21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8580

ShATK kërkon rishqyrtim të konkursit për drejtorin e Teatrit

0

TKKBordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Kosovës të Teatrit të Kosovës i përbërë nga shtatë anëtarë e ka paraparë si të arsyeshme të rikonfirmojë qëndrimin e tyre të palëkundshëm në mbështetje të deklaratës së SHATK-së mbi gjendjen e rënduar në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrot e qyteteve, si dhe, përgjithësisht, mbi disa nga zhvillimet e tjera, të tanishme dhe të mëhershme, në skenën teatrore kosovare.

“Bordi Ekzekutiv i SHATK-së fton të gjitha institucionet përkatëse shtetërore qendrore dhe lokale vendore, përkatësisht MKRS-në dhe komunat, që ta shqyrtojnë seriozisht Deklaratën e SHATK-së, të ekzaminojnë gjendjen ekzistuese në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe nëpër teatrot publike të qyteteve dhe që, konform përgjegjësive dhe kompetencave të tyre ligjore, të mbikëqyrin funksionimin dhe menaxhimin e këtyre teatrove (Neni 23 i Ligjit për Teatrot) dhe të ndërmarrin urgjentisht veprime konkrete për tejkalimin e paralizës menaxhuese e krijuese, të bllokimit e të vendnumërimit të këtyre teatrove, si dhe për krijimin e kushteve për funksionimin e tyre normal dhe riaktivizimin e potencialit e të veprimtarisë krijuese-artistike”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar dje (e diel) nga SHATK.

Bordi Ekzekutiv i SHATK-së kërkon nga ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, që në bazë të Ligjit për Teatrot të kërkojë një raport më të detajuar nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar mbi mbarëvajtjen e konkursit, mbi CV-në profesionale të kandidatëve të tjerë konkurrues, si dhe mbi aspektet e tjera formale dhe procedurale të këtij procesi.

“Bordi Ekzekutiv i SHATK-së konsideron se rivlerësimi i tërësishëm i këtij procesi do të nxirrte në pah njëanshmërinë e vendimit të Këshillit Drejtues për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, mungesën e kompetencës profesionale të kandidatit të favorizuar dhe të përzgjedhur, farsën e konkursit të aranzhuar me kandidatë jokompetentë dhe joprofesionistë në fushën e teatrit (përveç një kandidati të vetëm), si dhe aspekte të tjera procedurale, për shkak të të cilave ky konkurs do të duhej të anulohej”, thuhet më tej në komunikatë.

Bordi Ekzekutiv i SHATK-së do të mirëpresë çdo veprim me karakter institucional për tejkalimin dhe ndryshimin cilësor të gjendjes së krijuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe, përgjithësisht, në teatrot e tjera publike, përkatësisht në teatrot e qyteteve.

Bordi Ekzekutiv i SHATK-së vlerëson se mungesa e vullnetit institucional për ndryshimin e kësaj gjendjeje do të prodhojë efekte dhe pasoja të rënda e të pariparueshme për skenën teatrore vendore, të cilat pashmangshëm do të reflektohen jo vetëm në procesin e menaxhimit e të administrimit të teatrove publike, por edhe në shumësinë, cilësinë dhe standardet artistike të shfaqjeve teatrore.

Limaj e Zafiri i koordinojnë veprimet politike në Prizren

0

zafiri dhe limaj ne therandKryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha,do të mbajnë sot një tubim të përbashkët në Prizren.

Ata në këtë takim do t’i bashkëredojnë aktivitetet e tyre politike në pragë të fushatës zgjedhore.

“NISMA për Kosovën do të mbaj një takim pune të përbashkët ndërmjet strukturave të NISMA për Kosovën dhe Bashkimit demokratik (BD), për bashkërendimin e aktiviteteve në pragë të fushatës zgjedhore”, njofton Zyra për Informim e Nismës dhe Bashkimit Demokratik në Prizren.

“Në këtë takim do të marrin pjesë, Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, kryetari i Këshillit kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha”.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, kanë paralajmëruar disa herë se bashkarisht do të garojnë në zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen këtë vit.

“Takimi i përbashkët do të mbahet me datë 28.04.2014 (e hënë), në ora 19:00, në ambientet e Hotel Theranda, në Prizren”. /PrizrenPress.com/

 

 

 

 

Pasaporta e Kosovës, ndër më të pavlefshmet në botë

0

pasaporta e kosovesHenley & Partners kanë publikuar Indeksin e Kufizimeve të Vizave (Visa Restrictions) në nivel global, që ka të bëjë me lirinë e udhëtimeve të qytetarëve.
Henley & Partners kanë analizuar legjislacionin e vizave në tërë shtetet e botës dhe kanë krijuar Indeksin që bazohet në lëvizjet e liruara nga vizat.

Pasaportat më të vlefshme në këtë aspekt dalin të jenë ato të Finlandës, të Suedisë dhe të Britanisë së Madhe, qytetarët e së cilave mund të udhëtojnë në 172 shtete pa viza. Ndërkaq, më të këqijat dalin pasaportat e Irakut dhe Afganistanit (31 shtete, respektivisht 28).

Qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë në 88 shtete pa viza, të Serbisë në 104, Maqedonisë – 103, Malit të Zi – 98, të Bosnje dhe Hercegovinës – 91…

Kosova është në të njëjtën kategori me Libanin, Shri Lankën dhe Sudanin (38), për një pozitë më mirë se Nepali qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë në 37 shtete pa viza.

Shqipëria, në bazë të rangimit të rëndësisë së pasaportave dhe lirisë së udhëtimit pa vizave gjendet në pozitën 45, ndërsa Kosova në pozitën 88. Numri i tërësishëm i pozitave të tilla është 93. Pra, Kosova gjendet nga fundi. /Telegrafi/

FAK-u zbut LDK-në për vendet e rezervuara

0

FSK-marrshInsistimi që legjislatura aktuale ta marrë vendimin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës ka bërë që një pjesë e opozitës ta zbusë qëndrimin e saj karshi kërkesës së minoriteteve për vazhdimin e ulëseve të rezervuara.

Meqë FAK-u s’mund të kalojë pa votat e minoriteteve, nga partia më e madhe opozitare- LDK-ja, që deri tani ka qenë kundër kërkesës së komuniteteve, kanë thënë se do ta rishqyrtojnë pozicionin nëse ka ndonjë iniciativë prej Qeverisë.

Për gjetjen e një kompromisi të hënën pritet të takohen liderët e partive politike.

Qeveria e Kosovës po kërkon me çdo kusht që legjislatura aktuale e Kuvendit t’i votojë amendamentet kushtetuese për t’i hapur rrugë krijimit të Forcave të Armatosura, në mënyrë që të mos i lihet përbërjes së ardhshme për shkak të pengesave që mund t’i vendosë Lista Serbe./Koha Ditore/

Mediat në ShBA: Gjykata e Posaçme e ngjashme me Tribunalin e Hagës

0

Gjykata-qekiqiMjetet amerikane të informimit dhe organizata joqeveritare kanë njoftuar për miratimin nga ana e Kuvendit të Kosovës të Gjykatës se Posaçme për gjykimin e krimeve të Luftës.

“Gjykata do të jetë me bazë në Kosovë, mirëpo shumica e punës do të bëhet në Holandë”, shkruan portali ligjor ‘Jurist’. Duke folur më tej rreth punës së gjykatës thuhet se ajo do të jetë e ‘ngjashme me operacionet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës ish Jugosllavinë në Hagë’.

“Gjykata do të drejtohet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, për shkak se besohet që kryengritësit gjatë konfliktit në Kosovë mund të kenë vrarë rreth 400 civilë”, thuhet më tej në njoftimin e Jurist me seli në Pittsburg.

“Shpresohet gjithandej se gjykata e re e cila do të gjykojë kryesisht kosovarët përgjegjës për krimet të luftës, do të ndikojë edhe më shumë në pajtimin e të dy vendeve”, theksonte kanali amerikan, ABC.

Për të bërë gjykatën operacionale me një dhomë të veçantë jashtë vendit, Kuvendi duhet të miratojë statutin e gjykatës dhe disa ndryshime të tjera ligjore dhe kushtetuese. Këto ndryshime urgjente pritet t’i bëj Kuvendi i ri i që do të formohet pas zgjedhjeve që gjithashtu pritet mbahen në maj”, thuhej në një kumtesën e Human Rights Watch.

“Ne shpresojmë që Kuvendi i ardhshëm do të bëjë këto ndryshime dhe të tregojë se Kosova udhëhiqet nga parimet e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit”, theksonte organizata për të drejtat e njeriut. /RTK/

Ramadani: Kryeministër bëjë një ” selfie” edhe në kufi!

0

Burim Ramadani AAKAleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se është “zgjuar” dhe ka filluar të bëjë “opozitë” ndaj kryeministrit Thaci. Sekretari i kësaj partie, Burim Ramdani në rrjetin social në FB të dielën ka kërkuar nga kryeministri që të bëjë selfie edhe në kufi, aty ku xhandarmëria serbe po provokon.

Në vijim e gjeni shënimin e plotë të Ramdanit.

Xhandarmëria e Serbisë, një strukturë gjysëm-ushtarake, nuk po lë rehat banorët e fshatrave Tërpezë, Çarr dhe Muçibabë.

Tashmë me provokimet e shpeshta në këtë pjesë të kufirit, që ndan shqiptarët në Kosovë dhe Bujanoc e Preshevë, janë kthyer në një shqetësim të madh për sigurinë e shqiptarëve në atë pjesë.

Provokimet e dhunshme të Xhandarmërisë së Serbisë duhet të nxisim reagimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës. Por, fatkeqësisht asnjë reagim nuk është parë apo dëgjuar.

Notmalisht se përpos veprimeve institucionale r kushtetuese, që nënkupton praninë fizike më të madhe të Policisë së Kosovës në atë pjesë, Qeveria duhet menjëherë të adresojë këtë shqetësim në të gjitha institucionet e organizatat ndërkombëtare e rajonale. Në OKB, BE, NATO, OSBE, Këshillin e Europës etj.

Pse nuk po e bëjnë, e dinë këta qeveritarët vet! Pse janë të paaftë, e dinë qytetarët e Kosovës.

Kryeministri duhet ta bëjë një ” selfie” edhe në kufi. Pse s’po e bën Kryeministër?

Apo, s’po ta merr mendja që të del ndonjë votë aty?

Kuçi: PDK i do zgjedhjet në qershor

0

Kuci-hajredin5-30Partia Demokratike insiston që zgjedhjet të mbahen në qershor. Kështu ka thënë për Gazetën Blic, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Megjithatë, sipas tij java që vjen është vendimtare qoftë për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve, qoftë për shpërbërjen e Kuvendit, qoftë për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Javën që vjen vendoset (për zgjedhjet). PDK është që zgjedhjet të mbahen këtë gjysmë vit”, ka thënë Kuçi.

Ndërkaq, i pyetur se a do të ketë kompromis me pakicat për kalimin e projektligjit për Forcat e Armatosura, Kuçi ka thënë se duhet të ketë qasje konsensuale nga të gjithë. “Duhet të kemi qasje konsensuale të gjithë për këtë çështje dhe pa vendosur kushte”, i tha Kuçi Gazetës Blic.

Ndërkohë gjatë ditës mediet kanë raportuar se të hënën (nesër) vendoset për FAK-un, por zëvendëskryeministri Kuçi e ka mohuar një gjë të tillë. “Nuk besoj se nesër vendoset ngase kryeministri është jashtë vendit”, tha i dyti i ekzekutivit.

Në anën tjetër, minoritetet kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë shndërrimin e FSK-së në FAK, nëse nuk u votohet kërkesa e tyre që t’u vazhdohen vendet e rezervuara edhe për dy mandate.

Mirëpo, partia më e madhe opozitare, LDK-ja e Isa Mustafës dhe Vetëvendosje e Albin Kurtit tashmë janë shprehur publikisht kundër vendeve të rezervuara.

Megjithatë, për të kaluar FAK nevojiten votat e 2/3 e të gjithë deputetëve dhe votat e 2/3 e deputetëve minoritarë.

Institucionet kulturore, me kritere

0

ardian-vehbiu“Deti na sillte muzikën, librat dhe gjithçka tjetër që dukej përmes dritash larg. Më kujtohen kohët kur bashkë me Ardianin dilnim shëtitje natën vonë buzë detit në Himarë. Pamja e përtejme gjithnjë na grishte. Ishte e padrejtë që ne rriteshim këtu në anën tjetër, ndërkohë që gjithçka dukej kaq afër si një dritare…Ardian Klosi ishte një nga ata njerëz që e theu atë xham të përtejmë fillimisht me angazhimin e tij politik, e në shoqërinë civile, pastaj në kulturë duke i sjellë sendet që sillte deti vetë…”. Kështu u shpreh teksa ktheu kokën pas në kujtime Ardian Vehbiu, fitues i çmimit të parë “Ardian Klosi” për publicistikën më të mirë në vitin 2013, librin “Sende që nxirrte deti”, dje në Festivalin e Librit dhe të Artit.

Në një ceremoni ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, bashkëshortja e të ndjerit Klosi, JutaBenzenberg, vajza e tij, Katerina, dhe dy motrat. Juria e përbërë nga Piro Misha, Iris Luarasi, Mustafa Nano dhe Ylljet Aliçka kanë votuar unanimisht për librin e Vehbiut. “Kanë qenë disa kriteret që vepra duhet të plotësonte. Së pari, duhet të ishte publicistikë dhe jo autori i vitit siç mund të jetë shkruar gabimisht këto ditë. Së dyti, janë marrë në shqyrtim vepra të botuara gjatë vitit 2013 dhe në përcaktimin e autorit fitues, nuk ka qenë kriter karriera e autorit, por vetëm libri”, ka thënë Misha, duke shtuar se veprat e paraqitura kanë qenë shumë cilësore në mënyrë të veçantë 7-8 prej publikimeve të vitit 2013”.

“Ky nuk është një libër me kujtime, por një libër për kulturën tonë në marrëdhënie me kulturën e totalitarizmit”, ka thënë Vehbiu. Çmimi “Ardian Klosi” mbështetet nga rrjeti i njohur Traduki, i cili ka vendosur ta mbështesë këtë çmim edhe në vitet në vazhdim. Në nderim të përkthyesit Klosi, për vitin 2015 Traduki do të japë një bursë për një përkthyes shqiptar nga gjuha gjermane në shqip për një muaj në Literarische Colloquium Berlin, çka i jep mundësinë kujtdo të aplikojë, ndërsa fituesi do të ketë një muaj qëndrim falas për të punuar në këtë shtëpi të letërsisë dhe një bursë prej 2000 eurosh për të ndjekur jetën kulturore të një kryeqyteti europian siç është Berlini. E pranishme në këtë ceremoni, ministrja e Kulturës, Kumbaro, ka folur mbi debatet e ngritura ditët e fundit, të cilat kanë marrë shkas nga protesta e artistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit, mbi operimin e punës në bazë të kontratave, duke thënë se “reformat në art janë të domosdoshme”.

“Si punëtore e fushës, por edhe si ministre e Kulturës kam bindjen se skena shqiptare e kulturës ka vend për të gjithë aktorët që kanë dëshirën dhe vullnetin të hyjnë në të me një prodhim, me një vepër, me një dëshirë për të tërhequr publikun, për ta edukuar e gëzuar atë, por edhe për të lënë gjurmën e tyre në hartën kulturore të sotme e të nesërme”, tha Kumbaro. Sipas saj ka ardhur koha të ketë kritere. “Nuk mund të mos theksoj se duhet të ketë megjithatë një filtër, një kriter, – quajeni si të doni, – për të hipur në skenën e kulturës si aktor i saj, madje jo thjesht për të hipur, por sidomos për të qëndruar një copë herë mbi atë skenë, e sa më gjatë që të jetë e mundur, në mos përgjithmonë”, tha Kumbaro.

