21.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Muja ende s’e ka njoftuar MAPL-në për pezullim!

RamadanMuja14-01Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja ende nuk e ka dërguar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal shkresën, përmes së cilës do të duhej ta njoftonte këtë institucion me vendimin e marrë për vetëpezullim të detyrës së të parit të Prizrenit. Pas protestave të një grupi të qytetarëve, ai të martën kishte marrë vendim që ta vetëpezulloj detyrën e kryetarit, por që ende këtë vendim nuk ia ka prezantuar MAPL-së.

Lajmin për Gazetën Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e MAPL-së, Lumnije Demi. Ajo ka thënë se “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ende nuk e pranuar në mënyrë zyrtare njoftimin për pezullimin e detyrës së Kryetarit të komunës së Prizrenit”.

“Pas pranimit të njoftimit në mënyrë zyrtare, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bazuar në mandatin ligjor do të bëjë vlerësimin e këtij rasti dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë”, ka thënë ajo.

Mirëpo, burime të Gazetës Blic brenda Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kanë thënë Ligji nuk e njeh pezullimin e detyrës. “Ligji nuk e njeh pezullimin. Me këtë rast kryetari i Prizrenit ka bërë shkelje të ligjit”, ka thënë ky burim i gazetës. Sipas këtij burimi, ligji njeh vetëm shkarkimin dhe dorëheqjen, e jo edhe pezullimin.

Ndërkohë, organizatorët e protestës kanë paralajmëruar protestë për të hënën. Kësaj proteste pritet që nesër pos aktivistëve nga shoqëria civile, t’i bashkohen edhe disa subjekte opozitare, si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Deri te protestat e qytetarëve kishte ardhur pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, që e kishte shpallur Ramdan Mujën si fajtor për shkelje të ligjit, duke e dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, por me kusht. Pas këtij vendimi, Muja kishte vetëpezulluar detyrën deri në vendimin e shkallës së dytë, gjegjësisht të Gjykatës së Apelit./Gazeta Blic/

Më Shumë

Akti 4: Të dielën përballen Ylli me Trepçën

Të dielën zhvillohet përballja e katërt finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Mitrovicasit po udhëheqin 2:1 në serinë finale dhe nëse fitojnë do të...

1828 gjoba dhe 15 ndalime në trafikun rrugor të rajonit të Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, së bashku me stacionet policore në zonën e përgjegjësisë, kanë zbatuar me...

Lajmet e Fundit