Ashton i kthen përgjigje Jahjagës

letra e ashtonit per jahjagenPërfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, baronesha Catherine Ashton, ia ka kthyer përgjigjen presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një letre, duke pranuar kërkesën për të vazhduar zbatimin e mandatit të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

“Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe EULEX-I do të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet, autoritetet e drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë, për të forcuar edhe më shumë sistemin e pavarur shumë-etnik të drejtësisë dhe shërbimi shumë-etnik policor në përparimin e tyre drejt plotësimit të standardeve evropiane në fushat e tyre përkatëse”, ka thënë Ashton në letrën e saj.

Duke folur ndërkaq për Task-forcën e posaçme të hetimeve, të krijuar në kuadër të misionit evropian, dhe për cilëndo procedurë gjyqësore që buron nga kjo njësi, Ashton ka thënë se ato do të vazhdojnë derisa “Këshilli i Bashkimit Evropian t’a njoftojë Kosovën që hetimet dhe procedurat përkatëse janë përmbyllur”.

“Kosova sikur pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, e ka perspektivën evropiane. Përmes zbatimit të mandatit të tij, EULEX-i do të kontribuojë në lehtësimin e përparimit të Kosovës drejt integrimit të mëtutjeshëm në BE”, ka thënë mes tjerash në letrën e saj, baronesha Catherine Ashton, dërguar presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga.

 

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit