julianën si motër. Si ka mundësi ndryshoi mendje tani? Lidhja e tyre është thjesht një lojë”, tha Fatjoni.

“Arditi për mua nuk është real aty brenda. Bën lojë me xhulin dhe nuk më duket histori e vërtetë. Duke njohur Arditin, nuk besoj që Xhuli është personi me të cilën Arditi do të lidhej, nisur nga ato që më ka thënë aty brenda në ditët e para”, shton Matilda.

Sa për kredinë e përfolur në media, Mati shprehet optimiste.

“Jemi të rinj dhe shyqyr Zotit kemi vitet përpara për të punuar dhe për ta shlyer atë”, tha ajo.

Ndërsa Fatjoni komentoi titujt e gazetave, mes të cilëve ishte edhe ai që vinte në gojën e tij fjalinë: Me Matildën na lidh dashuria dhe halli.

“Ne na lidh vetëm dashuria dhe jo hallet”, përgënjeshtroi ai.

Matilda iu rikthye miqësisë së saj me Jonën dhe, sipas saj ndryshimit me banorët e tjerë. Të akuzuar për thashetheme, Mati tha: “Ndryshimi mes meje dhe Jonës është se ne thonim, ‘po shkojmë të bëjmë thashetheme, ndërsa të tjerët nuk e thonin këtë, pavarësisht se edhe ata bënin thashetheme”.

Për Matildën, banorja që largohet këtë javë nga shtëpia është Lori, ndërsa Fatjoni shprehu dëshirën që të dilte Juliana për të parë reagimin e Arditit brenda shtëpisë.

Pakicat vendosin për FAK-un pas takimit me Thaçin

0

FSK-marrshPërfaqësuesit e komuniteteve thonë se qëndrimin përfundimtar për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës do ta marrin pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, thotë për RTV21 se nuk ka qëndrim përfundimtar për FAK-un, përderisa “nuk ka pasë lëvizje pozitive sa i përket vendeve të rezervuara”.

Ngjashëm shprehet edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i cili shton se deputetët turke do të vendosin sipas interesit shtetëror të Kosovës.

Haradinaj në Rahovec: AAK do të qeverisë vendin me duar të pastra

0

haradinaj ne rahovec2Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorët e vet, ka qëndruar në Rahovec. Ai para simpatizantëve të AAK-së, ka shpalosur programin  qeverisës.

“AAK  gjithmonë ka pasur qasje serioze ndaj qytetarit për të mirën e vendit tonë”, ka thënë haradinaj transmeton RahovecPress.

“Ne  jemi të gatshëm të qeverisim me vendin me duar të pastra, kurse e ardhmja e vendit është në qeverisjen kualitative”.

“AAK është e gatshme dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet për ta udhëhequr vendin”.
“Gjendja e përgjithshme në Kosovë nuk është aspak e mirë. Ne parashohim rritjen e buxhetit për bujqësi.Jemi të pestit në botë me rezerva qymyri, ku në programin tonë është zhvillimi i energjetikës dhe i ekonomisë, i cili është duke stagnuar për shkak të politikave të gabuara të qeverisjes aktuale”

Ndërkaq, Smajl Latifi, kryetar i Degës së AAK në Rahovec, kërkoi mobilizimin e tërësishëm të të gjitha strukturave organizative brenda degës, aktivistëve dhe mbështetësve.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që nga themelimi ka krijuar politikat në raport me qytetarin, politika e cila është krijuar nga Ramush Haradinaj, i cili është dëshmuar në luftë dhe në paqe, dhe është njeriu i cili duhej këtij vendi”.

.”Jemi të vetëdijshëm se  Haradinaj sot ka nevojë për mbështetjen tuaj, për të qeverisur vendin, i cili edhe do të përmbush amanetin e atyre që kanë dhënë jetën për Kosovën”./PrizrenPress.com/

 

USSH ka platformën e duhur për studentët e UP-së

0

tKoordinatori i Përgjitshëm i USSH-së ( Unioni i Studentëve Shqiptarë ), Albrim Badallaj , organizatës më të madhe mbarëkombetare gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Kodi.Info , ka treguar në pika të shkurtëra platformën fituese për USSH , platformë kjo që i duhet studentëve të UP-së.

Së pari është priviliegj që së bashku me shtabin që kemi krijuar, të udhëheqim fushatën parazgjedhore të USSH-së , me një përgjegjësi të madhe ndaj simpatizantëve dhe studentëve në kuadër të UP-së .

Badallaj shprehu shkurtimisht pikat ku do mbështetet USSH në mandatin tjeter , ku padyshim janë shprehur se do jenë mazhorancë e Parlamentit Studentor. Ai tha se në nje analizë të perbëshkët me studentët nëpër secilin fakultet përkatës, kemi ardhur në përfundim se mini-platforma e jonë të përbëhet nga këto pika :
1.Punë Praktike 2.Përmisim dhe zgjerim i ambienteve nëpër Salla te Mësimit ( Bibloteka ) 3.Përmisim i Kushteve Higjieno-Teknike 4.Vizita ne shtetet Europiane me karakter studimor dhe shkëmbim përvojash ( ku njëherit veprojnë degët e organizatës sonë në Diasporë ) 5.Bursa ndërkombëtare 6.Ndihmes në Literaturë ( që për momentin është mungesë e madhe për studentët )

Koordinatori Badallaj gjithashtu shtoi se qëllimi ynë për të ardhur në krye është që të jemi në ndihmes dhe shërbim të studentëve e jo që të përfitojmë prej tyre në mënyrë direkte apo indirekte ( siq ndodh me rastin e Panove , Apsolventiadave , Brucoshiadave , Mbrëmjeve studentore , Vizitave etj. )

Në fund pas bujës që ka marrë ditëve të fundit tek studentet , i pyetur për slloganin e USSH në këto zgjedhje : “ Kujto të kaluarën , Voto të ardhmen “ , Badallaj tha se kjo frazë pretendon të rikujtoj punën që e ka bërë USSH për studentët në të gjitha trojet shqipëtare kur ka qen në krye dhe nëpërmjet kësaj të ripërsëritet epoka e artë e parisë së studentëve në krye me USSH, duke mbështetur dhe votuar numrin 12 ; sepse kuptohet ata që se dijnë nga vijnë ata nuk e dijnë as nga shkojnë.