Përfundon pa nisur mbledhja e Kuvendit të Prizrenit

Prizren-Asambleja komunaleKa përfunduar pa nisur mirë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës në Prizren, sepse koalicioni në krye me PDK-në e ka lëshuar seancën, raporton Koha.net. “Meqenëse nuk kemi kuorum, e konsideroj mbledhjen të mbyllur”, ka thënë Kujtim Gashi, kryesues i Kuvendit të Komunës.

Megjithëkëtë, përfaqësuesit e opozitës kanë vazhduar të qëndrojnë në sallë, duke iu drejtuar mediave. Sipas tyre, në këtë mënyrë partitë në pozitë kanë shkelur ligjin, sepse nuk u kanë dhënë fjalën fare atyre që e kanë thirrur këtë seancë.

“Qysh kanë guxim të thirren në ligj këta që çdo ditë e shkelin ligjin me dy këmbët”, ka thënë Haziz Hodaj i LDK-së.
Opozitarët kanë thënë se nuk do të ndalen me kërkesat e tyre dhe nesër do të dalin në rrugë.

“Ky nuk është rasti i parë kur një kryetar i PDK-së dënohet, por rasti i Ramadan Mujës është i veçantë, sepse është i pari kryetar që është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe insiston të mbajë postin e kryetarit”, ka thënë Artan Abrashi i Vetëvendosjes.

Partitë opozitare kishin thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar gjendjen e krijuar pas dënimit të Ramadan Mujës, që u shpall fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Muja ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, sepse po pret vendimin e Gjykatës së Apelit, ku është ankuar në vendimin e shkallës së parë të gjykatës./Koha.net/

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit