Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri shqetëson Serbinë

Ceku-Imami-Prizren1Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar dje se marrëveshja ushtarake në mes Kosovës dhe Shqipërisë paraqet një problem serioz.

Vuçiq ka thënë se Serbia po punon që të mbrojë qytetarët e saj dhe se për këtë çështje duhet të bisedojë me Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, por nuk guxon që vetes t’i shkaktojë probleme në planin ndërkombëtar.

Siç transmeton Beta, Vuçiq ka thënë se është nj gjë e mirë që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është në veri të Kosovës dhe që NATO-ja është garantues se ato nuk do të dërgohen atje.

“Na duhet të mbrojmë popullin tonë, por pa i shkaktuar kurrfarë problemesh Serbisë në planin ndërkombëtar”, citon telegrafi të ketë thënë Vuçiq në një takim me gazetarë, i pyetur lidhur me marrëveshjen ushtarake të nënshkruar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshja SOFA, e nënshkruar të hënën në Prishtinë në mes Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekut dhe Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, rregullon procedurat e hyrjes-daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe përbërësve civil apo personave në varësi.

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së...

Lajmet e Fundit