14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 8675

Grevë në UP

0

UP-rektoratiNjë ditë pas hyrjes në fuqi të kontratës kolektive, shumë punëtorë të administratës të Universitetit të Prishtinës në shenjë pakënaqësie për pagën që marrin, kanë hyrë në grevë.

Ata kohë më parë i kanë dërguar një listë kërkesash në rektorat ku njëra prej kërkesave të tyre është edhe që të caktohet statusi i tyre meqë ende nuk e dijnë nëse janë staf civil apo administratë.

Kërkesa kryesore ishte për zgjidhjen e statusit të Shërbyesve të Administratës së Universitetit të Prishtinës, rritja e pagës në bazë të koeficientit që kanë dhe punës që kryejnë në krahasim me degët e tjera të UP-së që gjenden jashtë Prishtinës

Njëri prej organizatorëve të kësaj greve, ka thënë për Indeksonline se greva do të vazhdojë deri në realizmin e kërkesave.

“75% të punonjësve të UP-së i kemi bërë nënshkrimet lidhur me këtë grevë, dhe se do të vazhdojmë deri sa të realizohen kërkesat e tona”, ka thënë ai. /Indeksonline/

Mustafa: Me LDK-në, integrim më i shpejt në BE dhe NATO

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,IsaMustafa priti sot François Pugeaut, Zëvendësndihmëssekretar për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Evropës Kontinentale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, dhe MaryseDaviet, Ambasadore e Francës në Kosovë.
Duke e falënderuar Pugeaut për mbështetjen e përhershme të Republikës së Francës për vendit tonë, Kryetari Mustafa theksoi se Franca ka qenë gjithmonë një pikë reference për demokracinë dhe respektimin e lirive dhe të drejtave universale njerëzore. Gjithashtu, Kryetari Mustafa foli për kontributin e veçantë që Franca ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mëkëmbjen e vendit tonë, duke vënë theksin edhe te miqësia e thellë që është ndërtuar në mes dy vendeve që nga koha e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ndërsa, Zëvendës ndihmës sekretari François Pugeautri konfirmoi vendosmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në udhën e forcimit të demokracisë së saj të brendshme, si dhe në procesin e integrimit të saj në institucionet ndërkombëtare.

Po ashtu, në këtë takim, Kryetari Mustafa prezantoi qëndrimet e LDK-së sa i përket reformës zgjedhore, përkatësisht Ligjit zgjedhor, çështjes së ngritur së fundmi për një tribunal, që do t’i hetonte krimet e supozuara të luftës nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, dialogun me Serbinë etj.

Sipas një komunikate për media, Mustafaka folur edhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen sivjet. Pasi shprehu bindjen se LDK-ja do t’i fitojë këto zgjedhje, Kryetari Mustafa tha se LDK-ja, me votën e lirë të qytetarit të vendit, do ta udhëheqë Qeverinë e Republikës së Kosovës në mandatin e ardhshëm, në mënyrë që t’i përshpejtojë proceset e ngecura të integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe ta rikthejë besimin e qytetarëve në institucione, duke ndërtuar një shtet të mirëfilltë të rendit dhe të ligjit.

“Vizioni i LDK-së është një Kosovë e përparuar, një Kosovë me institucione funksionale dhe të përgjegjshme, të cilat do të punojnë për mirëqenien e qytetarit, si dhe për integrimin sa më të shpejtë të vendit tonë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare”, tha Kryetari Mustafa, duke shprehur bindjen se LDK-ja, ashtu siç i ka nisur, edhe do t’i përmbyllë me sukses këto procese, të cilat kanë rëndësi jetike për Kosovën dhe për qytetarët e saj.

Risitë në Gjuhen Shqipe: Shumësi i teatrit, teatra dhe i draprit, drapra

0

fjaloriShumësi i fjalëve teatër e kuadër nuk do të jetë te atro e kuadro por teatra e kuadra. Ky ka qenë një ndër vendimet e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në mbledhjen e fundit, mbajtur në Prishtinë më 14 mars.

Përmes një njoftimi, kryesia e këshillit që përbëhet nga akademikë të Prishtinës e Tiranës, ka njoftuar vendimet e saj më të fundit, që për shkak se nuk janë të zbatueshme mbasi nuk dalin dot mbi vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit (1972), quhen përfundime.

Mbledhja u mbajt nën drejtimin e akad. Rexhep Ismajlit dhe akad. Jani Thomait (bashkëkryetarë), me pjesëmarrjen e akad. Besim Bokshit, akad. Ethem Likajt, akad. Kolec Topallit, akad. Gjovalin Shkurtajt, prof. dr. Shezai Rrokajt, prof. dr. Mehmet Çelikut, prof. dr. Seit Mansakut, prof. dr. Enver Hysës, prof. dr. Tomor Osmanit, prof. dr. Imri Badallajt, prof. dr. Shefkije Islamajt, ligjërues Isa Bajçincës, prof. dr. Bardh Rugovës, prof. dr. Rrahman Paçarrizit dhe prof. dr. Abdullah Zymberit.
Sipas njoftimit, diskutimet janë zhvilluar në tri seanca e nëse në fillim u shqyrtuan disa çështje të drejtshkrimit që kishin mbetur pa u diskutuar në mbledhjet e mëparshme, më vonë u fol për çështje të tjera të morfologjisë. Më poshtë, disa prej vendimeve.

Shkronja e madhe
Sa i takon përdorimit të shkronjës së madhe dhe drejtshkrimit të emrave të vendeve u propozuan këto përfundime: Emërtimet e institucioneve e të titullarëve të institucioneve, kur paraqesin nomenklaturë zyrtare, të shkruhen me shkronjë të madhe.
Ndërkaq, sa i takon shkrimit të toponimeve vendëse, sipas akademikëve, duhet të respektohet forma e emërtimit vendës, si dhe të shmangen variacionet fonetike nëndialektore (p.sh. Lushnje), ndërsa emrat e vendeve në harta dhe në shenja rrugore të shënohen në trajtën e shquar, ndryshe nga ç’bëhet tani. Në hartë shkruhet Tiranë, Shkodër, Elbasan, dhe sipas vendimit duhet të bëhet Tirana, Shkodra, Elbasani.

Tek emrat gjeografikë me dy a më shumë gjymtyrë (liqeni i Shkodrës) do të shkruhet me të madhe secila nga fjalët, ndërsa deri tani liqeni shkruhej me të madhe vetëm nëse ishte në fillim të fjalisë dhe jo në mes të saj.

Drejtshkrimi
Në fushën e drejtshkrimit akademikët kanë propozuar që të saktësohet edhe drejtshkrimi i disa fjalëve të tjera, që janë diskutuar edhe më herët. Sipas vendimit të fundit do të vijohet në këtë mënyrë:
Tek emrat me fundjen -një e -nje të mbeten në përdorim të lirë të dyja variantet (foshnje/foshnjë, vishnje/vishnjë etj.); Etnikët me prejardhje nga gjuha shqipe të shkruhen me prapashtesën -j- (-jan): (matjan, lezhjan), ndërsa etnikët me prejardhje të huaj, që në temë kanë -i-, të vijojnë të shkruhen me -ian (bolivian).

Ndërkaq, fjalët me prejardhje të huaj, që i takojnë terminologjisë tekniko-shkencore, të ruajnë shkrimin me -ie (materie); fjalët e tipit tramvaj, hokej, koktej etj. të shkruhen me -j, ndërsa fjalët angjin dhe gjips të shkruhen me g: anginë dhe gips.

Shumësat
Sa i takon fushës së morfologjisë, propozimet janë bërë për disa fjalë e raste të veçanta. Përfundimet e akademikëve, po i vëmë të plota: Shumësi i emrave të tipit teatër, kabllo, kuadër, të bëhet teatra, kablla, kuadra, rrjedhimisht njëjësi: teatër, kabëll, kuadër; shumësi i emrit xham të mbetet xhama; të ngrihen në normë ngjashëm me pus – pusa (si variant i lirë me trajtën pus – puse), stof – stofra, grusht – grushta/grushte, çengel – çengelë/çengela, gisht – gishta/gishtërinj; shumësi antigaz të jetë antigaze/antigazra, fishekzjarr – fishekzjarre; të ruhen të dy trajtat për autobus – autobusë/autobusa, ftiziatër – ftiziatër/ftiziatra, drapër – drapra/draprinj, barbun – barbunj/barbunë.

Po ashtu, trajtat e mbiemrit i shkurtër dhe i shkurtë të mbeten variante të lira në të dyja format, propozojnë akademikët gjuhëtarë, ashtu sikundër propozojnë që tek foljet e tipit ik, ec, hip, në vetën e dytë e të tretë të njëjësit të hiqet mbaresa -ën dhe të bëhen pra: ai ik, ai hip, ai ec dhe jo ai ikën, hipën, ecën.

Ndajfoljet me prapashtesa -as/-azi të tipit barkas/barkazi, haptas /haptazi etj. të jenë në përdorim të lirë.
Në fund, u propozua që për mbledhjen e radhës të merren në shqyrtim materialet e përgatitura nga grupet për çështje të sintaksës dhe njëherësh u kërkua nga grupet që për çështje të gjuhës në shkollë të bëjnë gati për diskutim propozimet e tyre./FATMIRA NIKOLLI/

Shtyhet konkursi për drejtor në TKK

0

TKKTeatri Kombëtar i Kosovës do të jetë së paku edhe një javë pa drejtor të përgjithshëm, ndërkaq, deri në zgjedhjen e kreut të ri, ky institucion do të vazhdojë të udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës së drejtorit, Kamuran Goranci.

Ministria e Kulturës kohë më parë ka hapur konkursin për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar. Bazuar në ligjet në fuqi, konkursi është paraparë të mbyllet sot (e martë) në orën 16:00, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.Meqenëse për ta marrë “timonin” e Teatrit Kombëtar kanë konkurruar vetëm dy veta, dhe jo pesë, siç kërkohet me ligj, zyrtarët përgjegjës në Ministrinë e Kulturës kanë marrë vendim që ta shtyjnë konkursin edhe për një javë.

Përfundon protesta, katër të arrestuar

0

protesta pars hpis se RMProtesta kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, ka përfunduar me katër persona të arrestuar.

Protestuesit nuk kanë arritur të hyjnë brenda rrethojave të “Shtëpisë së Bardhë”.

Ata kanë kërkuar që të lirohen menjëherë të protestuesit e arrestuar.

Hazir Berisha, zyrtar i kësaj policie për rajonin e Prizrenit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se marshi protestues i qytetarëve të Prizrenit dhe protesta e tyre para Kuvendit të Komunës së Prizrenit, ka kaluar e qetë, pavarësisht se 4 persona janë arrestuar nga pjesëtarët e policisë.

“Janë shoqëruar në objektet e stacionit policor katër persona. Ata do të dërgohen me procedurë të përshpejtuar në Gjykatën për kundërvajtje. Pritet vendimi i gjykatës, ndërsa protesta, kryesisht, ka kaluar pa incidente të mëdha”, ka theksuar Berisha.

Sipas tij, arrestimi i 4 personave është bërë për shkak të, siç ka thënën ai, “sjelljeve huligane” gjatë protestës.

Javë më parë, Muja është shpallur fajtor nga gjykata për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me dy vjet burgim me kusht, si dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve gjatë tri vjetëve të ardhshme.

Muja, ditën e martë, ka pezulluar detyrën e kryetarit deri në vendimin e gjykatës ndaj ankesës së tij kundër dënimit që iu bë.

Pezullimi i detyrës së kryetarit nga Muja, është cilësuar si e jashtëligjshme nga qytetarët që protestuan, meqë, siç thuhet, në ligjet e Kosovës pezullimi i detyrës së kryetarit nuk njihet si kategori ligjore.

Arrestohen katër protestues

Katër protestues janë arrestuar, pasi që Policia e Kosovë ka bllokuar derën e “Shtëpisë së Bardhë”.

Ndërkaq, numri i protestuesve ka filluar të zvogëlohet

 

Protestuesit kërkojnë të hyjnë brenda rrethojave të “Shtëpisë së Bardhë”

Protestuesit kërkojnë që të hyjnë brenda oborrit të Shtëpisë së Bardhë”.

