Zvarritjet dhe arka boshe në kulturën e Prizrenit

kultureaaGjatë 100-ditëshit të parë të punës së udhëheqjes së re, e dalë nga zgjedhjet e fundit, në fushën e kulturës ka pasur zvarritje për disa çështje në Prizren. Neglizhenca rreth emërimit të ekzekutivit të ri komunal, që arriti të kompletohet para tri javëve është reflektuar në shtyrjen e shpalljes së tenderëve për tri ngjarje kulturore, që mbahen në verë.

Koordinatori për kulturë në kuadër të komunës, Urim Ukimeri, pranoi se pengesat kanë qenë sa i përket çështjeve procedurale, meqenëse nga drejtori për kulturë, i cili akoma nuk ishte emëruar është dashur të merret vendimi rreth tenderimit përmes ofertave me qëllim të përcaktimit të organizatorëve të festivalit “Zambaku i Prizrenit”, atij “Fluturat” dhe festivalit “Rock Live”.

“Për të qenë sa më të përgatitur në këtë punë zakonisht e kemi bërë gjatë muajit shkurt, ndërsa shkaku i mungesës së drejtorit, sivjet këtë akoma nuk e kemi bërë”, tha për “Zërin” ai.

Ukimeri tregohet optimist duke thënë se tash pas emërimit të drejtorit të ri për kulturë, çështjet e zvarritura do të procedohen pa humbur kohë për ta zënë hapin.

Përkundër mungesës së menaxherit, drejtuesit e kulturës në Prizren, thanë se ata kanë arritur që gjatë janarit dhe shkurtit t’i organizojnë dy aktivitete të rëndësishme. Në këtë kontekst ata përmendën organizimin e aktivitetit për shpalljen e prizrenasve më të dalluar në fushën e kulturës e sportit për vitin e kaluar, si dhe aktiviteteve tre ditore në kuadër të shënimit të përvjetorit të gjashtë të shpalljes së pavarësisë së vendit, me 17 Shkurt.

 

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit