7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Shtyhet votimi për gjykatën

ashtonArsye për këtë është se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton, ende nuk e ka kthyer letrën e konfirmimit pas ftesës së presidentes Atifete Jahjaga, bërë të hënën paradite.
Kuvendi i Kosovës pavarësisht paralajmërimeve, nuk pritet që këtë javë të votojë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale.

Arsye për këtë është se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton, ende nuk e ka kthyer letrën e konfirmimit pas ftesës së presidentes Atifete Jahjaga, bërë të hënën paradite.

Letra e konfirmimit është paralajmëruar se do të arrijë më së largu deri të martën, por ajo ende nuk është dorëzuar zyrtarisht në presidencë, bënë të ditur “Tribuna”.

“Letra e zonjës Ashton ende nuk ka arritur. Presim që pas ftesës tonë të marrim edhe konfirmimin nga zyrtarja e lartë e BE-së”, ka thënë këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu.

Kjo situatë e bën pothuajse të pamundur që këtë të enjte deputetët të votojnë për këtë dokument, ndërsa opsion tash mbetet java e ardhshme.

Një arsye më shumë për këtë është se deputetët krahas EULEX-it dhe gjykatës duhet të votojnë edhe për 12 ligje të cilat duhet të hyjnë në plotësim/ndryshim.

Zyrtarë qeveritarë i kanë thënë gazetës Tribuna se, Ministria e Drejtësisë ende nuk është e gatshme sa i përket harmonizimit të amendamenteve për këto ligje, prandaj sipas tyre duhet të pritet deri javën e ardhshme.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi kur është pyetur për këtë çështje, vetëm ka konfirmuar se do të ketë votim edhe për ligje.

Më Shumë

O Zot që fatet tona në dorë i mban!

Poezi nga Ndoc Gjetja O Zot që fatet tona në dorë i mban! Na ruaj nga shëndeti trashaman, na ruaj nga orekset e Sanço Pançës, na ruaj nga...

Aksidenti me fatalitet në Suharekë, shoferja dyshohet se nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt dhe u godit me motoçikletën

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi të dielën në Shirokë të Suharekës, ku për...

Lajmet e Fundit