20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8608

Rrustem Mustafa-Remi: Jemi vonuar për integrim në BE dhe NATO

0

RrustemMustafa–RemiKosova ka për synim integrimin në BE dhe NATO, por në këtë drejtim jemi pak të vonuar. Kështu tha një ligjëratë të mbajtur sot në Fakultetin Filozofik në Prishtinë ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Para studentëve ai ka folur edhe për fazat e transformimit të pushtetit në Kosovë.

Transformimi i një vendi ndodh në dy faza: transformimi politik nga sistemi i kaluar në sistemin tjetër dhe transformim nga okupimi në liri. “Këto dy transformime në Kosovë ndodhën në të njejtën kohë”, tha ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.

Sipas tij krahasuar me vendet e rajonit, në Kosovë si pasojë e okupimit nuk ka mundur të transformohet sistemi komunist në atë demokratik.

“Duke qenë të okupuar ne nuk kemi mundur ta shëndrrojmë sistemin politik pasi që ishim në direktiva të të tjerëve, pa dashjen tonë. Kjo është njëra çështje, çështja tjetër është ajo e përfundimit të Luftës, dalja në liri për herë të parë”, theksoi ai.

Mustafa vlerësoi se transformimet nuk janë gjithherë modele të mira, ato sipas tij mund të jenë faza eksperimentale ashtu siç ishte vendi ynë së paku qe 10 vite.

”Tek tani kur BE me synime më të çarta po krijon mundësi për të na edukuar dhe trajnuar, në këtë fushë sidomos të ekonomisë dhe politikës ju e shihni çartë se ne kemi qenë duke u eksperimentuar së paku qe 10 vite”, tha ai.

Gjatë ligjërimit, Rrustem Mustafa tha se faza emergjente e transformimit në vendin tonë ka zgjatur shumë si shkak i mosdhënies së kontributit nga të gjithë. Ai theksoi se sistemi i sigurisë në vend nuk është në nivelin e duhur dhe kjo sipas tij e vonon Kosovën në rrugën e eurointegrimit.
(RTK)

Kur mediet e Prizrenit, kuptojnë “tepër” për Qeverinë “MujaIII”

0

muja ne mbledhje te ekzekutivitPraktika e mbylljes së ekzekutivit prizrenas, që po vazhdon prej disa vitesh vlerësohet si mungesë transparence, andaj njëra nga kërkesat kryesore të medieve dhe shoqërisë civile është hapja e takimeve, që kryetari i komunës, Ramadan Muja mban me bordin e drejtorëve. Kjo çështje është edhe në fokus të Forumit “Transparenca”, që sapo është themeluar.

Në fillim të mandatit të parë, si kryetar komune, pas marrjes së pushtetit nga LDK, Muja pat ndërprerë praktikën e “mbylljes hermetike”, duke lejuar qasjen e medieve në ekzekutiv, por gjërat ndryshuan, kur filluan kritikat rreth vendimeve si dhe kur pushteti kuptoi se duke qenë të pranishme, mediat po kuptojnë shumë gjëra rreth punës së qeverisë lokale, e kjo me gjasë s’i pëlqeu kryetarit, që mbylli dyert, duke mbajtur me të lehtësuar parinë e Prizrenit.

Në pamundësi për ta përcjellë drejtpërdrejt, përfaqësuesit e mediave për vendimet e marra në ekzekutiv, shpesh nuk janë njoftuar nga zyrtarët komunalë, por informacionet i kanë publikuar duke ju referuar përfaqësuesve të shoqërisë civile. OJQ “EC Ma Ndryshe” ka mundur të ketë qasje në këto mbledhje, në saje të një projekti monitorues.

Elmedina Baxhaku, monitoruese, tha për “Zërin” se nga vjeshta e vitit 2012, kjo organizatë merr pjesë në takimet e rregullta të kryetarit me bordin e drejtoreve, por kjo nuk lejohet edhe në mbledhjet e parabordit, ku fillimisht “siten” propozimet të cilat i përcillen bordit.

“Vazhdimisht kemi rekomanduar e bëre presion, që mbledhjet e ekzekutivit të hapen edhe për mediet e shoqërinë civile, por ka munguar vullneti dhe gatishmëria e kryetarit. Prej se na është lejuar prania aty, vendimet e marra në ekzekutivin lokal, menjëherë i kemi publikuar në media lokale, pasi ato kanë qenë gjithmonë të pa publikuara, jo vetëm nga drejtoritë përkatëse si propozues, por as nga zyrtari për informim”, tha ajo, duke shtuar se publikimet mungojnë edhe ne ueb sajtin e komunës.

Zëdhënësi i komunës, Ymer Berisha, pyetjes se përse ekzekutivi vazhdon të jetë i mbyllur për media, ju përgjigj duke thënë se bordi i drejtorëve se nuk është kategori ligjore dhe se informacionet përcillen përmes zyrës së informimit, që është e hapur për medie.

Ai nuk preferoi të flasë më tepër rreth asaj, nëse ekzekutivi do të vazhdojë edhe më tej t’i mbaj larg mediat gjatë mbledhjes së tij.

Naim Cahanaj nga KDI, që monitoron punën e komunës së Prizrenit, tha se “me këtë veprim, kryetari krijoi terr informativ në vendimet e marra nga ana tij, dhe ekipit qeverisës. KDI në vazhdimësi ka potencuar ngecjet e qeverisë komunale, për mos angazhim të duhur në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies, ku në këtë kontekst ka kërkuar edhe hapjen e takimeve të ekzekutivit për media, qytetarët dhe shoqërinë civile”.

Baxhaku tha se po ashtu kanë potencuar mungesën e respektimit të udhëzimit administrativ për transparencë, ndërsa në debatet publike gjatë punës monitoruese i kanë bërë apel ekzekutivit për hapjen e takimeve, pasi tek e fundit duhet të jetë vullneti i vetë ekzekutivit edhe zyrtareve për publikimin e punëve të tyre, pasi edhe janë mandatar për këtë.

Bora në Malishevë, shkakton dëme

0

2817Rënia e borës dje dhe sot, ka shkaktuar mjaft telashe në territorin e Komunës së Malishevës, duke bërë dëme në rrjetit elektrik, pastaj dëme në pemëtari, pasi pesha e borës ka thyer degët e pemëve, ndërsa të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përfshi edhe rrugët në fshatrat e Maleve të Berishës, ku kompania ka intervenuar në pastrimin e borës nga rruga.

