17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8610

Memoriali “Heroinat”, fiton çmim në Itali

0

300x164Ilir Blakçori, me veprën “Heroinat”, është fitues i çmimit Golden A të konkursit për arkitekturë, ndërtim, dhe dizajnim strukture, i cili është zhvilluar në Milano të Italisë. Vepra i kushtohet kontributit të grave shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë me mijëra punime dhe vendimi është marrë nga një juri ndërkombëtare. Në deklaratën e jurisë përzgjedhëse thuhet: “Ilir Blakçori, dizajnues i memorialit ‘Heroinat’ demonstron kontributin dhe dhimbjen e grave të Kosovës gjatë luftës, e cila nuk ishte vlerësuar. Memoriali, si i tillë, nderon çdo heroinë te panjohur, individualisht. Medaljet i dedikohen simbolikisht sakrificës dhe kontributit të secilës grua për vendin e tyre”. Aktualisht, autori është duke u realizuar këtë monument.

Suhareka formon Shtabin për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike

0

Rriqrat6-21Edhe Komuna e Suharekës ka filluar t’i marrë të gjitha masat për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike të njohura si “Krime kongo” .

Kryetari i kësaj komune, Sali Asllanaj ka formuar Shtabin komunal për parandalimin e etheve hemorragjike. Ai ka ka hartuar një plan për luftimin e kësaj epidemia.
“Komuna e Suharekës ka gjashtë fshatra që llogaritet të jenë zona endemike apo më të rrezikuara. Në këto fshatra por edhe në zonat tjera nga sot do të fillojnë të merren masa mbrojtëse”, ka thënë ai.

Fillimisht do të bëhet sensibilizimi i qytetarëve përmes takimeve me ekipet mjekësore, do të këshillohen ata do të njoftohen lidhur me pickimin e rriqrave dhe pasojave që bartin rriqërat.

“ Nëpër fshatra të kësaj komune do të shpërndahen edhe broshura të ndryshme me udhëzimet rreth sensibilizimit të qytetarëve. Më pas do të filloj me spërkatjen e hapësirave që llogaritet të jenë më të rrezikuara”./PrizrenPress.com/

Mblidhen dy qeveritë në Kukës

0

Dy qeveritMë 16 prill do të mblidhen në Kukës dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë. Por, kësaj here takimi i përbashkët do të jetë në shenjë përkujtimi për eksodin e shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe nderim për të gjithë ata shqiptarë që i pritën të ikurit nga Kosova. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Qeverinë e Shqipërisë, Erion Velijaj.“Të mërkurën do të mblidhen dy qeveritë në mënyrë ceremoniale, pra jo formale me agjendë për takimin e qeverive për të kujtuar atë moment, për të kujtuar UÇK-në dhe bujarinë e atyre që Hapin dyert e shtëpisë dhe që nga ai moment kanë krijuar lidhje të jashtëzakonshme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ministri Velijaj.

Sipas Velijajt, ky takim do të ketë edhe plane tjera, e një ndërë to është themelimi i odës së përbashkët tregtare, e cila do të ndikojë edhe në thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Ministri Velijaj paralajmëroi edhe njëherë se mbledhja e dytë zyrtare, e dy qeverive, do të jetë në Vlorë gjatë periudhës maj apo qershor.

Ambasadorja arsyeton punësimin e Christopher Dell në kompaninë Bechtel

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobsson ka shpjeguar për qytetarët e Kosovës rreth punësimit të ish-ambasadorit Christopher Dell në kompaninë “Bechtel”, firmë kjo e cila ka bërë ndërtimin e “Rrugës së Kombit”,

Jacobsson i është përgjigjur pyetjes së një qytetari duke thënë se “nuk ka asnjë rregull që ndalon punësimin në kompani private kur një diplomat del në pension”.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson, thotë se pas shërbimit diplomatik në Kosovë ose do të vazhdojë misionin si diplomate, ose do të kthehet në shtëpi.

“Do të jetë vështirë të gjendet diçka si Kosova”, ka shkruar ambasadorja në profilin e saj në Twitter, e pyetur nga një qytetar (@BledSyla) se ku do të punësohet kur ta lë Kosovën.

Gjergji: Votoni Gjykatën Speciale sipas Kushtetutës sonë

0

Seremb_Gjergji 3SHBA dhe EULEX na ndihmojnë në të gjitha proceset ta ndërtojmë drejtësinë e qëndrueshme.

Kuvendi i Kosovës nuk guxon ta fus Kosovën në listën e Tribunalëve Ndërkombëtarë të Krimeve të Luftës. Ta krijoi një Pikë të Zezë për Kosovën, pa asnjë nevojë. Nëse Kuvendi nuk e themelon Gjykatën Speciale për Krime të Luftës, atëherë Kosova do t’i bashkohet vendeve më të tmerrshëm të Globit më Tribunal Ndërkombëtarë për Krime të Luftës si: Ruanda (Rewanda), Jugosllavia (Yougoslavia), Sierra Leone, Libani (Lebanon), Kamboxhia (Cambodia) dhe Timori Lindor (East Timor). Kosova do të përballet me pasojat dhe imazhin më të keq në botë. Mos harroni se kjo gjykatë bëhet sipas ligjeve tona, askujt tjetër.
Të gjithë ata që nuk votojnë konform Kushtetutës për themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, qojnë ujë në mullirin e Serbisë dhe miqve të saj e që nuk ia duan të mirën as vendit e as popullit tonë, tha Seremb Gjergji, kandidat i pavarur për President të Kosovës. Duhet të tregojmë se nuk kemi frikë nga drejtësia, por e përqafojmë atë si themel të Demokracisë tonë të re. Gjykata Speciale po krijohet nga raporti i Dick Marty dhe lojtarë kryesorë e ka Kryeministrin Thaçi. Mese vështiri është për të!

Më herët z. Gjergji kishte deklaruar (seremb.com) se institucionet e drejtësisë së Kosovës duhet të gjejnë modele, mundësi dhe forcën si dhe rrugën e krijimit të Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës dhe për Krimet e Pasluftës në Kosovë. Në vendin tonë janë kryer një numër krimesh, veçmas nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe dhe të tjerë. Krijimi i kësaj Gjykate poashtu përmbyllë ciklin e Unifikimit të Sistemit Gjyqësor në Kosovë. Kjo gjykatë duhet të merret më të gjitha rastet dhe nuk guxon të ngutët, por as të veproi në asnjë rast për interesa të ngushta.

Në pamundësi të krijimit të kësaj GJYKATE nga institucionet tona, atëherë ia ofrojmë mundësinë OKB-së që të krijoj një Tribunal për NE. S’duhet t’ia japim shancën OKB-së që ta fusë Kosovën në këtë vorbull; kurrë, kurrë!!!
Poashtu i japim mundësinë që Rusia dhe vendetë e tjera , përfshirë edhe Serbinë, që lehtë të mohojnë edhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe të vazhdohet me protektoratin e OKB-së.

Pasojat do të ishin të pa imagjinuara dhe dramatike; andaj i lus të gjithë kuvendarët ta votojnë formimin e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës, për interesin e shtetit dhe jo interesave të ngushta.

Gatishmëria përkrahëse e të gjitha shteteve demokratike nuk mungon, ka mbetur vetëm vullneti ynë të punojmë drejt. Votoni në interes të shtetit të fëmijëve tuaj; mos e zezoni hartën e Kosovë që më pas do të nevojiten 200 vjet për ta fshirë.

Bashkëpunim Kosovë-Shqipëri për agjendën evropiane

0

takimiMinistrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ka pritur një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili udhëhiqej nga kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade.
Bëhet e ditur se ministrja Çitaku, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, ka theksuar nevojën e zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Në këtë kontekst, ajo ka shtuar se ky bashkëpunim do të duhej të vazhdoj edhe më tej, përmes shkëmbimit të përvojave, në arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve, për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Thuhet se, kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Arta Dade, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë.

“Ajo shprehu përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për të ndihmuar institucionet e Kosovës në procesin e reformave drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Integrimeve e Republikës së Kosovës

Grabovci: PDK-ja “kollet” për zgjedhjet

0

AdemGrabovci6-05Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, është shprehur i gatshëm që ai dhe partia e tij të shkojnë në zgjedhje.
Sipas tij, PDK-ja është partia që vendos për kalimin ose jo të ligjeve në Kuvendin e Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosoves është e gatshme të shkoj në zgjedhje kurdo që partitë opozitare e shohin të volitshme.
Më mirë do të ishte për ne parlamentaret që të mendojmë për organizim më cilësor të zgjedhjeve që na presin.

Ne nuk kemi të bëjmë me mocion sepse ne jemi duke funksionuar edhe atëherë kur partitë politike e shohin si të volitshme që është në interes të shkojmë në zgjedhje ne do të shkojmë në zgjedhe.

PDK-ja është partia e parë dhe i ka votat e mjaftueshme edhe si koalicion dhe sa herë që po ka nevojë që të kalohen ligjet të gjitha po kalojnë dhe Kuvendi është duke funksionuar dhe duke e kryer punën e vet”, ka shkruar Grabovci në Facebook.

Zbulohet dokumenti për bashkëpunim ushtarak Shqipëri-Kosovë

0

Thaci Rama para ushtris?Një Akademi e përbashkët ushtarake, një port civilo-ushtarak për Kosovën në Shqipëri, si dhe një Task-Forcë për integrimin e koordinuar në NATO. Këto janë tri nga propozimet që ekspertët e Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe të Mbrojtjes kanë artikuluar në dokumentin me titull: Projekt bashkëpunimi në fushën e Mbrojtjes Shqipëri-Kosovë.

Ky studim, që publikohet nga “Gazeta Shqiptare”, u hartua nga një kolonel dhe dy nënkolonelë në reserve. Aty sugjerohet miratimi i partneritetit strategjik mes dy vendeve. Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe e Mbrojtjes, është një institucion në varësi të ministres së Mbrojtjes. Studimi i tre ushtarakëve të lartë i përket dhjetorit 2013.

PROJEKT NË FUSHËN E MBROJTJES MIDIS RSH DHE RK

PËRMBAJTJA

A. Ideja e Projektit Studimor

“Non-Paper”

B. Fushat e projekteve të përbashkëta të bashkëpunimit

1. Projekti i arsimimit dhe trajnimit të personelit ushtarak dhe civil dhe studimeve master dhe doktoraturë.
2. Projekti në fushën e Emergjencave Civile.
3. Projekti i një njësie të përbashkët për misione të paqes.
4. Projekti për stërvitje të përbashkëta midis njësive/ekipeve për operacione të mbështetjes së paqes.
5. Projekt i përbashkët për kryerjen e prokurimeve të përbashkëta.
6. Projekt i përbashkët në fushën e mirëmbajtjes së pajisjeve dhe sistemeve.
7. Projekt i përbashkët në fushën e shkatërrimit të municioneve të vjetra e të tepërta.
8. Projekt në fushën e kapaciteteve të vëzhgimit dhe policimit të hapësirës ajrore.
9. Projekt i përbashkët mbi ngritjen e një kapaciteti detar të Kosovës në territorin e RSH.
10. Projekt për pjesëmarrjen në iniciativat rajonale, si në SEDM/SEEBRIG, në iniciativën A5, në Balkan Battlegroup të BE, dhe në Qendrat e Ekselencës së NATO-s.
11. Projekt për krijimin e një Instituti të përbashkët të Studimeve Strategjike bazuar në eksperiencën e Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes së RSH.
12. Ngritja e një ekipi të përbashkët Task-Forcë për mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit në NATO.
13. Një grup i përbashkët për dokumentet strategjike, standardizimin, doktrinat dhe manualet e përbashkëta për Operacione në Mbështetje të Paqes.

A. IDEJA E PROJEKTIT STUDIMOR “NON-PAPER”

Dy vendet tona, Shqipëria dhe Kosova, janë dy vende të vogla të rajonit të Ballkanit. Na bashkojnë shumë gjëra së bashku: historia, kultura, vlerat, gjuha, perspektiva, afërsia gjeografike, dhe shumë vlera të tjera. Për këto e shumë arsye të tjera, kemi vendosur të jemi partnerë strategjikë, sepse kemi interesa strategjike të përbashkëta.

Nga ana tjetër, kapacitetet njerëzore, financiare dhe materiale të shteteve tona janë të kufizuara, dhe shpesh jo të menaxhuara me efektivitetin e duhur.

Ka ardhur koha të vendosim marrëdhënie në nivelin më të lartë për të mirën e dy vendeve tona.

Jemi në kohën e duhur që Shqipëria dhe Kosova të zyrtarizojnë një marrëveshje të partneritetit strategjik të ratifikuar nga dy parlamentet tona.

Kjo marrëveshje mund të përfshijë fushat kryesore të zhvillimit ekonomik, tregtisë, transportit, energjisë, turizmit, kulturës, por edhe fushën e diplomacisë, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Synimi i saj duhet të jetë lehtësimi dhe mbështetja e projekteve të përbashkëta në interes të zhvillimit të përshpejtuar të dy vendeve tona, sipas parimit që, ato gjëra që nuk i bëjmë dot veç e veç mund t’i bëjmë së bashku, duke prodhuar sinergji dhe kursyer resurse të nevojshme.

Kjo “Non-Paper” trajton një frymë të re bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes.

Takimi i dy qeverive është një rast i mirë për Shqipërinë dhe Kosovën për një këndvështrim të ri, në planin e bashkëpunimit afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë në fushën e mbrojtjes.

Përtej aktiviteteve tradicionale që janë zhvilluar deri tani midis institucioneve të mbrojtjes të të dyja vendeve, duhet të kalojmë në një fazë më të avancuar të zbatimit të projekteve të përbashkëta me interes reciprok në fushën e mbrojtjes.

