23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

“Kënga ime”, pas pjesëmarrjes së këngëtarit serb, tërhiqen artistët nga Kosova

Dani“Jam njëri ndër këngëtaret pjesëmarrës të festivalit ‘Kënga ime’ në TV Klan. Pas prezantimit të këngëtarit serb, Zdravko Çoliç si mysafir special në javën e kaluar, unë kam vendosur të mos jem pjesë e këtij festivali të këngës shqiptare. Pse s’dua të jem në skenën e këngës shqiptare bashkë me Çoliçin, kam një mijë e një arsye”, – ishte ky reagimi i parë i këngëtarit të muzikës popullore Hysni Klinaku si i ftuar te festivali “Kënga ime”, i cili i tha jo pjesëmarrjes pasi në atë skenë performoi këngëtari i njohur serb, Zdravko Çoliç.

Pas Hysniut, një tjetër këngëtar i ka thënë jo po të njëjtit festival. Visar Peja, një këngëtar i njohur në Kosovë, djali i legjendës së muzikës popullore Ismet Peja, gjithashtu ka reaguar duke braktisur kështu pjesëmarrjen në këtë festival.

“Sigurisht që nuk do të jem pjesë e këtij festivali. Me atë çfarë bënë, definitivisht treguan që nuk kanë lidhje me përjetimet tona. Kur në Rashkë të Serbisë akoma po nxirren eshtrat e shqiptarëve, ata ftojnë një këngëtar serb të jetë pjesë e këtij festivali. Por le të mbetet në përgjegjësi dhe fytyrë të tyre”, ka deklaruar Visari. E të njëjtin veprim deri më tani e ka ndërmarrë edhe këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi.

Është dashur të prezantohet pas dy javësh (26 prill) dhe këngët i ka thuajse të përfunduara, porse ka vendosur që të mos paraqitet. “Pas spektaklit të së shtunës (kur u prezantua Çoliçi), kam vendosur të tërhiqem, sepse thjesht më ka ngjallur ndjenja jo të mira e gjithë ajo çfarë ka ndodhur atë natë”, ka thënë këngëtarja.

Ramadan Krasniqi: Zdravko duhet të distancohej nga krimet serbe duke kërkuar falje
Ramadan Krasniqi (Dani) përmes një komunikate ka rikonfirmuar arsyen e anulimit të pjesëmarrjes së tij në spektaklin ”Kënga ime” . Ai ka pohuar se artistët serbë duhet të kenë guximin të kërkojnë falje për krimet që shteti i tyre ka bërë në Kosovë. Sipas Krasniqit, “nëse muzika nuk ka gjuhë, ose është gjuhë unikale botërore, Zdravko Çoliç e asnjë artist tjetër serb deri sot nuk patën guximin njerëzor, të paktën të kërkonin falje për krimet që shteti i tyre ka bërë në Kosovë”.

“Duke ruajtur respektin profesional për të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Tiranë, nga të cilët kisha nderin të përfaqësoja Kosovën në këtë program edhe në vitin 2010, unë sot ndihem thellë i prekur nga hapësira që iu dha Çoliçit prej organizatorit”, ka thënë këngëtari Ramadan Krasniqi.

Megjithatë, duke shpresuar se ka qenë një gabim pa dashje nga ana e organizatorit, ka shtuar se nuk e sheh veten në një skenë të Tiranës me Zdravko Çoliç. “Zdravko Çoliç dhe unë njihemi mirë në profesion. Ia kemi përcjellë karrierën njëri-tjetrit. Nuk do të më pengonte aspak që ta konkurroja Zdravkon në ndonjë festival ndërkombëtar, ku Kosova ende nuk pranohet sipasojë e shtetit të tij serb. Muzika nuk ka gjuhë ose është gjuhë unikale botëroredhe aty flet arti, por unë mbetem i bindur thellë se hitet e Zdravko Çoliç, që u takojnëviteve ‘70, ‘80 dhe ‘90, tashmë kanë vdekur, e bashkë me to edhe Jugosllavia. Andaj, ftesa që i bëhet atij, është edhe shumë e panevojshme”, ka vlerësuar Dani.

Më Shumë

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i...

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të...

Gabimi i Noes

Ylli në finale

Lajmet e Fundit