17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Kur mediet e Prizrenit, kuptojnë “tepër” për Qeverinë “MujaIII”

muja ne mbledhje te ekzekutivitPraktika e mbylljes së ekzekutivit prizrenas, që po vazhdon prej disa vitesh vlerësohet si mungesë transparence, andaj njëra nga kërkesat kryesore të medieve dhe shoqërisë civile është hapja e takimeve, që kryetari i komunës, Ramadan Muja mban me bordin e drejtorëve. Kjo çështje është edhe në fokus të Forumit “Transparenca”, që sapo është themeluar.

Në fillim të mandatit të parë, si kryetar komune, pas marrjes së pushtetit nga LDK, Muja pat ndërprerë praktikën e “mbylljes hermetike”, duke lejuar qasjen e medieve në ekzekutiv, por gjërat ndryshuan, kur filluan kritikat rreth vendimeve si dhe kur pushteti kuptoi se duke qenë të pranishme, mediat po kuptojnë shumë gjëra rreth punës së qeverisë lokale, e kjo me gjasë s’i pëlqeu kryetarit, që mbylli dyert, duke mbajtur me të lehtësuar parinë e Prizrenit.

Në pamundësi për ta përcjellë drejtpërdrejt, përfaqësuesit e mediave për vendimet e marra në ekzekutiv, shpesh nuk janë njoftuar nga zyrtarët komunalë, por informacionet i kanë publikuar duke ju referuar përfaqësuesve të shoqërisë civile. OJQ “EC Ma Ndryshe” ka mundur të ketë qasje në këto mbledhje, në saje të një projekti monitorues.

Elmedina Baxhaku, monitoruese, tha për “Zërin” se nga vjeshta e vitit 2012, kjo organizatë merr pjesë në takimet e rregullta të kryetarit me bordin e drejtoreve, por kjo nuk lejohet edhe në mbledhjet e parabordit, ku fillimisht “siten” propozimet të cilat i përcillen bordit.

“Vazhdimisht kemi rekomanduar e bëre presion, që mbledhjet e ekzekutivit të hapen edhe për mediet e shoqërinë civile, por ka munguar vullneti dhe gatishmëria e kryetarit. Prej se na është lejuar prania aty, vendimet e marra në ekzekutivin lokal, menjëherë i kemi publikuar në media lokale, pasi ato kanë qenë gjithmonë të pa publikuara, jo vetëm nga drejtoritë përkatëse si propozues, por as nga zyrtari për informim”, tha ajo, duke shtuar se publikimet mungojnë edhe ne ueb sajtin e komunës.

Zëdhënësi i komunës, Ymer Berisha, pyetjes se përse ekzekutivi vazhdon të jetë i mbyllur për media, ju përgjigj duke thënë se bordi i drejtorëve se nuk është kategori ligjore dhe se informacionet përcillen përmes zyrës së informimit, që është e hapur për medie.

Ai nuk preferoi të flasë më tepër rreth asaj, nëse ekzekutivi do të vazhdojë edhe më tej t’i mbaj larg mediat gjatë mbledhjes së tij.

Naim Cahanaj nga KDI, që monitoron punën e komunës së Prizrenit, tha se “me këtë veprim, kryetari krijoi terr informativ në vendimet e marra nga ana tij, dhe ekipit qeverisës. KDI në vazhdimësi ka potencuar ngecjet e qeverisë komunale, për mos angazhim të duhur në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies, ku në këtë kontekst ka kërkuar edhe hapjen e takimeve të ekzekutivit për media, qytetarët dhe shoqërinë civile”.

Baxhaku tha se po ashtu kanë potencuar mungesën e respektimit të udhëzimit administrativ për transparencë, ndërsa në debatet publike gjatë punës monitoruese i kanë bërë apel ekzekutivit për hapjen e takimeve, pasi tek e fundit duhet të jetë vullneti i vetë ekzekutivit edhe zyrtareve për publikimin e punëve të tyre, pasi edhe janë mandatar për këtë.

Më Shumë

Feronikeli ’74 merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë përballë Malishevës

Feronikeli ’74 ka marrë fitore të madhe ndaj Malishevës me rezultat 2-1. Ka qenë një pjesë e parë me shumë raste shënimi si për vendasit...

Dy klube të reja në volejbollin kosovar: KV Prizreni dhe KV Alpha

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja. FVK-ja njoftoi...

Lajmet e Fundit