Formati i bashkëpunimit duhet të bazohet në formatin e “smart defence” apo “pooling and sharing” të disa kapaciteteve, aty ku ekzistojnë mundësia dhe vullneti politik.

Shumë nga fushat e bashkëpunimit që janë sensitive për shkak të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të mosnjohjes përfundimtare të RK nga kjo organizatë, mund të lihen për periudhën afatmesme dhe afatgjatë, siç janë ato për zhvillimin e kapaciteteve luftarake të përbashkëta (combat).

Projektet e tjera që kanë pak ose aspak sensivitet dhe që lidhen me aktivitete joluftarake (non-combat), mund të konceptohen qysh tani dhe të zbatohen në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.
(GSH)

Organizohet manifestimi tradicional “Eksodi ’99-marshimi 2014”

0

eksodi-99Këshilli Kombëtar “Eksodi ’99 – marshimi 2014” ka planifikuar që edhe këtë vit të organizojë aktivitete në përkujtim të eksodit masiv të shqiptarëve, nën dhunën e egër serbe në vitin 1999.

Sipas agjendës parashihet që nisja e kolonës së marshuesve të bëhet nga Mitrovica më 15 prill në orën 9:00, ndërsa do të kalojë nëpër Pejë-Deçan-Gjakovë, ndërsa natën do ta kalojnë në fshatin Xerxë, ku 15 vite më parë të dëbuarit u pritën nga banorët e këtij fshati, duke i strehuar, ushqyer e mjekuar.

Në kuadër të këtij manifestimi tradicional, planifikohet që në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec të shfaqet dokumentari i eksodit. Shfaqja do të jepet në orën 19:00.

Më 16 prill marshuesit kosovar do të nisen në orën 9:00 nga Xërxa, për të arritur në Kukës në orën 10:30, ku do të organizohet manifestimi qendror, “ Të faleminderit Kukës, Shqipëri!”.

Në këtë manifestim është paralajmëruar të marrin pjesë personalitet më të larta shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në Kukës do të ketë aktivitete të shumta përkujtimore e kulturore, me qëllim të përkujtimit të tragjedisë së madhe shqiptare të viteve 1998/99./PrizrenPress.com/

Më 22 prill, Parlamenti voton për Gjykatën e Veçantë

0

KuvendiKosoves9-21Një letërkëmbim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it dhe krijimin e një Gjykate të posaçme, që do të hetojë të gjeturat e një raporti të Këshillit të Evropës të publikuara në vitin 2010, pritet të përmbyllet të martën me përgjigjen që duhet t’i kthejë letrës ftesë së Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Letërkëmbimi do të hap rrugën që Parlamenti i Kosovës ta diskutojë dhe ta votojë atë në një pako ligjesh që do t’u dorëzohen deputetëve, nga qeveria e Kosovës.
Letra e Ashton, me të cilën pranohet kërkesa e institucioneve të vendit për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e gjykatës së posaçme, thonë zyrtarë qeveritarë, do të dorëzohet nga zyra e Presidentes në qeverinë e Kosovës, e cila do ta paraqes në Parlament si ligj të veçantë për të cilin do të deklarohen deputetët, transmeton Zëri i Amerikës.

Megjithëse faktori ndërkombëtar në Kosovë ka kërkuar që letërkëmbimi të dorëzohet gjatë kësaj jave, zyrtarë të qeverisë së Kosovës thonë se ka shumë më shumë mundësi që Parlamenti do të mund ta votojë pakon e ligjeve së bashku me letrat, të martën e ardhshme më 22 prill, në një seancë të jashtëzakonshme. Kjo edhe për faktin se qeveria duhet të përgatis propozimet për ndryshime të një numri ligjesh që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it, që do të kërkojnë kohë për analizim nga ana e deputetëve.

Kryesia e Parlamentit la të hapur mundësinë që çështja të hidhet për miratim kurdo që deputetëve u dorëzohen materialet e punës, varësisht nga procesi i këmbimit të letrave ndërmjet presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton.

Ndonëse nuk shihet me sy të mirë nga asnjë forcë politike në Kosovë, miratimi i saj pritet të ndodhë në Parlamentin e Kosovës, për të shmangur themelimin e saj nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Miratimi në Parlament do të hapte ndërkaq mundësinë shumë shpejt grupet parlamentare të përgatisin edhe kushtet për shpërbërjen e Parlamentit për të çuar vendin në zgjedhje parlamentare, me gjasë nga fundi i muajit maj ose në pjesën e parë të qershorit