12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8667

Peshku, për një fëmijë shumë inteligjent

0

Peshku pergatitur?Studiuesit e Universitetit të Harvardit pas disa studimeve kanë arritur në përfundim se peshku ka shumë përfitime shëndetësore tek fëmijët, dhe sipas tyre u këshillohet që nënat të konsumojnë sa më shumë peshk, pasi që fëmijët bëhen me inteligjent.

Së paku dy herë në jave duhet konsumuar peshk, e kjo gjatë periudhës së shtazanisë, mirëpo sipas hulumtuesve duhet konsumuar ata lloj peshq që kanë acide yndyrore Omega-3.

Studiuesit për të parë efektin e peshkut kanë kryer teste për të parë zhvillimin e kapacitetit intelektual mes 300 fëmijëve të moshës 3 vjeçare dhe arritën se nënat të cilat konsumojnë peshk gjatë periudhës së shtatzënisë kanë dalur më të aftë se sa fëmijët e tjerë në testin e inteligjencës.

Ia kërkojnë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PDK-së në Prizren

0

MinirKrasniqi-prizrenKryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi, nuk i ka punët mirë me një pjesë të Kryesisë së partisë së tij.

Ai është duke u përballë me kërkesën për të dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së PDK-së në këtë qytet.

“Minir Krasniqi është duke u përballë me kërkesën e disa anëtarëve të Kryesisë, që të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren”, tregon për “PrizrenPress” një burim i sigurtë brenda PDK-së.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi në dy mandatet e “Qeverisë Muja” ka qenë drejtor i Administratës Publike në Komunën e Prizrenit. Ai bashkë me kryetarin Ramadan Muja dhe ish-drejtorët e tjerë, është dënuar me kusht nga Gjykata Themelore në Prizren.

Krasniqi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg me kusht. Nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 18 muaj. Ai është gjetur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe pengim në zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se disa anëtarë të Kryesisë së PDK-së, në mbledhjen e fundit, kanë kërkuar nga Minir Krasniqi, që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës, për shkak situatës së krijuar pas dënimit nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Disa anëtar i thanë Minirit, që nëse shkon Ramadan Muja në shtëpi të japë dorëheqje edhe ai nga posti i kryetarit të Degës, pasi që është i dënuar edhe ai nga Gjykata”.

Sipas të njëjtit burim, kjo kërkesë nuk i ka pëlqyer kryetarit të PDK-së në Prizren, Minir Krasniqit.

Ai, gjatë debatit është munduar që vëmendjen ta zhvendosë tek pezullimi i detyrës së kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.

“Ai nuk dëshironte të fliste për dorëheqjen e tij. Arsyeja ishte se “sot jemi mbledhur të flasim për të mbështetur kryetarin Ramadan Muja”./PrizrenPress.com/

 

Kabashi konfirmon emërimin e tij, në pozitën e kryetarit të Degës së AAK-së në Prizren

0

Lulezim KabashiiLulëzim Kabashi ka konfirmuar zyrtarisht se është emëruar kryetar i Degës së AAK-së në Prizren.Ai tha se emërimi është bërë pas konsultimeve që ka zhvilluar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe Kryesinë në Prizren.
“Po ëhstë e vërtet se jam emëruar kryetar i Degës së AAK-së në Prizren”, ka konfirmuar Gabashi për TV Besën.

Lulëzim Kabashi ka qenë kryetar i Degës së LDD-së në Prizren. Ai në zgjedhjet e fundit lokale bashkë me AAK-në ka qenë kandidat për kryetar të Prizrenit.

Pas lidhjes së koalicionit AAK-LDD, me partinë fitues të zgjedhjeve në Prizre, PDK-në, Kabashi është emëruar nënkryetar i parë i Komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

Punëtorët shëndetësor në Suharekë, nënshkruajnë kontratën e punës me Caritas Kosovën

0

Mjekesi-udhezimiPunëtorë  shëndetësor të Komunës së Suharekës, të cilët janë të angazhuar në kuadër të Projektit me Caritas Kosovën “Përkujdesja shëndetësore – shtretërit shtëpiak “Home Care”, kanë nënshkruar kontratat e punës.

31 punëtorë shëndetësorë, prej të cilëve 12 mjekë, 4 stomatologë, 1 biokimist dhe 14 infermierë, sipas këtyre kontratave do të jenë pjesë e projektit deri më 30 qershor të këtij viti me mundësi vazhdimi edhe në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ky projekt po realizohet në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në mes të kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj dhe drejtorit të përgjithshëm të Caritas Kosovës, Don Viktor Sopit.

Sipas kësaj marrëveshje nga vlera e përgjithshme e projektit, që është 210 mijë euro, Komuna e Suharekës do të bashkëfinnacojë me 160 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër e mbetur në vlerë prej 50 mijë euro, do ta ndihmojë Caritas Kosova./PrizrenPress.com/

Zgjedhjet e reja me ligj të vjetër

0

zgjedhjet5Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen në fillim të muajit qershor, nuk do të mbahen me ligjin e ri edhe pse Ligji për Zgjedhjet mund të miratohet brenda një jave në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar anëtarët e Komisionit për Legjislacion, duke demantuar liderët partiakë se në zgjedhje mund të shkohet me reformë të re,shkruan Zëri.

Megjithëse, sipas tyre, në zgjedhjet e reja mund të merren disa dispozita të reja, të cilat do të ndikonin në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, por jo edhe me ligjin e ri zgjedhor, sepse miratimi i kësaj reforme është stërzgjatur për qëllime politike.

Integrimi i Veriut, kusht për operacionalizimin e FAK-ut

0

Naim Maloku“Pa përfunduar procesi i integrimit të Veriut në shtetin e Kosovës, pa u shtrirë gjyqësia e ligji në Veri, pa u kompletuar infrastruktura e Policisë së Kosovës – nuk mund të flasim për dislokim të ndonjë njësie të Forcës së Armatosur të Kosovës në veri” , ka thënë Naim Maloku
Krijimi dhe operacionalizimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është i lidhur ngushtë me faktorët politikë, veçmas me integrimin e Veriut të banuar me shumicë serbe, ka thënë në një intervistë për “Kohën Ditore” eksperti ushtarak Naim Maloku.

Ndërkaq vendimi i Qeverisë, sipas tij, paraqet fillimin e një procesi i cili do të zgjasë dhe do të kushtojë shumë financiarisht.

Ai ka thënë se aktualisht Kosova është e rrezikuar vetëm prej Serbisë, për shkak se në preambulën e kushtetutës Serbia e ka Kosovën si pjesë përbërëse të saj. Në bazë të këtyre parametrave, Maloku thotë se duhet të planifikohen dhe të ngrihen kapacitetet e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ai ka folur edhe për doktrinën ushtarake që duhet ta ketë Kosova, për pjesëmarrjen e minoriteteve në Forcat e Armatosura të Kosovës, si dhe për relacionet e kësaj force me NATO-n.

“Pa përfunduar procesi i integrimit të Veriut në shtetin e Kosovës, pa u shtrirë gjyqësia e ligji në Veri, pa u kompletuar infrastruktura e Policisë së Kosovës – nuk mund të flasim për dislokim të ndonjë njësie të Forcës së Armatosur të Kosovës në veri”

(Koha Ditore)

Forca e premtuar e Kosovës

0

FSK-marrshKosova ka nisur një proces që do të zgjasë shumë dhe do të jetë i kushtueshëm- krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës
Kur ishte nisur për UÇK e kishte ditur se çfarë embleme do të bartte në uniformën e tij. Më 1998, shqiponja dykrerëshe në krah ishte shtrirë në sfondin e kuq me mbishkrimin ngjyrë të artë- UÇK. Pak kishte besuar që ajo emblemë dhe uniforma do të ndërroheshin disa herë brenda pesëmbëdhjetë vjetësh – shkruan Koha Ditore.

Sejdi Elezi i ka përjetuar të gjitha transformimet e asaj që në vazhdimësi është quajtur Ushtria e Kosovës. Ai do ta përjetojë edhe finalizimin e asaj që formalisht quhet Forca e Armatosur e Kosovës. Kjo, pas vendimit të Qeverisë për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe të Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

FSK-ja një bërthamë e Forcave të Armatosura

Ndryshime të mëdha nuk priten. Ministri i FSK-ës, Agim Çeku, ka sqaruar se me FSK është ndërtuar identiteti i ushtrisë, kurse krijimi i Forcave të Armatosura është hapi final.

Para se të ndodhë hapi final i krijimit të identitetit ushtarak, nuk do të jetë rrugë e lehtë. Sipas analistëve, pa u kryer procesi i integrimit të veriut në shtetin e Kosovës as që mund të flitet për shkelje të njësive të FAK-ut në atë pjesë. Deri atëherë në Kosovë do të operojnë dy ushtri paralele.

Zvarritjet dhe arka boshe në kulturën e Prizrenit

0

kultureaaGjatë 100-ditëshit të parë të punës së udhëheqjes së re, e dalë nga zgjedhjet e fundit, në fushën e kulturës ka pasur zvarritje për disa çështje në Prizren. Neglizhenca rreth emërimit të ekzekutivit të ri komunal, që arriti të kompletohet para tri javëve është reflektuar në shtyrjen e shpalljes së tenderëve për tri ngjarje kulturore, që mbahen në verë.

Koordinatori për kulturë në kuadër të komunës, Urim Ukimeri, pranoi se pengesat kanë qenë sa i përket çështjeve procedurale, meqenëse nga drejtori për kulturë, i cili akoma nuk ishte emëruar është dashur të merret vendimi rreth tenderimit përmes ofertave me qëllim të përcaktimit të organizatorëve të festivalit “Zambaku i Prizrenit”, atij “Fluturat” dhe festivalit “Rock Live”.

“Për të qenë sa më të përgatitur në këtë punë zakonisht e kemi bërë gjatë muajit shkurt, ndërsa shkaku i mungesës së drejtorit, sivjet këtë akoma nuk e kemi bërë”, tha për “Zërin” ai.

Ukimeri tregohet optimist duke thënë se tash pas emërimit të drejtorit të ri për kulturë, çështjet e zvarritura do të procedohen pa humbur kohë për ta zënë hapin.

Përkundër mungesës së menaxherit, drejtuesit e kulturës në Prizren, thanë se ata kanë arritur që gjatë janarit dhe shkurtit t’i organizojnë dy aktivitete të rëndësishme. Në këtë kontekst ata përmendën organizimin e aktivitetit për shpalljen e prizrenasve më të dalluar në fushën e kulturës e sportit për vitin e kaluar, si dhe aktiviteteve tre ditore në kuadër të shënimit të përvjetorit të gjashtë të shpalljes së pavarësisë së vendit, me 17 Shkurt.

 

Në Rahovec u shënua “Dita Nërkombëtare e Poezisë”

0

poezi rahovecMe leximin e vargjeve poetike të shumë poetëve rahoveceas, të premten mbrëma në galerinë e arteve të Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec, nën patronatin e kryetarit të Rahovecit, Idriz Vehapi, dhe organizimit të Drejtorive për KRS dhe Arsim, u shënua Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e cila ditë koincidon me ditën e parë të pranverës.

Vargjet e krijimtarisë të vetë poetike, i pari i lexoi poeti Ali Dula, me të cilin kjo ditë koincidon edhe me datëlindjën e tij, dhe i cili me këtë rast duhet të ishte diku tjetër, por e ka zgjedhur të jetë bashkë me njerëzit e fjalës, penës dhe të artit letrar.

Ai në vazhdim lexoi poezitë ” Vrasja e Artistit”, ” Meditimi” dhe ” Kënga ime”, poezi kjo e cila koincidon me veprimtarinë edhe si këngëtar.

Vargjet i lexoi edhe poetesha e re, Hirmete Morina, ndërkaq në vazhdim poezitë “Bota e Hijeve” dhe ” Udhëtimi i pëllumbit” i lexoi Berdi Dula, i cili me këtë rast falënderoi organizatorët dhe kryetarin Vehapi për këtë eveniment dhe uroi që kjo ditë të shënohet tradicionalisht.

Në vazhdim Yllza Pista lexoi poezitë,”Ti”, “Dashuri” dhe “Joni”. kurse poeti pasues në mbrëmje ishte poeti Milazim Bajraj, i cili tha se poezia është shpirti i poetit, e cila edhe lejon edhe shprehjet e barbarizmave dhe të rebelizmit, duke lexuar poezinë ” Mashallah” dhe ” Ti je vetë”.

Xheladin Hamza krijues shumëvjçar letrar rahovecas, lexoi poezitë ” Trëndafili i parë”, “Kujt t’i gëzohem” dhe “Amanet”.

Në vazhdim, Besa Hoxha- Beqiri, duke përshëndetur këtë mbrëmje poetike, uroi që këto mbrëmje mos të kufizohen vetëm në një ditë, por takimet të jenë më të shpeshta, ndërkaq ajo lexoi poezitë “Aktrimi”, “Përballë jetës a vdekjes” dhe “Ringjallja”, kurse për fund, si qershia në torte të mbrëmjes ishte paraqitja e poetit e romansierit me famë botërore, Fahredin Shehu, i cili lexoi poezinë “Në Marash” dhe përkthimin e poezisë “Mbishkrimi i princit Sotu”, poezi kjo e cila kjo Shehut i ka ardhur si dhuratë nga një mik prej Ulan Batorit, kryeqytet i Mongolisë, vargjet e cilës poezi janë të gdhendur në një mal të këtij shteti, dhe për herë të parë janë dëgjuar në Rahovec, nga goja e Fahredin Shehut, i cili konsiderohet bashkë me poetin Xhevdet Bajrajn, ambasador i letërsisë kosovare në botën e jashtme. /Rahoveci24/

Fjala më e popullarizuar në planet feston ditëlindjen e 175-të

0

OKNjëra prej fjalëve më të popullarizuara në botë – “OK”, që në shqip i bije “në rregull”, nesër feston ditëlindjen e 175-të. Kjo fjalë, për herë të parë në shtyp është paraqitur në “Boston Morning Post”, në vitin 1839, transmeton AFP.

“Mendoj se “OK” duhet të festohet me parada dhe fjalime”, thotë Allan Metcalf, profesor nga Ilinoisi, i cili është ekspert botëror për historinë dhe domethënien e kësaj fjale.

Në librin e tij “OK: The Improbable Story of America`s Greatest Word”, Metcalf shkruan se kjo është fjala më e folur dhe më e shtypur në planet, më e shpeshtë se fjala “Coke” (Coca Cola).

Etimologjikisht, kjo fjalë nuk ka lidhje direkte me latinishten, greqishten ose me ndonjë gjuhë tjetër antike. Fjalori i Oksordit, i hedh poshtë spekulimet se OK rrjedh nga ndonjë shprehje greke ose skoceze.

Në vend të saj, fjalori e favorizon teorinë të cilën e ndan edhe Metcalf – se OK është shkurtesë nga “all correct” nga viti i largët 1830 kur gabimet në fjalë ishin aq të shprehura, sikurse që ndodh sot nga përdorimi i internetit.

Sot, OK përdoret për të shprehur pajtim, miratim, kur e kemi të qartë diçka, ose kur duam të theksojmë diçka, psh: “do të rri këtu, ok?” dhe pothuajse nuk ekziston person në planet që nuk do ta kuptojë këtë fjalë, shkruan AFP.