Malisheva së shpejti vlerëson dëmet e shkaktuar nga vërshimet e shiut

MalishevaDrejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina that ë hënën se shumë shpejt do të vlerësohet dëmi që është shkaktuar nga vërshimet e shiut.

“Reshjet e fundit, llogaritet të kenë shkaktuar dëme të konsiderueshme në territorin e Komunës së Malishevës, por vlera e dëmeve do të bëhet e ditur, pasi komisioni për vlerësimin e dëmeve, ta kryej vlerësimin total, megjithëse reshjet po vazhdojnë dhe rrjedhimisht mund të ketë dëme edhe më tutje”, tha Morina.

Sipas tij, shiu përveç turbullirave të ujit, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare, pastaj në Shtëpinë e Kulturës.

“Ndërsa bora e mëhershme, gjithashtu ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi, por të gjitha këto dëme, do të vlerësohen nga komisioni i formuar për vlerësimin e dëmeve”.

Vlerësimin e dëmeve e ka kërkuar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. “Dua të dihet me saktësi vlera e dëmeve të shkaktuar, pavarësisht se kemi fonde të kufizuara për kompensim”, ka thënë Begaj./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit