21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8579

Krasniqi: Behgjet, trego si e pate blerë postin e presidentit

0

krasniqi dhe pacolliKryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga Behgjet Pacolli që të tregojë se si ka arritur të bëhej President. Krasniqi ka dhënë detaje si është tentuar të korruptohet për ta votuar Pacollin për postin e të parit të vendit.

Krasniqi ka treguar edhe për mospramin e tij si president, duke përmendur edhe dokumentet e Wiki Leaksit, ku thuhet se nuk është pranuar nga Ambasadori Dell dhe Piter Feith për shkak të “nacionalizmit” të theksuar.

“Por edhe disa vendorëve u kam penguar, bile nuk kanë pasur vullnet as të isha Kryetar i Kuvendit, mbase edhe e kanë kërkuar ndihmën e ndërkombëtareve për të më shkarkuar, por nuk e kishin sigurinë e 80 votave”, ka thënë ai, raporton Kosovapress.

Krasniqi ka treguar se Pacolli para se të zgjidhej President i Kosovës, ia ka dërguar një njeri të tij,atëherë mik i Krasniqit që ta korruptonte, të iablinte votën.
“Unë i pata thënë atij mikut që erdhi te unë me porosinë e Behgjetit, po, por vetëm nëse ishte ai i gatshëm që para se t’i merrte parat ta lajmëronte Prokurorinë e EULEX-it. Një veprim të tillë miku im dhe i Behgjetit nuk e pranoi. E kuptova disi. Ketë çështje për një kohë e lash në harrës. Si dje ashtu dhe sot dyshoj shumë se Behgjet, ti e ke blerë postin e të parit të shtetit. Post që ka pasur degradime të shumta, gjatë një jete tepër të shkurtër të Republikës sonë. Si ia ke arritur ngritjes deri në President, ti e dinë më se miri. Nuk besoj se do ta kesh kurajë ta tregosh ndonjëherë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se Pacolli një kohë ishte shumë i pa kënaqur në Kryeministrin e Kosovës. Për të argumentuar këtë, Krasniqi ia ka përkujtuar Pacollit një bisedë të zhvilluar në përurimin e Aeroportit “Adem Jashari” në Sllatinë.
“Si pa pritur me pate thënë: “Si me ke lenë me ata kriminel”? Unë edhe pse nuk e prisja këtë, bile jo në aeroport, të thash: “Nuk me ke pyetur, vet i ke zgjedhur”. E pastaj me ke thënë: “Ne Kuvend po kërkoni të formoni Komision Hetimor për Amortizatorët. Asgjë, ke thënë, nuk janë Amortizatorët, sa është i thellë korrupsioni në ketë Aeroport që po e përurojmë sot”. Nuk e di pse më vonë keni ndryshuar mendim për Kryeministrin? Çka ka ndodhur në ndërkohë? Mos u kanë premtuar ndonjë gjë të madhe?”, ka thënë ai.

Malisheva së shpejti vlerëson dëmet e shkaktuar nga vërshimet e shiut

0

MalishevaDrejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina that ë hënën se shumë shpejt do të vlerësohet dëmi që është shkaktuar nga vërshimet e shiut.

“Reshjet e fundit, llogaritet të kenë shkaktuar dëme të konsiderueshme në territorin e Komunës së Malishevës, por vlera e dëmeve do të bëhet e ditur, pasi komisioni për vlerësimin e dëmeve, ta kryej vlerësimin total, megjithëse reshjet po vazhdojnë dhe rrjedhimisht mund të ketë dëme edhe më tutje”, tha Morina.

Sipas tij, shiu përveç turbullirave të ujit, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare, pastaj në Shtëpinë e Kulturës.

“Ndërsa bora e mëhershme, gjithashtu ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi, por të gjitha këto dëme, do të vlerësohen nga komisioni i formuar për vlerësimin e dëmeve”.

Vlerësimin e dëmeve e ka kërkuar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. “Dua të dihet me saktësi vlera e dëmeve të shkaktuar, pavarësisht se kemi fonde të kufizuara për kompensim”, ka thënë Begaj./PrizrenPress.com/

 

“Qeni legjendar”, film mbi kufirin e hekurt mes Kosovës dhe Shqipërisë

0

Film-Qeni legjendarUlay dhe Marina Abramoviç organizojnë një udhëtim më 1997. Udhëtimi i tyre kurorëzohet me një performancë që ndodh në kufirin në mes të Kosovës, një shteti ish-jugosllav, dhe Shqipërisë në diktaturë socialiste që e bën të pamundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve në dy shtetet e një kombi.

Filmi “Qeni legjendar” i regjisorit Alban Muja, është dhënë premierë për publikun prishtinas në ditën e dytë të festivalit të filmit “PriFest” që po mbahet në kryeqytet.

Regjisori Muja ka thënë se ajo çfarë më ka interesuar mua në këtë storie të artistit Ulay dhe ish-bashkëshortes së tij, artistes Marina Abramoviç, ka qenë udhëtimi i tyre në Kosovë që për mua ka qenë i rëndësishëm, dhe kjo më ka shtyrë që unë të hulumtoj se cila ka qenë arsyeja që ata kanë vendosur në atë kohë të bëjnë këtë udhëtim.

“Mua më së shumti më ka interesuar fakti që ata kanë pasur në familje një anëtar kosovar, ky ishte Alba qeni i tyre. Ata e kanë gjetur atë në Kosovë, e kanë transportuar për në Trieste duke e futur në pallton e Tomislav Gotovacit”, ka thënë Muja gjatë një konference që u mbajt gjatë ditës së djeshme, shkruan Zëri.

Më tej, regjisori, njëherësh edhe skenaristi, Muja, ka thënë se deri tek ardhja e idesë për realizimin e këtij filmi pesëmbëdhjetë minutash ka ardhur si rezultat i një ftese që kishte marr nga Ulay për kremtimin e 70-vjetorit të lindjes së tij.

“Kam qenë i ftuar në 70-vjetorin e lindjes së tij në Lubjanë dhe pasi që ai kishte parë disa nga punimet e mia ai më tregoi rrëfimin e tyre të udhëtimit për në Kosovë dhe erdhi deri te ajo që vendosëm ta bëjmë dokumentar storien e tyre”, u shpreh Muja.

Për dyshen, që është protagoniste në këtë film, Shqipëria ishte gjithmonë vend kureshtje sepse në të kishin shumë pak qasje. Alba i cili i takonte racës së veçantë të qenit në Kosovë, qenit të Sharrit, që në atë kohë përdorej si aset kombëtar, jetoi katërmbëdhjetë vjet me çiftin e famshëm.

Regjisori, Alban Muja, ka treguar se për realizmin e këtij filmi nuk ka shpenzuar fare buxhet.

“Xhirimet e filmit kanë zgjatur vetëm një ditë, ndërkaq i gjithë procesi i përfundimit të filmit na ka marrë tre ditë punë. Filmi nuk ka buxhet është bërë pa pare”, ka thënë Muja, i cili më pas ka shtuar se nëse ka një ide për një film dhe vullnet, atëherë filmat mund të bëhen edhe pa buxhet.

Në kuadër të ditës së dytë të festivalit “PriFest” janë shfaqur edhe filmi i animuar “Plisi”, pastaj filmat e tjerë si “Udhëtim në Malin e Tomorit”, “Piano Room”, “Gjeografi humbi globin e tij” dhe shumë filma të tjerë.

Festivali i Librit dhe Artit Pamor, 70 mijë vizitorë dhe 40 mijë tituj librash

0

Festivali i Librit dhe Artit PamorNë ceremoninë e mbylljes dhe kryeministri Rama i cili shprehu mbështetjen e tij që ky festival të marrë përmasa ndërkombëtare dhe të kthehet në një event që të tërheqë çdo vit e më shumë artdashës, dashamirësit e librit, por edhe protagonistë të jetës artistike dhe kulturore.

Rreth 70 mijë vizitorë për katër ditë shijuan veprat e artistëve shumë të talentuar të artit pamor, dhe mbi 40 mijë festivali i Librittituj librash që 50 entet botuese pjesëmarrëse ofruan për të apasionuarit pas leximit. Përveç prezantimit të librave në stendat përkatëse të shtëpive botuese dhe sallat e konferencave u zhvilluan më shumë se 26 promovime autorësh e librash të rinj, konferenca, ndërkohë që në serinë e aktiviteteve nuk munguan diskutimet mbi veprat e artit të paraqitura, problematika dhe tema profesionale. Këto janë statistikat që “zbulojnë” organizatorët në përfundim të asaj që është konsideruar si ngjarja më e madhe kulturore nga vetë organizatorët, por dhe nga mbështetësi kryesor, Ministria e Kulturës. Pas çmimit “Autori më i mirë i vitit në publicistikë”, që shkoi për Ardian Vehbiun dhe librin e tij “Sende që nxirrte deti”, “Çmimi në artet pamore” që u dha dje në mbyllje të këtij aktiviteti, shkoi për artistin Armando Lulaj, për video-instalacionin titulluar “Never”. Juria e përbërë nga Artan Shabani dhe artistët Mehmet Behluli dhe Sadik Spahia, me sa la të kuptohej, e ka patur të vështirë për të arritur tek emri i fituesit. “Të gjithë pjesëmarrësit ishin të denjë për çmimin e parë. Ndaj përzgjedhja ka qenë shumë e vështirë për ne. Sidoqoftë, në fund të gjithë ishim dakord që fituesi të ishte Armando Lulaj”, – tha artisti kosovar, Mehmet Beluli. Video-instalacioni “Never” (galeria Tica), vinte si një autohomazh, pothuaj monumental i diktatorit Enver Hoxha si pikënisje për një ridedikim konfliktual. Kështu e shpjegon kuratorja Sonja Lau videon ku artisti Armando Lulaj rishkruan shkronjat e venitura Enver duke e shndërruar në Never (Kurrë). Edhe në ceremoninë e këtij çmimi që vijoi me atë të mbylljes së këtij aktiviteti, nuk mungoi prezenca e kryeministrit Edi Rama, por kësaj radhe vizita e tij ishte programuar nga organizatorët, ndryshe nga një ditë më parë, kur ai ashtu si befas erdhi në ndarjen e çmimit “Ardian Klosi”. Ishte Rama ai që i dorëzoi edhe çmimin, në mungesë të vetë artistit në ceremoni, koordinatores Alketa Kurrizo, përfaqësuese e Galerisë Tica.

Mbështetja e posaçme

“Ishte e qëllimshme prania ime edhe dje në ceremoninë e dorëzimit të çmimit ‘Ardian Klosi’, edhe sot. Desha të dëshmoja me këtë prani interesimin e posaçëm që ne si qeveri japim për këtë aktivitet, jo në vetvete, por si aktivitet për librin dhe për artin. Ne duam që ky festival të marrë përmasa ndërkombëtare dhe të kthehet në një event që të tërheqë çdo vit e më shumë artdashës, dashamirësit e librit, por edhe protagonistë të jetës artistike dhe kulturore. Libri shqip është qendra e gravitetit të festivalit dhe përmes tij vijnë për lexuesit shqiptarë autorë nga e gjithë bota. Kjo i jep festivalit mundësinë që të jetë një derë e hapur për të ftuar miq dhe për t’i njohur me lexuesit shqiptarë. Besoj se, siç dëshmoi edhe çmimi i dhënë dje për një libër shumë të veçantë publicistik të Ardian Vehbiut, ‘Sende që nxjerr deti’, edhe sot e njëjta gjë do të ndodhë për të dëshmuar që ky festival është vullnet i shprehur kundër mediokritetit dhe mënyrave bajate të të menduarit dhe konceptuarit të gjërave. Ky është një mision fisnik i festivalit. Për t’u bërë vendi i sendeve që nxjerr deti i hapur i një krijimtarie të çliruar nga kufizime të shkuara”, – u shpreh Rama. Sipas tij, ky festival e justifikoi veten dhe dëshmoi potencialin për t’u kthyer në aktivitet të përvitshëm.

Reforma në institucionet kulturore; nga Rama ministër Kulture, te Rama kryeministër

Dhe, meqenëse ditët e fundit po flitet shpesh për meritokraci në art e kulturë, si vlerë deri më tash e parespektuar e nga ku Ministria e Kulturës mbështet fort reformën e saj në institucionet kulturore, Rama u shpreh se këto institucione nuk mund të jenë përveçse hapësira, ku hierarkinë e vendos merita, publiku dhe asgjë e paracaktuar më parë. Ai shtoi se qëllimi i qeverisë është që të mbështesë sa më shumë nisma të njerëzve të lirë, shkrimtarëve, prodhuesve dhe punëtorëve të kulturës, ndaj në këtë këndvështrim duhet parë edhe plani i qeverisë për një reformë në institucionet e kulturës. Për Ramën kryeministër, kjo reformë është domosdoshmëri, po aq sa kish qenë dikur edhe për Ramën si ministër i Kulturës. /Mapo/

Analistët kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara

0

KuvendiKosoves5-27Vazhdimi i mandatit të vendeve të rezervuara për komunitet pakicë, nuk duhet të pranohet si “kusht”nga institucionet kosovare, thonë analistët politikë. Kjo sipas tyre do të krijonte precedentë që do të çonte në kompromise tjera, në raport me shtetësinë e Kosovës.

Çështja e vendeve të rezervuara për minoritete, duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese, por duke lënë mundësinë që në një periudhë të caktuar, kjo të kaloj me automatizëm, thonë njohësit politik, raporton RTK.

Albert Krasniqi, nga instituti KIPRED, thotë se çdo kushtëzim që mund të vijë në minoritete për vendet e rezervuara, ose për çështje të tjera që lidhen me proceset e rëndësishme për vendin, nuk duhet të pranohet nga institucionet vendore, sepse kjo paraqet rrezik të përhershëm për destabilizim.

“Ulëset e rezervuara nuk po kërkohen për shkak të avancimit të pozitës së minoriteteve, këto janë kryesisht për shkak të interesave për pushtet të këtyre individëve, brenda partive jo shumicë. Nëse këto parti dëshirojnë në kenë përfaqësim më të madh në Kuvend, atëherë ato duhet të mobilizojnë elektoratin e tyre, të dalin të votojnë dhe t’i meritojnë këto ulëse”, thotë Krasniqi.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, mendon se institucionet e vendit duhet të ruhen nga vazhdimi për një ose dy mandate të vendeve të rezervuara, nëse kjo hapë pastaj parimet që janë vendosur me pakon e Ahtisarit.

“Paraqet një precedent të rrezikshëm, në mënyrë që sa herë të ketë nevojë për ndryshime kushtetuese, qoftë edhe për elemente më funksionale të shtetit të Kosovës, të ketë një kundër kërkesë prej komuniteteve jo shumicë, dhe këto procese në mënyrë konstante të jenë të kushtëzuara, gjë që sjell Kosovën, në një terren shumë të rrezikshëm të ndryshimit të parimeve, që njëherë janë vendosur në negociatat e Vienës“, thotë Korenica.

Krasniqi: Sistemi i drejtësisë ka dështuar

0

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë të dielën se themelimi i Gjykatës Speciale nuk do të ketë ndikim të mirë në imazhin e shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se me ngritjen e kësaj gjykate do të harrohen krimet e vërteta që i ka bërë Serbia në Kosovë.

“Gjithsesi nuk do të ndikojë mirë në imazhin e Kosovës, sepse me ngritjen e kësaj gjykate do të harrohen krimet e vërteta që i ka bërë Serbia në Kosovë dhe do të bëhet target i medieve dhe forumeve të ndryshme Gjykata Speciale dhe hetimet e saj ndaj krimeve që supozohet se janë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Krasniqi për “Epokën e re”.

Krasniqi ka thënë se në rast se sistemi i drejtësisë do të ishte në nivel në Kosovë, atëherë pas 15 vjetëve një gjykatë e tillë nuk do t’i duhej Kosovës. Mirëpo, sipas tij, sistemi i drejtësisë, prokuroria dhe gjyqësia në vendin tonë kanë dështuar. “Nëse themi se sistemi i drejtësisë është OK-ej në Kosovë, pas 15 vjetëve një gjykatë e tillë nuk i është dashur Kosovës. Mirëpo mendoj se sistemi i drejtësisë, prokuroria dhe gjyqësia realisht në Kosovë kanë dështuar dhe jo vetëm në krimet që pretendohen në raportin e Këshillit të Evropës, por edhe në veprat e tjera që janë kryer pas luftës në Kosovë”, është shprehur Krasniqi.

Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se Gjykata Speciale nuk pritet të merret vetëm me hetimet për krimet e supozuara të UÇK-së, por do të trajtojë edhe çështje të tjera. “Nëse kihet parasysh raporti i Dik Martit, ai nuk përfshin vetëm çështjet e luftës, por ai merret edhe me problemet e pas luftës”, ka theksuar Krasniqi, duke shtuar se ende nuk dihet se sa do të ketë mandat kjo gjykatë.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar krijimi i Gjykatës Speciale nga spektri politik dhe institucionet. Në këtë kontekst, ai ka vlerësuar se është dashur të zhvillohet një debat më i gjerë ndemjet njerëzve të politikës dhe institucioneve të vendit.

“Në rend të parë është dashur të jetë një diskutim dhe një debat shumë më i gjerë në mes të njerëzve të politikës në Kosovës dhe në mes të institucioneve. Të ishte analizuar kjo çështje më së miri, pastaj të ishte dhënë një pasqyrë më e plotë, se cila është gjendja e gjyqësorit dhe e gjithë sistemit të drejtësisë në Kosovë. Pastaj, pasi të ishin bërë analizat e gjithanshme, sigurisht sa i përket sistemit të drejtësisë, edhe faktori ndërkombëtar nuk mund të jetë i pafajshëm, për faktin se gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur ndikim të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, tek pastaj pasi të analizoheshin mirë e mirë të gjitha këto, do të duhej të merrej vendimi për formimin e një gjykate”, ka deklaruar kryeparlamentari Krasniqi.

Sheshi mes Shtëpisë së Kulturës e Hamamit në Prizren dy vjet pa drita

0

Prizren ura e guritSheshi që lidh Shtëpinë e Kulturës me Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren ka rreth dy vjet që ka mbetur pa ndriçim të duhur publik.

Kjo hapësirë është lënë në terr, ndonëse është pjesë e projektit të rivitalizimit të sheshit në Rrugën e Farkëtarëve, që synonte promovimin e Zonës Historike të qytetit, madje me ndriçim efektiv publik. Por gjendja aktuale në këtë shesh ka bërë që qytetarët të shprehin pakënaqësitë e tyre. “Nuk ka kuptim që një hapësirë që është në qendër të qytetit të mbetet pa ndriçim. Autoritetet duhet të veprojnë, pavarësisht se kush është fajtor për dëmtimin”, ka thënë Valton Kryeziu, që banon në lagjen afër këtij sheshi.

