Ish-presidenti Bush, edhe piktor

Putin-portretIsh presidenti amerikan George W. Bush ka një aftësi të re për të shtuar në rezumenë e tij: piktor. Këtë Bushi e zbuloi gjatë një emisioni të transmetuar në televizionin NBC.

Portretet e pikturuara nga Bushi përfshijnë liderë botëror;, si: ish-kryeministri britanik, Tony Blair, presidenti rus, Vladimir Putin, Dalai Lama dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Portretet e Bushit do të paraqiten në bibliotekën e tij presidenciale në Dallas të shtetit Teksas.

Titulli i ekspozitës, “Arti i Udhëheqjes: Diplomacia Personale e Një Presidenti”, do të ketë piktura të figurave botërore me të cilët ai punoi gjatë presidencës së tij nga viti 2001 në vitin 2009.

Ish-presidenti amerikan thotë se deshi t’ia bënte një portret edhe Putinit për të reflektuar atë që ai beson se ka qenë pikëpamja e liderit rus për botën.

“Vladimiri është një person i cili në shumë aspekte e konsideron Amerikën si armik”, thotë Bush. “Mendoj se ai e sheh botën në këtë mënyrë: ose fiton SHBA dhe humb Rusia, ose e kundërta”.

Ndërkaq, portreti i tij më i preferuar është ai i të atit të tij, ish-presidentit George H.W. Bush, për të cilin thotë se e ka admiruar qasjen që e ka pasur për miqësi me liderë botërorë.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Lajmet e Fundit