Haradinaj në Rahovec: AAK do të qeverisë vendin me duar të pastra

haradinaj ne rahovec2Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorët e vet, ka qëndruar në Rahovec. Ai para simpatizantëve të AAK-së, ka shpalosur programin  qeverisës.

“AAK  gjithmonë ka pasur qasje serioze ndaj qytetarit për të mirën e vendit tonë”, ka thënë haradinaj transmeton RahovecPress.

“Ne  jemi të gatshëm të qeverisim me vendin me duar të pastra, kurse e ardhmja e vendit është në qeverisjen kualitative”.

“AAK është e gatshme dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet për ta udhëhequr vendin”.
“Gjendja e përgjithshme në Kosovë nuk është aspak e mirë. Ne parashohim rritjen e buxhetit për bujqësi.Jemi të pestit në botë me rezerva qymyri, ku në programin tonë është zhvillimi i energjetikës dhe i ekonomisë, i cili është duke stagnuar për shkak të politikave të gabuara të qeverisjes aktuale”

Ndërkaq, Smajl Latifi, kryetar i Degës së AAK në Rahovec, kërkoi mobilizimin e tërësishëm të të gjitha strukturave organizative brenda degës, aktivistëve dhe mbështetësve.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që nga themelimi ka krijuar politikat në raport me qytetarin, politika e cila është krijuar nga Ramush Haradinaj, i cili është dëshmuar në luftë dhe në paqe, dhe është njeriu i cili duhej këtij vendi”.

.”Jemi të vetëdijshëm se  Haradinaj sot ka nevojë për mbështetjen tuaj, për të qeverisur vendin, i cili edhe do të përmbush amanetin e atyre që kanë dhënë jetën për Kosovën”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit