12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8666

Thaçi viziton Krushën

0

thaci ne krusheKryeministri i Kosovës të dielën ka qëndruar edhe në Krushë. Ai ka pasur një takim me bujqit e asaj ane. Ai iu ka premtuar atyre mbështetje të vazhdueshme.

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook.

“Isha në Krushë bashkë me Ministrin e Bujqësisë, ku bashkëbisedova shumë përzemërt me bujqit. Ata janë shtylla e pavarësisë tonë ekonomike dhe qeveria ime ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e bujqësisë.

Është me rëndësi të ceket se gjatë këtyre viteve të qeverisjes, pra periudhës 2008-2013, ne kemi përkrahur në mënyrë të drejtpërdrejtë me grante dhe subvencione saktësisht 79,019 bujq dhe kemi bashkë investuar përmes granteve në 2,514 projekte të tyre për zhvillimin rural”, ka shkruar Thaçi. /PrizrenPress.com/

Daut Haradinaj, Thaçit: Ligjin e zhagite ti

0

DautHaradinaj-AKK

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar në deklaratën e Hashim Thaçit, i cili sot tha se “s’po e din pse po zhagitet Ligji për Veteranët e Luftës”.

“Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se nuk po e din pse po zhagitet Ligji për Veteranët e Luftës. Fakt është që këtë Ligj tash e shtatë vite e ka zhagitur Qeveria ‘Thaçi 1’ dhe ‘Thaçi 2’. Prandaj kur pritet që javën që vjen Ligji në fjalë më në fund të aprovohet në Kuvend, pas shumë presionesh e përpjekjesh nga të gjithë ne, pyetja më me vend që shtrohet është: A do të jenë Hashim Thaçi dhe kjo Qeveri ata që do ta implementojnë. Unë po besoj dhe them që jo”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Thaçi: Zhagitja e Ligji për Veteranët, e panevojshme dhe e pashpjegueshme

0

Thaci xhemajli i OVLKryeministri Hashim Thaçi, vazhdon të jetë aktivë në takimet e tij me përfaqësues shoqatash. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sot e ka pirë kafen e mëngjesit me Muharrem Xhemajlin, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Unë do të mbetem gjithmonë mirënjohës për trimërinë dhe sakrificën e veteranëve tanë të cilët dhanë kontributin më të madh për lirinë tonë. Kësaj të djele, kafenë e mëngjesit e piva me përfaqësuesin e veteranëve, z. Xhemajli, për të mësuar se çfarë mund të bëjmë më shumë për ta”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Pas këtij takimi kryeministri Thaçi ka vizituar familjen e ish të burgosurit politik Enver Mehmet në Prishtinë, ku ka thënë se “është e panevojshme dhe e pashpjegueshme, që Ligji për veteranët e luftës është duke u zhagitur, duke e hedhur fajin te Kuvendi I Kosovës.

LDK-ja mbështet protestën, kërkon dorëheqjen e Mujës

0

Ramadan Muja 2Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prizren është e shqetësuar me aktin e fundit të të dënuarit Muja, lidhur me “vetëpezullimin”.

“Akti i “Vetëpezullimit” i pa bazuar në ligj , është shenjë serioze se ky person tani më me presedan penal, është shëndruar në një recidivist.

Edhe një here e bëjmë të qartë qëndrimin tonë si LDK, se i dënuari nga Gjykata, Ramada Muja duhet të jap dorëheqje sa më parë.

Poashtu , Lidhja Demokratike e Kosovës, e përshëndet vazhdimin e protestës nga nisma qytetare “PerPrizrenin”, dhe iu bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, që më 24.03.2014(e hëne), të dalim te sheshi “Shatërvan” nga ora 12:00, dhe të protestojmë në mënyrë paqësore”, thuhet në reagim.

Përndjekja poetike që nuk mbaron

0

zomb-ag-apolloniArti poetik e gjen strehën e vet të përkohshme në çdokënd që e do atë si gjuhë, si komunikim, si diçka të veçantë me zomb ag apollonitë cilën krijon një marrëdhënie të çuditshme e padyshim të ndërsjellë perceptuale (duke përfshirë në një; ndijimin, meditimin e përsiatjen). Në thelb, poezia ka një tingullim muzikor në kujtesën emocionale të ndijuesit të vet dhe melodinë e saj të brendshme ia jehon gjatë, madje edhe pas leximit. Ajo të çon në do udhë të sajat, por je ti që e merr dhe e përthyen atë ashtu si do, duke krijuar një rrugëtim të veçantë, personal e të pangjashëm. Ky është kodi i fshehtë i komunikimit poezi-lexues, i cili ndërtohet në mënyrë të përveçme (gjithsaherë krijohet ky binom i domosdoshëm) dhe ndërmjetësi i paanshëm i të cilit është poeti.

Poezia e “Zomb” ka një magji të përtejme përsa i përket kësaj lidhjeje, e cila do të quhej e natyrshme në qoftë se do mbetej me aq. Por jo! Poetika e saj nuk ndalon në këtë komunikim. Ajo të ndjek. Të ndjek edhe pasi e ke lënë librin në radhë me librat e tjerë të lexuar. Të ndjek kjo frymë poetike si një hije e paqëllimtë, madje krejt rastësore, por që nuk gjen kurrkund vend më të mirë se sa diku aty afër teje. Nuk ka lidhje me ty, po (pse jo) le të rrijë me ty. Më shumë se fjalë të pëshpërit gjendje dhe të tregon për heshtjen, e cila bart jetën ndërmjet, vdekjen ndërmjet me një shije të athët e të përherë në mendje.

Përfshirja në poetikën e librit ndodh më së pari prej efektit që vetë ajo jep, pasi “fabula poetike” jo domosdoshmërisht ka rëndësi, duke qenë se poeti, zëri që këndon , në të vërtetë shkon përtej saj. Avulli i dalë prej thellë kraharorit poetik me një dendësi shpirtërore të dukshme është një përhumbje artistike prej së cilës nuk heq dorë gjer në fund, ose dhe aspak (për shkak të përndjekjes që thamë më lart). Ndryshe nga sa jemi mësuar zakonisht me librat poetikë, të cilët ngërthejnë përzier shumë kohë e ndjesi, te “Zomb”- i s’mund ta mohosh kënaqësinë që ndjen pasi ai është përqendruar qartësisht vetëm në një hapësirë të kufizuar historie dashurie. Libri, i gjithi i strukturuar më së miri, sillet rreth saj, fillon e mbaron me të.

Kjo veçanti të fal një lloj qetësie e lirshmërie të ndërsjellë me vetë poezinë dhe të bën një perceptues më të mirë e më të kujdesshëm. Dashuria bëhet pikënisje filozofimi ekzistencial prej vetë subjektit poetik, i cili vjen si njeriu që me gjysmën tjetër të tij lidhet, zgjidhet, humbet, përhumbet, përjetësohet.

Si njeriu që nuk i shpëton dualitetit të vet të përjetshëm me njeriun; me zotin; me veten; me artin, me gjithçka që ai sheh si pjesë të domosdoshme të qenies së tij.

Haiku: N’brij m’therr kur ti shkon/Kur ti vjen t’urrej e t’du/Je prej meje për mu/

Sangee:/ Shohim qiellin blu/Kalojmë t’lirë çdo shteg/Dielli na buzëqesh/Neve na vjen zheg/Shohim e s’mendojmë/As mundohemi/Mes brigjeve t’blerta rrjedh jeta jonë/Shumë vonë mbas nesh/Lindi dhe kureshtja/E si krimb i uritun na e hangri kryet tonë.

Tevatyr:… Shpirtrat tanë në heshtje me sa zâ kanë këlthasin…

Neveria: Gjithçka vjell të djeshmen/Gogësin/Kundërmon/Bishta cigaresh flenë në tavllë/ Tymi i fjalëve më mbështjellë/Fytyra jote ndrron ngjyrë/Tjetër ngjyrë merr/

Gjuha sillet ‘guvën e kambanës/Dhe tinguj t’thekshëm nxjerr/Tam tam tam

Bie ni kambanë/Të gjith gjithçka flasin/Ne notojmë mbi fjalë/Si barka mbi valën

E s’e kuptojmë pse askush/Heshtjes nuk ia jep fjalën.

“Përfshirja poetike” dhe “jo përfshirja poetike” janë në një ekuilibër të çuditshëm, të cilin më së miri do ta përktheja si forcë artistike të matanë fjalës. Ti sheh gjurmë emocionale, por dhe nuk sheh. E ke lexuar, por nuk e ke lexuar; është po nuk është; asnjëra, por ndoshta ndonjëra.

Pas leximit, mund të thuash se ke udhëtuar në një libër, me arkitekturë të punuar në mënyrë të kujdesshme, të menduar e të frymëzuar jo vetëm prej muzës, por ngushtësisht edhe prej arteve të tjera. E di, e kupton, madje edhe vetë autori ta shpjegon imtësisht në rrëfimtoren e tij të sendërtuar në faqet e fundit të librit. Por teksa fillon procesi yt i largimit nga libri, ti vëren se ke kaluar në një ndërtesë të tillë poetike, e cila edhe pse e menduar dhe e studiuar në detaj nuk ta largon vëmendjen nga gjithçka frymon poetikisht brenda saj. Nëse do arsyetonim me parimin e kameleonit (i cili siç e dimë ndryshon ngjyrë sipas vendit ku ndodhet) mendoj se në këtë libër (sipas perceptimit tim poetik) ndodh e kundërta: të gjitha vendet e përfytyruara ku vendoset kjo poezi, marrin ngjyrën e saj, të pangjashme.

Spectrum: Shi/Shi/Shi/Un po lagna n’vetmi/Shi/Si ditën kur e vramë atë që na desht’

Shi/E fjala shtrëngon dhambët e heshtë/Shi/Shi/Shi/Tanë ditën e lume po bie shi/

Në dritaret e shpirtit tem/Bukuria jote shihet me zemër/Me zemrën që po dhemb/

Shi/Shi/Shi/….

Zomb:Ti mâ nuk je/Un jam dhe s’jam…/…Un jam Zomb Zomb Zomb/I ngujum n’mes dy botëve/Zotin dhe Om-in i njoh i shoh/Po kurrgjâ nuk më ngroh…/

…Me të gjallët nuk m’rrihet/Prej t’vdekunve askush nuk më njeh/Mes dy botëve i ngujum/Larg Edenit/Larg teje/Ni dolli ngre/Çohu viktima eme/Fell në zemrën tande hapma ni vorr/Mos m’le me u end’ rrugëve si kufomë e gjallë.

Poezia e “Zomb” ka shijen ngjethëse të një gote vere, përhumbjen e një teli kitare dhe dehjen e shpirtit që futet e del prej mishi sikur ky i fundit të qe një konvencion, një simbol i pakët e i pamjaftueshëm.

Shpirtit nuk i mjafton përkohshmëria, as jeta e as vdekja. Etja dashurore, etja artistike, etja e çfarëdolloji qoftë na mban peng ndërmjet botëve në përpjekjen për të kaluar matanë asaj çka dimë e njohim; për të kaluar matanë, duke marrë me vete gjithçka poetike që na përket a i përkasim, na përndjek a e përndjekim./Erina Pavle Çoku/

Poezi nën afshin e verës

0

libri poeziNë Greqinë e lashtë poemat e Homerit mësoheshin përmendësh dhe interpretoheshin në publik. Poezia sot e ka humbur këtë tipar të saj, ndaj në vitin 1999, në Kongresin e UNESCO-s u vendos një ditë që do t’i dedikohej poezisë.

Dita Botërore e Poezisë festohet më 15 tetor, në ditëlindjen e poetit romak, Virgjili, por në Kongresin e 30-të të UNESCO-s u vendos që 21 Marsi të ishte Dita Botërore e Poezisë, ditë ku zhvillohen takime poetike dhe mbrëmje artistike.

Pikërisht këtë ditë kishte zgjedhur dhe Ambasada Franceze për organizimin e mbrëmjes “Poezia e Verës”. Vera është më e qytetëruara gjë që ka bota, thoshte Rabelais. Kështu e fton aktorja Sesilia Plasari, organizatorja e kësaj mbrëmjeje poetike publikun në sallën e Teatrit të Komedisë.

Për më shumë se një orë publiku shijoi verën e vërtetë franceze, afshi i së cilës përzihej me atë të poezisë, të këngës dhe të fantazisë. Degustimi i verërave franceze dhe spektakli rreth verës u shoqërua me tingujt në piano nga Robert Radoja.

Europa që donte Dante Aligieri

0

opinion 23Giovanni Vigo

Uniteti europian si projekt politik ka lindur gjatë Nëntëqindës, në vijim të katastrofave që shkaktuan dy Luftërat dante a.Botërore, të cilat shumë historianë i kanë konsideruar “një luftë civile europiane”. Por, ideja e Europës ka një histori shumë më të gjatë. Në një libër të titulluar jo pa domethënie, “Vingthuit siecles d’Europe”, Denis de Reugemont ka hedhur një numër mbresëlënës dëshmish, që nga Hesiodi e deri tek mesi i Nëntëqindës, për të demonstruar që “Europa është shumë më e lashtë se sa kombet që e përbëjnë, por rrezikon që të zhduket për faj të mosmarrëveshjeve të tyre si dhe iluzionit për të ruajtur sovranitetin absolut. Në të kundërt, unioni i tyre do të ruante Europën, duke shpëtuar në të njëjtën kohë, atë që mbetet vitale në diversitetin e saj të frytshëm”.

Historianët kanë gjithmonë tundimin që të vihen në kërkim të pararendësve, edhe pse këta, qofshin ide apo persona, shfaqen zakonisht pas faktit të kryer. Është një fatalitet, sepse ndërkohë që historia ndodh, askush nuk e di rezultatin përfundimtar dhe vetëm koha përzgjedh atë që ka qenë e rëndësishme dhe atë që nuk ka patur peshë. Por deri kur duhet të hidhemi pas në kohë, për të gjetur fillesat e Europës?

Te miti i Europës, nimfa e bukur që u josh prej Jupiterit? Te Tuqididi, që shkruan: “Kur medët ishin larguar nga Europa, të mposhtur prej grekëve në tokë dhe në det…”? Apo tek Aristoteli, i cili e klasifikon me saktësi natyrën e europianëve, sipas vendit ku jetojnë, në Veri, në Jug apo në zonën e mesit të Kontinentit të Vjetër?

Në fillim ishte një ide e pasigurt. Të zgjatesh me fjalë apo copëza frazash aty-këtu nëpër tekstet e lashtë mund të jetë çorientuese, sepse nuk kuptohet me saktësi çfarë ka patur në mendje autori. Në vitin 767, duke përshkruar betejën e Poitiers, Isidori i Riu fliste për ushtrinë e Carlo Martellos si një ushtri “europianësh” (“Në mëngjes, duke dalë nga shtëpitë e tyre, europianët sulmuan çadrat e mirërreshtuara të arabëve”). Po sa ishte e gjallë mes ushtarëve dhe vetë kronistit vetëdija e të qenit “europianë”? Duket më e mundshme që shkrimtari iberik e ka patur fjalën për një entitet gjeografik të papërcaktuar dhe që ushtarët nuk kanë dëgjuar asnjëherë të flitet për Europën.

Ndoshta ekzagjeron edhe Carlo Curcio kur saktëson: “Nëse me Europë nënkuptohet një njësi kulturore apo një njësiEuropa politike, mund të fiksohet origjina e saj në epokën Karolingiane, por, nëse me Europë nënkuptojmë një shumëllojshmëri harmonike popujsh që kanë vetëdijen e tyre, një “shoqëri kombesh”, atëherë origjina është shumë më vonë, mes shekujve XIII dhe XIV, në mos më vonë. Problemi më i rëndësishëm është që të përcaktohet nëse atëherë, ata kanë patur një ide të caktuar për Europën, nëse i kanë dhënë një emër, si në rastin e Charlemagne”.

Edhe pse Charlemagne ka qenë krijuesi i parë i “unionit monetar europian” me futjen e lirës, të parave dhe monedhave – një sistem monetar, i destinuar të zgjaste për më shumë se një mijë vite – ajo dritëz bashkimi që ai kish mundur të realizonte u zhduk shumë shpejt me shpërbërjen e perandorisë. Përshtypja që krijohej, po të analizosh me saktësi shkrimet e juristëve, njerëzve të Kishës, këshilltarëve të oborreve, kronistëve që kanë jetuar në atë kohë, është që Europa ka qenë diçka e paqartë, që përgjithësisht ngatërrohej me Respublica Christiana, e cila përbënte lidhjen më të ndjerë mes njerëzve në atë kohë.

Ajo nisi të përvijohet në fillimet e Treqindës, atëherë kur morën rrugë dy koncepte që sot do i quajmë “federalist” dhe “konfederalist”. Tek “Monarkia”, shkruar mes viteve 1310 dhe 1313, Dante Alighieri shpresonte për krijimin e një fuqie të fortë imperiale, në gjendje të limitonte sovranitetin e mbretërive të veçanta si dhe të nxiste bashkëpunimin e tyre paqësor. Perandoria universale përkonte me Europën dhe projekti i Dantes, ndonëse aty-këtu me tipare utopiste, kishte një identitet të qartë politik. Këtij i kundërvihej projekti, i hartuar disa vite më herët nga Pierre Dubois, një jurist i famshëm francez, që parashikonte krijimin e një Lidhjeje princërish të pavarur nga Papa dhe nga perandori, që do të kishte një këshill dhe një ansamble përfaqësuese të “republikave më kristiane”. Nuk është e vështirë të dallosh në këtë lidhje – në të cilën princërit ruanin sovranitetin e tyre të plotë, një projekt jo shumë të largët nga Europa e “mëmëdheve” aq e dashur për gjeneralin De Gaulle, dhe as Bashkimin Europian të sotëm në të cilin, përtej fasadës, sovranet e vërteta janë qeveritë.

Historia europiane vazhdoi përgjatë rrugës së parashikuar nga Dubois, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse nuk ekzistonin ende kushtet për bashkimin e popujve që mendonte Dante, ndërkohë që ishte më urgjente nevoja për të konsoliduar shtetin përreth një fuqie absolute, në gjendje të impononte autoritetin e saj, mbi një mijë feudet në të cilat ishin ndarë rajonet perëndimorë.

Pasi u fuqizuan, Anglia, Franca, Spanja dhe Perandoria e Habsburgëve, u shndërruan në kolonat e atij që në fund të Shtatëqindës, Uilliam Robertson e quajti sistemi europian i shteteve. “Asnjë princ”, shkruante historiani anglez, “nuk ishte kaq u fuqishëm në krahasim me të tjerët, që sforcot e tij të ishin të parezistueshme, apo pushtimet të lehta.

Avantazhet që kishte një shtet, kundërbilancoheshin prej rrethanave më të favorshme të të tjerëve, dhe kjo pengonte secilin prej tyre të arrinte një superioritet që do të kish rezultuar fatal për të gjithë. Kombet e Europës, atëherë ashtu si sot, ishin si një familje e madhe”.

Një familje “jo e bashkuar dhe në grindje, pa dyshim”, shton Jean Baptiste Duroselle, “por një familje, gjithsesi. Po lindte një Europë e re, prej shteteve më të fuqishme dhe koherente”.

Në çdo sistem, pjesët e veçanta dhe e tëra janë të dallueshme qartë. Kështu, Luigji XIV mund të mendonte për madhështinë e Francës dhe të fliste, siç bënte shpesh, për “interesa” të Europës, për “paqe europiane”. Divergjencat dhe konfliktet që kanë shenjuar historinë në ata shekuj, nuk mund ta fshihnin idenë që europianët ishin të bashkuar prej një fati të përbashkët.

Kryeziu nuk takohet me “puçistët”

0

Eqrem KryeziuuKryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu, nuk ka marrë pjesë në takimin “puçistëve” të partisë së tij.

Njëri ndër iniciatorët për thirrjen e takimit të mbrëmshëm të Degës së LDK-së në Prizren, Fatmir Memaj, tha se ftesës së takimit i janë përgjigjur të gjithë përfaqësuesit e LDK-së, përjashtuar Eqrem Kryeziut.

“Jo, Eqremi nuk ka marrë pjesë në këtë takim”, tha Memaj për “PrizrenPress.com”

Fatmir Memaj, ka bërë një ftesë për takimin e strukturave të LDK-së më 22 mars në Prizren, për të sqaruar marrëveshjen që është arritur mes këtij grupi dhe strukturave të larta të LDK-së në Qendër.

Në Prizren, pakënaqësitë me Eqrem Kryeziun po vazhdojnë. Ky subjekt politik është ndarë në dysh. Njëri krah i Kryeziut e tjetri që po kërkon Kuvend të Jashtëzakonshëm.

Memaj tregon se në këtë takim ka marrë pjesë, Haki Rugova, Anton Çuni dhe Naser Osmani, të cilët janë ngarkuar nga kryesia qendrore dhe Isa Mustafa.

“Kemi biseduar gjërë e gjatë për problemet që ka Dega e LDK-së në Prizren. I kemi njoftuar për të gjitha pakënaqësit e nëndegëve dhe anëtarëve të Kryesisë që kanë për zhvillimet e fundit të kësaj dege”,tha Memaj.

“Konsiderojmë se ishte i frytshëm ky takim”.

LDK-ja në Prizren, pas humbjes së zgjedhjeve të nëntorit të vitit të kaluar është bërë “pikë e pestë”. Ata akuzojnë kryetarin e Degës, Eqrem Kryeziun për të gjitha humbjet që LDK-ja ka pësuar në këtë qytet. /PrizrenPress.com/

 

Ushtar i luftës dhe i paqes

0

UCK-rreshtIdeali e kishte frymëzuar rioshin ta rrokte pushkën. Nuk kishte menduar dy herë kur dy vëllezërit ushtarë ia kishin sjellë automatikun Behxhet Gashit, shkruan Koha Ditore.

Kishte shtrënguar fort rripin e uniformës ushtarake. Behxheti ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç. Ishte i vendosur t’ua dëshmonte vëllezërve se mund të matej edhe ne frontin e luftës në verën e vitit 1998 në Vërmicë, një fshat kodrinor, jo fort larg Malishevës. Në verën e vitit pasues do të parakalonte kokëlartë me bashkëluftëtarë. Thataniku shtatgjatë kishte fituar luftën. Nuk i kishte shkuar ndërmend se në paqe do ta prisnin sfida të jashtëzakonshme.

Gashi është ish-ushtar i UÇK-së që nuk ka fituar kurrfarë mbështetjeje shtetërore pas përfundimit të luftës. Është i prerë kur flet për eprorët e luftës, që do të bëheshin bartës të institucioneve në liri.

“Lufta kish qenë veç për komandanta që me u ba milionera”, thotë Gashi, teksa shfryn mllefin për klasën e tanishme politike në qeverisje, që vazhdimisht pretendon se vlerat e luftës janë bazë e programeve qeveritare. /KD/

Buja: Nga maji kurrikula të përbashkëta me Shqipërinë

0

RameBuja-ministri arsimit?Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, tha në maj do të nënshkruhen kurrikulat e përbashkëta Shqipëri-Kosovë.

“Prej 4 deri më 10 maj, besoj ne do të nënshkruajmë bashkë me ministreshën e Shqipërisë të arsimit dhe sportit, kurrikulat e përbashkëta ose planprogramet e përbashkëta Shqipëri-Kosovë”, tha Ministri Buja, në emisionin “Vikendi” në RTK.

Këtë ai e quajti, si gjënë më të madhe që mund t’i ndodh një kombi.