12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8585

Thaçi kërkon që të vihet në rend dite votimi për themelimin e FAK-ut

0

Thaci-qeveriaKryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që ta vë në rend dite votimin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ai tha se kjo është një mundësi historike e cila nuk duhet të humbet.

Këto komente, ai i bëri në mbledhjen e Qeverisë, në të cilën u miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me FSK-në, si dhe projektligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të potencial në proceset pranë gjykatës speciale.

Ndaje rrëfimin tënd me të tjerët

0

storiesDokuFest në bashkëpunim me Kosovo 2.0 organizon punëtorinë për tregime vizuale për të gjithë ata që kanë ndonjë tregim që dëshirojnë ta ndajnë me të tjerët dhe të bëhen pjesë e kësaj punëtorie.
DokuFest ka hapur thirrjen për aplikim për të rinjtë e moshës 16-18 vjeç për garën e rrëfimit më të mirë.
Përmes kësaj platforme, të rinjtë nga Kosova do të pajisen me mjete dhe njohuri të nevojshme në fushën e rrëfimeve vizuale, përmes së cilave ata mund t’i shprehin mendimet dhe shqetësimet e tyre mbi çështjet sociale dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Punëtoria do të mbahet me 22 dhe 23 Maj 2014 në Prishtinë dhe më 28 dhe 29 Maj 2014 në Prizren. Punëtoria “Stories we Tell” është komponentë e projektit Fabrika e të drejtave të njeriut.

Bashkëpunimi i komuniteteve etnike përmes rrëfimit të tregimeve është një projekt i financuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementuar nga DokuFest.
Në këtë mënyrë të rinjtë e Kosovës do të kenë një mundësi për shpërndarjen e një numri të konsiderueshëm të veprave vizuale të natyrës sociale, duke ndikuar kështu në opinionin publik dhe në zhvillimin pozitiv të politikave publike, përmes portalit interaktiv të dizajnuar enkas për këtë platformë.
Për të qenë pjesë e kësaj punëtorie dhe për ta mësuar mënyrën më të mirë të rrëfimit vizual, të rinjtë duhet të aplikojnë përmes emailit në adresën [email protected] deri me 10 Maj 2014.

Preteni: Nën llupë edhe zyrtarët në veri

0

Hasan PreteniDrejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka bërë me dije se kjo agjenci gjatë këtij viti ka ushtruar më shumë se 20 kallëzime penale për zyrtarët shtetërorë, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre. Në këtë kontekst, Preteni ka thënë për “Epokën e re” se kjo agjenci mund të ushtrojë kallëzime penale edhe për zyrtarët e komunave në veri të Kosovës.

“Për të gjithë ata që nuk e kanë deklaruar pasurinë, që e kanë deklaruar rrejshëm atë, ose kemi prova se janë përfshirë në veprime të mundshme korruptive, do të ushtrojmë kallëzime penale, pa marrë parasysh etninë, pjesën e Kosovës ku janë duke vepruar, nivelin e institucionit që janë duke e udhëhequr apo ku janë duke punuar”, ka thënë Preteni.

Sipas tij, sistemi shëndetësor dhe ai arsimor qëndrojnë më së keqi për sa i përket nivelit të korrupsionit.

AAK: Thaçit, mandati i tretë ia ka turbulluar mendjen

0

AAK-logoAleanca për ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj aktiviteteve të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, sidomos “premtimeve” të tij rreth arsimit, gjatë aktiviteteve të fundit nëpër Kosovë.
“Të gjithë tanimë e dinë se gjendja në arsimin e Kosovës, me qeverisjen Thaçi nga viti 2008, ka shënuar degradim të përmasave të papara deri më tani”, thuhet në kumtesën e AAK-së.

Kjo për faktin se sipas AAK-së, sot në universitetin më të madh të vendit, në Universitetin e Prishtinës, në një metër katror, i ndjekin studimet 4 studentë, kurse rangimi i tij në vendin e 8066 në mesin e 22 mijë universiteteve, flet për prioritetet e kryeministrit në këtë fushë dhe për “kontributin” e pakontestueshëm të Qeverisë së Kosovës .

“Është e qartë se dëshira që me çdo kusht ta fitojë edhe mandatin e tretë, ia ka turbulluar mendjen. Në fushën e bujqësisë, veterinarisë dhe përpunimit të ushqimit, që është prioritet i Kosovës, studimet i ndjekin 4 për qind të studentëve, kurse në fushën e gjeologjisë, xehetarisë dhe metalurgjisë, ku Kosova ka resurse më të mëdha në rajon, më pak se 4 për qind”, përfundon komunikata.

