20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8609

Brovina kundër Tribunalit

0

FloraBrovina-deputete“Vota ime në kuvend për tribunalin do të jetë kundër, ngase nuk mund të ngrisë dorë kundër UÇK-së”, thotë Flora Brovina në intervistën për “Botapress”.

Është zhgënjyer nga politika, por nuk ka në plan që të largohet edhe për një kohë. Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka pritur më shumë profesionalizëm, më shumë ecje përpara, më shume këmbëngulje qoftë edhe me të tjerët ku flasim. Ajo nuk i do qeveritë kukulla, por nuk pranon se e tillë është edhe qeveria që e udhëheq lideri i saj partiak. Ajo që më së shumti po e bënë të ndihet keq në këto vitet e jetës së saj në politik është lajmi për themelimin e Tribunalit, për çka edhe hapur ka deklaruar se do të votoj kundër tij. “Vota ime në kuvend për tribunalin do të jetë kundër, ngase nuk mund të ngrisë dorë kundër UÇK-së”, tha ajo.

Sërish shfaqen rriqrat në Malishevë

0

Rriqrat6-21Ethet hemorragjike janë kthyer në Kosovë. R. Z. nga fshati Senik i Malishevës ditë me parë është prekur nga ky virus. I njëjti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga Sali Ahmeti, doktor në këtë klinikë. Ai ka thënë se pacienti është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore, mirëpo sipas tij, pas një trajtimi intensiv, gjendja e pacientit është përmirësuar dukshëm.

“Analizat kanë konstatuar se pacienti ka qenë i prekur nga ethet hemorragjike, por pas një trajtimi intensiv, ai është në gjendje më të mirë dhe shumë shpejt pritet të lirohet”, ka thënë Ahmeti. Ky është rasti i parë për këtë vit në Kosovë, që është prekur nga ethet hemorragjike e njohur edhe si Krime Kongo. Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se rezultatet e analizave kanë vërtetuar se pacienti është prekur nga ethet hemorragjike.

Drejtori i këtij instituti, Naser Ramadani, ka thënë se analizat e bëra kanë rezultuar pozitive. “Rezultatet nga analizat e marra nga pacienti kanë dal pozitive”, ka thënë Ramadani për “Tribunën”, duke shtuar se helmimi i pacientit nuk ka ndodhur nga pickimi i rriqrave.Ethet hemorragjike janë kthyer në Kosovë. R. Z. nga fshati Senik i Malishevës ditë me parë është prekur nga ky virus. I njëjti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga Sali Ahmeti, doktor në këtë klinikë. Ai ka thënë se pacienti është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore, mirëpo sipas tij, pas një trajtimi intensiv, gjendja e pacientit është përmirësuar dukshëm.

“Analizat kanë konstatuar se pacienti ka qenë i prekur nga ethet hemorragjike, por pas një trajtimi intensiv, ai është në gjendje më të mirë dhe shumë shpejt pritet të lirohet”, ka thënë Ahmeti. Ky është rasti i parë për këtë vit në Kosovë, që është prekur nga ethet hemorragjike e njohur edhe si Krime Kongo.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se rezultatet e analizave kanë vërtetuar se pacienti është prekur nga ethet hemorragjike.
Drejtori i këtij instituti, Naser Ramadani, ka thënë se analizat e bëra kanë rezultuar pozitive.

“Rezultatet nga analizat e marra nga pacienti kanë dal pozitive”, ka thënë Ramadani për “Tribunën”, duke shtuar se helmimi i pacientit nuk ka ndodhur nga pickimi i rriqrave.

Eksodi 99, sot bashkon dy qeveritë shqiptare në Kukës

0

Dy qeveritDy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë sot do të mblidhen në Kukës. Këtë vit takimi i përbashkët do të jetë në shenjë përkujtimi për 15 vjetorin e eksodit të shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe nderim për të gjithë ata shqiptarë që i pritën të ikurit nga Kosova.
Bëhet e ditur se takimi i dy qeverive do të mblidhen në mënyrë ceremoniale për të kujtuar UÇK-në dhe bujarinë e atyre që hapin dyert e shtëpisë dhe që nga ai moment kanë krijuar lidhje të jashtëzakonshme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas një agjende të dërguar nga Qeveria e Kosovës, pjesëmarrja në këtë takim, përveç kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Shqipërisë Edi Rama, prezent do të jenë shumica e ministrave të dy qeverive.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë këtij manifestimi të quajtur: “Nga Eksodi tek Partneriteti Strategjik”, do të nënshkruhen disa marrëveshje në mes dy qeverive si dhe do të ketë aktivitete të ndryshme kulturo-artistike dhe sportive.

Pikërisht 15 vjet më parë mbi 75 mijë qytetarë të qytetit të Mitrovicës dhe kaluan kufirin në pikën e Vërmicës.

Popullsia prej 50 mijë banorësh e qytetit të Kukë sit në ato ditë do të 10-fishohej, duke e kthyer këtë qytet në simbol të qendrës dhe atdhedashurisë.

Shtyhet votimi për gjykatën

0

ashtonArsye për këtë është se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton, ende nuk e ka kthyer letrën e konfirmimit pas ftesës së presidentes Atifete Jahjaga, bërë të hënën paradite.
Kuvendi i Kosovës pavarësisht paralajmërimeve, nuk pritet që këtë javë të votojë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale.

Arsye për këtë është se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton, ende nuk e ka kthyer letrën e konfirmimit pas ftesës së presidentes Atifete Jahjaga, bërë të hënën paradite.

Letra e konfirmimit është paralajmëruar se do të arrijë më së largu deri të martën, por ajo ende nuk është dorëzuar zyrtarisht në presidencë, bënë të ditur “Tribuna”.

“Letra e zonjës Ashton ende nuk ka arritur. Presim që pas ftesës tonë të marrim edhe konfirmimin nga zyrtarja e lartë e BE-së”, ka thënë këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu.

Kjo situatë e bën pothuajse të pamundur që këtë të enjte deputetët të votojnë për këtë dokument, ndërsa opsion tash mbetet java e ardhshme.

Një arsye më shumë për këtë është se deputetët krahas EULEX-it dhe gjykatës duhet të votojnë edhe për 12 ligje të cilat duhet të hyjnë në plotësim/ndryshim.

Zyrtarë qeveritarë i kanë thënë gazetës Tribuna se, Ministria e Drejtësisë ende nuk është e gatshme sa i përket harmonizimit të amendamenteve për këto ligje, prandaj sipas tyre duhet të pritet deri javën e ardhshme.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi kur është pyetur për këtë çështje, vetëm ka konfirmuar se do të ketë votim edhe për ligje.

Një vit nga Marrëveshja Thaçi-Daçiq – shumë pika të pazbatueshme

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselKëtë javë bëhet një vit nga nënshkrimi i marrëveshjes së 19 prillit, në Bruksel, midis kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq, raporton KTV.

Që nga atëherë, shumica e pikave të marrëveshjes mbesin të pazbatuara.
Megjithëse disa pika janë zbatuar pjesërisht, partia më e madhe opozitare, LDK-ja, konsideron se ky proces tregoi shumë pak efekte pozitive.

“Vetëvendosje” e ka kundërshtuar vazhdimisht dialogun. Ky subjekt kishte kërkuar të hyhej në dialog vetëm me kushtëzime.

Pjesa më e madhe e marrëveshjes kishte të bënte me stabilizimin e situatës së sigurisë, posaçërisht në veri.
Megjithëse në atë pjesë është themeluar një rajon i veçantë, procesi i integrimit të ish-pjesëtarëve të MUP-it dhe konsolidimi i policisë në veri mbetet një proces i papërfunduar.

Çfarë gjyqësori do të duhej të kishim?

0

Shqiprim PulajShkruan: Shqiprim Pula, doktorant

1. Nga njohurit e mia krahasuese të sistemeve gjyqësore, do të thosha se, në çdo shoqëri, në veçanti ato të pasluftës, mosmarrëveshjet janë pasojë e pashmangshme e ndërveprimit shoqëror. Por, në vend të zgjidhjes me dhunë ndaj dhunës, shtetet kanë ngritur sistemet gjyqësore që kanë si qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Një hap tutje, drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, institucionet, gjykatat duhet të përcaktojnë saktë legjislacionin për aplikim. Kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme në demokracitë kushtetuese, ku ligjet bëhen nga përfaqësuesit – të zgjedhurit e popullit, të cilët njëherit shprehin vullnetin e shumicës, por, pa lënë mënjanë, respektimin e të drejtave të pakicës.
2. Padyshim se, paanësia është dhe duhet të mbetet një nga qëllimet më kryesore të sistemit gjyqësor në Republikën e Kosovës. Për ta ruajtur, nga çfarëdo cenimi objektivitetin e sistemit gjyqësor, qeveritë demokratike, gjykatat i mbajnë larg çfarëdo influence të jashtme, qofshin ato nga zyrtar shteti apo grupe interesi, që për interesa private do të ushtronin mbi gjyqtarët presione politike, ekonomike apo sociale. Pavarësia gjyqësore ka rëndësi fundamentale në ngritjen dhe sigurimin e integritetit dhe kredibilitetit të gjykatave brenda sistemit tonë politik.

Kjo pavarësi përbëhet së paku nga dy komponentë; nga pavarësia vendim-marrëse dhe strukturore, që përkufizohen me liri në vendosje dhe respektim në zbatueshmëri ndaj vendimeve të marra. Ndërlidhur me pavarësinë gjyqësore, edhe organizatat ndërkombëtare si; Amnesty International dhe Freedom House ofrojnë përkufizimin se në shtetet moderne, pavarësia gjyqësore, lidhet ngushtë me sistemin politik, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vitalitetin e institucioneve demokratike. Madje, edhe motoja; ‘drejtësi për të gjithë në bazë të ligjit’ mishëron objektivat e gjyqësisë në një shoqëri demokratike.

3. Mbi parametrat e pavarësisë gjyqësore – shkencëtari i madh Xhon Shmidhauzer, kishte proklamuar një sërë atributesh lidhur me pavarësinë gjyqësore si; ‘ndarje funksionale në mes gjyqësorit dhe ekzekutivit; mandati i gjyqtarëve; standarde cilësish të larta në përzgjedhje të gjyqtarëve; rroga sa më të larta; dhe respektim të vendimeve dhe urdhrave të gjykatave’. Për më tepër, ndër komponentët kryesore për ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit, është caktimi i gjyqtarit në detyrë gjithë jetën ‘në varësi të sjelljeve të mira’.

Aleksandër Hamillton – jurist amerikan përkufizon; ‘nuk ekziston asgjë tjetër që të mund të kontribuojë kaq shumë në dobi të qëndrueshmërisë dhe pavarësisë së gjyqësisë se sa qëndrimi i përhershëm në detyrë, kjo cilësi, rrjedhimisht, duhet konsideruar si një komponent i domosdoshëm’.
4. Marrë parasysh rrethanat politike të krijuara pas luftërave të ndodhura në Ballkan, Këshilli i Unionit Europian qysh në Prill të 1997, kishte vendosur krijimin e marrëdhënieve kontraktuale me vendet e Ballkanit perëndimor. Agjenda e Selanikut për Ballkanin Perëndimor e Qershorit 2003, e bëri të qartë se, vendet e Ballkanit Perëndimor integrimin e ardhshëm në strukturat Europiane dhe anëtarësimit përfundimtar në UE, ndër prioritet të jetë përafrimi i legjislacionit me atë të UE. Madje, në Dhjetor 2011, Këshilli Europian rikujtoi gatishmërinë për të ndërmarrë hapa konkrete, për perspektivën e qartë Europiane të Ballkanit perëndimor. Ofrimi dhe përfshirja në procesin e marrëveshjes së stabilizim asocimit (stabilization and association agreement) pa paragjykuar statusin politik-juridik të Kosovës, nënkuptonte që Kosova të respektoj dhe forcojë parimet demokratike të qeverisjes, parimet të së drejtës ndërkombëtare dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend. Sipas një marrëveshje të stabilizim asocimit, Republika e Kosovës, do të duhet të ngritë kapacitetet dhe pjekurinë në përpjekjet e saj për ta përmirësuar me profesionalizëm, përgjegjshmëri, efikasitet dhe efektivitet sistemin gjyqësor në të gjitha nivelet, e cila është fundamentale për një zbatim të suksesshëm të reformave të domosdoshme për të ardhmen.

5. Korniza gjithëpërfshirëse ligjore si; Ligji për Gjykatat, Ligji për Këshillin Prokurorial, Ligji për Këshillin Gjyqësor e të tjera ligje të miratuara gjatë viteve të fundit, përbën një reformë të rëndësishme të sistemit gjyqësor në Republikën e Kosovës, por zbatimi i plotë i këtyre ligjeve, mbetet ende sfidë për shtetin, ngase parimet; e pavarësisë, paanshmërisë, përgjegjshmërisë dhe efektivitetit nuk janë për tu dëshiruar. Për këtë, më së miri pasqyrohet me kërkesën dhe insistimin e aleatëve ndërkombëtar për të krijuar ‘tribunal’ apo ‘gjykatë speciale’ për trajtimin e krimeve të supozuara sa delikate po aq të ndjeshme.

6. Çfarë nevojitet të bëj Kosova, respektivisht institucionet e Republikës në përmbushje të një detyrimi ligjor drejtë rrugëtimit të integrimit Europian? Në reflektimin e saj serioz dhe konkret në përmbushje edhe të detyrimeve sipas një marrëveshje kontraktuale me Unionin Europian, Republika e Kosovës, duhet të përqendrohet në veçanti në përmirësimin e pavarësisë, paanshmërisë, efektivitetit, dhe llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve të zgjedhur dhe atyre që do zgjedhën. Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të sigurojnë zbatimin me sukses të reformave të nisura në drejtësi. Institucionet e Republikës së Kosovës gjithashtu duhet të sigurojnë dhe ofrojnë masat e duhura për siguri dhe mbrojtje për gjyqtarët, prokurorët, dëshmitarët, për të siguruar mbrojtje efektive kundër kërcënimeve apo frikësimeve eventuale. Në këtë mënyrë, ne qytetarët, institucionet, dhe qeveria e Republikës së Kosovës mënjanon çdo lloj kërkese për krijim ‘tribunalesh’ apo gjykata speciale’, duke treguar pjekuri shtetërore dhe qëndrueshmëri institucionesh.

(Autori është njohës i  Ligjit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare)

 

Jacobson: Gjykata nuk njollosë UÇK-në, të themelohet sa më shpejt

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka deklaruar se prioritet për vendin duhet të jetë shqyrtimi i mandatit të EULEX’it dhe çështja e krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.
Në një intervistë për RTV21, Jaconson tha se mendon që ky do të ishte hapi më i mirë. Ambasadorja amerikane ka mohuar se Gjykata është kundër UÇK’së.

“Si ambasadore e SHBA’së që vij nga një prej vendeve mike të Kosovës, mendoj se ky është hapi më i mirë. Ideja se kjo është Gjykatë kundër UÇK’së nuk është e vërtetë, thjesht nuk është e vërtetë. Është një punë e madhe për të arritur të zgjedhjet e përgjithshme. E kam parë që KQZ të bëj mrekulli gjatë kohës kur janë mbajtur lokale. Nuk më takon mua të them se kur duhet të mbahen zgjedhjet.

Për mua prioriteti më i madh është vendimi për mandati i EULEX’it dhe themeliimi i Gjykatës Speciale, pastaj kur të merren liderët vesh për mbajtjen e zgjedhjeve ne do ti mbështesim ata”, ka thënë veç tjerash Jaconson.

Ilir Deda në Vetëvendosje

0

IlirDeda-analistRrugën e shkuarjeve të reja të disa anëtarëve të shoqërisë civile në Lëvizjen Vetëvendosje, do të ndjek edhe drejtori i KIPRED-it, Ilir Deda.

Burime të ORAinfo.com bëjnë të ditur se Ilir Deda tashmë ia konfirmuar shkuarjen në këtë subjekt politik liderit të VV-së, Albin Kurtit.

“Deda tashmë pothuajse është anëtarë i Vetëvendosjes dhe aderimi tij zyrtar në këtë subjekt polikë është çështje kohësh”, ka thënë burimi.

Në anën tjetër, zëdhnësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi nuk e ka pohuar dhe as mohuar kalimin e Dedës në këtë subjekt politikë. “Nuk mund të them asgjë në këtë drejtim”, ka thënë shkurt Vraniqi për ORAinfo.

Ndërkaq, kontakti me Ilir Dedën ka qenë i pamundur gjatë gjithë ditës, i cili e ka pas telefonin e fikur.

Ndryshe, këtë javë VV-së iu kanë bashkuar dy aktivistë të shoqërisë civile, Avni Zogiani nga “Çohu” dhe Merita Mustafa nga KDI.

Hysni Klinaku tërhiqet nga “Kënga ime”, shkak Zdravko Çoliç

0

Hysni KlinakuKëngëtari, Hysni Klinaku është tërhequr nga Festivali ”Kënga ime”, prodhim i Tv Klanit në Shqipëri. Nëpërmjet rrjetit “Facebook”, Klinaku ka bërë të ditur arsyet e tërheqjes nga ky festival.

“Përshëndetje miq të dashur.

Jam njeri ndër këngëtarët pjesëmarrës të Festivalit “Kënga ime” në TV Klan.

Pas prezentimit të këngëtarit serb, Zdravko Çoliç si mysafir special në javën e kaluar, unë kam vendosur të mos jem pjesë e këtij Festivali të këngës shqiptare.

Pse s’dua te jem në skenën e këngës shqiptare bashkë me Çoliçin i kam 1000 e një arsye”, shkruan këngëtari Hysni Klinaku në Facebook.

Gjykata në Prizren, dënon E.Salkoviqin me tre vjet burg për falsifikim të parave

0

Gjykata-qekiqiShetësja nga Bosnja E.Salkoviq, është dënuar me 3 vjet e 2 muaj burg për falsifikim të parasë nga Gjykata Themelore në Prizren.
Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj njoftoi se E.Salkoviq është dënuar në bazë të nenit 302 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 5 të KP-së

“E akuzuara E.Salkoviq me datën 11.08.2013, duke e ditur se parat janë të falsifikuara, ka poseduar para të falsifikuara prej 468 bankënota prej 500 euro në vlerë prej 234.000 euro, me qëllim që të vë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që nga Prishtina prej një personi të panjohur i ka marrur, i ka sjellur me një çantë në Hotelin ,”Prizreni “ në Rr. “Shën Flori” në Prizren dhe kur është akomoduar në dhomën nr.104 ato i ka fshehur në orman”, tha Kicaj.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda e ka gjykuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e dy muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 11.08.2013”./PrizrenPress.com/