19.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Ia kërkojnë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PDK-së në Prizren

MinirKrasniqi-prizrenKryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi, nuk i ka punët mirë me një pjesë të Kryesisë së partisë së tij.

Ai është duke u përballë me kërkesën për të dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së PDK-së në këtë qytet.

“Minir Krasniqi është duke u përballë me kërkesën e disa anëtarëve të Kryesisë, që të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren”, tregon për “PrizrenPress” një burim i sigurtë brenda PDK-së.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi në dy mandatet e “Qeverisë Muja” ka qenë drejtor i Administratës Publike në Komunën e Prizrenit. Ai bashkë me kryetarin Ramadan Muja dhe ish-drejtorët e tjerë, është dënuar me kusht nga Gjykata Themelore në Prizren.

Krasniqi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg me kusht. Nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 18 muaj. Ai është gjetur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe pengim në zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se disa anëtarë të Kryesisë së PDK-së, në mbledhjen e fundit, kanë kërkuar nga Minir Krasniqi, që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës, për shkak situatës së krijuar pas dënimit nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Disa anëtar i thanë Minirit, që nëse shkon Ramadan Muja në shtëpi të japë dorëheqje edhe ai nga posti i kryetarit të Degës, pasi që është i dënuar edhe ai nga Gjykata”.

Sipas të njëjtit burim, kjo kërkesë nuk i ka pëlqyer kryetarit të PDK-së në Prizren, Minir Krasniqit.

Ai, gjatë debatit është munduar që vëmendjen ta zhvendosë tek pezullimi i detyrës së kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.

“Ai nuk dëshironte të fliste për dorëheqjen e tij. Arsyeja ishte se “sot jemi mbledhur të flasim për të mbështetur kryetarin Ramadan Muja”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës me stërvitje të përbashkët

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët më 7 maj, në stërvitjen e quajtur “Golden Saber 2024”. KFOR-i ka njoftuar se...

Paraqitet në stacionin policor në Rahovec, policja e raportuar si e zhdukur

Policja e raportuar si e zhdukur është paraqitur në stacionin policor në Rahovec. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e...

Lajmet e Fundit