15.6 C
Prizren
E enjte, 24 Prill, 2025
Home Blog Page 8656

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri shqetëson Serbinë

0

Ceku-Imami-Prizren1Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar dje se marrëveshja ushtarake në mes Kosovës dhe Shqipërisë paraqet një problem serioz.

Vuçiq ka thënë se Serbia po punon që të mbrojë qytetarët e saj dhe se për këtë çështje duhet të bisedojë me Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, por nuk guxon që vetes t’i shkaktojë probleme në planin ndërkombëtar.

Siç transmeton Beta, Vuçiq ka thënë se është nj gjë e mirë që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është në veri të Kosovës dhe që NATO-ja është garantues se ato nuk do të dërgohen atje.

“Na duhet të mbrojmë popullin tonë, por pa i shkaktuar kurrfarë problemesh Serbisë në planin ndërkombëtar”, citon telegrafi të ketë thënë Vuçiq në një takim me gazetarë, i pyetur lidhur me marrëveshjen ushtarake të nënshkruar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshja SOFA, e nënshkruar të hënën në Prishtinë në mes Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekut dhe Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, rregullon procedurat e hyrjes-daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe përbërësve civil apo personave në varësi.

Kryeparlamentari Krasniqi filloi vizitën zyrtare në Jordani

0

Krasniqi-Jakup5-21Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga deputetët Ahmet Isufi dhe Amir Ahmeti, ka nisur sot vizitën zyrtare në Jordani. Kreu i Kuvendit të Kosovës është pritur në Aeroportin e Amanit nga homologu i tij, Saed Hayel Srour, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Jordanisë.

”Më pas, ai ka pritur në takim zyrtar, kryetarin Krasniqi dhe delegacionin që e shoqëron. Saed Hayel Srour shprehu kënaqësinë për vizitën e delegacionit parlamentar nga Kosova, për të arriturat e saj dhe njohjen ndërkombëtare të pavarësisë.

Duke shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, në veçanti midis dy parlamenteve, Srour e konsideroi këtë vizitë një mundësi të mirë për tu njohur me zhvillimet në të dyja vendet dhe për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjell.

Ai shtroi nevojën që në të ardhmen, deputetë të të dy parlamenteve, të shkëmbejnë përvoja parlamentare. Në këtë funksion, ai shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për të formuar grupin e miqësisë me Kuvendin e Kosovës, hap ky që u mirëprit dhe përkrah plotësisht nga kryetari Krasniqi.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit jordanez siguroi se Jordonia do të vazhdojë të ushtrojë ndikimin e saj të vendet islamike, për ta njohur Republikën e Kosovës.

Kryeparlamentari Krasniqi falënderoi homologun e tij për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe shprehu kënaqësinë për vizitën që po i bënë Jordanisë, për njohjen e Republikës së Kosovës e për mbështetjen e vazhdueshme në institucionet ndërkombëtare.

Krasniqi shprehu edhe njëherë gjithë mirënjohjen e vendit dhe popullit tonë për miqësinë e sinqertë dhe për mbështetjen e pakursyer që Jordania i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Republika e Kosovës dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Jordaninë në të gjitha fushat, si partnerë strategjikë, në dobi të interesave e të bashkëpunimit reciprok dhe të miqësisë midis dy vendeve dhe popujve tanë. Presim që Jordania të vazhdojë mbështetjen për njohjen e Kosovës edhe te vendet e tjera arabe e islamike që ende nuk e kanë bërë këtë”, theksoi kryetari Krasniqi.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i njoftoi homologin e tij jordanez me zhvillimet aktuale në vendin tonë, duke theksuar se Kosova ka arritur zhvillim të rëndësishëm në procesin e fuqizimit të pozitës së saj ndërkombëtare, njohjen e pavarësisë nga shumica e vendeve anëtare të OKB-së, synimet perspektive drejt integrimeve evropiane, anëtarësimin e saj në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Kreu i legjislativit të vendit dha një pasqyrë të punës dhe përbërjes së Kuvendit, si dhe aktiviteteve të ndryshme parlamentare. Në fund, kryetari Krasniqi i bëri ftesë zyrtare homologut të tij jordanez për ta vizituar Kosovën”, thuhet në njoftim.

Rasmusen viziton sot Kosovën

0

AndersFoghRasmusen-NATOSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, sot do të vizitojë Kosovën. Gjatë vizitës delegacioni do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Volker Halbauer dhe me përfaqësuesit kryesorë ndërkombëtarë në Kosovë, thuhet në njoftimin nga selia e KF0R-it.

Ai gjithashtu do të zhvillojë takime me kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e FSK Agim Çeku dhe me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.

Zgjedhjet në Shqipëri dëshmi besimi dhe test vlerësimi

0

Xhavit halitiXhavit Haliti

U zhvilluan dhe u konfirmuan rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Shqipërisë. Ndjeshmëria jonë për ecurinë e procesit, përfundimin dhe pranimin e tij nga aktorët relevant politik, natyrshëm, ka qenë e konsiderueshme. Kjo ndjeshmëri është tërësisht legjitime, ngase degët e kombit janë të interesuar për shëndetin dhe ecurinë e shëndetshme demokratike të trungut të tyre- Republikës së Shqipërisë.

Dëshironim zhvillim të lirë dhe me parametra demokratik të zgjedhjeve; dëshironim certifikimin e tyre nga OSBE-ODIR-i, dëshironim shmangien e konfliktualitetit gjatë dhe pas zgjedhjeve, si dhe pas daljes së rezultateve; dëshironim që fituesi dhe humbësi i zgjedhjeve të shfaqeshin publikisht vlerësues e bashkëpunues për fuqizimin e demokracisë dhe përparimin e gjithanshëm, ekonomik, social, arsimor, kulturor e mbarëkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mendoj se pritshmëria jonë për zgjedhjet në Shqipëri u bë brenda kuadrit dhe në realizim të kësaj dëshire sepse:
– Ato u zhvilluan në parametra demokratike : të lira e të qeta;
– Rezultati i tyre u pranua shumë ditë më parë nga certifikimi i tyre nga KQZ-ja, prej dy subjekteve kryesore politike në garë, PS-së dhe PD-së;
– Dy krerët e partive më të mëdha që gjatë zhvillimit të fushatës, shpesh u përballën personalisht, deri në rrafsh fyerjesh e sharjesh,vlerësuan dhe uruan publikisht njeri-tjetrin për të ardhmen;
– Rrotacioni i pushtetit, në zbatim të verdiktit të votës popullore po kryhet në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Procesi i ndërrimit të pushtetit i realizuar pa shqetësime, në rrugë e mjete demokratike ka qenë i mirëpritur nga të gjithë shqiptarët, por dhe nga politika dhe diplomacia e vendeve demokratike evroalantike.

Zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë, me arritjet dhe me ndonjë mangësi (të presim raportin dhe vlerësimin e ndërkombëtarëve, OSBE-ODIR-it), mendoj se duhen të vlerësohen dhe të shërbejnë si fillesë për reflektim, motivim dhe angazhim edhe të humbësve dhe të fitimtarëve të zgjedhjeve për përparmin e gjithanshëm dhe integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE. Ecuria dhe rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit mendoj dhe besoj se i hapën rrugën një epoke të re në historinë moderne të politikës shqiptare, siç deklaroi menjëherë pas 23 qershorit, ambasadori i SHBA-së në Tiranë. Rezultati thuaj befasues i zgjedhjeve në favor të koalicionit të majtë, mendoj se ishte jo tërheqja, por shkulja publike e veshit për koalicionin e djathtë nga votuesit- qytetarët e Shqipërisë. Ky rezultat, njëkohësisht është jo vetëm dëshmi besimi, por dhe një test vlerësimi për seriozitetin, realizimin e premtimeve elektorale, por sidomos të objektivave programore, për shmangien sa më shpejtë të defekteve qeverisëse të derisotme.

