16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8657

Në Nashec, përkujtohet dëshmori Vetim Shala

0

vetim ShalaNë fshatin Nashec është përkujtuar 25 vjetori i rënies së dëshmorit Vetim Shala.Përveç, familjarëve homazhe në varrin e dëshmorit kanë bërë edhe shumë bashkëveprimtar të tij.

Afrimi, vëllai i Vetimit tha se familja ndjehet krenare për veprën e dëshmorit, i cili në moshën 19 vjeçare i’u bashkëngjit plejadës së djemve më të devotshëm që u sakrifikuan për lirinë e atdheut.
Ai kritikoi institucionet se deri më tash nuk kanë barë asgje familjet që kanë rënë gjat viti 1989-1991.

“Jemi të indinjuar me faktin që Qeveria e Kosovës i ka lënë anash të rënët dhe se nuk po bëjnë asgjë për këtë kategori të të rënëve për liri, neve dhe shumë familje të dëshmoreve që kanë rënë gjatë viteve 1989 – 1991 disi na kan lënë anash”,tha ai, transmeton TV Prizreni.

Vetim Shala,si student i Fakultetit të Mjekësisë ne Universitetin e Prishtinës,ishte në ballë të demonstratave gjithëpopullore.Ai u vra nga forcat serbe me 27 mars të vitit 1989./PrizrenPress.com/

 

Koalicioni mbron Mujën

0

RamadanMuja14-01Partitë në koalicion i kanë dalë në mbrojtje kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës. Në një deklaratë të përbashkët, ky koalicion ka vlerësuar lartë figurën e Mujës.

“Kjo seancë është thirrur nga ju opozitarë, pas dështimeve të njëpasnjëshme të organizimeve të protestave dhe të tentimeve për të destabilizuar situatën politike, në qytetin e kulturës dhe tolerancës”.

“Këto goditjet tuaja ndaj institucioneve të zgjedhura me votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve, për mandatin e tretë radhazi, janë edhe një përpjekje e dështuara individëve të caktuar në emër të “qytetarëve aktiv”.

“ Zgjedhjet e vitit 2013 kanë qenë mesazh i qytetarëve se qeverisja në shërbim të qytetarëve duhet të vazhdohet, për t’i realizuar projektet për një zhvillim dhe ndërtim të hovshëm”.

“Konform interpretimit të MAPL-së të datës 25. 03. 2014, deri në vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente Kryetari i Komunës së Prizrenit ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë, ashtu siç është paraparë me Nenin 58 të Ligjit 03/L-040 për vetëqeverisje lokale dhe ligjet tjera sektoriale.”
“Kërkesat e juaja, për dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit Prof. dr. Ramadan Muja, janë në kundërshtim me çdo ligj të çdo shteti demokratik e me vlera civilizuese në botë dhe mbi të gjitha në kundërshtim me kartën për të drejtat dhe liritë e njeriut”.
“Edhe pse këto ditë kemi festuar 15 vjetorin e intervenimit të NATO-s në krye me SHBA-në, ku së bashku me UÇK-në e bënë luftën për liri, por edhe për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës ligjore”.

“Nga kjo që pamë këto ditë, ne kuvendarët e koalicionit për Prizrenin Evropian, ftojmë të gjitha institucionet përgjegjëse që të vihen në mbrojtje të ligjshmërisë, zhvillimit të aktiviteteve normale të institucioneve komunale dhe të kryetarit të komunës së Prizrenit deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Për një vendim të drejtë, në shërbim të drejtësisë dhe të qytetarëve, besojmë fuqishëm, ashtu siç kemi besuar edhe gjatë fushatës në zgjedhjet e nëntorit dhe dhjetorit 2013”.

“Ne edhe atëherë, por edhe sot kemi besuar dhe besojmë se kryetari Muja është i pafajshëm, sepse me asnjë provë nuk është vërtetuar elementi korruptiv, siç po trumbetohet nga ata që po protestojnë dhe nxitësit e përkrahësit e tyre. Andaj, duhet t’ua kujtojmë qytetarëve e në veçanti protestuesve që të presin vendimin zyrtar të gjykatës e pastaj të deklarohen, e jo ta keqinterpretojnë edhe vendim e shkallës së parë, duke ia veshur petkun politik, nga ata që kanë vet problem me ligjin”.

“Në emër të koalicionit qeveritar të përshëndesim dhe të mbështesim punën e Policisë së Kosovës në ruajtjen e institucioneve publike. Në mesin e organizatorëve dhe të vet protestuesve pati edhe të ardhur nga qytetet tjera, që nuk janë qytetarë të Prizrenit. Ua bëjmë me dije atyre të ardhurve nga qytetet tjera se kryetari Muja është kryetar vetëm i Prizrenit e jo edhe i atyre nga vijnë ata me dosje të rënda kriminale”.

“Ndërkaq për çështje tjera që janë bërë në dobi të qytetarit, kuvendi në përbërjen e kaluar ka nxjerrë një deklaratë ku veprimet e kryetarit Muja i ka mbështetur fuqimisht, ndërkaq Juve opozitës, ju urojmë fushatë të qetë, të moderuar, fleksibile dhe me program të qartë për avancim të qeverisjes”.

“Falënderojmë qytetarët e Prizrenit për maturinë e treguar dhe të jeni të sigurt se kjo mature do t’u shpërblehet me punë, me sinqeritet dhe duke i forcuar institucionet shtetërore”/PrizrenPress.com/

 

LDK: Pozita në Prizren nuk pat guxim të përballet me të vërtetën

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, ka reaguar për bojkotimin e mbledhjes së jashtëzakonshme nga pozita. “Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunale ishte edhe një shfaqje e çoroditur e pushtetit të korruptuar, i cili fund e krye, është degradua si është me së keqi”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

“Pushtetarët në Prizren, nuk patën guxim të përballen me te vërtetën”.

“Kryesuesi e Kuvendit Komunal, në vend që t’i jap fjalën grupeve parlamentare opozitare që e iniciuan thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, ai ia mohoi të drejtën opozitës që të flasë. Kjo përben cenim të vrazhde të normave demokratike. Pushteti Komunal ne Prizren ka rrëshqit ne arbitraritet, dhe ketë nuk munde ta durojnë më qytetaret e Prizrenit”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës , edhe një herë kërkon dorëheqjen e të dënuarit Ramadan Muja, në mënyre që të gjendet zgjidhje, për të dal nga situata e palakmueshme që ka kaplua qytetin e Prizrenit. Nuk mundë të qeveriset Komuna e Prizrenit nga një person me presedan penal”./PrizrenPress.com/

 

 

Përfundon pa nisur mbledhja e Kuvendit të Prizrenit

0

Prizren-Asambleja komunaleKa përfunduar pa nisur mirë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës në Prizren, sepse koalicioni në krye me PDK-në e ka lëshuar seancën, raporton Koha.net. “Meqenëse nuk kemi kuorum, e konsideroj mbledhjen të mbyllur”, ka thënë Kujtim Gashi, kryesues i Kuvendit të Komunës.

Megjithëkëtë, përfaqësuesit e opozitës kanë vazhduar të qëndrojnë në sallë, duke iu drejtuar mediave. Sipas tyre, në këtë mënyrë partitë në pozitë kanë shkelur ligjin, sepse nuk u kanë dhënë fjalën fare atyre që e kanë thirrur këtë seancë.

“Qysh kanë guxim të thirren në ligj këta që çdo ditë e shkelin ligjin me dy këmbët”, ka thënë Haziz Hodaj i LDK-së.
Opozitarët kanë thënë se nuk do të ndalen me kërkesat e tyre dhe nesër do të dalin në rrugë.

“Ky nuk është rasti i parë kur një kryetar i PDK-së dënohet, por rasti i Ramadan Mujës është i veçantë, sepse është i pari kryetar që është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe insiston të mbajë postin e kryetarit”, ka thënë Artan Abrashi i Vetëvendosjes.

Partitë opozitare kishin thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar gjendjen e krijuar pas dënimit të Ramadan Mujës, që u shpall fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Muja ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, sepse po pret vendimin e Gjykatës së Apelit, ku është ankuar në vendimin e shkallës së parë të gjykatës./Koha.net/

Veteranët e UÇK protesta para Kuvendit

0

Veteranet-protestaShoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, javën tjetër do të portestojë para Kuvendit të Kosovës, për shkak se Kuvendi i Kosovës edhe këtë javë nuk futi në rend të ditës projektligjin për veteranët. ” Ne kemi pritur që projektligji do të hyjë në rend të ditës gjatë ditë së sotshme”, tha për rtklive.com, Faton Klinaku, sekretari i organizatës së veteranëve.

” Projektligji për Veteranët e Luftës së UÇK-së, nuk u fut sot në Kuvend sepse nuk kanë interes, ndërsa projektligji për zgjedhje u fut sot me të njëjtën procedurë sepse ju duhet për vete. Me siguri që javën tjetër do t’na keni para Kuvendit”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, është dashur të kryehet sot për shkak se dëgjimet publike dhe të gjitha procedurat tjera janë kryer me kohë.

Debati më 1980, më thane “shqiptar i importuar”

0

Rexhep QosjaArtikulli i botuar në të përdyjav-shmen “Fjala”, që e ka shkruar kundër meje ai farë kryeredaktori i gazetës “Rilindja”, Fadil Bujari, e ka treguar qartë, shumë qartë, tragjikisht qartë, njërin prej motiveve të forta të fushatës kundër meje: lokalizmin! Çarshia po flet shumë për shprehjen më emocionuese të artikullit të tij: “i importuar”, domethënë po flitet shumë për Rexhep Qosjen e importuar prej Malit të Zi në Kosovë! Thuhet se në titullin e dorëshkrimit ishte përdorur togfjalëshi “shqiptar i importuar”, por redaktori i “Fjalës” kishte kërkuar prej tij që ta hiqte këtë togfjalësh nga titulli. Pavarësisht prej shprehjes së cituar “i importuar” dhe prej togfjalëshit të munguar “shqiptar i importuar”, në artikullin e kryeredaktorit të “Rilindjes”, Fadil Bujari, shquan fort trashtina lokaliste, fisnore, sociologët evropianë do të thoshin, injoranca tribaliste. Në të vërtetë parulla të tipit “shqiptar i importuar” për shqiptarët e ardhur në Kosovë nga Mali i Zi dhe nga Maqedonia qarkullojnë tani e sa vjet në kulturën tonë dhe ato janë fryt i zi i atyre që nuk lënë mjet pa përdorur për pushtimin e hapësirave të interesit në këtë kulturë. Dhe, në mjetet e informimit. Nuk ka dyshim se këto nuk janë parulla të popullit, parulla që përdor populli, që përdorin shqiptarët e zakonshëm në Kosovë. Jo. Këto janë parulla që përdorin vetëm disa nga intelektualët, në të vërtetë nga gjysmë apo nga çerekintelektualët, me përkushtim jugosllavistët, të cilët, për shkak se nuk janë të suksesshëm në krijimtarinë shpirtërore, bëjnë çmos që të jenë të suksesshëm në pushtetin që do të sundojë krijimtarinë shpirtërore!
Ndasitë, sado të mbuluara, shpesh jo plotësisht suksesshëm, fetare; ndasitë krahinore, aspak të mbuluara; ndasitë fshatar – qytetar, shpesh të përsëritura, dhe ndasitë klasore, thuajse të nënkuptuara në sjelljet e gjysmëintelektualëve e çerek-intelektualëve – këto janë prodhimet e “kulturës” sonë, të politizuar sidomos, prej viteve shtatëdhjetë e këndej! Kur u dobësua sadopak shtypja e Serbisë pas Plenumit të Brioneve të mbajtur në vitin 1966, ja ne ia shtuam shtypjen njëri-tjetrit! Kjo është sjellje kundërhistorike e njerëzve politikisht, moralisht dhe kombëtarisht ende të papjekur sa duhet e si duhet! Shkrimi i kryeredaktorit të “Rilindjes”, Fadil Bujari, sigurisht i porositur prej pjesëtarëve të klanit, në të vërtetë prej ideologëve të klanit, në radhë të parë prej mikut të tij të ngushtë shumëvjeçar, Fehmi Aganit, ideologji e të cilëve janë jugosllavizmi dhe tani lokalizmi, tregon qartë se lufta e rilindësve tonë të mëdhenj kundër të këqijave të brendshme të kombit shqiptar – kundër ndasive fetare, kundër ndasive krahinore, kundër ndasive dialektore, kundër ndasive klasore ende nuk ka marrë fund. Po shihet se kam pasur iluzione, natyrisht jo vetëm unë: kam pasur iluzione se plagët e mëdha, dhembjesjellëse të së kaluarës, janë shëruar. Jo: nuk janë shëruar, as, si po shihet, nuk do të shërohen lehtë e shpejt.
Iluzionet janë të dëmshme.
Sikur shtypi ynë të ishte vërtet i emancipuar, sikur shtypi ynë të mos ishte në masë të madhe i uzurpuar prej disa lokalistëve të verbër, dhe prej një klani, sikur shtypi ynë të ishte shtyp i drejtuar prej njerëzish me shikime gjithëkombëtare, të liruar prej verbërisë lokaliste, politike dhe ideologjike, atëherë, ky shtyp do të duhej t’u vërsulej pamëshirshëm armiqve të vjetër, tradicionalë të kombit shqiptar: ndasive fetare, ndasive krahinore, ndasive dialektore, ndasive klasore.
Si mund të jetë krye-redaktor i gazetës së vetme politike në gjuhën shqipe në Kosovë një njeri si ky farë Fadil Bujari me kufizim të tillë gubernist, me para-gjykim të tillë të marrë lokalist? Si mund të jetë bërë kryeredaktor i gazetës së vetme politike në gjuhën shqipe në Kosovë një njeri i tillë i cili të gjithë shqiptarët e ardhur në Kosovë prej Malit të Zi e prej Ma-qedonisë nuk ngurron t’i pagëzojë shqiptarë të “importuar” vetëm djalli dhe i biri i tij mund ta dinë! Si mund të jetë pranuar kryeredaktor një njeri i tillë, kush do ta ketë bërë kryeredaktor një krijesë të tillë të lindur e të rritur në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili me aq përkushtim, me aq marrëzi lufton kundër idealeve të asaj Lidhjeje, është e pamundur të merret vesh!
7.
Si cenues të “bashkimit-vëllazërimit” midis intelektualëve të të gjitha profesioneve, prandaj edhe të të gjitha “kombeve e kombësive” ka filluar të më sulmojë edhe njëfarë Kuliqi, serb, mik i njohur i Fehmi Aganit, që është pedagog në Degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik. Kush ia mbushi mendjen këtij Kuliqi të çohet ashtu kundër meje sado kurrë dy fjalë nuk i kemi bërë njëri me tjetrin – të këqija as të mira?
Kush tjetër pos sociologut dhe politikologut tonë!
8.
E mbarova edhe përgjigjen në artikullin e kryeredaktorit të Rilindjes, Fadil Bujari, kundër meje, të botuar në të përdyjavshmen “Fjala”. Tani, duke e shkruar këtë përgjigje, e vërejta edhe më qartë, edhe më dëshpërueshëm, edhe më argëtueshëm se sa i rëndë dhe, njëkohësisht, intelektualisht i marrë është ai artikull i botuar në “Fjalën” kundër meje. Po në këtë artikull janë shprehur ide raciste, ide raciste të një bashkim-vëllazëruesi të lindur e të rritur në Prizren, ku tradicionalisht janë çmuar turqit dhe serbët dhe janë nënçmuar shqiptarët – katundarët! Ky racist nuk ngurron të më quajë njeri të “importuar” nga “shkrepat” e Malit të Zi, që ka ardhur në Kosovë “duke sjellë me vete zbrazëtinë e skamjen shpirtërore – trashëguar nga loja e çuditshme e kromo-zomeve të gjithëpushtetshme dhe nga koprracia e pa mëshirshme e natyrës”!
Si ka lejuar redaksia e “Fjalës”, e përbërë prej katër shkrimtarësh dhe një publicisti – hiq kryeredak-torin si injorant i dëshmuar që është – të botohet një marrëzi e këtillë që tingëllon aq raciste? Ja, ka lejuar kjo Redaksi të botohet edhe ky shkrim i turpshëm dhe ka lejuar, sigurisht, për shkak të trysnive të cilave u është nënshtruar prej klanit që më përndjek! Ajme për ne kur në revistat letrare, kulturore, sikundër është “Fjala”, mund të botohen shkrime në të cilat në mënyrë aq primitive mund të shprehen edhe ide lokaliste, që tingëllojnë si raciste, ide lokaliste aq të dëmshme për njësinë tonë kombëtare sot.
Pikërisht pse shkrimi i kryeredaktorit të Rilindjes kundër meje është i tillë çfarë është – i marrë, unë bëra një përgjigje kryekëput intelektuale, të matur, por që në thelb i komprometon idetë dhe ndjenjat e këtij farë kryeredaktori me sponsoruesin e tij, Fehmi Agani.
Si, as përgjigjen ndaj shkrimit të këtij kryeredaktori të “Rilindjes” ashtu as shkrimin ndaj artikullit të sociologut e politikologut, Fehmi Aganit, nuk do të m’i botojnë. E di. Dhe nuk m’i botuan.
9.
Duke shkuar në punë blej “Borbën” e sotme.
Më ngjitet në sy artikulli me titullin “Nauèno delo ili pamflet”, që në përkthimin shqip do të ishte “Vepër shkencore apo pamflet”. E ka shkruar korrespondenti i kësaj gazete, i gazetës “Borba” në Prishtinë, i quajtur Murteza Daci. Sa herë kaloj nëpër qendrën e Prishtinës e shoh këtë gazetar; dhe, të shumtën e herëve e shoh në shoqëri me sociologun dhe politikologun, Fehmi Aganin. Qëllimi i artikullshkruesit është, si e thekson edhe vetë, që me këtë shkrim të informojë opinionin e gjuhës serbokroate për diskutimet që ka nxitur në Kosovë vepra e autorit Rexhep Qosja, “Morfologjia e një fushate”, dhe ta informojë siç dëshiron Fehmi Agani!
Artikulli “Vepër shkencore apo pamflet” është artikull i shkruar mjerueshëm dobët; artikulli “Vepër shkencore apo pamflet” është, nga pikëpamja intelektuale dhe kulturore i shikuar, artikull naiv; por artikulli “Vepër shkencore apo pamflet”, i shikuar nga pikëpamja politike dhe morale, është artikulli qëllimzi, me të cilin autori përpiqet të më shpallë delikuent politik. Korrespondenti i “Borbës”, Murteza Daci, prej fillimit e deri në fund të artikullit të tij, i komenton dy artikujt më të rëndë, më akuzues, më cenues të shkruar kundër meje: artikullin e Fehmi Aganit, “Testimonium pauperitatis i R. Qosjes”, të botuar në gazetën “Rilindja”, dhe artikullin e kryeredaktorit të gazetës “Rilindja”, Fadil Bujari, me titullin “Një pamflet plot insinuata ose dërdëllisje maratonike të Rexhep Qosjes në Morfologjinë e një fushate”, të botuar në gazetën e përdyjavshme “Fjala”.
Është e çuditshme, shumë e çuditshme, sesi atakuesve të mi të fundit, Fehmi Aganit dhe Fadil Bujarit, nuk u kanë mjaftuar sulmet që më bëjnë në gjuhën shqipe para opinionit tonë, shqiptar, por kanë dashur të më sulmojnë edhe në gjuhën serbokroate, para opinionit serb dhe kroat dhe për realizimin e këtij qëllimi e kanë gjetur njeriun më të përshtatshëm, më të gatshëm, politikisht, më të mbathur: korrespondentin e gazetës së Beogradit “Borba”, bashkëpunëtorin e vetëdekla-ruar të Sigurimit të Brendshëm Shtetëror (UDB-së) para Plenumit të Brioneve, Murteza Dacin. Ndihmomë, Zot! Ai është mjeti i tyre e ata janë UDB-ja e tij e tanishme!
10.
Më bie në dorë gazeta e Beogradit “Književne novine” e datës 26.7.1980, në të cilën gazetari i gazetës serbe të Prishtinës, “Jedinstvo”, Ismet Markoviç, boton artikullin me titullin “Mozaiku kosovar”, në të cilin shkruan për reagimet e botuara në gazetën “Rilindja” dhe në të përdyjavshmen “Fjala” ndaj librit tim Morfologjia e një fushate. Ky artikull është dukshëm më i gjatë sesa artikulli, në të vërtetë informata, që po i njëjti autor kishte botuar në të njëjtën gazetë, në “Književne novine”, me rastin e botimit të “Morfologjisë së një fushate”. Në qoftë se herën e parë, në shkrimin e parë, nuk kishte ngurruar të më fyente me sensacionalizmin e shkrimit të tij, duke mos shfaqur aspak interesim për konceptet teorike dhe rëndësinë kulturore të librit, tani më fyen me qëndrimin e tij atakues ndaj meje dhe favorizues ndaj sulmuesve të “Morfologjisë së një fushate”! Megjithëse ky gazetar i gazetës serbe, “Jedinstvo”, nuk e di shqipen, në artikullin e tij “Mozaiku kosovar” jepen të përkthyera prej shqipes në serbokroatishte pikërisht fjalitë më rënduese ndaj meje, si nga shkrimi i Fehmi Aganit “Testimonium pauperitatis i R.Qosjes”, i botuar në gazetën “Rilindja”, edhe nga shkrimi i Fadil Bujarit “Një pamflet plot insinuata ose dërdëllisjet maratonike të Rexhep Qosjes” në “Morfologjinë e një fushate”, të botuar në të përdyjavshmen “Fjala”. Ky farë Markoviçi “përkthen” pasuset në të cilët fyhet rëndë dinjiteti im krijues dhe moral, në të cilët vihet në pikëpyetje përgjegjësia ime profesionale e politike për shkrimin e një libri të tillë, por, çuditërisht, i hesht pasuset në të cilët kërkohet ndëshkimi im politik dhe penal si dhe pasuset në të cilët shprehet lokalizmi i dy artikullshkruesve në fjalë, që bën pjesë në motivet e fushatës kundër meje. Po të ishte ky farë Markoviçi autori i vërtetë apo, të shprehem më qartë, autor i vetëm i artikullit “Mozaiku kosovar”, po të kishte zgjedhur ai vetë pasuset e cituara, pa dyshim do të shquante pikërisht ato pjesë, në të vërtetë ato pasuse me të cilat cenohet rëndë liria ime e mendimit dhe e shprehjes, sepse në to kërkohet ndëshkimi im politik dhe penal. Sado për mua është më mirë pse nuk e ka theksuar fare atë fjalinë e turpshme në artikullin e kryeredaktorit të Rilindjes, Fadil Bujari, për “importimin” tim prej “shkrepave” të Malit të Zi, sepse ashtu, po ta shfrytëzonte, do të më bënte pretekst të një argumenti politik që nuk u shërben përpjekjeve tona për emancipim sa më të plotë kombëtar dhe kulturor, nuk ka fare dyshim se po të mos ishte i korruptuar prej dikujt nga gazeta “Rilindja” apo nga Redaksia e Botimeve, ai këtë argument do ta shfrytëzonte me qejf! Dhe, do ta shfrytëzonte qoftë edhe për shkak se ai argument i përdorur prej një taravoli, në të vërtetë të një kreteni lokalist siç është Fadil Bujari flet edhe për statusin e tij si gazetar i importuar! Meqenëse ky farë Markoviçi shkruan vjersha dhe e quan veten poet, jam i sigurt se së shpejti, brenda një apo, shumë- shumë, dy vjetësh, ndonjë përmbledhje e tij poetike do të botohet në shqip nga Redaksia e Botimeve e Ndërmarrjes Gazetare, Botuese dhe Grafike “Rilindja”. Pse jo? Nuk do të jetë hera e parë që në socializmin tonë vetëqeverisës përkushtimet, sidomos, shërbimet e disa njerëzve blihen me para shoqërore! E, siç dihet, për shërbimet e gazetarëve, as totalitarizmi, as demokracia nuk kursejnë kurrfarë parash. Në qoftë se, ndërkaq, hasin në gazetar kokëfortë që nuk blihet me para, atëherë edhe totalitarizmi komunist, edhe demokracia kapitaliste shfrytëzojnë mjete të tjera me të cilat i bëjnë rrogëtarë të vet.
* * *
Artikulli i botuar në gazetën e Beogradit, “Borba”, më 17 korrik, në të cilin theksohet përgjegjësia ime politike si autor i librit “Morfologjia e një fushate” dhe, tani, artikulli i botuar në gazetën tjetër të Beogradit, “Književne novine”, më 26 korrik, në të cilin hapur mbrohen qëndrimet e atyre që më sulmojnë mua dhe librin tim, dëshmojnë qartë se klani, tani, i ka zgjeruar dhe i ka thelluar përpjekjet për likuidimin tim profesional, moral dhe politik jo vetëm para opinionit kosovar, por edhe para opinionit jugosllav.
Me angazhimin e këtij Fadil Bujari, të këtij Daci, të këtij Kuliqi dhe të këtij Markoviçi, sociologpolitikologu Fehmi Agani, i cili gjithë jetën e lapsit të tij deri sot ia ka kushtuar shkrimeve për Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë, vetëqeverisjen jugosllave, bashkim-vëllazërimin, barazinë e kombeve e kombësive dhe shkrimeve kundër Shqipërisë, e kompletoi ekipin e kombeve e kombësive “të barabarta” për përndjekjen time politike!
Përpara neostalinista!
Përpara gubernista!
Përpara jugosllavista!
Do të korrni sukses të përkohshëm.

Henry Moore prezenton veprat në Prishtinë

0

Henry MooreSot në Galerinë e Arteve të Kosovës do të hapet ekspozita e skulptorit dhe artistit të famshëm britanik, Henry Moore. I njohur për skulpturat e tij si vepra arti publike nëpër botë, në galeri do të eksponohen grafika dhe skulptura të përzgjedhura, që janë koleksion i British Council, të cilat janë në turne rreth botës.

Ekspozita do të përfshijë vepra të përzgjedhura të artistit të njohur britanik, i cili tri dekada më parë ia kishte dhuruar Koleksionit të Këshillit Britanik.

Gjatë kësaj ekspozite e cila do të fillojë në ora 19:00, do të prezentohen 80 grafika të cilat janë përmbledhur në tetë grupe të prodhuara që nga viti 1949 deri në 1983.

Si pjesë e kësaj ekspozite do të përfshihen një nga temat më të njohura të Moore, ‘Nëna dhe Fëmija’ dhe ‘Figurat e gjysmështrira’, pesë skulptura dhe një model makete të së njëjtës periudhë.

Ndahen çmimet vjetore për teatër në ditën Botërore të teatrit

0

1421?Bazuar në rregulloren për ndarjen e çmimeve vjetore për teatër Ministria e Kulturës, do të nderojë me çmime vjetore përfaqësuesit e jetës teatrore që kanë treguar suksese në punën e tyre dhe që kanë dhënë kontribut në avancimin e jetës kulturore në vend.

Në Ditën Botërore të Teatrit, Ministri Memli Krasniqi do të ndajë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit dhe Çmimet vjetore për teatër për vitin 2013.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të organizohet në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit prej orës 12:00.
Sipas njoftimit të ministrisë së Kulturës, çmimet jepen në kategorinë për Shfaqjen më të mirë, Regjinë më të mirë, Aktorin/Aktoren më të mirë dhe çmimin për prezantimin më të suksesshëm ndërkombëtar.

Bazuar në Rregulloren për ndarjen e çmimeve vjetore për teatër, Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore ka vlerë financiare 5 mijë euro, ndërkaq kategoritë tjera shpërblehen me nga 2 mijë e 500 euro

Laura Guguli zgjedhet kryetare e Gruas Demokratike në Prizren

0

Mbledhja e pare konstituive e K. se GruasKryesia e Gruas Demokratike në Prizren, ka mbajtur takimin e parë konstituiv, pas përfundimit të kuvendit zgjedhor, i cili është mbajtur pak ditë me parë në të ku morën pjesë rreth 250 delegate.
Takimin e parë konstituiv, të kryesisë së Gruas, e ka përshëndetur kryetari i Degës, Minir Krasniqi dhe Nijazi Kryeziu, sekretar i përgjithshëm i degës, së PDK-së, në Prizren.

Prej dy të propozuarave për të parën e Gruas Demokratike, Dr. Laura Guguli dhe Profesoreshes Luljeta Veselaj, me shumicën e votive, Kryesia e Gruas për kryetare të Gruas Demoratike në Prizren është zgjedhur Dr. Laura Guguli.

Dr. Laura Guguli, njëkohësisht është nënkryetare e Kryesisë së Degs së PDK-së, në Prizren.

Gjithashtu, gjatë dy mandateve ka qen pjesë e Asamblesë Komunale në Prizren.

Dr. Guguli, pas marrjës së besimit për ti udhëhequr strukturat e gruas Demokratike, falenderoj të gjitha anëtarët e kryesisë së gruas, duke u zotuar para tyre, se ajo do jetë e angazhuar maksimalisht në forcimin e pozitës së femrës në të gjitha instancat politike dhe institucionale mrenda PDK-se dhe jashtë saj.

 

Festivali i Librit dhe Artit, një çmim me emrin e Ardian Klosit

0

ardianklosiMes Panairin të Librit “Tirana 2014” dhe Festivalit të Librit dhe Artit “Pranverë 2014” që organizon këtë vit edicionin e tij të parë, Ministria e Kulturës ka zgjedhur të mbështesë këtë të fundit.

Festivali organizohet nga Shoqëria e Librit Shqip, ku botuesja Arlinda Dudaj, përfaqësuese e kësaj shoqate thekson se nuk bëhet fjalë për panair libri, por për një festival alternativ që promovon artin dhe librin.”Nuk mund të krahasohet Panairi me këtë Festival, sepse janë organizime krejt të ndryshme.

Sigurisht që pjesë e këtij Festivali është dhe Panairi i Librit, ku janë ftuar të bëhen pjesë të gjithë botuesit shqiptarë me stendat e tyre dhe botimet e reja. Gjithashtu do të organizohen edhe ekspozita të veprave të artit dhe do të ndahen dy çmime shumë të rëndësishme: çmimi “Ardian Klosi” në fushën e letrave, dhe çmimi “Danish Jukniu” në fushën e artit.

Pra është një Festival i Artit dhe Librit dhe ndoshta për këtë arsye ministria ka vendosur ta mbështesë”, – shprehet Dudaj.