18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

20 vjet nga vdekja e Kurt Cobain

Kurt Cobain-revoleMë 5 prill të vitit 1994, këngëtari i grupit “Nirvana” Kurt Cobain e kishte qëlluar veten qëllimisht me një plumb, në moshën 27 vjeçare.

Sot bëhen 20 vjet nga vdekja e rokerit të famshëm amerikan, Kurt Cobain. Edhe pse shumë adhurues të tij anekënd botës mendojnë se këngëtari dhe kitaristi nuk është vetëvrarë, por është vrarë, versioni zyrtar thotë se Cobain ia ka shkrepur vetes në kokë një plumb, në garazhin e shtëpisë së tij në Seattle, nga i cili ka ndërruar jetë tri ditë më vonë.

Kohë më parë është bërë e ditur se është gjetur një film i pazhvilluar në vendin e vetëvrasjes. Policia e Seattle ka bërë të ditur se në ato fotografi shihet ambienti ku Cobain ishte vetëvrarë para 20 vjetësh me të gjitha pajisjet për përdorimin e drogës, gota, kuleta, cigaret dhe ka theksuar se në ato foto nuk ka shenja dyshimi se ai nuk është vetëvrarë.

Cobain ka qenë edhe qendra shpirtërore e grupit “Nirvana”, dhe bashkë me grupin ka arritur famë të madhe të cilën shumë vështirë e ka përballuar.

“Nirvana” dhe Cobain në masë të madhe kanë ndikuar në zhvillimin e muzikës. Kënga “Smells Like Teen spirit” të cilën Cobain e ka shkruar në vitin 1991shënon fillimin e tërheqjes dramatike të disa zhanreve deri atëherë të dominuara në vitet e 80-ta.

Edhe sot këngët e Curt Kobainit, si “Lithium”, “About Girl”, “Polly”, “In Bloom”, “Come as You Are”, “Heart-Shaped Box”, “All Apologies” dhe “Rape Me” janë të popullarizuara dhe dëgjohen nëpër klube.

Në vendlindjen e këngëtarit, Aberdeen (Washington) në vitin 2005 është ngritur një mbishkrim ku shkruan “Welcome to Aberdeen – Come As You Are”.

Meqë Cobain nuk ka varr, shumë adhurues të “Nirvana”-s çdo vit në datën e vdekjes së tij, e vizitojnë parkun që ndodhet në afërsi të shtëpisë së tij.

Më Shumë

Kuvendi i Kosovës miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kishte mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së...

Jose Mourinho kërkohet nga skuadra e Arabisë Saudite Al-Qadsiah

Jose Mourinho është shfaqur si objektiv i skuadrës saudite të Al-Qadsiah. Ish-trajneri i Chelsea dhe Manchester United është gati të rikthehet në menaxhim pasi u...

Lajmet e Fundit