Si pasojë e dëmeve në rrjetin e shpërndarjes së rrymës, nga mbrëmë Komuna e Malishevës, pothuajse në tërësi ka qenë në terr, dhe rrjedhimisht ka mbetur edhe pa furnizim me ujë për pije nga sistemet e ujësjellësve, ka bërë të ditur drejtoria komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas drejtorit të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Ahmet Morina, zyrtarët e kësaj drejtorie, janë në terren duke vëzhguar situatën, pasi në disa rrugë ka ujë, sikur edhe në Malet e Berishës, ku sasia e madhe e borës, ka vështirësuar qarkullimi, por kompania për pastrimin rrugëve, ka intervenuar dhe bora është larguar nga rruga, dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Dëme janë vërejtur edhe në bujqësi, sidomos në pemëtari, pasi sasi e madhe e borës dhe pesha e saj, kanë dëmtuar pemët në disa raste, duke i thyer degët. Megjithatë, në drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, nuk ka pasur thirrje nga qytetarët, për ndonjë rast emergjent dhe situata është nën kontroll.

Berishaj: Publikimi i Doktoraturave Çështje Ditësh

0

Anton Berishaj-ud i rektorit UPJeta në Kosovë të enjten debaton për premtimet e menaxhmentit të ri të UP-së pas protestave e dorëheqjeve që ndodhën në këtë universitet. Cilat janë detyrat e këtij menaxhmenti? Pse Berishaj thotë se i ka duart e lira të veprojë në UP? Kush është skeptik se gjendja në UP mund të rregullohet shpejt? Pse studentët thonë se nuk po studiojnë, por po mësojnë në UP? Pse sipërmarrësit po kanë telashe të gjejnë kuadro që dalin nga UP-ja për t’i punësuar ata? Po ashtu pas debatit do të transmetohet reportazhi hulumtues rreth problemeve të shkollimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ushtruesi i detyrës së rektorit të UP-së, Anton Berishaj gjatë debatit “Jeta në Kosovë” tha se i ka duart e lira për të vepruar në rregullimin e shumë çështjeve që kanë të bëjnë me UP-në. Kjo sipas tij meqë nuk ka kurrfarë presioni politik.

“Unë i kam duart e lira për atë mandat, për aq sa është e paraparë me Statutin e UP-së”, tha ushtruesi i detyrës së rektorit, Anton Berishaj. “Unë nuk kam pasur asnjë presion në përzgjedhjen e ekipit”, shtoi ai.

Por për njohësin e çështjeve arsimore, Dukagjin Pupovci, menaxhmenti i tashëm do ta ketë problem ta vë në binarë UP-në, sepse sipas tij në të ka shumëçka të rregullohet.

“Kjo strukturë menaxhuese këtë gjendje nuk mund ta përmirësojë, sepse këtu vërtet ka shumë kufizime”, tha ai. “Kjo e do një kohë më të gjatë dhe problemet emergjente janë aq të pranishme saqë vështirë që kanë me arritë deri këtu”, ka shtuar Pupovci.

Erblin Hoxha, student në Departamentin e Shkencave Politike, i cili është në përfundim të vitit të tretë, konsideron se përgjatë këtyre viteve nuk ka studiuar, por ka mësuar. Ai thotë se asgjë nuk e dallon mësimin e shkollave të mesme nga ai i studimeve në UP.

“Unë për këto tre vjet mendoj se nuk kam studiuar. Unë ende e kam mendimin se për këto tre vjet kam mësuar, ku e kam pasur një ligjërues i cili e ka mbajtur një orë dhe na e ka dhënë një libër në të cilin duhet të lexojmë dhe në fund ka ardhur një provim me 15 pyetje”, tha Erblini.

Sipërmarrësi Armend Malazogu, po ashtu pjesëmarrës në këtë debat, tha se po ka telashe për të gjetur kuadro nga UP-ja që do të mund t’i punësonte në ndërmarrjen e tij. Ai thotë se kuadrot në UP zakonisht mësojnë programe informative që tashmë janë tejkaluar dhe janë zëvendësuar me teknologji të re.

“Ne ballafaqohemi me kuadro të cilat vijnë prej teknologjive të tejkaluara deri në 10 vjet”, tha ai gjatë debatit.

Publikimi i diplomave të Masterit, Doktoratës dhe CV-ve

Ushtruesi i detyrës së rektorit, Anton Berishaj, premtoi se publikimi i punimeve të masterit, doktoratave dhe i CV-ve i të gjithë stafit akademik në UP është çështje ditësh.

“Unë mendoj se brenda ditëve do të kompletohen”, tha Berishaj.

Ai tha se nëse dikush nga stafi akademik nuk i sjell punimet e tij, ai nuk ka mekanizma që t’i largojë nga puna, por premton se do t’i publikojë emrat e atyre që nuk i kanë sjellë.

Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që t’u bëjë presion stafit akademik që t’i sjellin punimet.

Ulja e pagesave për studentë, ishte politike

Gjithashtu, në debat është diskutuar edhe për vendimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vendosi që t’ua ulë pagesën e semestrit, banimin në konvikt dhe ushqimin në mensë studentëve.

Anton Berishaj tha se qeveria nuk ka pasur pse ta pyeste atë rreth vendimit.

“Pse është dashur të më pyes mua qeveria? Ajo e ka marrë vendimin dhe kaq”, tha Berishaj.

Mendim ndryshe ka njohësi i çështjeve arsimore, Dukagjin Pupovci, i cili thotë se qeveria është dashur gjithsesi të konsultohet me UP-në.

“Qeveria është dashur të konsultohet me UP-në, madje të konsultohet fort, sepse bëhet fjalë për fondet e UP-së”, tha Pupovci. “Vendimi i qeverisë për uljen e pagesave është politik”, ka shtuar Pupovci.

Në debatin “Jeta në Kosovë” gjithashtu mund të ndiqni edhe detaje të tjera që kanë të bëjnë me gjendjen e UP-së dhe propozimet për tejkalimin e situatës së krijuar deri më tash.

Për të gjitha këto çështje në emisionin “Jeta në Kosovë” debatojnë: U. d. i rektorit të UP-së, Anton Berishaj, njohësi i çështjeve arsimore, Dukagjin Pupovci, sipërmarrësi Armend Malazogu dhe Erblin Hoxha, student në Shkenca Politike në UP

Problemet e shkollimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Pas debatit për UP-në, në emisionin “Jeta në Kosovë” mund të ndiqni reportazhin rreth problemeve kryesore që hasin fëmijët me aftësi të kufizuara gjatë shkollimit.

“Jeta në Kosovë” ka vizituar disa prej familjeve në komuna të ndryshme të Kosovës të cilat kanë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe ka gjetur se ka fëmijë të cilët fare nuk ndjekin mësimin, fëmijë që e kanë lënë mësimin dhe të tillë që kanë probleme pasi kanë shkuar në shkollë.

Ndërsa institucionet përgjegjëse për fëmijët me aftësi të kufizuara, rastet e tilla i quajnë diskriminuese dhe të lëna anash nga shteti.

Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos”-it, thotë se këta fëmijë kanë qasje të kufizuar për t’u arsimuar në shkolla.

“Fëmijët me aftësi të kufizuara janë me të vërtetë të kufizuar në qasjen e arsimit në shkolla”, thotë Maliqi.

Dukagjin Pupovci nga Qendra e Arsimit në Kosovë (KEC), thotë se kur flasim për trajtimin e këtyre fëmijëve, e kemi gojën plot, a në të vërtetë ata diskriminohen.

“Ne themi që po kujdesemi për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe në fund i diskriminojmë këta të fundit”, thotë Pupovci.

Kurse Arbër Morina, këshilltar dhe zëdhënës në Ministrinë e Arsimit (MAShT), thotë se janë duke punuar që këta fëmijë të pranohen sa më mirë.

“Ne i inkurajojmë edhe shkollat që të pranojnë sa më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara”, tha ai.

Përfaqësuesja e prindërve në shoqatën “Down Sindrom”, Leonora Shabani, thotë se edhe ata fëmijë që shkojnë në shkolla nuk po arrijnë të mësojnë shkrim dhe lexim.

“Edhe pse ka fëmijë që shkojnë në shkolla, fatkeqësisht mund të them që shumica prej tyre janë analfabetë”, thotë ajo.

Emisioni “Jeta në Kosovë” emetohet në RTK të enjten në orën 20:20.

Xhufi: Si do i ‘ndryshojmë’ tekstet e Historisë, përçmim për kuislingët

0

Pëllumb XhufiPeriudha të tëra historike, si antikiteti dhe mesjeta shqiptare, janë shkruar nga njerëz me formim dhe aftësi të kufizuara. Shqipëria e Jugut është bërë pjesë e Greqisë, janë përshkruar si popull i egër malesh, etj. Nxënësit u shushatën prej teksteve të prodhuara nga ofiçina e “alter-tekstit”. Historiani Pëllumb Xhufi nuk ngurron të vërë në dukje të gjitha ato që i cilëson si të meta të teksteve shkollore të historisë. Sot pjesë e një komisioni që do i rishkruajë dhe rishikojë ato, profesori ndalet në të gjitha ngjarjet, personazhet dhe periudhat më të debatuara. Por cili është projekti aktual i Ministrisë së Arsimit?
Një grup historianësh të njohur nga Shqipëria e Kosova, e më gjerë si Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Afrim Krasniqi, Bernard Fischer e të tjerë, do të hartojnë tekstet e historisë për arsimin parauniversitar.
Kjo është një nismë e Qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës përmes të cilës synohet unifikimi i teksteve mes dy vendeve, por njëherazi, bëhet edhe një lloj rishikimi përmbajtësor i tyre, për periudha, ngjarje e personazhe historikë.
Vetë Xhufi premton se shkrimi i teksteve të historisë për shkollat e mesme nuk do të jetë më një operacion biznesi, por një detyrë fisnike, ku autorët e teksteve do të vendosin faqen, nderin dhe integritetin e vet, profesional dhe moral.
“Ne nuk kemi ndërmend as të idealizojmë e as të censurojmë ndokënd mbi bazën e veprimtarisë së vet politike”, – thotë ai, ndërsa më herët ka vënë në dukje se “sherret” që kanë trazuar mendimin historik në këto periudha i ka prodhuar politika, dhe politika shqiptare, ajo më vulgarja, e ka trajtuar historinë si një grua të përdalë. Më poshtë intervista.
Një grup historianësh të njohur shqiptarë, ku jeni edhe ju, do të angazhohen në hartimin e teksteve të historisë, për arsiminparauniversitar. Çfarë do të kenë ndryshe këto tekste, nga tekstet aktuale?
Ambicia jonë është që këto tekste të jenë vetëm dhe thjesht produkt i logjikës shkencore historike dhe jo produkt i llogarive dhe interesave jashtë-shkencore, politike e ekonomike, siç ka ndodhur jo rrallëherë në të kaluarën e afërt. Vetëm disa vjet pas lançimit të së ashtuquajturës reformë e “alter-tekstit”, lënda e historisë, që duhej të ishte lënda më e dashur për nxënësit tanë, rezulton të jetë kthyer në një lëndë të bezdisshme dhe të pakuptueshme për ta. Protagonistë të kësaj reforme u bënë shtëpi botuese dhe historianë të besuar të pushtetit, të cilët nxituan t’u ngulitnin nxënësve versionin e tyre të historisë, ku shpeshherë heronjtë bëheshin tradhtarë dhe tradhtarët bëheshin heronj, ku virtytit i thuhej ves dhe vesit i thuhej virtyt. Ku fshiheshin të vërtetat dhe ku shpaloseshin të pavërtetat. Dhe ku periudha të tëra historike, si antikiteti dhe mesjeta shqiptare janë shkruar nga njerëz me formim dhe aftësi të kufizuara. Shumëkujt i kujtohet se në tekstet e prodhuara nga ofiçina e “alter-tekstit”, nxënësit u shushatën kur gjetën të përfshihej Shqipëria e Jugut brenda kufijve të Greqisë. Në tekste të tillë “alternativë” shqiptarët përshkruheshin si popull i egër malesh, që jetonin duke plaçkitur e duke u pushtuar territore fqinjëve të tyre sllavë e grekë! E pra, gjëma dhe mëkate të tilla antishkencore, që janë pa fund në tekstet e “alter-tekstit” nuk do mund të ndodhin më, pasi autorët e teksteve të reja të historisë do të jenë profesorë e studiues të mirëfilltë, shqiptarë e të huaj, autorë tekstesh gjithashtu, por mbi të gjitha autorë monografish e punimesh fondamentale, të njohura e të certifikuara në mjediset shkencore shqiptare dhe ndërkombëtare. Shkrimi i teksteve të historisë për shkollat e mesme nuk do të jetë më një operacion biznesi, por një detyrë fisnike, ku autorët e teksteve do të vendosin faqen, nderin dhe integritetin e vet, profesional dhe moral.

Këta libra do të përfshijnë disa periudha të historisë, mes tyre edhe ato më të debatueshmet, periudha e Zogut, Lufta e Dytë Botërore, e më tej ardhja e komunizmit. Në gjykimin tuaj, sa e vështirë do jetë puna, duke pasur parasysh edhe debatet që do e shoqërojnë procesin?

Pa dyshim, momentet historike që ju përmendni janë në fakt ato që më së shumti janë bërë objekt debatesh e vlerësimesh kundërthënëse. Megjithatë, të mos harrojmë që shumë nga “sherret” që kanë trazuar mendimin historik në këto periudha i ka prodhuar politika. Dhe politika shqiptare, ajo më vulgarja, e ka trajtuar historinë si një grua të përdalë, të cilën mund ta përdhunojë e ta rrahë sa herë të dojë. Kujtoni skandalet që shoqëruan kremtimin e 100-vjetorit të Pavarësisë, një përvjetor që u përdhos nga plot akte vulgare e të neveritshme të frymëzuara nga politika në pushtet. Ndaj, angazhimi ynë i parë do të jetë të qëndrojmë jashtë politikës dhe kulturës së saj të asimilimit e të deformimit. Përsa u përket specialistëve dhe historianëve profesionistë, që do të jenë edhe autorët e teksteve në fjalë, këta bashkohen në shumë nga çështjet që kanë të bëjnë me periudhat e historisë sonë më të re dhe që ju me të drejtë i konsideroni “temat e nxehta” të historisë së Shqipërisë. Në fund të fundit, historia shkruhet mbi bazën e fakteve dhe faktet i shtyjnë historianët pashmangërisht drejt brigjeve të njëjta, ose të ngjashme. Problemet fillojnë kur historia pretendohet të shkruhet mbi bazë perceptimesh, ndjeshmërish e paragjykimesh. Këtu fillon mistifikimi i historisë.
Periudha e sundimit osman ka nxitur polemika në Kosovë, më së shumti e së dyti në Shqipëri, për termat e përdorur si fillim. Ju, si do ta trajtoni këtë periudhë?
E pra, pikërisht debatet për të cilat ju bëni fjalë, sa në Kosovë aq edhe në Shqipëri, janë ngritur më shumë mbi bazë perceptimesh, ndjeshmërish e paragjykimesh, që gjithsesi nuk kanë bazë historike. Periudha gati 500-vjeçare e sundimit osman thjesht është pjesë përbërëse e historisë sonë të përbashkët. Ajo nuk mund të paragjykohet as si një “aksident”, as si një “periudhë për t’u harruar” dhe aq më pak si një “periudhë për t’u urryer”. Për shumë kohë e trajtoi të tillë periudhën e sundimit osman historiografia greke, e cila pothuajse i fshiu nga memoria historike e grekëve plot 400 vjetët e historisë në periudhën e “turko-kratisë”. Por sot, edhe në Greqi ka ardhur një brez i ri studiuesish, që i është kthyer me forcë studimit të periudhës së sundimit osman. Historianit nuk i lejohet të bëjë “kapërcimet pindarike”, të cilat i bëjnë shpesh edhe intelektualë të njohur, që pretendojnë të bëhen “gjykatës të historisë” dhe të ndëshkojnë me një “damnatio memoriae” Perandorinë Osmane dhe periudhën e gjatë të sundimit të saj për dëmet që ajo i ka shkaktuar kombit shqiptar. Sjellje të tilla me historinë të kujtojnë një episod nga historia e Papatit në shek. IX, të ashtuquajturin “gjyqi i kufomës”. Episodi lidhet me luftën për fronin papal midis Papës Stefan VI dhe antipapës Formoz, që përfundoi me vdekjen e papritur të këtij të fundit. Tetë muaj më vonë, papa Stefan VI urdhëroi të nxirrej nga varri kufoma e kundërshtarit të tij dhe pasi urdhëroi të vishej me rrobat ceremoniale dhe të ulej në një fron papal, në prani të kardinalëve dhe të dinjitarëve të tjerë kishtarë, inskenoi me të një proces të kobshëm gjyqësor, i cili e dënoi kufomën e gjorë me flakjen e saj në ujërat e lumit Tever. E pra, historia nuk gjykohet e nuk zgjidhet “a posteriori”: ajo ka ardhur deri tek ne ashtu si ka ardhur, për faj apo për meritë të atyre që kanë jetuar para nesh. Do të ishte naive t’i kërkoje sot hesap historisë, e cila nuk u tregua dashamirëse me shqiptarët dhe u dërgoi atyre Turqinë, kur mund t’u kishte dërguar Austro-Hungarinë! Logjika historike vepron ndryshe, ajo pranon se Perandoria Osmane do ta pushtonte domosdoshmërisht Shqipërinë, për të njëjtat arsye gjeopolitike që e pushtuan atë përpara saj Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Bullgare apo Perandoria Serbe. Rëndësi ka që shqiptarët arritën të ruajnë individualitetin e tyre edhe kur pjesa më e madhe e tyre u islamizua. Rëndësi ka fakti që myslimanët shqiptarë, jo më pak se vëllezërit e tyre të krishterë, ishin ndër luftëtarët e vijës së parë gjatë kryengritjeve antiosmane të shek. XVI-XIX e deri në prag të Pavarësisë. Ishin gjithashtu ndër ideologët më të ndriçuar të Lëvizjes Kombëtare e ndër ideatorët më të vendosur të shtetit modern shqiptar.
Skënderbeu, mes Lindjes dhe Perëndimit, kryqtar, princi që luftoi për Arbërinë apo për interesa të ngushta personale dhe origjina e tij do të marrin përgjigje?

Figura dhe historia e Skënderbeut kanë fituar tashmë një profil solid, bazuar në një masë të madhe burimesh arkivore e tregimtare të kohës kur jetoi dhe veproi vetë heroi dhe në një sërë monografish të shkruara mbi të nga autorë shqiptarë e të huaj. Këto provojnë më së miri se jeta dhe vepra e tij nuk shpjegohen dot mbi baza egoisto-familjare, mbi baza fetare apo mbi baza kanunore, siç ka provuar të thotë edhe së fundi ndonjë historian i dhënë më shumë pas sensacionit se sa pas të vërtetës historike. Skënderbeu nuk hezitoi të luftojë edhe kundër familjarëve të tij, edhe kundër princërve e shteteve të krishtera, sa herë që veprimi i tyre binte ndesh me interesat e shtetit dhe të idesë shtetërore që ai përfaqësonte. Skënderbeu ngriti një shtet të bazuar në historinë dhe në traditën shqiptare. Në letrat e shkruara nga ai vetë për sovranët dhe princërit e Evropës, Skënderbeu u referohet vazhdimisht shëmbëlltyrave të nxjerra nga historia e vjetër dhe e re shqiptare, që nga Pirrua i Epirit dhe Aleksandri i Maqedonisë e deri tek princërit Balshaj e Topiaj, të cilët kishin tentuar para tij ngritjen e një shteti mesjetar shqiptar. Skënderbeu e kuptoi fare mirë rolin e jashtëzakonshëm gjeopolitik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, e kuptoi se qëndresa e shqiptarëve kundër invazionit osman ishte e destinuar të ngjallte interesin më të madh të Evropës së krishterë. Aty ai pa mundësinë e një aleance të fortë ushtarake me fuqitë evropiane dhe të një fitoreje që do të siguronte vazhdimësinë dhe fuqizimin e shtetit të tij shqiptar. Skënderbeu ishte thjesht luftëtari i paepur i lirisë. Jo rastësisht një figurë e tillë e historisë u bë elementi përbashkues i shqiptarëve të të gjitha kohërave, të të gjitha krahinave dhe të të gjitha besimeve. U bë, pra, elementi qenësor i ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Në një farë mënyre, ky grup pune do e shohë të nevojshme të bëjë edhe “rishkrim të historisë” për figura të debatueshme. A mund të na thoni cilat janë figurat për të cilat do ju duhet të punoni dhe përqendroheni më shumë?
Si studiues i mesjetës shqiptare, nuk do të kem të bëj aq shumë me rivlerësime figurash e ngjarjesh historike, sa do kem të bëj me evidentimin e momenteve dhe personazheve të panjohur më parë dhe që i kam evidentuar gjatë hulumtimeve të mija të fundit. Sigurisht, kolegët që merren me historinë moderne dhe bashkëkohore do të kenë të bëjnë me figura të debatuara fort, duke filluar nga ajo e Ahmet Zogut dhe e Enver Hoxhës. Por unë jam i bindur se ata zotërojnë të gjithë bagazhin intelektual, informacionin, integritetin, kurajën dhe akribinë shkencore për t’i trajtuar sa më objektivisht edhe këto figura. Sigurisht, me vetëdijen se jo për gjithçka dhe për këdo do të mund të thuhet fjala përfundimtare. Lënia hapur e debatit apo i ashtuquajturi open-ended approach do të përbëjë edhe një nga qasjet më të spikatura metodologjike të angazhimit tonë: t’u lëmë nxënësve të hapur rrugën e kërkimit dhe të informimit të pavarur.
Kuislingët janë kthyer së fundmi në temë debati. Roli i tyre në periudha të ndryshme historike ka qenë i ndryshëm. Ç’vend do zënë ata në histori?
Kuislingët nuk mund të jenë një temë debati serioz, as tek ne dhe as tjetërkund. Në asnjë kohë e në asnjë vend nuk u është rezervuar kuislingëve ndonjë vlerësim tjetër, veç stigmës e përçmimit. Në këtë kuptim, nuk mund të pritet të ndodhë ndonjë çudi me tekstet e reja. Veçse, figurat historike, cilatdo qofshin ato, do të fotografohen nëpërmjet akteve dhe veprave të tyre, pa i ngarkuar ato me cilësime e komente subjektive. Ne nuk kemi ndërmend as të idealizojmë e as të censurojmë ndokënd mbi bazën e veprimtarisë së vet politike. Nëse Mithat Frashëri ka qenë vërtet një patriot, kjo do të rezultojë nga vetë aktiviteti i tij deri në vitet e Luftës II Botërore. Nëse ai apo patriotë të tjerë si ai, më vonë bashkëpunuan me pushtuesin, kjo gjithashtu do të rezultojë nga paraqitja e fakteve dhe e veprave të atyre vetë, jo nëpërmjet vlerësimeve të autorëve të tekstit.

Ballistë e partizanë, në luftë mes tyre apo në luftë me pushtuesin? Sa do të mund të arrini ju të vini pikat mbi i në këtë pikë dhe a do të mund të zgjidhet përfundimisht numri i dëshmorëve?
Shikoni, në kohë paqeje dhe normaliteti shpeshherë është e vështirë të dallosh të mirën nga e keqja. Por lufta i thjeshton gjërat dhe njerëzit klasifikohen sipas qëndrimit që mbajnë ndaj vlerës bazike të lirisë. Mbështetur edhe në masën e madhe të dokumentacionit të vjelur së fundi në arkivat gjermane, italiane, angleze apo amerikane nuk vihet në dyshim se grupime të caktuara politike në Shqipëri iu bashkëngjitën pushtuesit, duke u njësuar me të dhe duke marrë pjesë bashkë me të në operacionet ndëshkimore kundër luftëtarëve të lirisë. Në fund të fundit, kolaboracionistët e komprometuan rëndë edhe pozicionin e Shqipërisë pas përfundimit të luftës, në Konferencën e Paqes së Parisit dhe e bënë më të vështirë zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Dihen marrëveshjet antikombëtare që disa prej tyre nënshkruan me qarqet nacionaliste serbe e greke dhe që në thelb asgjësonin pavarësinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë. Në të kundërtën, Shqipëria i detyrohet jashtëzakonisht luftës dhe sakrificës të atyre mijëra të rejave e të rinjve shqiptarë, që bashkë me lirinë u kthyen shqiptarëve edhe dinjitetin mes kombeve që luftuan kundër nazi-fashizmit. Kjo sigurisht, nuk justifikon ekseset e palës tjetër, Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe të Partisë Komuniste, të cilat me siguri do të evidentohen.
Një tjetër çështje e debatuar është masakra e 4 shkurtit…

Është një nga ato rastet e shumta, për fat të keq, kur shqiptarë në shërbim të pushtuesit vrasin e masakrojnë shqiptarë të tjerë, që nuk e duan pushtuesin. Edhe këtu, ka pak vend për debat, e shumë vend për reflektim.
Trazirat e vitit 1997, qenë konsideruar vite më parë në tekstet shkollore si rebelim komunist. Cili është qëndrimi juaj për këtë?
Nuk më takon mua të shprehem për këtë çështje, këtu nuk jemi në mesjetë, por në ditët tona. Sigurisht, kolegët që merren me këtë periudhë do t’i japin përgjigjen e duhur edhe kësaj pyetjeje. Por, sa më përket mua, po dua t’iu kujtoj se tashmë në të gjithë librat e historisë e në të gjitha enciklopeditë e botës (po citoj këtu enciklopedinë “Larousse” dhe koleksionin historik të “New York Times”), ngjarjet e vitit 1997 i faturohen ekskluzivisht qeverisjes autoritariste dhe liberticide të Sali Berishës: askush nuk i përfill përçartjet berishiane mbi të ashtuquajturin “rebelim komunist”./bw/

Themelohet NISMA e Gruas për Kosovën

0

Limaj me valdete bajraminNISMA për Kosovën ka themeluar edhe Këshillin e Gruas për Kosovën. Me një pjesëmarrja të madhe të femrave nga të gjitha qytetet e Kosovës, Këshilli themelues i NISMËS së Gruas për Kosovën ka zgjedhur kryesinë dhe kryetaren.

Me një mbështetje të fuqishme nga të gjitha femrat e Këshillit themelues, Valdete Bajrami është zgjedhur kryetare e NISMËS së Gruas për Kosovën.

 

Reportazh nga Prizreni: Brigjeve të Lumëbardhit…

0

Prizren ura e guritVështirë se mund të gjendet një lumë në të gjithë viset shqiptare me e pa kufinj administrativë që të ishte kimetli ose që t’ia kalojë në lumturimin e tij si LUMBARDHI që kalon si fjongo e kaltër mes për mes qytetit karakteristik të Prizrenit. Duket se përkrah simbolikës së BASHKIMIT që të kujton ky qytet, sa herë e kujton e viziton, apo edhe bujt për disa netë në pragjet bardhoshe të tij të mbushura me aq e aq histori, pse jo edhe me gojëdhëna, është edhe ai i LUMIT .

Një ditë më parë isha ulur në kinemanë ABC të Prishtinës, në atë kolltuk ku vetëm 2 vjet më parë për muaj të tërë ishte ulur i madhi dhe i paharruari Artist i Kombit BEKIM FEHMIU, deri sa ai gjeti një vdekje tragjike. Me orë të tëra miku i tij Milazim Salihu, një mikpritës i shkëlqyer dhe një artist edhe i fjalës së shkruar (na ofron edhe një shkrim që posa e kishte botuar për dyvjetorin e vdekjes së Bekim Fehmiut në gazetën kosovare me titull “Shqiptarët nuk e kuptuan dot Bekim Fehmiun”) që edhe tani po sakrifikon aq shumë për të mbajtur gjallë artin e kinemasë, na kujton rrëfimet e Bekim Fehmiut e të një tjetri Artist si ai i Daltës së Kosovës e të mbarë Kombit si Asim Lokaj. Edhe Asimi kishte krijuar me artin e tij idenë e bashkimit. E kishte bërë këtë bukur mirë me skulpturën monumentale “BESLIDHJA” që para gati 20 vitesh kur ëndrra e bashkimit ishte aq utopike. Po, po, Asimi dhe Bekimi, të shoqëruar nga ky artist idealist i ekranit shqiptar si Milazim Salihu, krijonin prej vitesh një Kosovë tjetër. Kosovën e artit. Kosovën e ëndërrës së gjyshërve. Kosovën e së ardhmes. Një Kosovë që po e fitonte artin e bukur edhe ja, ku na vjen Bekim Fehmiu që ka jetuar shumë vite në Prizren me një amanet të dhimbshëm që, kur të vdiste, të mos kishte varr si të gjithë shqiptarët, po ta kishte në këto valë Lumbardhi. E në atop pak minuta qëndrimi në heshtje në brigjet e Lumëbardhit ku ende të duket se sheh hirin e trupit të aktorit, duke pirë kafen prizrenase, mendova se po bëja më të paktën në obligimin tim për të…

E përtej këtij krenimi njerëzor e kombëtar, të bashkuar edhe me dhimbjen e largimit nga jeta të parakohshme të artistëve aq të njohur, fort po ndjeja brengën se në asnjë shitore, në asnjë librari, nuk po gjeja një foto të Bekim Fehmiut, të Vaçe Zelës, të Nexhmije Pagarushës, të. Ndoshta edhe një bust të tyre krah luftëtarëve të lirisë që ranë me armë në dorë. Aty në brigjet e Lumëbardhit më kishte kaluar trishtimi se nuk po kërkoja identitetin e kombit tim. Dy tre ditë më parë se të bënim këtë vizitë, në Prizren kishin ndalur rreth 100 poetë nga trojet shqipfolëse dhe nga Bota. Për të tretin vit. Të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës që ka në krye një Mandela shqiptar si Adem Demaçi. Madje kishin ardhur deri nga Amerika e largët. Fort e bukur të duket sot një udhëtim prej rreth 10 000 kilometrash qiellore për të recituar një poezi e për të takuar poetë që flasin gjuhën tënde apo edhe që flasin me frymën e poetëve të mbarë botës.

Vetëm një muaj më parë në këtë qytet një grua (edhe kjo poete) me një libër të ri ta sapobotuar me titull “Flakë e valë” në gjuhën shqipe e atë italiane ishte bërë nismëtare e krijimit të një dege të UNIKOMBIT. Dhe quhet Mirvete Kabashi (Leku). Mirë–vete?. Ëndërr e një kombi që të shkojë mirë jeta. Bashkim bashkim..bashkim. O, sa herë që përmendet në këtë qytet bashkimi, dhe mbarë trojet shqiptare aq më shumë të lind dëshira për të bërë sa më shumë për paqen.

E ja, një e papritur tjetër po më priste që në ditën e parë lumbardhase. Diku, në auditorët e Universitetit të Prizrenit, më ftuan në një takim shumë simbolik. Senati i Universititet kishte propozuar që kjo vatër e madhe e dijes së Kosovës e të mbarë shqiptarisë të merrte emrin e një tjetër legjendari si UKSHIN HOTI. Kishin marrë me mijëra firma. Ishin gati që të shkonin në të gjithë Kosovën për të marrë edhe mijëra të tjera. E drejtonte këtë senat Avdul Skuka, vëllai i një dëshmori të lirisë së Kosovës. Dega e UNIKOMBIT ishte atë ditë një mbështetje për këtë nismë të madhe e patriotike. Dhe në takim asnjë debat që e njohim shumë herë në mjediset shqiptare ku ka shumë debat, pse jo edhe sherr.

Po ato ditë një shoqatë, nga më të mëdhatë në gjeografinë e shpërndarjes së saj si ajo “Bytyçi’me një kryetar energjik si Agron Gjedia po formonin degën e kësaj Shoqate në këtë zonë. Vitin e klur në dajt ku ata bëjnë takimin e përvitshëm kishin MOTIVIN e PLISIT të bardhë kishte edhe dhjetra miq nga Prizreni, Peja, Gjakova. E ishin me qindra që e donin një gjë të tillë Me plane e aktivitete që presin të bëhen sa më shpejt. Në duar kishin gazetën “Bytyçi” dhe ndër të rrallat gazeta letrare që kishte bërë kjo krahinë “Rrezja e Shkëlzenit” Duket se në të këto ditë në brigjet e Lumëbardhit ku ka aq shumë njerëz, poezi, dashuri, kujtime lufte, kryefjala është “Atdheu ka nevojë për shërim plagësh” E ky bashkim të dërgon te kjo simbolikë apo filozofi që e kanë kombe me dëshirë të jashtëzakonshme për përtëritjen e tyre. Poeti pejan Agim Desku kishte bere nje poezi te re per bashkimin dhe po na kujtonte ende mbresat e librit “Dua të pi vere Çamerie”

Duket se një nga ilaçet më të rëndësishëm që kanë zgjedhur në Prizren është PUNA. Në këtë qytet na u dha rasti të shkonim për të takuar një veteran të shërbimit. Shumë luftëtarë kishim takuar në rrugët e qytetet e Kosovës në këto 10 vjet, po ja që historia e re e kësaj krahine nuk do të ishte e plotë pa këngën, poezinë, pa këta veteranë që e dërgojnë në shkallë të reja nderi emrin e shqiptarit. Më saktë, të njeriu që e njohin për një punë të jashtëzakonshme, pse jo, edhe të pabesueshme. Ishte një lokal ku tregtoheshin pula të pjekura. “E nuk po na thua ndonjë gjë të jashtëzakonshme,–thashë me naivitetin tim kur hyra në atë lokal ku kapiteni ose Baca, si i thonë në Kosovë, ishte Halim Gashi e lokali quhej thjesht “Te Halimi”. Një zonjë kishte thënë para disa ditesh “Pasi të shkosh në atë lokal, duhet që të puthësh duart e atij mjeshtri”. Nëse ai ishte kapiten, një tjetër administrator si djali i tij Valoni të jepte me dy fjalë portretin e tij, punën që bëhej aty me një shprehje gati të përnatshme “Të stërlodhur nga puna”. Pa koment!”Dy breza që po plotësonin më së miri njeri-tjetrin.

Gjëja më interesante e Halim Gashit që shërbente prej 40 vitesh në shërbimin e kuzhinës ishte një lloj salce që i përdorte për pulat që ai i shërben në local. E veçantë ishte se ai i merrte ato prej dekadash në Slloveni. Për “Sekretin” e salcës që ai prdor në tavën e çdo pule të pjekur flitet shumë në të. Shpesh edhe në hullinë e gojëdhënës. Njihet jo vetëm në Prizren, po edhe më gjërë. Valoni, djali i tij, që menaxhon lokalin, na thotë se shumë pushtetarë, politikanë artistë të Kosovës e të Shqipërisë vijnë në këtë lokal për të provuar shijen e salcës. Një sekret më kujtoi një çast bisedën me një mikun tim Hilmi Bimbashi që ka qenë për shumë vite ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Çeki. Na tregonte se pushtuesit gjermanë kur e pushtuan Çekinë nisën agjentë në të gjithë fabrikat e lokalet ku tregtohej birrë që të merrnin formulën e birrës çeke. Duhet të kishte qenë “pushtimi“ i vërtetë po të merrje këtë formulë”

Si për rastësi, në lokalin e Haslim Gashit vijnë shumë gjermanë nga ata që shërbejnë në Kosovë. Një turist gjerman i ditëve të fundit kishte ardhur përsëri në lokalin e tij dhe kishte ardhur vetëm për shijen e salcës. Një ditë më vonë isha në një intervistë televizive në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe duke kujtuar dhe folur me respekt për këtë punëdashje e të shumë njerëzve në Kosovë ndërmenda një kuzhiner të famshëm të Beratit si Novruz Lala kur kishte ardhur për vizitë në Shqipëri kancelari gjerman Shreder. Pasi u bë vizita protokollare me pushtetarët e kohës, e sollën në Berat për drekë. Ngarkuan atë ditë Mjeshtrin Novruz Lala që të gatuante dashin e drekës miqësore. Në momentin kur do të provonte pjekjen e dashit, duke e ngulur thikën, u godit rëndë në sy. U qorrua. Pas pak minutash, kur mishi i pjekur u shtrua në tavolinë mes miqsh të shumtë, mbahet mend edhe sot thënia e tij, paksa miqësore, po edhe shakatore, kur i afruan që të hante edhe pak nga ato të tjerat që e shoqëroi mishin . “ JOOO, asnjë nuk dua nga këto se të gjitha ato i ka vetë ky dash që është shtruar.” Nuk e di a i treguan se para pak çastesh Mjeshtri Lala ishte verbuar në gatimin e bërë.

Edhe Halim Gashi quhej ndryshe në prizrenase “Njeriu i duarve të djegura” se për vite e vite të tëra duke skuqur pulat e panumërta, atje në kuzhinën e padukshme prizrenase nga klientët e lokalit, ishte djegur sa e sa herë nga vaji i skuqur. Përtej kësaj kënaqësie, pse jo edhe lavdie që të jep puna e ndershme, e mençur, po edhe modeste e mjeshtërve të shumtë na ve pranë edhe anonimatim. Duke shetitur në brigjet e Lumëbardhit, mes qindra fëmijëve, të dashuruarëve, veteranëve të Luftës, poetëve, miqve të ardhur nga larg, me mikun tonë Mehdi Leku shohim se ai herë pas here kthehej dhe rregullonte ndonjë gur, hiqte ndonjë bar të tepërt në muret që ishin vendosur në lokalet e shumtë karakteristikë të Prizrenit. Para shumë vitesh e kishin thirrur në Komunë dhe e kishin pyetur se a mund të bënte disa fragmenete muresh antike si vazhdim i mureve që kishin mbetur. Dhe Mehdiu e kishte bërë si jo më mirë. Nuk e përmend aspak vlerësimin financiar të punës së kryer. Jo, ai ishte i lumturuar se kishte bërë një gjë të bukur për qytetin e tij shumë më tepër se poezitë e poetëve të Kosovës e të botës.

Kishte rregulluar furrat, qemerët dhe gëzohej gati si fëmijë. Dhe nuk e shqetësonte aspak anonimati,si ndodh me shuë njerëz që duan edhe gjëra të pamerituara. Pamundësia për të vënë në çdo cep, në çdo qoshe muri emrin e tij, ashtu si vë një shkrimtar emrin në ballinën e librit, një këngëtar në këngën e tij. Edhe në shtëpinë e tij ai të befason jo vetëm për arkitekturën e shtëpisë, por edhe për kopshtarinë. Ka sa e sa perime dhe shumë lule zambaku karakteristik të Prizrenit. Në këtë bahçe që të bën të mëmërish nën buzë me dhjetra motive këngësh qytetare të Prizrenit m’u kujtua një mik çam që banonte prej vitesh në Tiranë e sot nuk jeton më. Mbillte shumë perime dhe, në kohën që ato piqeshin në bahçe, niste djalin që të shkonte te fqinjët e t’i jepte falas fruta, kunguj të shijshëm, domate speca, kastravecë, etj. Ishte shumë mirë në gjendjen ekonomike dhe ato që prodhonte e për të cilat kujdesej bashkë me gruan dhe fëmijët për shumë ditë, gati nuk i provonte fare për vete. Dikush e kishte pyetur: “Po pse e bën këtë gjë?”

-Dua që toka të jetë e bukur,- i kishte thënë çami punëtor që besoj se nxirrte edhe mallin e pashuar të Çamërisë me atë tokë. Ky mall kishte bërë fole në shpirtin e tij të bukur.
Mehdiu ka ardhur këtu para 40 viteve nga Drenica, po shkon shpesh atje dhe e ka për nder të quhet edhe prizrenas, edhe drenicar në të njëjtën kohë.

Pak kohë më vonë në një nga tavolinat e fjalëurtëve prizrenas nisi biseda urtake. Pak po flitej për luftën. Bashkëjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve u bë palca kryesore e bisedës. Murat Gashi na tregonte pasionin e tij të leximit dhe poezitë që kishte shkruar. Gëzohej se i kishte shkolluar fëmijët, edhe pse me shumë sakrifica. Mirvetja po na tregonte dorëshkrimet e vëllimit të dytë poetik mes shumë ndjenjë. Në takimet që po bënim njëri pas tjetrit në këto brigje të një lumi me një emër të veçantë si Lumëbardhi, duket se po bëheshim edhe ne pjesë e ripërtëritjes së jetës në këtë qytet, ashtu si edhe në mbarë Kosovën. Këtë radhë m’u rishfaq sërish jo vetëm Bekimi i hirëzuar dhe i varrosur në ujërat e lumit, por edhe Asim Lokaj me skulpturën e tij “Beslidhja”, të bustit të Nënë Terëzës. Dy duart të një trupi bashkohen fort, bukurisht me dëshirën që jo vetëm të luftosh, por edhe të punosh shumë në atë detyrim që ke ndaj atyre që nuk kanë lindur. Të atij detyrimi për të ruajtur edhe identitetin e kombit tënd. Pa i hyrë në hak kombeve të tjerë, po edhe pa lejuar që dikush të të errësojë dritën e shpirtit tënd.

Dy ditë më pare, një grup i madh nga Prizreni, Gjakova, Peja, Prishtina e nga shumë vende të tjera të Kosovës kishin vënë gurët e parë në Shtëpinë Muze të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Ukshin Hoti. Edhe Ukshini është pa varr dhe është bërë frymë lirie dhe bashkimi për kombin tonë. Do të doja që të citoja fjalët e Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë zotit Islam Lauka: “Ukshin Hoti është nga ata njerëz që ka datë të lindjes, por për shkak të madhështisë dhe veçantisë ai nuk ka varr, sepse varret e tyre i kanë patur frikë diktatorët dhe kundërshtarët tanë.”

Edhe ne ishim bërë në ato ditë LUMË. Ishim bërë Drin i Bardhë e Drin i Zi. Ishim bërë Erenik Gjakove. Ishim bërë Valbonë Tropoje. Ibër Mitrovice,. Ishim bërë Shkumbin, Vjosë Myzeqeje, Devoll. Osum Berati,…Ishim bërë Kalama Çamërie Në këto lumenj që flenë rreth vetes kishim dhe kemi hisen hirit të të parëve tanë, lojërat, ëndrrat e tyre të përgjakura, dhimbjet, dashuritë që kanë lindur kaherë në brigjet e lumenjve. Në brigjet e Lumenjve të vetvetes sonë po vinin dallgë nderimi për ata që sollën lirinë, që bënë luftën për shkronjën shqipe, por edhe për ata që ndërtojnë mure më të forta për të ardhmen. Në brigje të tillë të lumit të vetvetes sonë ne kemi nevojë ende të bëjmë më të mirën, më të bukurën, më të dobishmen. Të zgjasim krahët e paqes, krahët e bashkimit./Namik Selmani-PrizrenPress/

Tërmet në PDK, ja kush po i bashkohet “Nismës” së Fatmir Limajt

0

Limaj Nisma rahovecTërmet në PDK. Vetëm brenda dy ditëve mbi 100 figura të rëndësishme me poste zyrtare e braktisën PDK-në dhe iu bashkuan “Nismës” së Fatmir Limajt.
Shumë nga ta janë anëtarë të asambleve komunale, kryetarë nëndegësh, nënkryetar nëndegësh, ose anëtarë të kryesive lokale të PDK-së. Disa figura të degëve dhe nëndegëve të PDK-së janë kontaktuar dhe kanë biseduar me Fatmir Limajn.

Takimet po zhvillohen në fshehtësi në restorante në periferi të vendbanimeve. Zyrtarë të tjerë të PDK-së pritet që ditëve bë vijim t’i bashkohen “Nismës” së Fatmir Limajt. Ky i fundit po ja del me sukses që t’i shfrytëzoj rrethanat dhe pakënaqësitë e anëtarëve brenda degëve të PDK-së që janë të shumta.

Dje pati tërmet në PDK-në e Ferizajt, atje ku dy këshilltarë të PDK-së iu bashkuan LDK-së. Këshilltarët e asamblesë komunale të Ferizajt nga radhët e PDK-së, Zymrije Haxhimusa dhe Avdullah Hoxha, si dhe nënkryetari i nëndegës së PDK-së, në fshatin Doganaj, Skënder Haxhimusa, i janë bashkuar degës së LDK-së në Ferizaj.

Ndërkohë “Nisma” e Fatmir Limajt po ja merr terrenin PDK-së, dhe ka themeluar degët në disa qendra të Kosovës sikurse në Prishtinë, Prizren (dr. Sejdullah Hoxha, ish zyrtar i PDK), Ferizaj (gjeneral Imri Ilazi)/Botasot

Së shpejti albumi më i ri i Michael Jackson

0

MichaelJackson6-22Një album i ri i Michael Jackson pritet të dalë më 13 maj. Kështu ka njoftuar studio Epic Records.

Albumi do të quhet “Xscape” dhe do të përmbajë tetë këngë të incizuara më parë nga mbreti i popit.

“Xscape” do të jetë në iTunes më 1 prill ku mund të bëhen porositë për blerjen e tij. Kjo studio më parë kishte realizuar edhe dokumentarin “This Is It” që përmbante 6 këngë të papublikuara më parë.
Epic Records kishte qasje në tërë karrierën e Jacksonit përgjatë katër dekadave.
Michael Jackson vdiq në qershor të vitit 2009.

Krimet e luftës do të trajtohen edhe nga vendësit

0

Gjykata-qekiqiGjykata Speciale nuk do të trajtojë të gjitha krimet e supozuara të luftës, të kryera në Kosovë.
Mandati i saj do të kufizohet vetëm në supozimet e përfshira në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të hartuar nga senatori Dick Marty.

Për të trajtuar supozimet e këtij raporti, Bashkimi Evropian pati themeluar në 2011-n Task-Forcën Speciale për Hetime (SITF), me mandat për të hetuar, e nëse është e nevojshme, edhe për ndjekur penalisht individë të dyshuar.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka thënë gazetës se, edhe pas themelimit të Gjykatës Speciale, prokurorët vendës do të mund të trajtojnë të këtilla krime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit, ka shprehur bindjen se Kosova ka nevojë për të ngritur kapacitetet e saj, për të trajtuar lëndët që bien në domenin e trajtimit nga Prokuroria Speciale. /Telegrafi/