12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8586

Harqaija: Me këtë ritëm LDK-ja s’mund t’i fitoj zgjedhjet

0

Astrit HaraqijaAstrit Haraqija, një prej themeluesve të Listës ”Dr Ibrahim Rugova”, i ka bërë thirrje liderit të LDK-së se nëse nuk i ofron të gjitha grupet e interesit brenda LDK-së, Fatmir Sejdiun, Listën ”Dr Ibrahim Rugova” dhe mërgatën, nuk mund t’i fitoj zgjedhjet parlamentare.

“Me punën që po bën LDK’ja sot nuk jam i kënaqur. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duhet t’i ofroj të gjitha grupet e interesit nëse dëshiron t’i fitoj zgjedhjet. Kështu siç është sot LDK’ja nuk besoj se e ka ndërmend të fitoj zgjedhjet. Nuk po e shoh se Mustafa ka ofruar dikë deri tash. Jam duke menduar se mos ka bërë ndonjë marrëveshje me Hashim Thaçin për t’ia lënë edhe një mandat qeverisës”, ka thënë Haraqija për “Epokën e Re’.

Haraqija tha se Lista “Dr Ibrahim Rugova” në këto zgjedhje do të votoj për LDK-në, pasi sipas tij, janë pjesë e saj. Ai tha se po pret zgjedhjet e brendshme në LDK, për të marrë ndonjë pozitë në udhëheqje të partisë.

Zgjedhje, me hatër ose me zor

0

zgjedhjet5Java e ardhshme pritet të tregojë nëse është e treta e vërteta për opozitën në përpjekjet e saj për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Dy iniciativat e para, njëra e ngritur në vitin 2011 nga Vetëvendosje dhe tjetra këtë vit nga AAK-ja, kanë dështuar.

Madje kjo e fundit ka bërë edhe peticion me qytetarë, mirëpo ky dokument ka mbetur vetëm në letër. Në të dyja rastet këto parti opozitare për synim kanë pasur rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit të mosbesimit.

Përpjekja e tretë tash është e iniciuar nga LDK-ja, por për dallim nga dy të parat, kësaj partie nuk po i intereson rrëzimi i Qeverisë, por shkuarja në zgjedhje duke shpërbërë Kuvendin e Kosovës. Për këtë qëllim Lidhja Demokratike e Kosovës ka përgatitur mocionin dhe të njëjtin pritet t’ia dorëzojë deputetëve për nënshkrim/tribuna/

Lëshime për ulëset ose negociata në Bruksel

0

KuvendiKosoves5-27Vazhdimi i ulëseve të rezervuara për pakicat, pritet të jetë kërkesa e radhës për lëshime që duhet të bëjnë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kjo çështje pritet të shtrohet si një lloj kundërshpërplimi për komunitetet pakicë në shpagim të votës së tyre për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në të kundërtën, burime qeveritare në Prishtinë thonë se nëse nuk u vazhdohen ulëset e rezervuara pakicave, ka “rrezik” që kjo çështje të ngritet për debat dhe negociata në dialogun e Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Andaj, sipas këtyre burimeve, është më e dobishme për vendin që të shkohet me një vendim nga autoritetet e Prishtinës për vazhdimin edhe për një mandat të këtyre ulëseve, pasi që në negociatat e mundshme rreth përfaqësimit të serbëve në institucione qëndrore, lëshimet dhe “pazari” politik konsiderohet se mund të jetë edhe më i madh.

Ndërlidhja e formimit të Forcave të Armatosura me vazhdimin e ulëseve të rezervuara, po ndodh për faktin se të dyja janë çështje që diktojnë nevojën e ndryshimeve kushtetuese/tribuna/

Zyrtari i AKI-së pa shkollë të mesme kryen fakultetin

0

Isuf LumiSecili që ka pretenduar apo është punësuar në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës është “verifikuar” nga një zyrtar që të enjten është arrestuar për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme, shkruan “Koha Ditore”
Isuf Lumi (1966) nga Bllaca e Suharekës është zbuluar se nuk e ka të kryer fare shkollën e mesme. Me një diplomë që dyshohet se e ka falsifikuar, pos që është punësuar fillimisht në Policinë e Kosovës, për të kaluar në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, ka arritur të kryejë fakultetin dhe të regjistrohet në studimet master.

Lumi ka prezantuar një diplomë të shkollës së mesme teknike “Anton Çetta” të Skenderajt. Me të ka arritur që të bëjë karrierë si njëri prej zyrtarëve më të lartë të AKI-së, derisa të enjten është arrestuar si i dyshuar për vepër penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar dhe legalizim të përmbajtjes së pavërtetë.

Burime në organet e ndjekjes kanë thënë për “Kohën Ditore” se Lumi është pranuar në Polici për shkak të lidhjeve të shumta me politikën. Kur i ishte kërkuar diploma më vonë, kishte dërguar një dokument të një shkolle të Skënderajt të vitit 1985.

Me diplomë bachelor, 50 asistentë në Fakultetin e Mjekësisë

0

UP-rektoratiFakulteti i Mjekësisë ka punësuar, ditëve të fundit, 50 asistentë me diplomë bachelor, përmes një konkursi intern, në drejtimet Mami dhe Infermieri, shkruan “Koha Ditore”.
Në mesin e tyre janë edhe pesëmbëdhjetë asistentët, të cilëve në dhjetor të vitit të kaluar Rektorati ua ka shkëputur kontratat e punës, për shkak të diplomave të dyshimta të masterit.

Drejtues të këtij fakulteti e kanë konfirmuar pranimin e tyre, me arsyetimin se për këtë paraprakisht kanë marrë leje nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.

Gjykata speciale pa vendorë

0

Gjykata-qekiqiNë Gjykatën Speciale nuk do të ketë asnjë gjyqtarë apo prokurorë vendor. Po ashtu, nëse dikush shpallet fajtor nga kjo gjykatë, atëherë ai dënimin do e vuaj jashtë Kosovës. 170 milionë euro pritet që BE-ja të shpenzojë për krijimin e Gjykatës Speciale.

Gjykata Speciale e cila do të trajtojë rastet e dyshuara për krime të luftës të cilat dalin nga raporti i Dick Marty-t, do të përbëhet nga 15 gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, pas asnjë vendor, ndërsa mandati i saj synohet të jetë pesë vjeçar dhe do të financohet nga Bashkimi Evropian, shkruan e përditshmja “Zëri”.

Gjykata Speciale pritet që të fillojë gjykimet e saj mbas 2-3 muajsh dhe një dhomë të veçantë do e ketë në Prishtinë dhe tjetrën në ndonjë qytet evropian. Të dënuarit e mundshëm nga kjo Gjykatë do ta vuajnë dënimin jashtë vendit.

Deputeti Haki Demolli thotë se në dokumentin që aprovoj Kuvendi i Kosovës për themelimin e Gjykatës, thuhet se fajtorët do të vuajnë dënimet jashtë vendit.

“Në dokument parashihet që ekzekutimi i dënimeve për personat që do të dënohen nga kjo gjykatë do të bëhet jashtë Kosovës si dhe mandati i saj mos të jetë i lidhur me afate kohore. Pra, nuk ka ndonjë afat të përcaktuar, por që do të funksionojë derisa vlerësohet se nuk ka vend më për hetime ndaj kryerësve të veprave penale. Gjyqtarët parashihen të jenë ndërkombëtar bashkë me prokurorët”, tha Demolli.

Demolli tha se nuk e di se cila do të jetë kostoja që do të duhet për krijimin e kësaj gjykate por tha se është përmendur shifra e 170 milionë eurosh, raporton “Zëri”.

Atje në Marash

0

Skender Berisha

Më zuri shiu më zuri
shpejtë më zuri e më qulli
te mulliri kishte ndaluar guri
nuk bluhej gjë veç fjalëve

më zuri shiu te mulliri
qetësi vetëm zhurmë shiu
një homazh për mullis Avdiun
po shuhej ngadalë 24 prilli

pikoninin gjethet e rrapit
kafeneja e zbrazët dremiste
të zgjohej pakëz më vonë
vetëm lumi për heshtjen nuk pyeste

rrëkeve të ujit skrrajat përpëliteshin
një përpjekje për shpëtim
kush ia mori shpirtin kroit
do t’ia ndieja një psherëtimë

Skender Berisha

24 prill 2014,Prizren

Këshilltarët jopartiakë, vështirë të veprojnë si pjesë e Qeverisë

0

Debati_copy_462519Jeta në Kosovë sonte debaton për prurjet e reja nëpër parti politike pikërisht para zgjedhjeve nacionale në Kosovë. Pse anëtarë të shoqërisë civile u bën pjesë e ekipit aktual qeverisës? Sa kanë hapësirë t’i shtyjnë përpara idetë e tyre si persona profesional pa qenë pjesë e një partie politike? Pse ish-këshilltari jopartiak i kryeministrit Thaçi, thotë se pa qenë pjesë e partisë nuk ke fushë veprimi? Cilat janë arsyet e aderimeve në parti politike të ish-pjesëtarëve të shoqërisë civile? Gjithashtu, gjatë debatit mund të mësoni se cilat janë vlerësimet e panelistëve rreth themelimit të Gjykatës Speciale që u votua dje në Kuvendin e Kosovës.

Dukagjin Gorani, ish-këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndonëse ishte jopartiak, tregon për përvojën e tij.

Ai thotë se është shumë vështirë që të jesh pjesë e ekipit qeverisës si jopartiak dhe t’i shtysh përpara idetë që ke.

Këtë përvojë Gorani e shpalosi gjatë debatit “Jeta në Kosovë”, duke i këshilluar tashmë ish-anëtarët e shoqërisë civile që këto ditë janë bërë pjesë e ekipit qeverisës “Thaçi 2”, se më mirë është të bëhen pjesë e partisë politike, se për ndryshe, pakkush do t’ua varë veshin.

Ky sugjerim, sipas Goranit, shkon më shumë për Luljeta Vuniqin, e cila ishte pjesë e debatit, për shkakun se ajo ka pranuar të jetë pjesë e ekipit qeverisës si staf profesional, e jo partiak.

Gorani tha se, në këtë drejtim, më lehtë do ta ketë Shqipe Pantina, e cila nga shoqëria civile u bë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, e po ashtu edhe Nuredin Ibishi, i cili e la shoqërinë civile dhe iu bashkua LDK-së.

Luljeta Vuniqi tha gjatë debatit se ajo është bërë pjesë e ekipit qeverisës që të kontribuonte profesionalisht në fushën që e ka ushtruar që 20 vjet, e që është fusha e të drejtave të grave.

Ajo nuk konsideron se do ta ketë problem ta japë kontributin e saj në atë ekip qeverisës edhe duke mos qenë pjesë e partisë në pushtet apo të ndonjë partie tjetër.

Shqipe Pantina, si anëtarja më e re e Vetëvendosjes nga shoqëria civile, tha gjatë debatit se arsyeja pse ajo i është bashkuar kësaj lëvizjeje, është programi i saj qeverisës.

Aderim disi i çuditshëm është parë ai i Nuredin Ibishit në LDK, i njohur si “komandant Leka” një ish-komandant i UÇK-së që ka vepruar në zonën e Llapit. Në arenën e politikës kosovare të pasluftës, kjo ka ndodhur rrallë, për të mos thënë fare.

Edhe Ibishin e bindi programi politik i LDK-së.

“Votimi i djeshëm në Kuvend tregoi se Kosova është projekt ndërkombëtar”

Për Dukagjin Goranin, votimi i djeshëm në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale dhe mandatin e EULEX-it, tregon se Kosova është projekt ndërkombëtar dhe se qeveria nuk ka ndonjë fuqi t’u bëjë ballë presioneve të tilla ndërkombëtare.

Shqipe Pantina thotë se ka kur është folur për themelimin e një Gjykate Speciale, ajo ka pritur se kjo gjykatë po themelohet për ta paditur Dick Martyn për akuzat e rreme ndaj luftës së UÇK-së, e jo të gjykohet lufta e saj.

Megjithatë, ajo thotë se nuk është kundër gjykimeve individuale për krime lufte, të cilat kanë mundur të ndodhin gjatë luftës në Kosovë.

E për ish-komandantin e UÇK-së, Nuredin Ibishi nga LDK-ja, themelimi i kësaj gjykate është fyerje e rëndë për luftën e UÇK-së dhe popullin e Kosovës.

Partitë ende me qëndrime të ndryshme për kohën e zgjedhjeve

Praktikisht, Dukagjin Gorani konsideron se koha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte në shtator. Kjo, sipas tij, do të mundësonte përgatitje shumë më të mira për këtë proces.

Edhe “komandant Leka” konsideron se zgjedhjet do të duhet të mbaheshin në shtator.

Shqipe Pantina nga Vetëvendosje, thotë se zgjedhjet do të duhej të mbaheshin sa më parë që është e mundur, qoftë edhe nesër.

Pakicat në kuvend mund të nxjerrin telashe për votimin e FAK-së

Dukagjin Gorani vlerëson se pakicat në Kuvend mund të krijojnë telashe për votimin FAK-së në Kuvend, pasi që, kjo duhet të bëhet me ndryshime Kushtetuese.

E për ndryshime Kushtetuese përveç 2/3 të shumicës në Kuvend, nevojiten edhe 2/3 e pakicave.

Si rrjedhojë e hapjes së Kushtetutës, Gorani thotë se pakicat do të tentojnë që të kërkojnë vende të rezervuara edhe për një mandat.

Kohëve të fundit pakicat votimin në Kuvend e kanë kushtëzuar me sigurimin e vendeve të rezervuara në Kuvend edhe për një mandat qeverisës.

Në të vërtetë, nuk ka bazë ligjore që ua mundëson vendet e rezervuara edhe për një mandat.

Shumica e partive politike, tash e disa kohë e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre për vendet e rezervuara në Kuvend.

LDK, Vetëvendosje janë kundër vazhdimit të kësaj praktike.

Drejtues të Partisë Liberale Serbe (SLS) janë shprehur skeptike për votimin e FAK-së në Kuvend, nëse nuk merren parasysh vendet e rezervuara.

Zyrtarë nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, i kanë thënë Gazetës Jeta në Kosovë se sa i përket votimit të FAK-së, do të koordinohen edhe me partitë e tjera, që nënkupton se do ta shikojnë edhe interesin e Kosovës, por edhe interesin e komunitetit që e përfaqësojnë.

Për të diskutuar për të gjitha këto çështje, sonte në debatin “Jeta në Kosovë” janë të ftuar:

Dukagjin Gorani – ish-këshilltar i qeverisë, tash analist,

Luljeta Vuniqi – ish- pjesëtare e shoqërisë civile, së fundmi pjesë e ekipit qeverisës të “Thaçi 2”,

Shqipe Pantina – ish- pjesëtare e shoqërisë civile, tash pjesë e Vetëvendosjes dhe

Nuredin Ibishi – po ashtu ish-pjesë e shoqërisë civile, tash anëtar i LDK-së

Debati Jeta në Kosovë transmetohet sonte prej orës 20:20 në RTK 1 dhe repriza të premten në mesditë.

Shtabi Zgjedhor i PDK-së në Prizren, takohet me strukturat e partisë në tri fshatra

0

pdk ne fshatarShtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Prizren ka takuar sot me grupet funksionale të partisë në fshatin Korishë, Malësi e Re, Velezhë, Shpenadi dhe Caparcit.

Anëtarët e Shtabit Hasan Hasani, Nijazi Kryeziu e Kujtim Gashi, janë njoftuar për përgatitjet e PDK-së në këto lokalitet,njofton TVPZ.
“Gjatë këtyre takimeve,anëtarët e shtabit zgjedhor të PDK-së janë njoftuar për së afërmi me përgatitjen e strukturave të këtij organizmi politik nëpër këto lokalitete, duke caktuar nënshtabet dhe koordinatorët e nëndegëve të lartëpërmendura”./PrizrenPress.com/

 

Drejtorët komunalë të Prizrenit kërkojnë shfajësim

0

Prizren-shtepia bardheTetë persona të akuzuar në Gjykatën Themelore të Prizrenit, duke përfshirë dy drejtorë komunalë, akuzohen për keqpërorim të detyrës ose autoritetit zyrtar dhe disa vepra të tjera penale. Ata ngarkohen mes tjerash, se duke falsifikuar procesverbale, kanë shitur disa automjete, të konfiskuara nga komuna me vlerë më të vogël sesa vlera e tyre reale, duke e dëmtuar kështu komunën.

Hasan Hasani, drejtor i Shërbimeve Publike, Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit, Zekë Tejeci dhe Sokol Hadri inspektorë komunikacioni në Komunën e Prizrenit të marten bashkë me mbrojtësit e tyre paraqitën fjalën përfundimtare, në gjykimin që i ngarkon për keqpërdorin detyre dhe të autoritetit zyrtar dhe vepra tjera penale.

Këta të katër janë vetëm gjysma e të akuzuarve për shitje të automjeteve të konfiskuara nga komuna nën çmimin e tyre real, duke falsifikuar procesverbale.

Në këtë proces gjyqësor po akuzohen edhe Gëzim Gashi – menaxher i parkingut “Euro-AG”, Islam Morina – mekanik, Lulzim Thaçi – tregtar dhe Bujar Berisha- menaxher i kompanisë “Sigal”.

Akuzat tjera me të cilat ngarkohen të tetët janë edhe ato për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit gusht të vitit 2010 zyrtarët komunalë në bashkëveprim dhe pa pasur autorizim, i kanë shitur Nysret Morinës, automjetin e markës Mercedes ML 320, me numër të targave 319-KS-777, me një çmim shumë më të ulët sesa vlera reale.

Po ashtu, ata akuzohen se gjatë muajve nëntor- dhjetor të vitit 2009 dhe gjatë muajve gusht- nëntor të vitit 2010, kanë nënshkruar 12 procesverbale me të cilat Nysret Krasniqit, Verim Gashit dhe Nysret Morinës u është mundësuar blerja e makinave me çmim më të lirë.

Të akuzuarit sipas prokurorisë nuk kanë shikuar nëse makinat e konfiskuara janë nën dyshime-hetime, ndërsa nuk kanë kërkuar dëshminë e pagesës së shumës totale nga ana e blerësve, me çka i kanë shkaktuar dëm Komunës së Prizrenit.

Hazër Susuri, mbrojtësi i drejtorit prizrenas të Shëbimeve Publike Hasan Hasanit fjalën përfundimtare e paraqiti me shkrim, ndërsa kërkoi që për klientin e tij të merret aktgjykim lirues.

Duke u pajtuar me avokatin, Hasan Hasani deshi të sqarohet për opinionin në seancë. Ai tregoi se është shitur Mercedesi ML 320.

“Makinat kur qëndrojnë mbi 6 muaj në parkingje, nga bashkëpunëtorët e mi përgatitet lista për ankand publik dhe për rastin konkret për veturën Mercedes ML 320, kam marrë listën nga kompania ‘Votra’, tha Hasani.

Ai shtoi se nuk ka pasur informacione për ndonjë ndalesë të makinave të konfiskuara.

“Listën e kam nënshkruar duke mos qenë i informuar për ndonjë ndalesë për këto makina, as nga bashkëpunëtorët e mi, as nga policia, prokuroria, e as nga gjykata”, tha Hasani.

I akuzuari më tutje tha se makinat nuk i ka shitur personalisht, por në ankand publik që ka zgjatur 10 ditë. Ai në gjykatë tregoi se sa është shitur makina Mercedes ML 320.

“Makina është shitur 2600 euro, nga ajo shitje komunës i ka takuar taksa prej 20 % që ka qenë 520 euro, ndërsa paratë tjera i ka marrë kompania “Votra” për shkakë të qëndrimit aty” tha Hasani.

Hasani në fund të fjalëve të tij, të martën kërkoi drejtësi nga gjykata.

Mbrojtësi i Hasanit, Hazër Susuri, për Gazetën Jeta në Kosovë aktakuzën ndaj klientit të tij e quajti të pabazë, duke thënë se ka mungesë provash për fajësinë.

“Aktakuza nuk është e bazuar në provat të cilat janë administruar dhe në këtë drejtim nuk ka kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ngase asnjë provë nuk e konfirmoi pretendimin e prokurorit, në veçanti Hasan Hasani dhe të akuzuarit tjerë kanë vepruar në bazë të Ligjit për Auditim, e veçanërisht në bazë të rregullores së brendshme të Komunës së Prizrenit”, tha Susuri.

Edhe Bashkim Nevzati, mbrojtësi i ish-drejtorit Sadik Paçarizi e kritikoi aktakuzën. Tha se ajo ka mangësi të tilla që e bëjnë të pakuptueshme, ndërsa shtoi se gjykata ka mundësi dhe kapacitete që të mbrojturin e tij ta shpallë të pafajshëm.

I akuzuari Paçarizi, tha se gjatë kohës për të cilën akuzohet, nuk është takuar fare me drejtorin Hasani, ai i tha trupit gjykues se kjo është e pakuptueshme dhe është një djallëzi.

“Unë e di, edhe prokuroria e di se unë jam plotësisht i pafajshëm”, u shpreh Paçarizi.

Fjalën përfundimtare e dhanë edhe mbrojtësit e inspektorëve komunalë Zekë Tejeci e Sokol Hadri. Ata kërkuan nga gjykata që klientët e tyre të lirohen nga akuza dhe të shpallen të pafajshëm.

Më 07 prill, në Gjykatën Themelore në Prizren, fjalën përfundimtare e dha prokurori i rastit Mehdi Sefa, i cili duke u bazuar në parimin më të favorshëm për të akuzuarit, bëri ricilësimin e veprave penale, nga kodi i vjetër në Kodin e ri Penal të Kosovës. Ai kërkoi nga trupi gjykues që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Seanca e radhës, u caktua për datën 8 maj./Gazeta Jeta ne Kosove/