Forumi Transparenca: Kryetar rihapi takimet e Ekzekutivit

0

Ramadan Muja 2Forumit Transparenca në Prizren, I ka bërë thirrje kryetarit të Komunës, Ramadan Mujës, që t’i rihapë takimet e Ekzekutivit.

Përfaqësuesja e Forumit Transparenca, Elmedina Baxhaku tha se kryetari i Komunës së Prizrenit edhe në mandatin e tij të tretë të qeverisjes vazhdon praktikën e takimeve të mbyllura me drejtorët.

“Mbyllja e takimeve të ekzekutivit ka qenë njëra ndër veprimet më kundërthënëse dhe njëkohësisht më dëmtuese për demokracinë lokale, që është ndërmarrë në mandatit e dytë të kryetarit. Që nga marrja e një vendimi të këtillë, asnjëherë nuk është dhënë një arsyetim i artikuluar dhe bindës për arsyeshmërinë e kësaj mbylljeje”, tha Baxhaku.

“Kjo praktikë, e cila bie ndesh me parimet themelore të qeverisjes transparente është dëshmia më e mirë se komuna e Prizrenit po dështon në promovimin e standardeve të qeverisjes së mirë. Në takimet e kryetarit të komunës me drejtorët komunalë, merren vendimet më të ndieshme rreth menaxhimit të buxhetit komunal”

“Forumi Transparenca shpreh pakënaqësinë dhe mospajtimin e vet në lidhje me pamundësinë e mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve për të marrë pjesë në takimet e kryetarit të komunës me drejtorët komunalë. Kjo mbyllje e vendimmarrjes komunale është pengesë direkte ndaj punës së këtyre akterëve, të cilët kanë për qëllim rritjen e informimit publik”.

“Për këtë arsye, Forumi Transparenca i bën thirrje kryetarit të komunës së Prizrenit që sa më parë të anulojë vendimin për mbylljen e takimeve të ekzekutivit dhe t’i rihapë ato duke u mundësuar pjesëmarrjen gazetarëve, monitoruesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve. Çdo vonesë e kryetarit të komunës për realizimin e kësaj kërkese është dështim për të promovuar një standard elementar të qeverisjes transparente dhe cënim i së drejtës së qytetarëve për informim”.

“Forumi ‘Transparenca’ është trup joformal i përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike dhe misioni i tij është koordinimi i veprimeve të këtyre akterëve për të rritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes lokale të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

,

 

Arrestohet drejtori që lëshoi diplomën e zyrtarit të AKI-së

0

arrestimi 2Pas arrestimit të shefit të verifikimit në Agjencionin Kosovar të Inteligjencës, mësohet se policia e Kosovës ka arrestuar edhe Rushit Halitin, drejtor i shkollës së mesme në Skenderaj.

Sipas Indeksonline, Haliti dyshohet se është i përfshirë në dhënien e diplomës, për ish-shefin e verifikimit në AKI, Isuf Lumi.

Sot nis PriFest-i

0

PriFest-iFestivali ndërkombëtar i filmit, PriFest, e fillon edicionin e gjatë sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës prej 19:30 me tepihun e kuq, për të vazhduar me hapjen solemne nga ora 20:30 e kështu arrijnë deri në projeksionet speciale që fillojnë nga ora 21:00.

Filmi që do të hap sonte PriFest-in është ‘Philomena’ me regji të Stephen Frears, dramë kjo e bazuar në librin ‘Fëmija i humbur i Philomena Lee’ shkruar nga gazetari Martin Sixsmith. Kështu, Starring Judi Dench dhe Steve Coogan rrëfejnë për Filomenen 50 vjeçare e cila kërkon djalin e saj.

Ky film është nominuar për disa kategori në Akademinë e Çmimeve, duke përfshirë foton më të mirë, aktoren më të mirë, skenarin më të mirë dhe origjinalitetin më të mirë.

Festivali PriFest do të vazhdojë për një javë duke sjellur filma të ndryshëm garues në Teatrin Kombëtar dhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Begaj takohet me banorët e Kërvasarisë dhe Pagarushës

0

begaj me qytetarKryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të aktiviteteve të tij dhe përmbushjes së premtimit, se brenda gjashtë muajve të parë, të zbresë në fshatra për ti takuar banorët, gjatë mbrëmjes së djeshme, ka takuar banorët në fshatin Kërvasari dhe Pagarushë, me të cilët ka biseduar për hallet dhe problemet që kanë si fshatra, si dhe i ka njoftuar aktivitetet e qeverisë komunale.

Fillimisht kryetari Begaj dhe drejtori i shëndetësisë, Hajdin Berisha, i kanë njoftuar banorët e këtyre fshatrave për angazhimin e Komunës së Malishevës, në luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) dhe rolin e komunës në zbatimin e strategjisë kombëtare për kundër EHKK, si dhe i kanë njoftuar për aksionin e komunës, për largimin e mbeturinave. Me këtë rast kryetari Begaj, ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve për largimin e mbeturinave dhe ruajtjen e ambientit, si dhe ka kërkuar që të futen në sistemin e menaxhimit të mbeturinave.

Nga ana tjetër, banorët e Kërvasarisë, duke paraqitur kërkesat për nevojat e tyre, thanë se prioritet dhe emergjencë është ndërtimi i kanalizimit, i cili në fakt ka filluar të ndërtohet, pasi punimet janë duke vazhduar, pastaj rruga për lagjen Kodrali, për të cilën po ashtu morën premtimin e kryetarit për ndërtimin e kësaj rruge, si dhe largimi i mbeturinave, sipas banorëve është e domosdoshme.

Edhe në Pagarushë, largimi i mbeturinave doli një prej problemeve kryesore, si dhe ndërtimi i kanalizimit për katër lagje të fshatit, pastaj edhe largimin e derdhjes së kanalizimit në varrezat e fshatit. Nevojë tjetër për fshatin është edhe ekzistimi i një barnatoreje, pasi kanë shërbimin mjekësor, por nuk kanë barnatore.

Një problem jetik për fshatin është edhe sigurimi i ujit për pije, apo ndërtimi i ujësjellësit, për çka morën premtimin e kryetarit Begaj, se shumë shpejt do të bëhen shpime dhe hulumtime për gjetjen e ujit, edhe pse konfiguracioni i fshatit është shumë i vështirë./PrizrenPress.com/

 

Me 2,3 dhe 4 maj të gjithë këndojnë me hasjanët

0

hasi jehon 214Festvali Folklorik “Hasi Jehon 2014”, do të mbahet për 25-në herë në fshatin Gjonaj të Hasit. Festivali mbahet me 2,3 dhe 4 maj. Kryetari i ShKA “Malësori” nga Gjonaj, Haziz Hodaj tha se edhe në këtë edicion do të marrin pjesë SHKA-të më të mira brenda dhe jashtë vendit.

“Edhe këtë viti përveç shoqërive kulturore -artistike nga vendi, në këtë edicion do të marrinë pjesë edhe ShKA-të  jashtë vendit”, tha Hodaj.

Programet:

2 maj ( Dita e parë)

1. SHKA Malësori” Gjonaj
2. SHKA “Kemajl Azizi” VITI
4. SHKA “Visaret e Krrabës” Tiranë
5. SHKA “Katarina Josipi” – Zym
6. SHKA “Dardania” B. Curr
7. SHKA”Bresana” – Bresanë

3. maj (Dita e dytë)

1. SHKA “Jehona” Suharekë
2. SHKA “ Pjetër Bogdani” Krumë
3. SHKA nga Obiliqi
4. SHKA “Salih e Feriz Krasniqi”- Malishevë
5. SHKA “Bajram Curri” Krushë e Madhe
6. SHKA QK “Mati” Mat
7. SHKA “Jahi Hasani” Çegran

4 Maj (Dita e tretë)

1. SHKA Muharrem e Xhevat Qena” – Ramajë
2. AKV “Minatori i Ri”& “Lypjani” Kizhnicë&Lypjan
3. SHKA “Shotë Galica” Drenas
5. AKV “Lidhja e Prizrenit”
6. SHKA “Malësori” Gjonaj

Mbi 700 mijë kosovarë jashtë vendit

0

Migrimi i te rinjeveNumri i qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë emigrue në vende të ndryshme të botës, simbas raportit t’Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuem t’Ejten, asht mbi 700 mijë persona.
Në kuadër të kësaj shifre, janë fut edhe fmijët e lindun jashtë vendit.

Shteti ku ma së shumti kanë emigrue kosovarët asht Gjermania me 35.25 për qind, e pasueme nga Zvicra me 22.94 për qind.

Raporti i titulluem “Migrimi kosovar”, asht përgatit për herë të parë dhe paraqet të dhana për migrimin ndërkombëtar dhe atë kombëtar.

Ky raport përmban aspektin demografik dhe atë socio-ekonomik të migrimit.