12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8668

Ashton: Dy kryeministra shumë nervozë në zyrën time

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, është shprehur se BE-ja kurrë nuk ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën.

“Ne kurrë nuk kemi kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën, ne kurrë nuk kemi kërkuar diçka të tillë. Ne nuk kemi kërkuar nga Kosova, që ta shihte vetveten ndryshe, e jo si shtet sovran.

Por, duke u fërkuar ndërmjet këtyre dy linjave të kuqe, ka mundur të bëhet shumë. Unë fola me kryeministrin Thaçi dhe me presidentin Nikoliq në Serbi, për t’i pyetur nëse ata janë të gatshëm të përpiqen dhe të dytë u pajtuan.

Kështu, dy kryeministra shumë nervozë arritën në zyrën time për të pasur rastin e parë që ta shohin njëri-tjetrin dhe për të biseduar me njëri-tjetrin dhe, siç kanë thënë kur i solla së bashku në Konferencën e Sigurisë në Munih, njëra nga gjërat e mëdha, për të cilën ata është dashur të vendosin në shtëpi, ishte nëse t’i shtrëngojnë duart apo jo.

Ne nuk e kemi regjistruar këtë shtrëngim duarsh, por ai ka ndodhur”, tha Catherine Ashton, duke folur sot në Forumin e Brukselit të Fondit Marshall të Gjermanisë.

Në këtë takim sivjet po marrin pjesë afro 400 politikanë, afaristë, intelektualë dhe gazetarë nga e gjithë bota.

Aksident trafiku në fshatin Brestoc

0

aksident traktoriNë fshatin Brestoc të Rahovecit sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident rrugor në brendësinë e këtij fshati, afër varrezave të dëshmorëve, në këtë aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një traktor i tipit Ferkuson.

RahovecPress mëson se në këte aksident janë përfshirë dy persona, ngasësi i traktorit dhe vozitësi i motoçikletës, ky është aksidenti i dytë këtë javë në këtë fshat.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një 28 vjeçar – vozitësi i motoçikletës, por gjendja e tij shëndetësore është e mire dhe i njëjti menjëherë është dërguar në spitalin e Gjakovës.

Thaçi: Në Rahovec mësova si bëhet krasitja e hardhisë

0

thaqi1Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ashtu siç kemi paralajmëruar ka vizituar komunën e Rahovecit, ai është takuar me vreshtarët komunës sonë dhe ka marrë pjesë në kitjen e vreshtave të Rahovecit.

Ai në Facebook ka shkruar për qytetin tonë dhe bujqit punëtor të kësaj ane, me poshtë mund të lexoni postimin e kryeministrit Thaçi në Facebook.

“Këtë ditë të bukur pranvere e kalova mes bujqëve të Rahovecit duke shëtitur nëpër vreshtat e tyre të begata“.

“Provova të përfitoj prej ekspertizës dhe përvojës së tyre për të mësuar se si bëhet krasitja e hardhive”.

“Puna e tyre e palodhur si dhe tradita e tyre e pasur, kombinuar me grantet dhe subvencionet e vazhdueshme të qeverisë, kanë bërë që këto gjashtë vite Kosova të shumëfishojë sipërfaqjen e vreshtave e të eksportojë rreth 30 milionë litra verë në mbi 24 shtete”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Opozita, kritika për mosraportimin e kryeministrit në Kuvend

0

Hashim Thaçi ne KuvendDepututetët e opozitës kanë kritikuar kryeministrin Thaç se nuk po i përgjigjet obligimeve që ka për të raportuar në Kuvend pas çdo takimi rreth bisedimeve me Serbinë.

Deputetët e opozitës kritikojnë mosraportimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në Kuvend, për dialogun që po zhvillohet në Bruksel. Ata thonë se në pajtim me Rezolutën e Kuvendit kryeministri Thaçi është i obliguar që pas çdo takimi të raportojë, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur që nga viti i kaluar. Ndërkaq partia në pushtet thonë se Kryeministri është i gatshëm që çdo herë ta njoftojë Kuvendin me të gjitha të rejat e bisedimeve, transmeton RTK.

Që nga viti i kaluar, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka raportuar në Kuvend për bisedimet në Bruksel. Deputetë të opozitës thonë se, edhe përkundër thirrjes kohë pas kohe dhe obligimit me Rezolutë, që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Eqrem Kryeziu nga LDK-ja konsideron se informatat për takime të tilla duhet të merren prej dorës së parë.

“Thënë të drejtën kjo tash kuptohet dhe perceptohet si një obligim i Rezolutës së Kuvendit, por është çështje më shumë e interpretimit. Sinqerisht, unë për vete dhe personalisht do të dëshiroja të kem informacione prej dorës së parë – do të thotë prej aktorit kryesor, prej kryeministrit të Kosovës që merr pjesë në ato takime, por pse nuk ka ardhur deri tash – unë nuk di”, tha Kryeziu.

Edhe Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja tha se, kryeministri Thaçi është duke anashkaluar pothuajse të gjitha temat të cilat janë me interes nacional.

“Së fundmi – kemi parë edhe ikjen për temat që janë të lidhura me buxhetin, ku ka marr vendime ka anashkaluar komplet Kuvendin dhe janë të paligjshme, ndërkohë që për dialogun asnjëherë nuk ka pasur gatishmëri të tregojë transparencë, të diskutojë e debatojë dhe të jap llogari në Kuvend”, tha Kadaj-Bujupi.

Ndërsa, Rexhep Selimi, nga “Vetëvendosje”, tha se Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur përgjegjësi ndaj Kuvendit.

“Qeveria kurrë nuk i ka raportuar Kuvendit dhe kurrë nuk e ka luajtur rolin që i takon përballë Kuvendit si institucion që e ka zgjedhur Qeverinë. Madje, përveç që nuk i ka dhënë përgjegjësi Kuvendit në të gjitha rastet, kur ka pasur nevojë Qeveria e ka shfrytëzuar Kuvendin me numrat dhe deputetët që i ka, duke përfshirë deputetë nga PDK-ja dhe aleatët e saj”, tha Rexhep Selimi.

Këtyre deklaratave i është kundërpërgjigjur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili tha se shefi i Qeverisë është i gatshëm të raportojë në Kuvend për procesin e dialogut.

“Kryeministri ka raportuar në vazhdimësi për dialogun Kosovë serbi, i ka informuar deputetët dhe të gjitha institucionet kur është vlerësuar se duhet të kenë informacione të nevojshme, se atje është zhvilluar një proces shumë i vështirë, proces të cilit nuk ka mundur askush tjetër ta përmbyll, përveç kryeministrit Hashim Thaçi, me mbështetjen e të gjithëve”, tha Adem Grabovci.

Rezoluta e prillit të vitit 2013, parasheh që Kryeministri të raportojë në afate të rregullta kohore dhe ta njoftojë Kuvendin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Qendra e Studentëve të UP me konvikt të ri

0

Konviktet-prQendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ pritet të bëhet edhe me një konvikt të ri. Drejtues të Qendrës bëjnë të ditur për Radio Kosovën se, me ndërtimin e konviktit të ri do të rriten kapacitetet edhe për 400 shtretër. Kërkesa për ndërtimin e konviktit të ri është bërë para një muaji dhe pritet leja nga Komuna e Prishtinës për fillimin e ndërtimit.

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka kërkesa të mëdha nga studentët për të banuar në konvikte, madje janë sa dyfishi i kapaciteteve që aktualisht i ka qendra. Për këtë arsye kjo qendër ka bërë kërkesë që të ndërtohet edhe një konvikt i ri. Drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta, tha për Radio Kosovën se, projekti është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe vetëm janë duke pritur dhënien e lejes nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës.

“Kemi filluar procedurat administrative. E kemi bërë kërkesën në Drejtorinë për Urbanizëm dhe po presim përgjigjen për leje, në mënyrë që me Ministrinë të fillojnë procedurat për ndërtimin e konviktit”, tha Sfishta.

Ai bëri të ditur se konvikti i ri – që është në plan të ndërtohet, parashihet të ketë rreth 400 shtretër. Kërkesa për dhënien e lejes së ndërtimit është bërë para një muaji. Ndërkohë, sa i përket procedurave të dhënies së lejes për fillimin e ndërtimit të konviktit, zyrtarë të Komunës së Prishtinës nuk u përgjigjën për këtë çështje. Megjithatë, studentët shprehen të kënaqur me kushtet aktuale në konvikte, duke theksuar se ka kërkesa të ndryshme.

“Jam në vitin e tretë të studimeve dhe jam banore në konvikt. Ka kërkesa të ndryshme”, tha një studente konviktore.
Në bazë të kërkesave të studentëve, drejtori i Qendrës Studentore, theksoi se gjatë këtij viti është paraparë që të ndërrohet inventari në tri konvikte.

“Kemi menduar dhe kemi planifikuar që gjatë këtij viti të ndërrohet inventari pothuajse komplet në tri konvikte të meshkujve 1, 2 dhe 4, që është shumë e nevojshme. Gjithashtu mendojmë se duhet të intervenohet edhe në nyjat sanitare në banjat e konviktit 5, i cili ka kapacitetin më të madh”, shtoi Sfishta.

Ndërkohë, pritet që shumë shpejt të përurohet edhe amfiteatri në Qendrën Studentore, i cili është vonuar deri tani, për arsye buxhetore. Ky amfiteatër do t’u shërbejë studentëve për aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, i cili ka 590 vende.

AAK, kundërthënëse për Prizrenin

0

AAK logoAlenacës për Ardhmërin e Kosovës (AAK), i ka dalë edhe një çështje ku nuk mund të pozicionohet qartë. Partia e Ramush Haradinajt e kishte mbështetur kryetarin aktual të Prizrenit, Ramadan Mujën, në zgjedhjet e fundit, ndonëse ky ishte nën akuz për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Edhe pse kryetari Muja është gjetur fajtor dhe partitë opozitare kërkojnë dorëheqjen e tij, AAK është ende në koalicion me PDK-në, shkruan Tribuna.

AAK në nivel qendror ka shprehur një qëndrim tjetër nga ai lokal.

“Pushteti në largim duhet ta dijë se ndërrimi i pushtetit është bazament funksional i demokraciës”, thuhej në reagimin e AAK-së në Prishtinë.

Ish-kryetari i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati, ndërkaq ka thënë për “PrizrenPress” se AAK nuk i përzihet Mujës. “Ne nuk përzihemi në në punën e Mujës. Është çështje individuale e tijse si reflekton”. /PrizrenPress.com/

Begaj: Jam i gatshëm të përballem me ligjin

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës, Ragip Begaj nuk ndihet aspak përgjegjës për nënshkrimin e vendimit të KK-së, të Malishevës të datës 29 shtator 2010, përmes të cilës kompanisë nga Suhareka “Benaf” i është dhënë në shfrytëzim një pronë komunale prej 30 vjetësh.

“Asnjëherë nuk do ta gjeni Ragip Begajn në përgjegjësi penale”, ka thënë Begaj.

Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë, ka akuzuar Ragip Begajn, se në cilësin e kryesuesit të Asamblesë Komunale në vitin 2010 ka nënshkruar në mënyrë të kundërligjshëm vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronës kompanisë nga Suhareka “Benaf”.

“Ai ka qenë një vendim legali Kuvendit Komunal dhe nuk jam pishamn asgjë që e kam nënshkruar”, ka thënë Begaj.

“Edhe unë kam votuar pro atij vendimi që e kam konsideruar se është në interes të Malishevës dhe jam i gatshëm për këtë çështje të përballem me ligjin”.

“Unë në takimet me banorët e të gjitha fshatrave kam kërkuar që të na ndihmojnë që t’i zëmë hajnat dhe ta luftojmë bashkarisht çdo dukuri që e dëmton shtetin e Kosovës”. /PrizrenPress.com/

Lufta ndryshe e humanistit rebel

0

GaniDemolli-mjekNë odën e Demollëve në “Kodrën e Trimave” po planifikohej të sfidohej regjimi serb. Shumica e të pranishmëve kishin dyshime. Jo edhe mjekët Gani Demolli dhe Bashkim Islami. Gjithçka kishte nisur vetëm me një laps të thjeshtë dhe një letër të bardhë.

Demolli dhe Islami po hidhnin në letër planin se si do të dukej ambulanca e parë që do të hapej në kuadër të shoqatës humanitare bamirëse, “Nënë Tereza”. Ishte marsi i vitit 1992. Serbia e Slobodan Milosheviqit ia kishte suprimuar më 1989 Kosovës autonominë, pas të cilit vendim kishte nisur në vitet në vazhdim edhe dëbimi i të gjithë shqiptarëve nga vendet e punës nëpër të gjitha institucionet shtetërore.

Aktivistët e shoqatës “Nëna Terezë” tashmë po shpërndanin ndihma gjithandej Kosovës. Por Demollit dhe Islamit ua hante mendja se mund ta realizonin një mision edhe më të madh. Këtë ua kërkonte edhe Betimi i Hipokratit. Shokët e pandashëm, në letër tashmë kishin hedhur vijëzat e para të objektit të ambulancës. /Koha Ditore/

“Mongol me valixhe”, shënoi hapjen e Javës Frankofone në Kosovë

0

Shfaqja-Mongol me valixhePantomima e quajtur “Mongol me valixhe” ishte shfaqja që bëri hapjen zyrtare të festivalit “Fraknofon” mbrëmjen e së enjtes në ambientet e teatrit “Kombëtar”. Shfaqje kjo e realizuar nga artisti bullgar Guerassim Dichliev e cila zgjati më shumë se një orë, rrëmbeu të pranishmit në sallë përmes kombinimit të duarve dhe trupit të tij në mënyra të ndryshme.

Ata të cilët e shijonin çdo detaj të performancës së artistit ishin fëmijët të cilët gjatë tërë kohës artisti bullgar i mbajti të buzëqeshur.

I lindur në Svilengrad të Bullgarisë , Guerassim Dichliev tha për “Zërin” se shfaqja ka të bëjë me një njeri i cili braktisë shtëpinë e tij dhe emigron për në Paris në qytetin e dritave. Ai gjatë reformimit të fjalëve të pantomimës ka folur në disa gjuhë internacionale si në: shqip, anglisht, serbisht, bullgarisht, frëngjisht, gjermanisht etj.

“Vetë fakti që unë flas shumë gjuhë si frëngjisht, italisht, spanjollisht, anglisht etj nuk e kam pasur edhe aq të vështirë mësimin e fjalëve në gjuhën shqipe sepse i kam gjetur disa fjalë që janë të përshtatshme edhe me gjuhët tjera si: këpucë, çorape, e shumë të tjera”, ka thënë Dichliev duke treguar më pas se fjala në gjuhën shqipe që i ka lënë përshtypje ka qenë fjala “rrugë”.

Para fillimit të shfaqjes të pranishmit i kanë përshëndetur me një fjalë rasti edhe Ambasadorja franceze në Kosovë, Maryse Daviet, Ambasadorja e Zvicrrës, Krystyna Marty Lang, Ambasadori i Belgjikës në Kosovë, Padcal Gregorie dhe ai i Luksemburgut Leon Delvaux.

“Për mua është një kënaqësi e madhe t’ju mirëpres në rrugëtimin tonë nëntë ditësh në programin e Frankofonisë që mbahet në Kosovë për të katërtin vit me radhë. Siç e dini, shteti i Zvicrës është i karakterizuar përveç tjerash nga një diversitet shumë gjuhësor që është e përbërë nga katër gjuhë kombëtare. Më tepër se një burim kompleksiteti ose një pengesë për komunikim, populli zviceran e sheh këtë llojllojshmëri të gjuhëve si një pasuri e madhe në trashëgimin kulturore të vendit të tyre”, ka thënë ambasadorja zvicerane në Kosovë, Marty Lang,

Pas përfundimit të shfaqjes Ambasadorja Franceze në Kosovë, Maryse Daviet ka thënë se gjatë kësaj jave në programin e Frankofonisë mund të ndiqni shumë aktivitete të organizuara nga Ambasada e Francës, Zvicrrës dhe Zyra diplomatike e BE-së, duke shtuar më pas se shfaqja nuk ka qenë politike.

“Shfaqja ishte progresive jo politike. Si Franca ashtu edhe Kosova kanë historitë e tyre dhe është mirë që t’i shfaqin ato”, është shprehur Daviet.

Për hir të miqësisë dhe bashkëpunimit të mirë që kanë të dyja shtetet ajo e Francës dhe Kosovës mes vete i pranishëm në hapjen zyrtare të Javës së Frankofonisë, ishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Shfaqja ke jashtëzakonisht e mirë dhe flet për fuqinë që ka gjuha e trupit jo vetëm gjuha e cila pasqyrohet përmes fjalëve dhe mendoj që ke një prezantim i cili ngërthen në veten e saj shpresat që i ka dikush prej Ballkanit jo vetëm në fushën e artit por dikush që synon që të krijojë një ardhmëri të tij diku në perëndim”, ka thënë Hoxhaj, duke theksuar më pas se Java e Frankofonisë nuk e mbulon vetëm Francën por edhe shumë vende të tjera Frankofone të cilat e përdorin gjuhën frënge dhe se përmes një jave të tillë qytetarët e Kosovës njihen me këtë kulturë dhe me këtë forcohen lidhjet mes popujve tanë.

Pantomima “Monolog me valixhe”, e bullgarit Dichliev, do të shfaqet të premten në ora 17:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha”, në Prizren, kurse nga ora 20:00, në Teatrin “Oda”, në Prishtinë, në një koncert të muzikë jazz do të performojnë pianisti i njohur Bojan Z së bashku me Julien Lourau në saksofon.

Policia e Kosovës merr informacione për sulmuesit në Turqi

0

Ambulanca-turqi?Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë informacione nga autoritetet turke për kosovarin e arrestuar të premtën në Turqi, nën dyshimin për vrasjen e trefshitë të dy policëve dhe një ushtaraku në Turqi.

Zyrtarët e policisë nuk kanë dhënë identitetin e personit të arrestuar së bashku me dy shtetas të Shqipërisë, por kanë konfirmuar se fjala është për një grup të organizuar të dyshuar për disa sulme dhe vepra të tjera kriminale dhe terrorizëm.