Dhe mbi të gjitha për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur të Shqipërisë për kalimin nga diktatura në demokraci. Fitorja plebishitare e koalicionit të majtë mendoj se është lexuar e vlerësuar me objektivitet prej tij. Duke i dhënë 84 ulëse në Kuvendin me 140 deputetë, votuesit e Shqipërisë i dhanë mundësi maksimale të majtës për të realizuar programin elektoral dhe sidomos programin qeverisës. Vota popullore ia hoqi mundësinë bllokuese opozitës së djathtë për miratimin e reformave dhe ligjeve tepër të rëndësishme , që do t’i vlejë ndarjes dhe veçmas, funksionimit efektiv të tre pushteteve. Lenia e mandatit të deputetit për t’u bërë ministër, është një tentativë për të vendosur kufijtë ndarës mes ekzekutivit dhe legjistativit, që uroj të gjejnë dhe zgjidhje të tjera balancuese mes tyre. Priten, dhe priten pikërisht tani, nën mundësinë që ua ka dhënë vota popullore që gjyqësori të shndërrohet në pushtet të pavarur, të besueshëm dhe veprues në parametrat që imponohen nga një shtet demokratik.

Vota e 23 qershorit ka krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme ligjore fitimtarëve të qeverisin, në zbatim të programeve të shpallura. Por kjo votë duhet menaxhuar me shumë respekt, kujdes dhe, mbi të gjitha, me shumë përgjegjësi. Uroj që humbësit e zgjedhjeve ta përjetojnë humbjen nën ndikimin e sentencës popullore. Pësimi bëhet mësim. Kurse fitimtarët i uroj: “mbetshin të kënaqur prej jush gjithë zgjedhësit!”. Këto zgjedhje mendoj se ishin një test tejet i saktë i sundimit të zhgënjimit ndaj premtimeve. Politika realiste është e suksesshme.
(Autori është nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës)

Meta, gjysëm e vërteta

0

Andi BushatiShkruan: Andi Bushati
Që pas rezultatit surprizë të 23 qershorit, një e vërtetë e përgjysmuar ka nisur të imponohet lidhur me suksesin e LSI-së në këto zgjedhje. Është e vërtetë se partia e Ilir Metës e katërfishoi numrin e deputetëve të saj. Është gjithashtu e vërtetë se me mbi 180 mijë votat, ajo theu rekordin e çdo force politike “të tretë” në këto dy dekada pluralizëm. Nuk duhet mohuar madje as fakti, që këta numra marrin një peshë disafish më të madhe po të mendosh një ligj elektoral të miratuar pas marrëveshjes amorale PD-PS, që parashihte vetëm shfarosjen e kësaj partie. Të gjitha këto janë të vërteta dhe ato e kanë bërë shumë kënd, këto ditë, të flasë për uraganin Meta, bërësin e mbretit, të cilin e ndjek nga pas fitorja, gurin e peshores së pushtetit në Shqipëri, etj. Madje ka pasur edhe opinionistë me mëditje, që gati të ekzaltuar nuk lënë javë pa përmendur suksesin e një njeriu “që i di mirë punët e veta”.

Dhe, në fakt, këtu duket që se qëndron problemi. Sepse punët dhe fati personal i liderit të LSI-së i intereson vetëm atij vetë dhe klientëve të tij jo të pakët. Por, të tjerëve, pjesës më të madhe të publikut dhe sidomos gardianëve të interesit të tij, duhet t’i interesojë një gjë tjetër. Duhet t’i shqetësojë pyetja themelore se ç’do të thotë për të nesërmen, që në qeverinë e së majtës është katapultuar më e fortë dhe më me shumë peshë, një pjesë e pushtetit katërvjeçar të Berishës.

Pavarësisht nga përbetimet, ne nuk kemi sot asnjë garanci se me LSI-në në koalicionin e ri, do t’i vihet fre abuzimeve me pushtetin. Ne nuk mund të vëmë dot bast se deputetët e saj do të ngrenë zërin ndaj nëpërkëmbjeve të pritshme të opozitës dhe opozitarëve. Ne nuk mund të jemi të qetë se dikush mund t’i thotë ndal privatizimeve klienteliste dhe koncesioneve për faqe të zezë.

Katër vitet e dhimbshme që sapo mbyllëm, janë vite të spektakleve alla Dritan Prifti, të papara ndonjëherë me zë dhe figurë në zyrat e shtetit. Ato janë vitet e shkatërrimit nepotik të diplomacisë. Ato janë vitet e dhënies së hidrocentraleve për miq dhe farefis. Ato janë vitet e shndërrimit të spitaleve në ndërmarrje bojatisjeje dhe gjelbërimi.

Ato janë gjithashtu periudha kur në vend gati u shuajt protesta, sepse ata që kishin marrë plumbin ballit, akuzoheshin për flokët e palarë. Periudha kur vota që ishin dhënë ditën për diell, zhbëheshin natën nga KQZ-ja. Periudha kur gjykatat u shndërruan në shtojca të qeverisë, aq sa e gjithë bota filloi të ngrejë zërin për kultin e pandëshkueshmërisë.

LSI-ja ka qenë për katër vite pjesë e kësaj farse. E megjithatë ajo u votua. U votua shumë dhe bindshëm. U votua nga ata që i besuan me naivitet filozofisë së Ramës, se në sistemin që ai do të ngrinte, edhe mëkatarët do të bëheshin më të mirë. U votua nga ata që i besuan shkeljes së syrit të Berishës, që gjatë gjithë fushatës dukej sikur thoshte: ata përsëri me ne do të vijnë. U votua nga ata që i besuan premtimeve për vende pune në administratë dhe nga ata që një herë në katër vite u vjen rasti i artë për të bërë pazar me politikanët. Arsyet e kësaj vote mund të jenë edhe më shumë se kaq. Për të kuptuar këtë surprizë, do të duhej fillimisht një sondazh i detajuar e një studim më shterues se cilat qenë arsyet e vërteta të rendjes së mbi 180 mijë njerëzve drejt kësaj vote pragmatike.

Por, gabimi më i madh, mëkati kur bëhet me qëllim, është glorifikimi i këtij rezultati. Elozhet ndaj bërësit të mbretit. Idolatria ndaj forcës dhe zhdërvjelltësisë së tij. Duartrokitja, pa shqetësim, vetëm për shkak të shifrave. Sepse ta komentosh atë vetëm duke u nisur nga përmasat dhe të shmangësh pasojat që do të ketë në qeverinë e nesërme, është të thuash vetëm një pjesë të së vërtetës. Atë pjesë që më së paku i intereson publikut.

Formohet Shtabi për korrje-shirje në Malishevë

0

Kombaja-korrje shirjetDrejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural në Malishevë, ka formuar Shtabin Komunal për korrje-shirje në përbërje prej pesë anëtarësh dhe i cili do të drejtohet nga Milaim Morina dhe në përbërje të të cilit do të jenë të përfshira Drejtoria për Bujqësi, Inspektoriat, Emergjenca, dhe Shoqata e farmerëve të kësaj komune.

Sipas Drejtorisë për BPZHR, fushata e korrje-shirjeve në Malishevë pritet të filloj me datën 5 korrik 2013 përderisa bëhet e ditur se në Komunën e Malishevës janë të mbjellura me grurë mbi 3500 hektarë. “Pritet të angazhohen 38 autokombajna që gravitojnë në Komunën e Malishevës si dhe rreth 20 autokombajna të regjioneve tjera”.

Çmimi për korrje-shirje për hektar është 110 euro palidhje, ndërsa me lidhje 130 euro, çmim ky i caktuar nga Ministria për Bujqësi në nivel vendi.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi i kësaj komune, Sinan Kryeziu ka thënë se rendimentet sivjet priten të jenë mesatare. “Në disa fshatra të Komunës së Malishevës ka pas edhe rënje të grurit nga të reshurat atmosferike si në Vermicë, Drenoc dhe në disa fshatra tjera të kësaj komune”. /PrizrenPress.com/

Jahjaga vendos, me 3 nëntor mbahen zgjedhjet komunale

0

Zgjedhjet-ksPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar konsultimet përmbyllëse me liderët e partive politike parlamentare dhe me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përcaktimin e datës së zgjedhjeve komunale në territorin e Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga, në konsultimet përmbyllëse me liderët politikë, vlerësoi se mbajtja e zgjedhjeve komunale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht, është një mesazh i rëndësishëm për qytetarët e vendit dhe siguron integritetin territorial dhe subjektivitetin e Kosovës.

Presidentja Jahjaga ka theksuar se zgjedhjet komunale duhet të jenë të drejta, demokratike dhe të lira ku secili qytetar i Republikës së Kosovës, pa dallim, të mund të shpreh vullnetin e tij lirshëm përmes votës së tij.

Ajo ka theksuar se përfshirja në zgjedhjet komunale e qytetarëve të komunitetit serb, të komunave në veri të territorit të Republikës së Kosovës, do t’u mundësojë atyre zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legalë e legjitim, të dalë nga vota, që do të punojnë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve dhe për integrimin e të gjithëve në shoqërinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë të drejtë vote, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe obligim për të përcaktuar të ardhmen e tyre.

Pjesëmarrja e qytetarëve të Republikës së Kosovës në zgjedhjet komunale do t’u jap atyre mundësinë që të ndihmojnë në ngritjen e mirëqenies dhe të përmirësojnë jetën e tyre.

Bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, Presidentja Jahjaga ka dekretuar 3 nëntorin 2013, datë të mbajtjes së zgjedhjeve komunale në vend. /PrizrenPress.com/

Kola i Sokol Bacit dhe Dante Alighieri

0

SokolBaci-dante alighieriN? vitin 1965 Italia nderoi 700-vjetorin e Dante Alighierit, ku mor?n pjes? edhe disa personalitete t? kultur?s shqiptare q? jetonin n? Itali. N? at? mes u shquan Ernest Koliqi, Martin Camaj, Karl Gurakuqi dhe Nos Qirjaku. Adhurimi i shqiptar?ve p?r Danten ?sht? i kahersh?m.Veprimtatria letrare e k?tij gjeniali italian t? letrave u p?rkthye edhe n? gjuh?n shqipe por me vones?. Nj? nd?r hapat m? t? guximsh?m p?r shqip?rimin e Komedis? Hyjnore kishte nd?rmarr? Kola i Sokol Bacit t? Grud?s n? fillim t? vitit 1900.

Ernest Koliqi dhe Karl Gurakuqi n? sh?nimet e tyre botuar n? revist?n “Shejzat” viti 1965 botuan dy sh?nime t? shkurtra p?r veprimtarin? kulturore dhe origjin?n familjare t? Kol? Sokol Bacit. Citojm? tekstualisht sh?nimin e Profesor Karl Gurakuqit:

”Nj? pjes? e K?ng?s V t? “Ferrit” t? Dante-s, p?rkthyer shqip nga Sokol Baci (Shejzat,Vjeti IX i botimit (1965) faqe 327-329).Kjo prov? p?rkthimit sh?non Redaksija e Revist?s-gjindet n? “La Nazione Albaneze (Vjeti IV,Nr. VI,31 mars 1900) t’Anselmo Lorecchios-s. N?nshkruhet Sokol Bazi q? nuk asht tjet?rkush veç Kola i Sokol Bacit, vojvode i Grud?s kah fillimi i k?tij qindvjeti. Sokol Baci ishte adjutant i Knjaz Nikoll?s t? Malit t? Zi. Kola i biri, kreu studimet universitare n? Rom? .

P?rkthim i bam? prej tij n? vjersha nj?mb?dhet-rrokshe,na tregon kjartas se ky n? rinin? e vet asht marr? me gjuh?n shqipe dhe me let?rsin? e saj. N? k?t? hartim mund t? vrehet shkalla e nalt? e n? t? cil?n kishte m?rrijt? para 70 vjet?ve zhvillimi i shqipes letrare. Asht? e v?rtet? se ka disa t? meta: p?rdorim fjal?sh turqishte, kumbim rimash shum? t? r?ndomta,por lipset marr? para sysh se ky aso kohe ishte fillimi i p?rpjekjevet letrare.

P?r t? pas? nji mendim t? gjuh?s s? Shkodr?s 70 vjet p?rpara, po japim k?tu sh?nimin me t? cilin Kola i Sokol Bacit e p?rciell p?rkthimin e vet: “Dantja ishte me Virgilin n? rreth t’dyt? t’Ferrit ku gjinden t’flligjtit, t? cil?t jan? pra hjedh? e mundue prej nji er?s t’rrebt? fort. K?tu pa dy vet q? shkojshin bashk?: Françesk?n prej Rimini-t e Palok?n e Malatesta: i thirri e Françeska i kalxoi t? dhembsh?m historien e vet”.

M? posht? po sjellim pjes? t? Kanges t? V-t? “Ferrit” t? Dante,s p?rkthyer nga Kola i Sokol Bacit.

“ KALZIM

Njeri i kandsh?me e i but?’,qi gjall? hala
Erdhe me gjet’n’k?t burg me t’kqija plot
Ne,qi tok?n me gjak nji dit’kem la,

Me na pas’n?pak n’hir i Madhi Zot
Kishim m’e lut’ p?r ty,si p?r pagj’tande
Mbasi p?r t? zez?n t’on’ka po derdh lot.

Mbi çka me ndie me gol’ty fort po t’kande
Na po ndigjojm?,po flasim si qef ke
Tash qi sikur po dan era po pran?.

Gjindet qyteti i em n’t’cilin kam le
N’breg t’detit shi n’njat vend ku Pohi shgrehet
Me lumet tjer’qi i mbledh dhe n?p?r dhe.

Dashnija qi me ‘i her’zemr?s i qepet
E kapi k?t p?r bukurin trupin t’i
Qi bora,me ç’mndyr’gjaku hala m’zehet

Kush ? dasht’p?r pa dasht’nuk ka p?shtim
E vet’pra me te zuna’i kaq miksi
Qi,po shef as tash s’mund t’m’ qes’n’harrim.

M’nji soj deket na coi n? kjo dashtni,
E e pret Kaina at? qi na mbaroi,
Gjithk?to fjal’prej tyne kjen? ndi.

Prej bised’s t’ktyne shpirtne ndrrova bo;
Fort u trishtova, e meç me krye n?r kam’
Sa m’pyeti Bajtagjija(2) se ç’mendoi.

Un? p?rgjegja me nji t’madhe shame:
Oh sa mendime t’ambla i çuen kta t? shkret,
Oh sa dishir,n’k?t t’zi mbarim,oh ç’nam!

Mandej prej tyne u solla e fola vet’
E fillova: Françeska e zeza jote
Ma d?rpton zemr?n an’ p?r an’si zhgjet’.

K?t? pjes? t? “kang?s se V-t? “Ferrit” t? Dantes e kishte p?rkthyer shqip Kola i Sokol Bacit n? fillim t? vitit 1900. I n?nshkruari (Redaksia) siç duket ?sht? Ernest Koliqi i cili b?n koment n? lidhje me p?rkthimin e Kol? Sokolit. Ai thot?: “Kjo cop? e Komedis? Hyjnore”, sjell? n? gjuh?n ton?,dallohet p?r nji zot?si t? rall? n? t? hartuemit e vargut njimbdhet?rrok?sh e p?r nji njom?si shprehjesh idiomatike q? i ep p?rkthimit nji shije t? thjesht? shqipe. Tue mendue koh?n kur u botua kjo cop?, nonse me disa te meta, na çudit? p?r shkatht?sin? shpreh?se t? saj”

P?r ata q? kan? lindur n? Mal?si t? Madhe p?rkthimi shqip i Dantes nga Kola i Sokol Bacit ?sht? i shk?lqyesh?m. Pak a shum? k?shtu flitet e k?ndohet n? ato treva.Profesor Shaban Demiraj gjat? nj? vizit? n? New York n? vitin 1996 tha se gjuha shqipe n? Mal?si t? Madhe flitet mbase m? mir? se n? asnj? krahin? tjet?r shqiptare. Ernest Koliqi dhe Karl Gurakuqi n? sh?nimin e tyre thon? se Kola i Sokol Bacit kishte p?rdorur fjal? turqisht n? at? p?rkthim. N? vargjet e sh?nuara me sip?r kemi v?n? re vet?m dy fjal? turqisht dhe n?se merret parasysh koha kur ai filloi p?rkthimin shqip t? Dantes, dy fjal? turqisht nuk jan? shum?.

Nj? p?rkthim si ky tregon dashurin? e autorit p?r gjuh?n dhe kultur?n shqiptare. Nuk e kuptojm? pse ?sht? botuar emri i Sokol Bacit si p?rkthyes i Dantes n? revist?n “La Nazione Albanese” t? Anselmo Lorecchios, e jo emri i p?rkthyesit t? v?rtet? q? ?sht? Kola i biri i Sokol Bacit. Mos vall? ka qen? ndonj? gabim teknik ose diçka tjet?r. B?het pyetja pse nuk jan? b?r? m? shum? studime p?r Kol?n e Sokol Bacit i cili ka qen? shum? aktiv n? Kryengritjen e Mal?sis? t? vitit 1911 p?r pavar?sin? e Shqip?ris?,bile ai kishte detyr? me r?nd?si n? Komitetin e Podgoric?s.

N? vendlindjen time disa shqiptar? t? ditur tregonin shum? p?r Kol?n e Sokol Bacit. Ai gjithmon? p?rmendej p?r q?ndrimet e tij patriotike. Bashk?punimi i tij me arb?resh?t e Italis? dhe botimet n? ato revista tregojn? se Kol? Sokoli ishte patriot. Veprimtaria e tij kulturore e atdhetare meriton studime dhe hulumtime serioze.
(Autori Gjek? Gjonlekaj është ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht botues e biznesmen në New York)

Butrinti i dhunuar nga arkeologët – gërmime jashtë standardi

0

Butrinti7-02Këto gropa të thella të mbushura me ujë që i shohim në foto janë kthyer në një rrezik shumë të madh, jo vetëm për pasurinë arkeologjike në Forumin Romak të Butrintit, por edhe për fëmijët. Anëtarët e Forumit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës Auron Tare dhe Lorenc Bejko kanë reaguar dje për pamjet shqetësuese të gërmimeve të lëna në mëshirën e fatit në njërën prej qendrave më të famshme arkeologjike që prej vitesh ruhen nën siglën e Pasurisë Botërore të UNESKOS.

Auron Tare ngre shqetësimin për faktin se prej disa vitesh arkeologët që vijnë në Shqipëri “pasi përfundojnë punën e tyre largohen duke lënë monumentet e zbuluara në mëshirën e fatit pa asnjë plan të qartë konservues apo edhe restaurues”. Po ashtu edhe arkeologu Lorenc Bejko konstaton shkeljen e rregullave gjatë administrimin të gërmimeve arkeologjike, ku “dherat e gërmimeve janë lënë në mes të Butrintit”, shkruan gazeta Shqiptarja.

AURON TARE

Monumentet e zbuluara janë lënë në mëshirën e fatit

Pamjet në këto foto janë nga gërmimet arkeologjike në Forumin Romak të Butrintit që zhvillohen prej disa vjetësh nga një ekip shume i vogël arkeologësh të huaj. Edhe pse një ekip shumë modest ata kanë pasur privilegjin që të gërmojnë në një prej qendrave më të famshme shqiptare tashmë prej vitesh nën siglën e Pasurisë Botërore të UNESCO-s.

Por siç duket edhe nga këto foto gërmimet në fjalë nuk kanë asnjë standard të kërkuar, jo vetëm në qendra me status të tillë, por edhe në qendra më pak të rëndësishme. Ka disa vite që arkeologët pasi përfundojnë punën e tyre largohen duke lënë monumentet e zbuluara në mëshirën e fatit pa asnjë plan të qartë konservues apo edhe restaurues.

Kjo praktike jo profesionale në kërkimet standarde ndërkombëtare është kritikuar madje shumë dimrin e kaluar nga ekipi që po shkruan planin e menaxhimit të kësaj qendre. E megjithatë asgjë nuk është bërë edhe pas këtyre kritikave që i janë prezantuar Ministrisë së Kulturës si pjesë e planit të menaxhimit.

Konservimi i monumenteve të zbuluara është një prej masave me normale në të gjitha kërkimet arkeologjike standarde duke bërë që këto monumente mjaft të brishta të kenë mundësi shpëtimi pas një ndërhyrjeje restauruese të planifikuar. Por duket se arkeologu David Hernandes i universitetit të Cincinatit dhe kolegu i tij shqiptar nuk janë të këtij mendimi duke lënë kuadratet e hapura tash e disa vjet.

Këto gropa të thella të mbushura me ujë janë një rrezik shumë i madh, jo vetëm për jetëgjatësinë e monumentit por edhe për vizitorët. Duke qenë se këto gërmime kryen shumë pranë zonës së vizituar nga turistët e shumtë ato janë një rrezik potencial sidomos për fëmijët e vegjël të cilët mund të rrezikojnë edhe jetën duke rënë në këto gropa të thella.

Arkeologu amerikan e di mirë se në shtëpinë e tij ka standarde në gërmime arkeologjike, të cilat jam shumë i bindur se ai i zbaton me përpikmëri. Përse nuk tregon të një njëjtin respekt edhe në Butrint kjo mbetet për t’u parë. Por nëse nuk mundet atëherë duhet të gjejë ndonjë vend tjetër për të bërë eksperimentet e tij arkeologjike pasi Butrinti duhet të jetë vendi ku standardet e kërkimeve shkencore respektohen si në të gjithë botën e qytetëruar.

LORENC BEJKO

Shkelen rregullat për administrimin e gërmimeve arkeologjike

Fotot dukeshin shqetësuese, megjithëse vetëm ai që e ka parë situatën në vend mund të gjykojë në mënyrë korrekte. Ka disa rregulla te qarta për administrimin e gërmimeve arkeologjike në një park të rëndësishëm si Butrinti. Ato duhet të sigurohen nga dëmtimi (erozioni) gjatë vitit deri në gërmimet e reja; duhet të krijojnë një mjedis të sigurt për vizitorët; dhe mbi të gjitha duhet të merren masa për konservimin e mbetjeve të gërmuara.

Duket se këto foto tregojnë mungesë të një qasjeje të tillë. Ndoshta Parku arkeologjik dhe autorët e gërmimit mund ta sqarojnë më mirë këtë situate dhe planet e tyre për trajtimin e sitit arkeologjik pas gërmimit. Aq më tepër që kemi të bëjmë me një qendër të trashëgimisë botërore dhe që duhet të vendosë standardet më të larta të praktikës arkeologjike në vend.

Specialistë të ICOMOS-it e kanë shprehur shpesh këtë shqetësim në Butrint. Dikush duhet të shpjegojë pse janë lënë dherat e gërmimeve në mes të Butrintit. Nëse është kështu, kjo përbën një transformim të peizazhit historik që nuk është e pranueshme.

VV: MMPH-ja dhe Prokuroria t’i zgjerojnë hetimet!

0

PrevallaaaLëvizja Vetëvendosje! në Prizren, e ka vlerësuar të drejtë vendimin e MMPH-së për ngritjen e padisë të tre inspektorëve të Komunës së Prizrenit. “Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë zyrtarëve që nuk përfillin dhe nuk zbatojnë ligjin e konsideron si veprim të drejtë”, thuhet në një komunikatë të VV-së në Prizren.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka ngritur dje kallëzim penal ndaj tre inspektorëve të Komunës së Prizrenit: Nexhat Musliu, Enver Bytyçi dhe Bashkim Krasniqi me arsyetimin se “kanë bërë shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi në Kosovë”, duke mos respektuar vendimin e Ministrit të MMPH, Dardan Gashi për ndalimin e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në fshatin turistik të Prevallës dhe lejimit të degradimit të mëtejmë të Parkut Sharr.

Vetëvendosje! ndërkaq vlerëson se shkatërrimi i fshatit turistik i Prevallës, degradimi i parkut “Sharri”, degradimi i zonës historike të Prizrenit, mbindërtimet dhe ndërtimet pa leje në përgjithësi, nuk mund të jenë vetëm si pasojë e neglizhencës së disa inspektorëve.

“Në këtë rast, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke reduktuar përgjegjësisë për shkatërrimin e vazhdueshëm urbanistik dhe natyror të komunës së Prizrenin vetëm në disa individ, më tepër se sa se zbatim të ligjit, bënë përpjekje për shfajësimin e zyrtarëve të lartë të Komunës përfshirë këtu personalisht edhe kryetarin Ramadan Muja. Faji për këtë shkatërrim është sistemor dhe vjen nga pushteti, andaj hetimet dhe marrja e masave ligjore duhet të bëhet në nivel të zyrtarëve të lartë komunal”.

Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren,i bënë thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe organeve të drejtësisë që hetimet t’i thellojnë dhe zgjerojnë në të gjitha nivelet relevante të Komunës së Prizrenit. /PrizrenPress.com/