11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Koalicioni mbron Mujën

RamadanMuja14-01Partitë në koalicion i kanë dalë në mbrojtje kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës. Në një deklaratë të përbashkët, ky koalicion ka vlerësuar lartë figurën e Mujës.

“Kjo seancë është thirrur nga ju opozitarë, pas dështimeve të njëpasnjëshme të organizimeve të protestave dhe të tentimeve për të destabilizuar situatën politike, në qytetin e kulturës dhe tolerancës”.

“Këto goditjet tuaja ndaj institucioneve të zgjedhura me votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve, për mandatin e tretë radhazi, janë edhe një përpjekje e dështuara individëve të caktuar në emër të “qytetarëve aktiv”.

“ Zgjedhjet e vitit 2013 kanë qenë mesazh i qytetarëve se qeverisja në shërbim të qytetarëve duhet të vazhdohet, për t’i realizuar projektet për një zhvillim dhe ndërtim të hovshëm”.

“Konform interpretimit të MAPL-së të datës 25. 03. 2014, deri në vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente Kryetari i Komunës së Prizrenit ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë, ashtu siç është paraparë me Nenin 58 të Ligjit 03/L-040 për vetëqeverisje lokale dhe ligjet tjera sektoriale.”
“Kërkesat e juaja, për dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit Prof. dr. Ramadan Muja, janë në kundërshtim me çdo ligj të çdo shteti demokratik e me vlera civilizuese në botë dhe mbi të gjitha në kundërshtim me kartën për të drejtat dhe liritë e njeriut”.
“Edhe pse këto ditë kemi festuar 15 vjetorin e intervenimit të NATO-s në krye me SHBA-në, ku së bashku me UÇK-në e bënë luftën për liri, por edhe për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës ligjore”.

“Nga kjo që pamë këto ditë, ne kuvendarët e koalicionit për Prizrenin Evropian, ftojmë të gjitha institucionet përgjegjëse që të vihen në mbrojtje të ligjshmërisë, zhvillimit të aktiviteteve normale të institucioneve komunale dhe të kryetarit të komunës së Prizrenit deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Për një vendim të drejtë, në shërbim të drejtësisë dhe të qytetarëve, besojmë fuqishëm, ashtu siç kemi besuar edhe gjatë fushatës në zgjedhjet e nëntorit dhe dhjetorit 2013”.

“Ne edhe atëherë, por edhe sot kemi besuar dhe besojmë se kryetari Muja është i pafajshëm, sepse me asnjë provë nuk është vërtetuar elementi korruptiv, siç po trumbetohet nga ata që po protestojnë dhe nxitësit e përkrahësit e tyre. Andaj, duhet t’ua kujtojmë qytetarëve e në veçanti protestuesve që të presin vendimin zyrtar të gjykatës e pastaj të deklarohen, e jo ta keqinterpretojnë edhe vendim e shkallës së parë, duke ia veshur petkun politik, nga ata që kanë vet problem me ligjin”.

“Në emër të koalicionit qeveritar të përshëndesim dhe të mbështesim punën e Policisë së Kosovës në ruajtjen e institucioneve publike. Në mesin e organizatorëve dhe të vet protestuesve pati edhe të ardhur nga qytetet tjera, që nuk janë qytetarë të Prizrenit. Ua bëjmë me dije atyre të ardhurve nga qytetet tjera se kryetari Muja është kryetar vetëm i Prizrenit e jo edhe i atyre nga vijnë ata me dosje të rënda kriminale”.

“Ndërkaq për çështje tjera që janë bërë në dobi të qytetarit, kuvendi në përbërjen e kaluar ka nxjerrë një deklaratë ku veprimet e kryetarit Muja i ka mbështetur fuqimisht, ndërkaq Juve opozitës, ju urojmë fushatë të qetë, të moderuar, fleksibile dhe me program të qartë për avancim të qeverisjes”.

“Falënderojmë qytetarët e Prizrenit për maturinë e treguar dhe të jeni të sigurt se kjo mature do t’u shpërblehet me punë, me sinqeritet dhe duke i forcuar institucionet shtetërore”/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Kurti: Prizreni do të lidhet me Tetovën dhe Shkodrën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do të lidhet me Tetovën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkodrën e Shqipërisë. “Rruga Prizren-Tetovë po...

Lajmet e Fundit