Rehabilitimi i Rrugës së Farkëtarëve dhe sheshit që e lidh atë me Hamamin e Prizrenit pati kushtuar rreth 240 mijë euro, mjete këto të ndara nga buxheti komunal dhe UN “Habitati” me synimin që të promovohet respektimi i hapësirave publike dhe mirëmbajtja e tyre.
Mirëpo vetëm pak vite pas përurimit, ky projekt është degraduar./koha ditore/

70 mijë vizitorë dhe 40 mijë tituj librash në Festivalin e Librit dhe të Artit Pamor

0

Panairi librit-ShkupVideo-instalacioni i Armando Lulajt, “Never”, ka qenë vepra fituese e çmimit “Danish Jukniu” në edicionit të parë të Festivalit të Librit dhe Artit Pamor. I sjellë nga galeria Tica, e para qendër për artin bashkëkohor në Tiranë, me kuratore Sonja Lau, vepra huazon një auto-homazh, pothuaj monumental të diktatorit Enver Hoxha, si pikënisje për një ridedikim konfliktual.

Në sallën UNESCO në Muzeun Historik Kombëtar, sot paradite është zhvilluar edhe ceremonia e dhënies së çmimit, por edhe ajo e përmbylljes së këtij aktiviteti të çelur Ditën Ndërkombëtare të Librit, më 23 prill. I pranishëm ishte Kryeministri Edi Rama.

Kjo ceremoni nisi me prezantimin e jurisë që përzgjodhën emrin fitues sa u takon arteve pamore: drejtorin e Galerisë Kombëtare, Artan Shabani dhe artistët Mehmet Behluli dhe Sadik Spahia. “Të gjithë pjesëmarrësit ishin të denjë për çmimin e parë”, ka thënë artisti kosovar, Mehmet Behluli. Ndaj përzgjedhja ka qenë shumë e vështirë për ne. Sidoqoftë në fund të gjithë ishim dakord që fituesi të ishte, Armando Lulaj”.

panairi 2014Festivalin e ka përshëndetur edhe Kryeministri Rama, i cili i dorëzoi edhe çmimin – në mungesë të vetë artistit në ceremoni, – kuratores Sonja Lau. “Ishte e qëllimshme prania ime edhe dje në ceremoninë e dorëzimit të çmimit “Ardian Klosi” edhe sot”, ka thënë Rama. “Desha të dëshmoja me këtë prani interesimin e posaçëm që ne si qeveri japim për këtë aktivitet, jo në vetvete, por si aktivitet për librin dhe për artin. Ne duam që ky festival të marrë përmasa ndërkombëtare dhe të kthehet në një event që të tërheqë çdo vit e më shumë artdashës, dashamirësit e librit, por edhe protagonistë të jetës artistike dhe kulturore”, ka thënë ai ndërsa ka falënderuar në mënyrë të veçantë dy organizatorët e këtij festivali, kryetaren e Shoqërisë së Librit Shqip, botuesen Arlinda Dudaj dhe profesorin Vladimir Myrtezaj. “Ky festival e justifikoi veten dhe dëshmoi potencialin për t’u kthyer në aktivitet të përvitshëm”. Rama tha se institucionet kulturore nuk mund të jenë përveçse hapësira, ku hierarkinë e vendos merita, publiku dhe asgjë e paracaktuar më parë. Ai shtoi se qëllimi i qeverisë është që të mbështesë sa më shumë nisma të njerëzve të lirë, shkrimtarëve, prodhuesve dhe punëtorëve të kulturës, ndaj në këtë këndvështrim duhet parë edhe plani i qeverisë për një reformë në institucionet e kulturës. “Libri shqip është qendra e gravitetit të festivalit dhe përmes tij vijnë për lexuesit shqiptarë autorë nga e gjithë bota. Kjo i jep festivalit mundësinë që të jetë një derë e hapur për të ftuar miq dhe për t’i njohur me lexuesit shqiptarë. Besoj se, siç dëshmoi edhe çmimi i dhënë dje për një libër shumë të veçantë publicistik të Ardian Vehbiut “Sende që nxjerr deti”, edhe sot e njëjta gjë do të ndodhë për të dëshmuar që ky festival është vullnet i shprehur kundër mediokritetit dhe mënyrave bajate të të menduarit dhe konceptuarit të gjërave. Ky është një mision fisnik i festivalit. Për t’u bërë vendi i sendeve që nxjerr deti i hapur i një krijimtarie të çliruar nga kufizime të shkuara”.

 

Ndërsa në fjalën e saj, kryetarja e Shoqërisë së Librit Shqip, Arlinda Dudaj, tha se ky festival u konceptua në këtë mënyrë me qëllim që kushdo të gjente diçka interesante në të: Një lexues – një libër të mirë; një i pasionuar pas artit – një vepër arti bashkëkohor të krijuar nga artistë të rinj; një i pasionuar pas poezisë – një poezi të mirë, një i pasionuar pas muzikës – tinguj të mrekullueshëm të prodhuar nga talente të reja dhe më të vegjëlve, atyre që pikërisht sot fillojnë të brumosen me kulturën – një shfaqje gazmore ose film për fëmijë.

“Më duhet ta pranoj se në krye të herës ky aktivitet ishte konceptuar vetëm si panair libri. Besoj se biem të gjithë dakord kur themi se libri meriton më shumë, se ne duhet të flasim më shumë për librin dhe të takohemi më shpesh me të”, ka thënë Dudaj. “Dhe panairet janë gjithmonë diçka e mirë. Janë një arenë e madhe ku çdokush takohet me kulturën, një arenë që na kujton se me gjithë zhvillimin marramendës të teknologjisë, me ndryshimet shumë të shpejta që ndodhin në vendin tonë – një demokraci e re që po shkon përpara – libri dhe dija është baza e gjithçkaje”.

Më pas Dudaj ka shtuar se megjithatë, si diçka e re, edhe ky festival nuk ka qenë një iniciativë e lehtë për t’u realizuar.

“E nisëm si iniciativë e 7-8 shtëpive botuese, shumë të njohura dhe me kontribute në fushën e botimeve, më qëllimin e mirë për të shtuar larminë e jetës kulturore e sidomos librore të kryeqytetit. Ia dolëm, sado që nuk arritëm të ishim të gjithë së bashku këtu. Të gjithë ata që për vite kanë vënë nga një gur në murin e kontributeve. Më ka ndodhur këto ditë të përballem e të lexoj edhe komente që nuk u vijnë aspak për shtat njerëzve që merren më kulturën në përgjithësi dhe librin në veçanti. Kam dëgjuar madje lloje pengesash nga më të çuditshmet që u janë vënë në rrugën e tyre botuesve dhe jo vetëm, për të mos qenë pjesë e kësaj iniciative. Sinqerisht nuk e kam kuptuar kurrë këtë dashakeqësi”, ka thënë Dudaj. “Në fakt, përveçse nuk e kam kuptuar, gjatë këtyre viteve të punës time si botuese, edhe kam refuzuar t’u jap rëndësi këtyre shkopinjve që shpesh i kam parë të shtrohen nën rrota. Kam zgjedhur kështu sepse gjithmonë kam besuar tek ajo forcë e dijes, për të cilën kam kontribuar dhe dhënë investimin tim. Kam preferuar gjithnjë të besoj se, si në çdo fushë tjetër të kulturës, edhe kur vjen puna te libri, publiku është ai që vendos me mençurinë e tij. Në fund të fundit, publiku ia jep drejtimin çdo gjëje, me përkrahjen e vet. Dhe, sidomos gjatë këtyre pesë ditëve, më është provuar dhe forcuar ky besim”, ka thënë Dudaj.

Sipas kryetares së SHLSH, këto ditë Muzeu Historik Kombëtar, ka parë numrin më të madh të vizitorëve që mund të mendohej. “Rreth 70 mijë vizitorë për katër ditë shijuan veprat e artistëve shumë të talentuar të artit pamor dhe mbi 40 mijë tituj librash që 50 entet botuese pjesëmarrëse ofruan për të pasionuarit pas leximit. Përveç prezantimit të librave në stendat përkatëse të shtëpive botuese dhe sallat e konferencave u zhvilluan më shumë se 26 promovime autorësh e librash të rinj, u zhvilluan konferenca, ndërkohë që në serinë e aktiviteteve nuk munguan diskutimet mbi veprat e artit të paraqitura, problematika dhe tema profesionale. E bën më të veçantë këtë festival prania e Daria Bignardit, Andrej Nikolaidhis dhe Kirmen Uribe, pa përmendur larminë që dhuruan me talentin e tyre shumë të rinj liceistë dhe shkollash të kryeqytetit që ishin protagonistë dhe vizitorë njëherësh. Me bindje e them që Festivali i Artit dhe i Librit dominoi gjatë kësaj jave dhe i dha tjetër nur qendrës së kryeqytetit. Synuam të sillnim diçka të re, një festival të vërtetë, me shumë të ngjashëm të tij nëpër botë dhe vendet e zhvilluara, për t’i dhënë një frymë të re kulturës shqiptare. Dolëm nga skemat e vetëm shitblerjes së librave për të lënë pas klishetë dhe për të ofruar diçka ndryshe dhe besoj se në këtë iniciativë të parë publiku e deshi Festivalin e Librit dhe të Artit. Prandaj besoj se nuk i kemi të kota pritshmëritë për ta vazhduar këtë traditë edhe në të ardhmen”.

 

Ndërsa Vladimir Myrtezaj tha se kushdo që gjendej përballë fasadës dominuese të Festivalit të Librit dhe të Artit Pamor natyrshëm mund të pyeste: pse kjo zgjedhje? “Me të drejtë, tha ai, do verifikonit vetveten nëpërmjet një analize të brendshme, ku do gjenit menjëherë disa aprovime dhe disa joaprovime, natyrisht sipas të gjykuarit të gjithsecilit. Në të njëjtën pozitë u gjenda edhe unë përpara se ta sillja në krye të herës këtë verifikim me vetveten. Jam shumë i sigurt se disa prej jush do ngrihen vrik në lidhje me këtë analizë… Një gjë e tillë është krejt normale. Në ngrehinën e vlerave apo në këtë membranë të kujtesës sonë kombëtare, mes të gjallësh dhe të vdekurish tanimë, nuk se ka një postim me karakter përzgjedhës, me prirje nga preferenca të rëndomta simpatish; por, në parim, qasja si një kusht themelor i lëvizjes, energjisë së krijimit dhe i profilit publik të ngritur me punë e talent. Kjo përzgjedhje nuk ndjek arsyetimin për një renditje nga thellë historisë, por kërkon të mbledhë energjinë e akumuluar nga e tashmja dhe çaste të zbuluara, veçanërisht nga protagonizmi në kohë të ndryshme përfshirë dhe tranzicionin marramendës në vend. Një postim i rritur në përmasë, me dëshirën që në një çast të caktuar, në një faqe lundruese vlerash, secilit iu dha mundësia e duhur për të (ri)zbuluar portretin e tij publik, në kohë apo jashtë saj, portret i cili është sjellë në zenitin e sotëm, si një nderim i veçantë dhe paraprirës, që mësyn drejt arenës së madhe të artit botëror. Shartesa mes dy gjërash në interes i ngjan një shartimi në bashkëjetesë. Konflikti natyral mes asaj që prodhoi regjimi i dikurshëm, pjesa e ndërmjetme e fillimit të viteve ‘90 dhe arti sot i emergjencës si prezencë aktive”.

Myrtezaj ka shpjeguar se tetë profile galerish alternative në kryeqytet e më gjerë, nga Kosova dhe Mal i Zi, u gjendën në një shestim të venduar për të bërë diferencën me profilet e tyre, si kuratorët ashtu edhe artistët e përzgjedhur nga vetë galeritë. Realitetet kulturore, të shprehura e të ngjizura tashmë në screen-et e tyre, bëjnë një touch me kohën, si një predispozitë dialogu e gare në një hapësirë të përbashkët përplot interferenca. “Sa shumë do doja që konceptit dhe membranës historike dhe protagonizmit të kohës t’i nënshtroheshin këtij shestimi të përbashkët si elokuencë kundër. Emra të njohur kundër të çdo debati publik shqiptar. Të gjithë këta do mund të ridimensiononin dialogun si një “armiqësi” e shpallur nga qendra të ndryshme mendimi. Ja pse gjithnjë një qendër krijon periferi të reja? Në kuptimin e plotë të saj si një alternativë në lëvizje vlerash, për të bërë vend në energjitë e mendjes që ka nevojë ky vend. Ne kemi misionin të jemi të hapur dhe të (ri)dimensionojmë kulturën në dialog dhe në beteja të kulturuara, për të bërë të mundur një botë të madhe e konkurruese, dhe jo vetëm në dyluftime të vogla armiqësish që duhen tejkaluar, pa nevojën për t’u puthur në buzë, por për mundësinë që pamundësinë ta sjellim në fokus si mundësi për një kulturë bashkëjetese si armiq të mundshëm. Nuk jam këtu për t’ju treguar se sa rehat jam, sepse njeriu më i parehat është vetë autori i këtyre radhëve. Nëse do nisesha nga qëndrime vetjake, si mik i mundshëm, në këto rreshta do mund të ishin të tjerë njerëz të panjohur për ju, që unë i çmoj, dhe janë pararendës që kanë kontribute të cilat bënë të mundur fatin e njeriut për të marrë udhë dhe eksploruar gjëra të rralla dhe të pashlyeshme në shenjat e tyre disi të padukshme. Porse, arsyeja e do që t’ju postohem hapur në një logjikë që e afron e vërteta më e dukshme në udhën e kohës, që edhe nëse nuk e do për dashuri mund ta shquash si objektivitet pa kthim në formë armiku”.

 

Dy fjalë për veprën fituese “Never”

Përpara se fakti historik, që Lulaj e përcakton si themelet e veprës së tij, të përshkruhet si një sugjerim i thjeshtë konceptual, në vetvete ai përbën një interes skulpturor: një skicim monumental i emrit të Enver Hoxhës përgjatë maleve në afërsi të Beratit, diktuar në vitin 1960 nga vetë diktatori. Emri i Hoxhës, i shkruar me germa rreth 150 metra të gjata, stolis shpatet qendrore të malit Shpirag, porsi një ornament dinak, duke e kthyer atë në një stendë groteske afishimi në emër të një sundimi pa fund. Pas një përpjekjeje të dështuar në vitin 1990 për të çrrënjosur këtë emër kaq zulmëmadh, u zbrazën tonelata acidi mbi shkronja, që çuditërisht rezistuan, madje u bënë edhe më të dukshme nga theksimi i njollave të djegies përgjatë zgjatimeve të vetë linjave të tyre. Në përfundim mbollën pemë përmbi mbetjet e germave, me qëllim që kalimi i kohës t’i zhdukte tërësisht. Por pemët, përveç faktit që duan kohë të rriten, në vetvete ato janë matëse të kohës. Pas dy dekadash, pemët kishin mbetur të parritura, si distanca me të kaluarën e afërt. Mbulimi i ngadaltë i shkronjave u kthye në një metaforë të paqëllimtë, për sa i përket mënyrës se si ndërlidhet politika e kaluar me këtë të sotme, se si vetë historia plaket. Nëse “besimi lëviz malet”, a është e mundur që akti i mbishkrimit të germave t’i fiksojë ato përsëri në terren?

Në verën e vitit 2012, artisti Armando Lulaj rishkruan shkronjat e venitura, pasqyrë e homazhit famëkeq të diktatorit, por me një ndryshim të dallueshëm: Enver shndërrohet në Never. Në filmin dhe instalacionin e tij me të njëjtin titull, Lulaj na afron më pranë procesit të mundimshëm të këtij (jo)emërtimi të së shkuarës së afërt. I përbërë nga plane të gjata, të pakomentuara, filmi portretizon me delikatesë qetësinë dhe rutinën e punës ditore të njerëzve përreth maleve vetmitare. Megjithatë, fokusi i kamerës përqendrohet në vazhdimësi, veçanërisht në njërin prej tyre. Edhe pse i shprehur jo qartë nga artisti, dyshimi se ky person personifikon në një mënyrë disi të veçantë historinë Enver-Never, sa vjen e rritet. Në të vërtetë ai ka qenë një nga pjesëmarrësit në gdhendjen e parë të emrit në mal, në tentativën e dështuar për ta zhdukur atë; në matjen përllogaritëse të germave të emrit të diktatorit, si dhe së fundmi në riemërtimin e tij. Një Sizif në natyrën e tij, Lulaj qëndron i mprehtë sa i takon përshkrimit joromantik të këtij personazhi dhe fokusohet pikërisht te procesi i punës, te sakrilegji, por edhe në çastet e qenësishme të bukurisë së këtij procesi.

Mustafa: Do të ndryshojmë Ligjin për Veteranët e Luftës

0

?Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se shteti duhet të respektojë të gjitha institucionet që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Mustafa, i cili do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka thënë se me ardhjen në pushtet të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të ndryshohet Ligji për Veteranët, duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FARK-un.

“Do të respektohen të gjitha institucionet që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me ardhjen në pushtet të LDK-së do të ndryshohet Ligji mbi Veteranët, duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FARK-un”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Ligji për Veteranët është votuar javë më parë pa votën e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo kishte ardhur, pasi që amendamentet e ligjit nga 20 sa kishin gjithsej, pesë kanë qenë të LDK-së dhe asnjëra prej tyre nuk është votuar.

Ligji për Veteranët e Luftës nuk i njeh si kategori ushtarët e FARK-ut, formacion ky i udhëhequr nga ish Qeveria e Kosovës në ekzil, e cila udhëhiqej nga Bujar Bukoshit.

LDK ka kërkuar të përfshihet në ligj edhe FARK-ut dhe Ministria e Mbrojtjes, por kjo është kundërshtuar nga PDK, AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas tyre, të gjithë luftëtarët e lirisë kanë luftuar nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lunaçek: Akuzat e Martyt, të sqarohen një herë e përgjithmonë

0

UlrikeLunacekEurodeputetja, Ulrike Lunacek ka deklaruar se nuk duhet që Kosova dhe populli i saj të diskreditohet si një popull i tërë.

“Kemi nevojë për sqarim të plotë për raportin e Dick Martyt, kështu që kjo çështje të mos sillet si argument për bllokadën e Kosovës për integrim evropian”, ka thënë Lunacek, në një intervistë për Botapress.

E pyetur për krijimin e Gjykatës speciale për Kosovën të miratuar edhe nga Parlamenti i Kosovës, Lunacek ka thënë se ajo është për atë që akuzat në lidhje me raportin e Dick Martyt të sqarohen plotësisht njëherë e përgjithmonë.