Sipas saj, është në interesin e zhvillimit kulturor të një vendi, siç është dhe kërkesë e komunitetit ambicioz të njerëzve të artit, që kriter duhet të jetë cilësia artistike dhe vendi që çmohet brenda sistemit të hierarkisë së vlerave kulturore. Do të ishte e pafalshme për Ministrinë e Kulturës nëse do të tregohej e pandjeshme ndaj këtij zëri, por po aq do të ishte e pafalshme për Ministrinë e Kulturës nëse nuk do të ndërmerrte reforma në institucionet publike të artit, në krye të 24 viteve përpjekje, ndryshime, përplasje e arritje gjithashtu. Është folur vite me radhë për këto reforma, ndërkohë që taksapaguesit vazhdojnë të derdhin para për skenën. Është folur për mungesë disipline në teatro dhe për të tjerë të rinj artistë që nuk i afrohen dot teatrit as te kangjellat. Është kërkuar, ju siguroj, edhe nga teatrot bashkiakë ndihmë për të bërë reformë duke kërkuar një model ndryshimi”, tha Kumbaro. Institucionet publike të artit po shkojnë drejt dështimit financiar dhe drejt varfërisë artistike, pasi nuk po motivojnë siç duhet të talentuarit artistikë duke mos motivuar dot siç duhet të talentuarit e artistë shumë të njohur e dëshirëplotë për një sallë të mbushur me publik e duartrokitje që s’blihen me para.

“Ajo që duhet dhe synon të bëjë kjo qeveri është reforma në institucionet ekzistuese të kulturës që mbahen me buxhetin e shtetit, që kanë një rol profesional dhe edukues në shoqëri, dhe që nuk mund të lihen as të zvarriten në kornizën e vjetër të para viteve ‘90 dhe as të lëngojnë në pasivitetin e tranzicionit ku sa herë kërkohet ndryshim ky kthehet në një lindje të vështirë në mos të dështuar”, tha Kumbaro, duke hedhur poshtë ata çfarë e kanë quajtur nevojën për reforma “vitin zero” dhe se nuk do të mbyllen institucione artistike. Sipas saj në Teatrin e Operës dhe Baletit ekziston një kaos administrativ kontratash. “Një kuti si e Pandorës që mbulohej veç nga kapaku i borderove, të cilin vendosëm ta hapim, sepse kemi guximin t’i përballim vështirësitë dhe t’i nxjerrim artistët nga situata e paligjshmërisë”, tha Kumbaro. Sipas saj, reforma synon një strukturë të re institucionale me kategori të detajuara artistike për secilin nga anëtarët e trupës, pa shkurtuar asnjë post pune, por edhe krijimin e një skeme afatgjatë vlerësimi të performancës artistike.

“Nga ana tjetër, Ministria e Kulturës e ka marrë përsipër këtë reformë me sa më pak kosto për trupat e artistëve, duke ndjekur gradualisht çdo etapë të reformës, duke u dhënë të gjithëve mundësinë të bëhen pjesë e vlerësimit të meritokracisë e të gjejnë vendin që u takon brenda strukturave të reja e të kenë mundësi të evoluojnë në institucion sipas performancës e jo thjesht në pritje të ditës së pensionit në horizont”, tha Kumbaro.

Monika Stafa, dje në stendën e botimeve “Saras”

Gazetarja Monika Stafa ka qenë e pranishme dje për të dhënë autografe për lexuesin në stendën e botimeve “Saras” për botimin e saj “Një ditë si Sofia”. Libri është një përmbledhje shkrimesh e autorësh botuar në gazetën “Shqip”, si dhe një novelë ku tregohet udhëtimi plot të papritura i gazetares nga Budapesti drejt Vjenës.

Rexhep Qosja paraqet kolanën e ditarëve

“Dëshmitar në kohë historike”, kështu e ka quajtur akademiku Rexhep Qosja kolanën e ditarëve nga viti 1966-1974, i cili do të prezantohet sot për publikun në Festivalin e Librit dhe të Artit. Dje akademiku ka qenë në stendën e botimeve “Toena” për të dhënë autografe për lexuesin.

Begaj takohet me banorët e Bellanicës dhe Temeqinës

0

Begaj me qytetareKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Enver Hoti dhe drejtori i shëndetësisë Hajdin Berisha, mbrëmë kanë takuar banorët në fshatin Bellanicë dhe ata në fshatin Temeqinë, me të cilët kanë biseduar për çështje të ndryshme, përkatësisht nevojat e banorëve të këtyre dy vendbanimeve.

Ky takim, është vazhdën takimeve të kryetarit të komunës, me banorët e fshatrave të Malishevës, për të biseduar me ta, për masat mbrojtëse kundër etheve hemorragjike krime kongo, pastaj për pastrimin e ambientit, si dhe për tu njohur direkt me nevojat e tyre, në mënyrë që këto kërkesa të tyre, të futen në prioritet e komunës, gjatë planifikimit të buxhetit komunal.

