Policia reagon ndaj deklaratave të Florin Krasniqit

Policia e KosovesDeklarata të pamatura dhe tendencioze, i ka quajtur Drejtori i Departamentit për operacione, Rashid Qalaj, deklarimet e kryetarit të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovarë të Inteligjencës, Florin Krasniqi, e cila sipas Qalaj, ka për qëllim njollosjen e Policisë së Kosovës.

Qelaj në një konferencë për medie thotë se Policia e Kosovës në asnjë moment nuk do të veprojë sipas agjendave të individëve të caktuar.

“Zoti Krasniqi tenton ta sulmojë Policinë e Kosovës. Ne e ftojmë zotin Krasniqi, që për çdo informatë që ka, për cilindo individ, për cilindo pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të vijë në Policinë e Kosovës, të shkojë në Inspektoratin Policor të Kosovës, në prokurorinë më të afërt edhe ta denoncoj”, thotë Qalaj,

Një ditë më parë, Florin Krasniqi, ka thënë se një pjesë e vogël e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, janë pjesë e krimit të organizuar në Kosovë.

“Unë e kam thënë disa herë se një pjesë e vogël e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, janë pothuajse krimi i organizuar në Kosovë, ata bëjnë bartjen e pareve, bartjen e drogave, ata janë baza e krimit. Krejt esenca e ligjit është me i largu ata njerëz. Në qoftë se nuk arrijmë me i largu kriminelët prej policisë dhe rendit publik atë herë ne kemi shumë problem”, ka thënë Krasniqi.

E sa i përket asaj se Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka pranuar 17 ankesa nga zyrtarë të institucioneve të ndryshme lidhur me procedurën e verifikimit nga Departamenti i Verifikimit të AKI-së, Qalaj thotë se asnjë epror nga Njësitë Speciale të Kosovës nuk ka, që nuk e ka kaluar verifikimin.

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit