20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

U vazhdohet paraburgimi asistentëve të UP-së

UP-rektoratiGjykata e Apelit ka marrë vendim që të refuzojë ankesat e avokatëve të pandehurve, në rastin e ashtuquajtur ”rasti i asistentëve të UP ”, duke vazhduar masat e paraburgimit për 9 prej tyre dhe të arrestit shtëpiak për 2 të tjerët.

Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve E.B, K.G, A.J, R.Z, L.B, M.B, G.M, A.H, K.M dhe A.H, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë PPR.KR.nr 569/ 13, të datës 10.03.2014.

Në bazë të këtij aktvendimi ju ishte vazhduar masa e paraburgimit prej 1 ( një ) muaji të pandehurveE.B, K.G, A.J, R.Z, L.B, M.B, G.M, A.H dhe K.M, ndërsa ajo e arrestit shtëpiak A.H dhe M.M.

Gjashtë nga këta persona dyshohen se kanë kryer në bashkëkryerje veprat penale: Shpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 339 i KPK-së; Marrje e ryshfetit sipas nenit 343 të KPK-së; Rraste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve, neni 333 dhe Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë nga neni 334 i KPK-së, thuhet nw njw njoftim tw lëshuar pwr medie nga Gjykata e Apelit.

Tre dyshohen për veprat penale:Shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit dhe Marrje të ryshfetit.

Ndërsa dy të fundit për veprën penale: Marrje të ryshfeti. Këto dyshohet të kenë ndodhur në periudhën 2009- 2013.

Sipas Gjykatës së Apelit, ankesat kundër këtyre masave të sigurisë nuk qëndrojnë dhe se në aktvendimin e ankimuar, gjyqtari drejtë ka konstatuar se të pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprave penale, për të cilat dyshohen dhe po ashtu drejtë ka gjetur se ekzistojnë edhe baza të veçanta ligjore për vazhdimin e këtyre masave.

Më Shumë

Zhduket policja nga Rahoveci

Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët. Rasti u konfirmua për...

Moti sot i ngrohtë, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat...

Lajmet e Fundit