17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8584

Ambasadori norvegjez: UÇK nuk do të dalë para gjyqit

0

Jan BraathuAmbasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, në një intervistë për RTK-në, tha se Gjykata Speciale, nuk duhet të shihet si gjyq kundër UÇK-së. Ai e ka vlerësuar mjaft të ndjeshme për Kosovën procesin e themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës. Miratimin e saj nga Parlamenti i Kosovës e ka vlerësuar si opsionin më pak të dhimbshëm.

Për vazhdimin e ulëseve të rezervuara, ambasadori Braathu tha se mund të jetë vendim i mençur, por ato duhet të përfundojnë dikur. ” Sot komunitetet jo shumicë kanë 26 ulëse, por kjo është një diçka që s’mund të vazhdojë përgjithmonë” tha ambasadori norvegjez. Ambasadori gjithashtu ka folur edhe për mandatin e EULEX-it, të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, integrimet evropiane, sundimin e ligjit etj. Intervista do të transmetohet të shtunën në RTK1 dhe RTK3, në ora 21:40.

RTK: Së fundi në Kosovë ka qenë një temë shumë e nxehtë, çështja e themelimit të gjykatës speciale për krimet e luftës. Cili është vlerësimi juaj për këto zhvillime ?

Ambasadori Braathu: Mendoj se ka qenë një votë shumë e vështirë për të gjithë parlamentarët, shumë e vështirë për kryeministrin dhe qeverinë. Mendoj se nuk ka pas shumë opsione dhe se në fund vota ka qenë opsioni më i mirë për Kosovën.

RTK: Vetëm disa javë para votimit, dukej sikur askush nuk e dëshironte këtë gjykatë dhe se ajo nuk duhej të ekzistonte, mirëpo në Kuvend patem 89 vota pro. Çka ndodhi sipas jush?

Ambasadori Braathu: Mendoj se parlamentarët gjatë këtyre tri javeve e kuptuan çështjen pak më mirë, e kuptuan edhe më mirë se cilat janë opsionet dhe mundësitë, pasi njëra nga opsionet ka qenë që të ndodh dicka në OKB. Këtë të fundit, shumica e parlamentarëve e konsideronin si opsionin më të keq. Unë e kuptoj se është një temë mjaftë e vështirë dhe shumë e ndjeshme, por besoj se ky ka qenë opsioni më pak i dhimbshëm i mundshëm për Kosovën.

RTK: Ka pasur shumë debat për atë se cfarë mund të sjellë kjo gjykatë për Kosovën. Si do të ndikojë kjo për imazhin e Kosovës ?

Ambasadori Braathu: E vërtetë është kjo. Mirëpo nëse nuk merremi me këtë cështje do të jetë edhe më e dëmshme për Kosovën. Kur Kosova të tregojë gatishmëri për t’u marrë me këto çështje, ky do të jetë opsioni më i mirë. Gjykata jep një rast për ti nxjerrë të dhënat në tavolinë, të kërkohen përgjigjet e tyre dhe nëse mund të gjenden përgjigjet, do të ishte shumë mire, sepse do të tregonte gatishmërinë e Kosovës për tu ballafaquar edhe me këto tema.

RTK: Kishte një ndjenjë në Kosovë se Serbia nuk ka paguar ende për ate cfarë ka bërë këtu ndaj popullatës dhe ky ka qenë problemi kryesor se a duhet të lejohet një gjykatë e tillë. Po zbulohen shumë vendvarrime në Serbi me mbetje të të vdekurve shqiptarë dhe kjo është një cështje shumë e ndjeshme në Kosovë, kur flasim për themelimin e një gjykate për krimet e kryera nga shqiptarët ?

Ambasadori Braathu: Nuk duhet të shihet ky si një gjyq kundër UÇK-së. Gjykata do të merret me krimet e bëra nga individët, ajo nuk e sjellë UÇK-në para gjyqit. Disa prej të dyshuarëve mund të kenë qenë pjestarë të UÇK-së, por kjo nuk do të thotë se po gjykohet UCK-ja, dhe kështu duhet të kuptohet. Sa i përket Serbisë, mendojë se ka shumë krime të cilat nuk janë adresuar si duhet dhe kjo është një gjë që duhet të bëhet. Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet ti shqyrtojë dhe ti hetojë rastet, për tu ballfaquar me këto krime.

RTK: Ka edhe një temë tjetër të diskutueshme, ardhmëria e misonit të EULEX-it në Kosovë. Pse duhet të zgjatet prezenca e këtij misioni ?

Ambasadori Braathu: Mendoj se EULEX-i mund të kontribuojë në sistemin gjyqësor të Kosovës edhe më tej. Nëse i shohim anketat e opinionit publik e shohim se qytetarët pak a shumë i besojnë EULEX-it. A mund të ketë bërë më shumë eulex-i, me siguri. Por une e di se kanë punuar mjaftë shumë dhe kanë mjaft raste të cilat janë përgatitur.

Mendoj se ky mision mund ti ndihmoj Kosovës për tu marrë me këto raste pasi disa prej tyre janë shumë të vështira për ti gjykuar nga prokurorët dhe gjykatësit kosovarë, pasi ata mund të vihen në presion të madh nga opinioni kështu që ndonjëherë duhet të merret ndihma nga jashtë.

Vit pas viti, përgjegjësisa e sistemit gjyqësor në Kosovë është duke u rritur. Çka është duke ndodhur tani me EULEX-in, ata janë duke i transferuar më shumë përgjegjësi sistemit gjyqësor të Kosovës, gjyqtarë e prokurorëve dhe ata janë duke bashkëpunuar mjaftë mire dhe kështu duhet të vazhdohet.

RTK: Flasim për dialogun e Kosovës me Serbinë në Bruksel. Sa përparim konsideroni se është bërë që nga marrëveshja në letër, deri në zbatimin e saj në terren ?

Ambasadori Braathu: Zbatimi është çelësi kryesor, marrëveshja në letër është një hap i mirë, një hap i parë, por natyrisht jo të gjitha marrëveshjet mund të jenë të rëndësisme nëse implementimi i tyre ngec. Ka pasur disa hapa të mirë drejt zbatimit, kemi levizje të ngadaltë por kjo edhe është pritur. Kemi disa gjëra shumë të vështira sa i përket policisë në veri, mendoj se megjithatë ka pasur një hap pozitiv, policia e Kosovës tani janë në tërë territorin e vendit, jo si më parë.

Ka pasur një shkarkim të strukturave serbe të policisë, ka disa vështirësi por është duke levizur përpara. Një gjë që nuk është kryer ende, është mbrojta civile. Negociatat janë duke vazhduar në këtë drejtim sikur edhe për gjykatat në veri, pra jemi duke shkuar përpara.

Për herë të parë institucionet e Kosovës janë duke u themeluar edhe në veriun e vendit dhe kjo është hera e parë që 15 vjet. Vitin e kaluar zgjedhjet u mbajtën edhe në veri, sipas legjislacionit kosovar, gjegjësisht ligjit për zgjedhjet.

RTK: Kur flasim për ardhmërinë e dialogut, me një qeveri të re në Serbi a do të jetë një situatë më e lehtë më Aleksandër Vuçiqin. Ai ka qenë pjesë e dialogut por nuk është njejtë të jesh zv.kryeministër dhe kryeministër. Ne të gjithë e dimë kush ka qenë Vuçiqi gjatë kohës së Millosheviqit!???

Ambasadori Braathu:
Duhet të presim dhe të shohim, për momentin duhet të besojmë në atë cfarë thuhet. Tani si kryeministër i një qeverie e cila e ka shumicën e qartë, nuk ka arsyetim për moszbatim të marrëveshjeve. Tani do të testohet dhe do te shohim. Arsyeja kryesore e dilaogut në Bruksel është se integrimi i komunitetit serb në Kosovë. Ende nuk e shohim këtë sa duhet. Udhëheqësit lokal serb në Kosovë, haptazi thonë se nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Ata kanë probleme me simbole e gjëra të ngjajshme, mirëpo kur jam në veri me qytetarë të zakonshëm, flas me fermerë, ata kanë një pikpamje krejt tjetër. Ata janë të lodhur dhe të merzitur nga manipulimet dhe njerëzit të cilët mund të quhen edhe kriminiel, të cilët përfitojnë për vetveten. Kam qenë në Zubin Potok javën e kaluar, kam takuar disa biznesmen, të cilët i kanë regjistruar bizneset sipas rregullave dhe ligjeve të Kosovës, që më jep të kuptoj se dicka atje është duke ndodhur. Ata e kuptojnë se ekzistonë një realitet i ri edhe pse nuk e pëlqejnë, por gradualisht gjërat do të ecin.

RTK: Të flasim për kërkesën e komuniteteve, ulëset e rezervuara. A mendoni se partitë shqiptare të shumicës duhet të jenë zemërgjerë karshi komuniteteve, pasi as kushtetuata nuk njeh më vende të rezervuara ?

Ambasadori Braathu: Jo kushtetuta nuk e thotë, ka patur vetm dy mandate ato tani janë kryer…

RTK:Frika është se nëse bëjmë diçka kundër kushtetutës, kjo atëherë mund të ndodh edhe për çështje të tjera?

Ambasadori Braathu: Kjo nuk është çështje e lehtë për tu ballfaquar. Në vitin 2012, pas fundit të pavarësisë së mbikqyrur, janë bërë disa lehtësime nga ana e Qeverisë dhe politianëve karshi komuniteteve. Nuk janë vetëm serbët që e duan këtë,(vazhdimin e ulëseve të rezervuara) janë të gjitha komunitetet.

Mendoj se 20 nga 120 ulëset e Kuvendit, do të jenë të garantuara për të gjitha komunitetet jo shumicë, do të ishte një cak i mirëfillt. Por të inkurajohet edhe një mandat për ulëset e rezervuara, mund të jetë e menqur, por në fund të fundit kjo duhet të përfundoj dikur, pasi për momentin është një ofertë e mirë me ulëset e garantuara, kurse ulëset e rezervuara i ofrojnë më shumë se 20. Sot komunitetet jo shumicë kanë 26 ulëse, është një dicka që s’mund të vazhdojë përgjithmonë.

RTK: Të flasim për integrimet evropiane, gjegjësisht procesin e liberalizimit të vizave. I shihni rendet e qytetarëve para ambasadave të ndryshme cdo ditë ?

Ambasadori Braathu: Ne japim 85-90 % të aplikacioneve për viza, nuk i shoh vizat si pengesë por të bëhemi real, është fyese që gjithmonë t’ju kërkohen tërë këto dokumente para ndërkombëtareve dhe ti thoni dua të vizitojë shtetin tuaj ose të afërmit tuaj atje dhe të trajtoheni sikur po bëni dicka. Sikur jeni kriminel. E kuptoj që njerëzit e shohin këtë si fyerje. Une do të dëshiroja që të kemi liberalizim të vizave dhe do ta arrijmë këtë. Kosova është duke punuar që ta përmirësoj sistemin e saj që udhëtimi pa viza të zbatohet sa më shpejtë.

RTK: Ambasador, korrupsioni është një fjalë që dëgjohet shumë në Kosovë dhe ka shumë akuza të vazhdueshme edhe ndërmjet institucioneve e partive politike. Si e vlerësoni ju luftën kundër korrupsionit në Kosovë ?

Ambasadori Braathu: Ka korrupsion në Kosovë, këtë të gjithë e dimë. Por mund të them se ka korrupsion edhe në çdo shtet tjetër. Kjo nuk e bënë pozitën tuaj me te lehtë, por mendoj se Kosova është në rrugën e duhur, janë duke u ndërrmarë masa. Nëse keni prokurorë e gjyqtarë që janë të pavarur dhe serioz, do të arrihet sukses. Pra sektori i drejtësisë është më i rëndësishmi. Njerëzit duhet të mendojnë se nëse paguajnë për të zënë një vend pune, apo për tu futur në universitet, po bëjnë korrupsion, po futen në këtë krim të dyja palët edhe ata që kërkojnë edhe ata që japin, të gjithë marrin pjesë në korrupsion.

Reagon kryetari Begaj: Nuk kam lidhje gjaku me Blerim Begajn

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka reaguar rreth lakimit të emrit të tij, në rastin e arrestimit të Blerim Begajt e Bali Krasniqit.

“Lidhur me shkrimin me titull: *Malishevë: Arrestohen Blerim Begaj e Bali Krasniqi, dyshohen për korrupsion*, përmendet emri i kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku thuhet se personi i arrestuar Blerim Begaj, është kushëri i afërt i kryetarit Ragip Begaj, sqarojmë opinionin se kjo është një e pavërtetë e madhe”.

“Drejtori i QPS-së në Malishevë, përveç mbiemrit Begaj dhe që është nga fshati Banjë, nuk e lidh asgjë me kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj”

“Kryetari Begaj dhe drejtori i QPS, as nuk janë nga e njëjta lagje dhe as nuk kanë asnjë lidhje gjaku, dhe kjo është e vërteta”.

“Po ashtu, sqarojmë opinionin se kryetari Begaj, është i përkushtuar në luftimin e korrupsionit në çfarëdo forme dhe kushdo që bie ndesh me ligjin, duhet të përballet me drejtësinë”.

“Kryetari Begaj dhe qeveria komunale e Malishevës, kërkon që të gjithë ata që shkelin ligjin, jo vetëm me korrupsion, të përballen me drejtësinë dhe drejtësia të vjen në vend për të gjithë njësoj, përfshirë të gjithë zyrtarët komunalë”.

“Kryetari Begaj, është i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe të gjithë ata që shkelin ligjin,duhet të përballen me drejtësinë’ thuhet në fund të reagimit të Zyrës për medie të kryetarit të komunës së Malishevës Ragip Begajt.

Ndryshohet vendimi për pagesat e studentëve

0

Provimi-pranus-per studentKabineti qeveritar në mbledhjen e së premtes, ka bërë plotësimin dhe ndryshimi i vendimit të Qeverisë, për lirimin për pesëdhjetë për qind të pagesave të studentëve për semestër, akomodim dhe ushqim.
Me plotësimin e këtij vendimi, të gjithë studentët e regjistruar në vitin e parë akademik në universitetet publike do të lirohen nga pagesa e semestrit, ndërsa numri i bursistëve do të rritet nga 1000 në 1500.
Po ashtu, vendimi parasheh që familjet, të cilat kanë më shumë se një student në universitetet publike, do të paguajnë vetëm për një student.

Shtabi i PDK-së në Prizren, takohet me nëndegët e Zhupës

0

pdk zhupShtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Prizren, është takuar sot me strukturat e nëndegëve të rajonin e Zhupës.
Nëndegët e PDK-së në Reçan, Mushnikovë dhe fshatrave përrreth,i kanë bashkërënduar aktivitetet paraelektorale në këtë rajon.
Gjatë diskutimeve të shumta është bërë edhe caktimi I personave përgjegjës dhe koordinatorëve nëpër fshatrat dhe lagjet e trevës së Zhupës.
Kryetari i Degës së PDK-së, në Prizren, Minir Krasniqi, gjatë fjalës së tij, me strukturat pjesëmarrëse në takim, iu referua angazhimeve të shumta, të cilat janë marrë nga ana e kryeministrit Thaçi.

Këto janë veprime, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në përmirësimin e kualitetit të jetës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa anashkaluar në asnjë moment edhe banorët e rajonit të Zhupës.

Fondi për mbështetjen e veprimtarive biznesore, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik, mbështetja e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë me anë të subvencioneve, rritja e pagave dhe e pensioneve për të gjitha kategoritë e të punësuarve janë vendime tepër të rëndësishme dhe me interes për të gjitha kategoritë e shoqërisë sonë.

Kryetari i shtabit zgjedhor Hasan Hasani, foli për premtimet e mbajtura të qeverisë lokale, duke përmendur Investimet e shumta në ifrastrukturë, me ndërtimin e shumë rrugëve, shkollave, qendrave të mjekësisë familjare e shumë projekteve tjera.

Strukturat e nëndegëve pjesëmarrëse në takim, u zotuan se do vazhdojnë edhe më tej, me përkushtim maksimal,, në mbështetjen e platformës së PDK-së dhe liderit të saj Hashim Thaçi./PrizrenPress.com/

 

Çitaku: Integrimi i vërtetë duhet të ndodh në komuna jo në Bruksel

0

qitakuMinistrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, është duke vazhduar me vizitat nëpër Komunat e Kosovës për të takuar kryetarët e Komunave me qëllim të koordinmit rreth agjendës evropiane, procesit të liberalizimit të vizave dhe bashkërendimit të aktiviteteve zhvillimore për vendin tonë.
Ministrja Çitaku u prit nga kryetarët respektiv të komunave në Kamenicë, Ranillugë dhe Partesh, për të diskutuar mundësitë e avancimit të koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit qendrorë dhe atij lokal rreth rekomadnimeve dhe detyrimeve që dalin nga raportet e Komisionit Evropian. Theks i veçantë u vu në kriteret e parashtruara për të avancuar me agjendën e integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Në këto takime të ndara është diskutuar ngritja e nivelit të bashkëpunimit për procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar, trajtimi i dukurisë së migrimit të parregullt, por edhe mundësitë e aplikimit në projekte në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA). Njëkohësisht, temë e këtyre takimeve ishin edhe modalitetet për akomodimin në administratën komunale të bursistëve nga programi Skema e Profesionistëve të Rinjë ” Young Cells Scheme”, projekt ky në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Komisionin Evropian.
“Është në interesin e të gjithëve që të përmbushim kriteret që kërkon BE-ja për integrim, sepse integrimi evropian i Kosovës bëhet këtu në komunat tuaja , e gjetiu, duke i kryer detyrat që na takojnë dhe jo në Bruksel, Berlin, Paris”, theksoi ministrja Çitaku.
Poashtu, ministrja Çitaku ka premtuar ndihmën e ministrisë për t’u përballur me sfidat e riatdhesimit të qytetarëve në komunat e tyre, si dhe do të angazhohet në nivel qeveritar për përmirësimin e kushteve ligjore për zhvillim ekonomik, dhe në kuadër të kësaj për krijimin e klimës më të mirë për investitorët./indeksonline/

Thaçi pi çaj rusi dhe ha kifle në Prizren

0

thaci ne pz pi qaiKreu i Qeverisë është gjithkund teksa po e zhvillon “parafushatën” zgjedhore. Ai në orët e pasdites ka pirë çaj rusi në Prizren me disa qytetarë.

Kreu i Qeverisë ka postuar një fotografi duke pirë çaj rusi në Prizren, derisa është duke e vazhduar parafushatën zgjedhore.

“Çaj dhe kifle në një çajtore në një cep të Lagjes Kurillë, së bashku me qytetarë të rastit. Si gjithmonë mikpritje dhe ngrohtësi në Prizren” ka shkruar Thaçi.

Shtëpia e Minir Krasniqit, në shitje me ankand publik

0

MinirKrasniqi-prizrenKryetarit të Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqit, do t’i shitet shtëpia me ankand publik. Ai që dëshiron të blejë shtëpinë e Krasniqit duhet t’i ketë në xhep 364.300 euro. Blerësi paraprakisht është i obliguar që në bankë të deponojë 10 për qind të shumës së caktuar të shtëpisë.
Kjo pasuri e Krasniqiit do të shitet në ankand publik në mbështetje të dispozitës së nenit 234 të LPP me qëllim të sigurimit të mjeteve për të përmbushur obligimet e firmës “Edorrita”, ndaj kreditorit Raiffeisen Bank, Kosovo me seli në Prishtinë.

“PrizrenPress”, ka arritur të sigurojë konkluzionin për shtitjen e shtëpisë së Krasniqit.

“Gjykata Themelore në Prizren, ka pranuar konluzionin CP nr. 619/12 të datës 24.03.2014 për shitjen e palujtshmërisë së hipotekuar, e cila është evidentuar në certifikatën mbi të drejtën e pronës 2010ZK-Prizren ngastër kadastral 3019/1 me kulturë shtëpi-ndërtesë, oborr me sipërfaqe të përgjithshme prej 288 ha, pronë e debitorëve Minir Krasniqi ½ me adresë në rrugën ‘Selajdin Braha’ nr.69 KK Prizren”.

“Pasuri e palujtëshme mund të shitet në vlerën e përcaktuar prej 364.00, por jo nën 80 për qind të kësaj vlere. Data e shitjes 28 prilli 2014”.

Shtëpia e kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqit do të shitet në Gjykatën Themelore në Prizren, zyra nr. 214.

“Të intersuarit duhet të deponojnë shumën prej 10 për qind të vlerës së cekur të palujtshmërisë në emër të kaocionit në gjykatën para se të fillojë shitja, me të drejtë kthimi të kaocionit pas ankandit ofertuesve të pasukseshëm”.

Minir Krasniqi në dy mandatet e kaluara të kryetarit Ramadan Muja, ka qenë drejtor i Administratës në Prizren. /PrizrenPress.com/

njoftimi

 

Tenderi pas vendosjes së rrethojës në gjimnazin e Malishevës

0

gjimnazi malishevLëvizja “Vetëvendosje”, në Malishevë dhe burime të tjera nga kjo komunë pretendojnë se ka pasur shkelje ligji në tenderin për rrethojën e gjimnazit “Hamdi Berisha”.

Sipas tyre, punimet në vënien e kësaj rrethoje janë kryer në mars, ndërkohë që njoftimi për dhënie të kontratës, në faqen zyrtare të Komisionit rregullativ të prokurimit është publikuar më 10 prill të këtij viti. “Kjo paraqet shkelje të rëndë të procedurave të prokurimit, pasi që nuk ka kurrfarë logjike që pasi të kryhen punimet të shpallet fituesi i tenderit”, ka thënë Muhamet Bytyçi, anëtar i KK të Malishevës nga “VV-ja.

Vetë kreu i Komunës, Ragip Begaj, ka thënë se ky tender ka shkuar krejt në mënyrë të rregullt. “Krejt dokumentacioni për këtë tender është në rregull dhe akuzat vijnë nga njerëz që u është prekur interesi personal, s’ka asgjë tjetër këtu”, ka thënë Begaj/Koha Ditore/

Nesër shënohet 16-vjetori i daljes publike të UÇK-së në Pashtrik

0

perkujtimiNë fshatin Drenoc të Rahovecit,  nesër  shënohet 16-vjetori i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) në  Zonën Operative të Pashtrikut.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Rahovec, ka njoftuar për mbajtjen e tubimit gjithëpopullor për shënimin e 16 vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut me 26 prill 1998 në fshatin Drenoc.
Tubimi do të mbahet të shtunën në ora 12:00, në vendin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenoc.

Analistët: Zgjedhjet të mbahen në qershor

0

zgjedhjet5Analistët politikë, Naim Rashiti dhe Imer Mushkolaj, kanë thënë të enjten se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në qershor të këtij viti. Ata kanë theksuar se çdo vonesë pas qershorit vonon edhe proceset e tjera si dhe vazhdon situatën e paqëndrueshme të institucioneve të Kosovës.
Njohësi i proceseve politike, Naim Rashiti, ka vlerësuar të enjten se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në muajin qershor. Sipas tij, çdo vonesë pas qershorit vonon edhe proceset e tjera si dhe vazhdon situatën e paqëndrueshme të institucioneve të shtetit të Kosovës. “Shihet qartë se PDK-ja nuk është përcaktuar për datën e zgjedhjeve. Megjithatë, zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në qershor. Kështu edhe liderët kanë premtuar dhe se qeveria ndodhet në një situatë ku nuk vepron me kapacitete të plota. Çdo vonesë pas qershorit vonon edhe proceset dhe vazhdon situatën e paqëndrueshme të institucioneve. Ka shumë detyra pas zgjedhjeve, duke përfshirë edhe implementimin më të shpejtë të marrëveshjeve të dialogut”, ka thënë Rashiti për “Epokën e re”.

Edhe analisti tjetër politik, Imer Mushkolaj, ka thënë të enjten se në bazë të zhvillimeve që kanë ndodhur, zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në muajin qershor. “Punën e zgjedhjeve e shoh si një lloj lotarie, por logjikisht ish dashur të mbahen në qershor, për shkak se të gjitha këto zhvillime që kanë ndodhur si dhe të gjitha këto veprime që janë ndërmarrë nga Kuvendi dhe institucionet e tjera janë marrë me logjikën që zgjedhjet të mbahen në muajin qershor”, ka thënë Mushkolaj për “Epokën e re”. Sipas tij, mosmbajtja e zgjedhjeve në qershor do të jetë një fiasko për LDK-në. “Kjo varet nga z. Thaçi dhe z. Mustafa. Ky i fundit e ka dhënë një premtim se do të bëjë të mundur që zgjedhjet të mbahen në qershor, kështu që mosmbajtja e tyre në qershor do të ishte një fiasko për LDK-në në radhë të parë”, është shprehur Mushkolaj.

Ai ka thënë se në qoftë se zgjedhjet nuk mbahen në qershor, atëherë do të mbahen në nëntor, pasi shtatori është muaj i papërshtatshëm. “Këtu prapë hyn në lojë ai aspekti i përfitimeve politike të subjekteve të caktuara dhe liderëve të caktuar politikë, të cilët e masin me kutin e tyre partiak nëse duhet ose jo që zgjedhjet të mbahen në qershor. Personalisht jam që zgjedhjet të mbahen në qershor, për shkak se, në qoftë se nuk mbahen në këtë muaj, atëherë nuk ka gjasa të mbahen deri kah muaji nëntor. Shtatorin e përjashtoj si mundësi për shkak se është kohë e papërshtatshme, meqë vjen menjëherë pas pushimeve”, ka deklaruar Mushkolaj.

Po ashtu, Mushkolaj ka deklaruar se për këtë legjislaturë problem do të paraqesë edhe çështja e vendeve të rezervuara për minoritetet, për të cilat ka shprehur mendimin se do t’u vazhdohen, pavarësisht kundërshtimeve në opinion. “Çështja e minoriteteve është problem i madh, megjithatë besoj se vendet e rezervuara do t’u vazhdohen, pavarësisht këtyre kundërshtimeve e replikave që po ndodhin publikisht dhe do të mund të bëhet transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Pra, tash do të vijë një situatë, që jo vetëm prej aktorëve shqiptarë të subjekteve politike do të varet se çka do të ndodhë në këtë vend, mirëpo edhe prej minoriteteve të cilët e kanë në dorën e tyre të vendosin edhe për çështje shumë të rëndësishme siç është transformimi i FSK-së në ushtri”, ka vlerësuar Mushkolaj, duke shtuar se derisa të mbahen zgjedhjet parlamentare do të arrihet marrëveshje për transformimin e FSK-së në ushtri edhe për vendet e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.