Për banorët e Bellanicës, problem kryesor, vazhdon të jetë kthimi i pronave tashmë të privatizuara, e që banorët e Bellanicës pretendojnë të jenë pronar të tokës, e për çka kanë marrë premtimin e Begajt dhe Hotit, se komuna do të jetë përkrahë kërkesave të tyre në aspektin ligjor . Pastaj problem tjetër për fshatin është uji për pije, ku edhe këtu kryetari Begaj, i ka njoftuar se komuna ka ndarë 100 mijë për rritjen e kapacitete të ujit, si dhe Hidroregjioni jugor, po ashtu 100 mijë euro, mirëpo, ujësjellësi i fshatit duhet të futet në menaxhimin e ndërmarrjes së Hidroregjionit, për çka banorët shprehën rezerva dhe kërkuan t’ju ndihmohet në rritjen e kapaciteteve, por duan të menaxhojnë vet ujësjellësin. Dhe kërkesë tjetër për banorët, ishte vazhdimi i kanalizimit në një pjesë të fshatit dhe asfaltimi i rrugicave brenda fshatit.

Ndërsa në Temeqinë, ku sipas banorëve, deri më tani është investuar më së paku, kërkuan asfaltim të rrugëve të fshatit, trotuarin, kanalizimin, rrethja e shkollës dhe çështjet sociale, ndërsa të rinjtë e fshatit kërkuan që t’ju rregullohet fusha e sporti. Kryetari Begaj, premtoi se disa nga problemet e tyre, do të zgjidhen shpejt, kurse brenda mandatit të tij qeverisës, do të zgjidhen këto probleme me të cilat ata ballafaqohen. Ndërsa premtoi se shpejt do ta rregulloj fushën e sportit.

 

Çitaku: Negociatat për MSA-në përfundojnë me 2 maj

0

Vlora CitakuuNegociatat për Marrëveshjen e Stabilizim –Asocimit(MSA), mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, do të përmbyllen më 2 maj, me takimin që do të mbahet mes ekipit negociator kosovar dhe përfaqësuesve të BE-së.
Kosova zyrtarisht ka nisur negociatat për MSA-në në tetor të vitit të kaluar, ndërkaq ky proces, sipas ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, është zhvilluar mbi bazë të agjendës së paraparë me Komisionin Evropian.

Në një prononcim për lajmi.net, Çitaku ka thënë se më 2 maj do të përfundojnë negociata për MSA-në.
“Negocimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit është duke u përmbyllur sipas kalendarit të dakorduar me Komisionin Evropian”.
“Takimi i tretë dhe i fundit negociator do të mbahet më 2 maj në Prishtinë dhe me këtë rast bashkërisht me Bashkimin Evropian do të shënojmë edhe mbylljen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit”, ka theksuar Çitaku për lajmi.net.

Ajo ka njoftuar se më 5 ose 6 maj komisoneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle do të vizitojë Kosovën.
MSA është marrëveshja e parë kontrakture që Kosova nënshkruan me Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit prek një pjesë të madhe të fushës së bujqësisë dhe, sipas ministres së Integrimeve Evropiane, kjo do të ketë përparësitë e veta për bizneset kosovare.
“Bizneset kosovare, me nënshkrimin e MSA-së, në tregun evropian do të kenë trajtim të barabartë me ato evropiane” .

“Në anën tjetër, ne jemi siguruar që të mbrojmë produktet tona, jo i tërë tregu do të liberalizohet menjëherë, ne bashkë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe bashkë me komunitetin e biznesit kosovar kemi hartuar dhe kemi identifikuar bizneset një nga një, dhe shumë prej tyre do të jenë të mbrojtura në faza të ndryshme transitore e disa prej tyre do të jenë të mbrojtura tërësisht”, ka thënë Çitaku.
Ajo ka shtuar se me nënshkrimin e MSA-së, do të përfitojnë edhe konsumatorët kosovarë, pasi do ketë ulje të çmimit për produktet që importohen nga BE-ja.

Procesi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në është një proces përgjatë të cilit vendi që ka dëshirë të krijojë marrëdhënie më të afërta me BE-në, sidomos në fushën e tregtisë së lirë, kalon nëpër reforma legjislative e administrative për tu përgatitur për një gjë të tillë.