22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8602

Deri tash jane refuzuar 2 mijë e 261 aplikacione të veteranëve të UÇK’së

0

ushtar i UCKUdhëheqësi i Sekretariatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjestarit apo të Internuarit të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, ka bërë me dije se deri më tani procesi i verifikimit po dëshmon se numri i veteranëve të UÇK-së është ai që ka qenë në përfundim të luftës dhe se nuk do të ketë fryerje.
Ai ka treguar se deri më tani janë shqyrtuar rreth 10 mijë aplikacione prej të cilave 2 mijë e 261 janë refuzuar.

Fazliu ka thënë se janë verifikuar edhe 2 mijë e 245 aplikacionet e Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Sipas tij, 1 mijë e 367 prej tyre u është njohur statusi i veteranit luftëtar të UÇK-së

Të enjten vendoset për shpërbërjen e Kuvendit

0

KuvendiKosoves5-27Java e ardhshme pritet të nxjerrë vendime të rëndësishme sa i përket skenës politike në vend. Të mërkurën Kuvendi pritet të votojë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Por vendimet nuk ndalen me kaq, pasi liderët e partive politike në vend planifikojnë të mblidhen dhe të merren vesh për datën e shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Gazeta Tribuna merr vesh se një takim i tillë mund të ndodhë të enjten, një ditë pasi Kuvendi të nxjerrë vendimin për gjykatën.
“Menjëherë të enjten do të mblidhemi dhe të merremi vesh për datën dhe formën e shpërbërjes së Parlamentit. Nëse ka ujdi, mund të thërrasim një seancë qysh të premten. Besojmë se me harmonizim të të gjitha partive mund ta hartojmë një tekst të përbashkët me anë të të cilit mund të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë një zyrtar i lartë qeveritar për gazetën..

Presidentja e bën Qeverinë sponsor të Gjykatës Speciale

0

Jahjaga-Thaci10-14Kryesia e Kuvendit ka thirrur për të mërkurën seancë plenare, në të cilën ka paraparë të ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare me Bashkimin Evropian për themelimin e Gjykatës Speciale dhe për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet.

E ka bërë këtë pa e pasur në tavolinë Projektligjin për ratifikim të kësaj marrëveshjeje.
Si instrumente të marrëveshjes do të shërbejnë letrat që kanë këmbyer presidentja Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Me përmbajtjen e tyre janë informuar të premten kryeparlamentari Jakup Krasniqi e kryeministri Hashim Thaçi. Por ka munguar sponsoruesi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes, pjesë e të cilit do të jetë ky letërkëmbim. /Koha Ditore/

Hoti: OKB mund ta themeloj Tribunalin, Rezoluta 1244 ia mundëson!

0

Afrim-Hoti1Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, gjatë një bisede për Gazetën Blic,ka sqaruar se nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton themelimin e Tribunalit, këtë mund ta bëjë Këshilli i Sigurimit, përkatësisht, Organizata e Kombeve të Bashkuara. Por, ai shprehet kundër themelimit të kësaj gjykate, nëse emri i saj do të jetë Tribunal, e aq më shumë nëse ai do të quhet Tribunal Ndërkombëtar për Krime të UÇK-së.

Si shembull, ai përmend Gjykatën për Shri Lanken, të cilën e ka themeluar Këshilli i Sigurimit, ndërsa thekson se varianti më i pranueshëm do të ishte sikur të themelohej një Dhomë e Posaçme, në kuadër të sistemit juridik të Kosovës.

Profesor Hoti ironizon me themelimin e Tribunalit për Krimet e Luftës, duke pohuar se po pretendohet të bëhet Tribunal për t’i ndjekur ata që janë sulmuar, përndjekur, e vrarë, e jo palën që ka shkaktuar luftëra në Ballkan.

“Formimi i Tribunalit për UÇK-në, do të përkthehej kështu: pas Luftës së Dytë Botërore ne po themelojmë një Gjykatë Ndërkombëtare për dënimin e krimeve që kanë kryer Polakët kundër nazistëve, ose hungarezët. A kryen polakët ose hungarezët ose popujt tjerë krime kundër Hitlerit? Jo. U formua Gjykata e Nurembergut për t’i dënuar krimet që i shkaktoi Hitleri dhe Gjermania naziste”, thotë ai.

Gazeta Blic: Deri tash është thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk e voton atë që po quhet Tribunali për Krime të Luftës në Kosovë, të njëjtin do ta bëjë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). A mundet OKB-ja ta bëjë një gjë të tillë për Kosovën, a ka mandat, cilët janë hapat që duhet të përshkohen?

Afrim Hoti: Unë e kam thënë publikisht më herët që ne jemi para dy opsioneve, opsioni i parë nëse e formojmë ne këtë mekanizëm gjyqësor që unë nuk po di ende, edhe sot kam dilema, se nuk do të duhej të quhej Tribunal Ndërkombëtar.

Gazeta Blic: Por si të quhej?

Afrim Hoti:Do të mund të quhej Dhomë e posaçme për ndjekjen e pretendimeve për krime të luftës në Kosovë, por kjo do të duhej të ishte gjithëpërfshirëse dhe pa dallim etnie, jo vetëm për UÇK-në, por për këdo që ka shkaktuar krime në Kosovë. Është botërisht e ditur, edhe është normë në të Drejtën Ndërkombëtare që krimet e luftës, krimet kundër paqes, dhe krimet kundër njerëzimit janë të patjetërsueshme, do me thënë, nuk vjetërsohen. Do me thënë ato nuk mund të vjetrohen, në kuptimin që po që se gjenden prova pas njëzet, tridhjetë, ose dyzet apo pesëdhjetë vjetësh që dikush ka kryer krime të luftës, ai duhet të dalë para drejtësisë. Nëse ne e themelojmë një mekanizëm të tillë në kuadër të sistemit juridik të Kosovës unë nuk shoh asnjë problem, sepse, Kosova as në të kaluarën, as sot, as nesër nuk duhet të niset nga pretendimet për fshehjen e një fakti ose një dëshmie të pretenduar. Mbi këtë bazë unë mendoj se ne duhet të “lahemi” një herë e përgjithmonë nga çfarëdo dileme që lidhet me krimet e luftës dhe me atë që ndodhur në fund të viteve të 90-ta. Mundësia e parë është që ne vetvetiu ta formojmë këtë mekanizëm që na spastron nga të gjitha pretendimet për luftën. Nëse ne nuk e bëjmë një gjë të tillë, këtë mund ta bëjë edhe Këshilli i Sigurimit në kuptimin formal juridik.

Gazeta Blic: Por si mund ta bëjë Këshilli i Sigurimit?

Afrim Hoti:Këtë mund ta bëjë duke përdorur një instrument juridik, Rezolutën 1244, që është aktive ende në Kosovë. Dhe mbi bazën e funksionimit të kësaj Rezolute, Këshilli i Sigurimit mund të marrë vendim ose ta ndryshojë, ta amendamentoj këtë Rezolutë, ose ta nxjerrë një Rezolutë të re në mbështetje të asaj 1244 me të cilën themelon një Tribunal Ndërkombëtar, që sipas mendimit tim është paradoks.

Gazeta Blic: Do me thënë, hapi është ky, të bëhet Rezoluta që i paraprinë themelimit të Tribunalit?

Afrim Hoti:Një vendim i Këshillit të Sigurimit që reflektohet ose shpërndahet përmes një Rezolute, sepse, Këshilli i Sigurimit nxjerrë Rezoluta, dhe në këtë Rezolutë, ata do të mund të thoshin që bazuar në dispozitat e Rezolutës së tanishme 1244, dhe në shtojcë të tyre, mbase mund t’i mveshej si aneks, Këshilli i Sigurimit në mënyrë që të bëjë ndjekjen e krimeve, siç pretendojnë, autorizon, themelimit e një Tribunali, po i them kushtimisht këtij mekanizmi që eventualisht do të formohet.

Gazeta Blic: Cilat janë rastet kur Këshilli i Sigurimit ka nxjerrë një Rezolutë të tillë, ka themeluar një Tribunal?

Afrim Hoti: Është rasti i Gjykatës për Sri Lanken, rasti i ndjekjes së krimeve në Sri Lank, dhe nga ajo që unë kam parë të paktën në medie, prandaj mund të tingëllojë si spekulative, sepse unë nuk kam ndonjë dokument zyrtar që e kam parë, sot i përcolla edhe mediet, as Kryesia e Kuvendit nuk ka diçka zyrtare. Prandaj, parimisht është rasti i Sri Lankës, ku Këshilli i Sigurimit formon Gjykatën për ndjekjen e krimeve të kryera në Shtetin e Sri Lankës. Po në këtë rast kemi situata diametralisht të kundërta, sepse, e kam thënë edhe më herët, po e them prapë, formimi i një Tribunali të tillë do të ishte plotësisht i kuptueshëm sikur t’i atribuohet një territori tjetër ose një shteti tjetër që ka qenë iniciator i luftës, në këtë rast Serbisë, në Beograd. Ose nëse e përkthejmë në gjuhën më të kapshme, formimi i Tribunalit për UÇK-në, do të përkthehej kështu: pas Luftës së Dytë Botërore ne po themelojmë një Gjykatë Ndërkombëtar për dënimin e krimeve që kanë kryer Polakët kundër nazistëve, ose hungarezët. A kryen polakët ose hungarezët ose popujt tjerë krime kundër Hitlerit? Jo. U formua Gjykata e Nurembergut për t’i dënuar krimet që i shkaktoi Hitleri dhe Gjermania naziste. Do me thënë këtu tash po ndodhë e kundërta, nëse themelohet ky mekanizëm. Nëse themelohet mekanizmi në kuadër të sistemit juridik të Kosovës, dhe ne do ta quanim atë si Dhomë të Posaçme, ose si një strukturë, ose si një Gjykatë që merret me ndjekjen e krimeve të luftës, ne parimisht do të duhej të ishim në rregull, sepse, nuk kemi çfarë të fshehim.

Gazeta Blic: Deri tash kemi parë reagime të ndryshme për dhe kundër Tribunalit. Po thuhet gjithashtu se opsioni që nëse se bënë Kuvendi i Kosovës do ta bëjë OKB-ja është presion apo shantazh i ndërkombëtarëve ndaj Prishtinës zyrtare, sepse, realisht një gjë e tillë nuk mund të ndodhë?

Afrim Hoti:E kanë gabim plotësisht, sepse, ne edhe më tutje jemi nën mandatin e OKB-së, formalisht. Ju tash do të thoni, po mirë, ne e kemi Kushtetutën, situata në teren është krejtësisht ndryshe. Unë plotësisht pajtohem se kjo është një temë për të cilën ne mund të debatojmë shumë gjatë, por është fakt i pamohueshëm që e kemi në fuqi një Rezolutë 1244, na pëlqeu ose nuk na pëlqeu neve. Dhe mbi bazën e ekzistencës dhe të qenit në fuqi të kësaj Rezolute, unë nuk shoh problem formal juridik për themelimin e këtij pretendimi, ose kësaj krijese të paqartë, për të cilën po flitet me të madhe.

Regjisori i “X Men”, Bryan Singer akuzohet për pedofili

0

Bryan SingerRegjisori i “X Men”, Bryan Singer akuzohet për abuzim seksual, nga Michael Egan, sot 30-vjeç, i cili pretendon se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, në vitin 1999 kur ishte vetëm 15 vjeç.

Sipas mediave në SHBA, regjisori ka abuzuar me djalin, kur ai aspironte të bëhej aktor. Sipas akuzës, Bryan Singer e kishte gënjyer djalin me një rol në një film, dhe në këmbim kishte kërkuar raporte seksuale.

Por avokati i regjisorit i hodhi poshtë akuzat duke thënë: “Akuzat ndaj Bryan Singer janë pa baza. Jemi të sigurt se do të vërtetojmë pafajësinë.”

“EC Ma Ndryshe” përmbyllë fazën e parë të dorëzimit të shkresave të pranuara nga qytetarët

0

Ec ma ndryshePas punës disa mujore në hartimin dhe zhvillimin e idesë, si dhe funksionalizimin dhe promovimin e platformës për pjesëmarrje përmes mediave sociale në vendimmarrjen e komunës së Prizrenit, OJQ “EC Ma Ndryshe”, të premten, ka përmbyll fazën e parë të dorëzimit të shkresave të pranuara nga qytetarët.

Propozimet për buxhet respektivisht investime kapitale, ankesat e ndryshme dhe e-peticionet e pranuara përmes platformës online www.merrpjese.org , janë adresuar tek organet përgjegjëse komunale.

“Më saktësisht të premten në Komunën e Prizrenit janë dorëzuar 9 propozime për projekte kapitale në shkollë, lagje e qytet, të cilat i janë drejtuar secilës drejtori përkatëse”, tha Laura Lutfiu, assistant i projketit nw OJQ “EC Ma Ndryshe”

“Të gjitha shkresat që janë protokolluar në komunë i janë drejtuar drejtorëve të drejtorive përkatëse, Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe Zyrtarit për Informim pranë Kuvendit Komunal”

“Po ashtu 13 ankesa lidhur me çështje të ndryshme janë dorëzuar në komunë, që i janë adresuar Kryesuesit të KK-së, Zyrtarit për Informim dhe drejtorive përkatëse, derisa ankesa lidhur me qentë endacakë përveç në DSHP është dorëzuar edhe në Polici”

“Ndërkaq 4 peticione elektronike janë dorëzuar në komune, që i janë drejtuar Kryesuesit të KK-së, Zyrtarit për Informim dhe drejtorive përkatëse, me ç’rast 3 e-peticione janë protokolluar direkt në DKA si:

“Wshtw kwrkuar kabineti i informatikës në Gjimnazin “Remzi Ademaj, laborator në shkolla dhe të ndërpritet praktika e grumbullimit të hollave nga nxënësit për sigurimin fizik të shkollave”.
“EC Ma Ndryshe” përmes kësaj forme inovative të artikulimit të kërkesave dhe vullnetit të qytetarëve, synon që të rris pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe njëkohësisht të shtyjë organet komunale që të veprojnë në përputhje me interesat e shprehura drejtpërdrejtë nga qytetarët.

 

“Platforma online www.merrpjese.org , është prodhuar nga EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes në vendimmarrje përmes medieve sociale”, përkrahur nga UNDP”

Propozimet që janë protokolluar sot në Komunë dhe në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa, janë:

– Kosha për mbeturina (Hamam-Bazhdarhane);

-Të ndërtohet një sallë sportive (Sh.f.m.u. “Lidhja e Prizrenit”);

-Ndërtimi i rrugës dhe urës (në Gornje Selo);

-Ndërrimi i gypave të ujësjellësit;

-Asfaltimi i një rruge pa dalje( rruga “Tefik Qanga”);

-Rregullimi i parkut (rruga “Besnik Muçaj”);

-Shtëpia e pleqve;

-Parku në lagjen Dardania;

-Ndërtim rruge (ish medreseja “ Alaudin”)

Një muaj paraburgim për E.Koka nga Prizreni,dyshohet për 601 gram marihuanë

0

Të burgosur palestineGjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin E.Koka nga Prizreni.

Afërdita Kicaj, zëdhënëse e Gjykatës në Prizren, tha se Koka dyshohet se ka kryer veprën penale për blerje,posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancës narkotike.
“Departamenti për Krime të Rënda, me datën 17.04.2014, i cakton paraburgim E. Koka, nga Prizreni, me kërkesën e Prokurorit të Shtetit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge nga neni 273 parag.2 të KP-së dhe mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 parag.1 të KP-së”.

“I pandehuri E.Koka në shtëpinë e tij dhe në punëtori e cila gjendet në Prizren pa autorizim posedon substancat narkotike të dyshuar marihuanë me qëllim të ofrimit për shitje të paketuara në 99 qese plastike të mbushura me substancë narkotike në peshë prej 601 gr. dhe të hollat në shumë prej 610 euro dhe 650 denar të Republikës së Maqedonisë, gjithashtu duke pasur parasysh se ka poseduar dy pistoleta të kalibrit 7.65 mm. së bashku me dy karikator”.

“Gjykata Themelore në Prizren cakton paraburgim në kohë zgjatje prej 1(një) muaji i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit me 16.04.2014 në ora 10:00 dhe do të zgjasë deri ma datën 16.05.2014.Një gjë të tillë e ka bëtë të ditur për medie zëdhënsja ë Gjykatës në Prizren”./PrizrenPress.com/

Merita Halili këndon në TV Pink të Beogradit

0

merita haliliPërderisa ende po vazhdojnë reagimet ndaj pjesëmarrjes së këngëtarit serb Zdravko Colic në Tv Klan, tani vjen lajmi tjeter i po kësaj natyre nga Gazeta Shqip. Merita Halili, ka kënduar në Beograd, në një program që shfaqet në Televizionin PINK’.

Gazeta në fjalë thotë se se Halili është pritur ngrohtësisht nga publiku ndërsa citon Halilin të ketë deklaruar se në Beograd e kanë bërë të ndjehet si mbretëreshë.

Ashton i kthen përgjigje Jahjagës

0

letra e ashtonit per jahjagenPërfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, baronesha Catherine Ashton, ia ka kthyer përgjigjen presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një letre, duke pranuar kërkesën për të vazhduar zbatimin e mandatit të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

“Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe EULEX-I do të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet, autoritetet e drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë, për të forcuar edhe më shumë sistemin e pavarur shumë-etnik të drejtësisë dhe shërbimi shumë-etnik policor në përparimin e tyre drejt plotësimit të standardeve evropiane në fushat e tyre përkatëse”, ka thënë Ashton në letrën e saj.

Duke folur ndërkaq për Task-forcën e posaçme të hetimeve, të krijuar në kuadër të misionit evropian, dhe për cilëndo procedurë gjyqësore që buron nga kjo njësi, Ashton ka thënë se ato do të vazhdojnë derisa “Këshilli i Bashkimit Evropian t’a njoftojë Kosovën që hetimet dhe procedurat përkatëse janë përmbyllur”.

“Kosova sikur pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, e ka perspektivën evropiane. Përmes zbatimit të mandatit të tij, EULEX-i do të kontribuojë në lehtësimin e përparimit të Kosovës drejt integrimit të mëtutjeshëm në BE”, ka thënë mes tjerash në letrën e saj, baronesha Catherine Ashton, dërguar presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga.

 

Përkujtohet dëshmori Ismat Kryeziu

0

muja te deshmorietNë Arbanë të Prizrenit është shënuar 15 vjetori i rënjes së dëshmorit Ismet Kryeziut. Në këtë përvjetor ka marrë pjesë kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, bashkëluftetarë dhe familjarë të shumtë.

“Të gjithë dëshmorët e kombit punuan dhe luftuan për lirin e qytetarëve të Kosovës, duke larguar një armik, që synonte, shfarosjen e shqiptarëve në këtë pjesë të Shqipërisë etnike”, tha Muja.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është sovrani më i mirë, drejt fitoreve të reja, shumë dimensionale, që do të pasojnë në hapësirat shqiptare, në integrimin tonë demokratik, drejt botës së qytetëruar evropiane”./PrizrenPress.com/