Ata i  kanë kërkuar Policisë së Kosovës, që të mos i  pengojë në hyrjen e oborrit te objektit.

Pas kësaj kërkese, numri i policisë është shtuar para “Shtëpisë së Bardhë”

 

 

Protestuesit ulën para “Shtëpisë së Bardhë”

Marshi i protestuesve është ndalur para “Shtëpisë së Bardhë”. Atyre i është drejtuar me fjalim përfaqësuesi “Për Prizrenin”, Kastriot Jahaj dhe Lirim Krasniqi.

Jahaj dhe Krasniqi kanë kërkuar nga kryetari Ramadan Muja, që të jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Prizrenit.
Protestuesit aktualisht janë ulur para “Shtëpisë së Bardhë”

Fillon protesta kundër Mujës, marshi niset në drejtim të “Shtëpisë së Bardhë”

Ashtu siç ishte paralajmëruar në Prizren ka filluar protesta kundër Ramadan Mujës.

Protesta ka filluar në ora 12:00 në sheshin “Shatërvan”, ndërkohë që marshi është nisur në drejtim të “Shtëpisë së Bardhë”.

 

Protestë gjithëpopullore për dorëheqjen e Mujës 

Një protestë gjithëpopullore do të organizohet sot për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës. Protesta mbahet në sheshin “Shatërva”, në ora 12:00.

Protesta organizohet nga shoqëria aktive “Për Prizrenin”, ndërkohë që do të përkrahet edhe nga katër subjekte politike të opozitës.

Ramadan Muja ka pezulluar dje postin e kryetarit të Prizrenit, deri në një vendim të Gjykatës së Apelit. Ndërkaq, ky vendim i Mujës, është kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare.

Ata kanë kërkuar nga Muja, që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Prizrenit dhe betejën me drejtësi të vazhdojë i vetëm pa qytetarët.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja është dënuar 2 vjet burg me kusht nga Gjykata Themelore e Prizrenit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pavarësisht këtij dënimi, ai nuk ka pranuar të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Në Malishevë mbahet ligjëratë për parandalimin e etheve hemorragjike

0

RriqratNë kuadër të strategjisë kombëtare, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike “krime kongo”, drejtoria për shëndetësi, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), sot në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, kanë mbajtur një ligjëratë me të gjithë nxënësit e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, të cilët i kanë njoftuar me masat parandaluese që duhen të merren, si masa kryesore mbrojtëse. Në këtë ligjëratë, ka marrë pjesë edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

Fillimisht, kryetari Begaj, ju ka bërë thirrje nxënësve, që ato që i mësojnë dhe i dëgjojnë sot nga mjekët, ti përcjellin në familjet dhe rrethin e tyre, për ruajtjen e shëndetit, për çka edhe Komuna e Malishevës, është e angazhuar maksimalisht. Kryetari Begaj, po ashtu ju bëri thirrje që ta ruajnë ambientin, pasi grumbullimi i mbeturinave, është burim i shumë infeksioneve dhe sëmundjeve.

“Ta ruajmë ambientin dhe ta krijojmë një pasqyrë të mirë për vendin tonë dhe në të njëjtën kohë, ta ruajmë shëndetin tonë. E këtë, më së miri e bëni ju rinia shkollore, ju e ardhmja jonë”, tha mes tjerash kryetari Begaj, duke ju drejtuar nxënësve të Qendrës së Kompetencës.

Mjeku i QKMF-së, Fejzë Hoti, ju ka mbajtur ligjëratën rreth 500 nxënësve të ndërrimit të parë, të Qendrës së Kompetencës, të cilëve ju ka shpjeguar për sëmundjen e etheve hemorragjike, e njohur si “krime kongo”, historinë e kësaj sëmundje vdekjeprurëse, zhvillimin e saj, format e infektimit dhe ajo që është më kryesore, për masat parandaluese që duhet ti bëjnë vet qytetarët. “Kjo sëmundje, bartet fillimisht tek njeriu, nga thumbimi i rriqrave, të cilët janë bartës të sëmundjes, nga kafshët tek njeriu, andaj, zvogëloni në maksimum mundësinë e kontaktit me rriqra, përmes kujdesit tuaj. Të punohet toka, të kositet bari, të vishemi me rroba adekuate gjatë punëve të përditshme në ara, fusha e male, të mos i largojmë vet rriqrat nga trupi, nëse eventualisht thumbohemi nga ata, por të kërkojmë ndihmën e mjekut për largimin e tyre, pasi mundësia e infektimit është shumë e lartë”, ju ka thënë mes tjerash, mjeku Hoti.

Më pas, mjeku Hoti dhe përgjegjësit tjerë, janë përgjigjur në pyetjet e nxënësve, për masat mbrojtëse dhe çështje tjera, lidhur me ethet hemorragjike “krime kongo”.

 

Dragash, vdes aksidentalisht veterani i UÇK-së, Ridvan Kolloni

0

AksidentËshtë shuar nga jeta edhe një veteran i UÇK-së, në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kosovë të Dragashit.

Ridvan Kolloni (1975), ka pësuar në hyrje të fshatit Kosavë, nga goditja e një automjeti, të cilin e drejtonte një bashkëfshatar i tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur ai po kthehej këmbë në shtëpi, ndërkohë që një automjet (Golf 2) që po lëvizte në drejtimin e kundërt, aksidentalisht e përplasë të ndjerin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje kanë dalë policia, mjeku ligjor dhe prokurori, të cilët i kanë kryer hetimet e para, nga të cilat ka rezultuar se shpejtësia e automjetit ka qenë shkak i këtij aksidenti. Këtë ia ka thënë Radio Sharrit, njëri nga hetuesit e kësaj ngjarje, duke shtuar se rruga e mirë ka bërë që drejtuesit e automjeteve të mos iu përmbahen rregullave të trafikut.

“Rruga e mirë, ka bërë që shumë drejtues automjetesh të rrisin shpejtësinë, tej normave të lejuara që përcaktohen nëpër vendbanime, apo pranë tyre”, ka thënë ky hetues. Trupi i të ndjerit është shpënë për autopsi, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia, për t’iu nënshtruar hetimeve detaje në lidhje me ngjarjen.

Veterani i UÇK-së, Ridvan Kolloni, ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe tre vajza të mitura.

Musmurati: S”e përjashtojmë LDK-në

0

?BasriMusmurati6-06Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, i është kundërpërgjigjur liderit të LDK-së, i cili ka deklatuar se nuk e do një koalicion me PDK-në pas zgjedhjeve.

Musmurati për Epokën e Re, ka thënë se pas zgjedhjeve të gjtiha partitë do të ngarendin të bëjnë koalicion qeverisës me PDK-në dhe do t’i harrojnë deklaratat e tanishme. Musmurati ka thënë se PDK-ja nuk e përjashton asnjë subjekt politik për koalicion.

“Të them të drejtën, as këtë nuk e përjashtoj duke e ditur se edhe LDK-ja është një subjekt i konsoliduar. Tani është në opozitë, eventualisht pas zgjedhjeve mund të jetë subjekt i dytë dhe sigurisht dëshiron të jetë në strukturat e institucioneve”, ka thënë Musmurati.(Epoka e Re)

Muja nuk del në punë

0

Ramadan Muja 1Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk ka dalë sot në punë. Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tha se Muja është duke e respektuar vendimin e tij për pezullimin e postit të kryetarit të Prizrenit.

“ Muja është duke respektuar vendimin që ka marrë dje për pezullimin e pozitës, prandaj edhe sot nuk ka dal në punë”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka pezulluar pozitën e kryetarit të Prizrenit, deri në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Ky vendim i Mujës, ndërkaq nuk është mirëprit nga partitë opozitare. Ata vlerësojnë se vendimi për pezullim të postit të kryetarit është i kundërligjshëm./PrizrenPress.com/

Është përgatitur një atentat kundër Shpend Ahmetit

0

Shpend Ahmeti VVNjë javë më parë Policia ishte informuar nga një qytetar se ka dëgjuar bisedën mes disa burrash në një lokal në Prishtinë, ku flitej për dhënien e një shume parash për vrasjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe për blerjen e armëve.
Në tavolinë ka pasur biznesmenë që merren me biznese të ndryshme, duke përfshirë ndërtimet, tregtinë dhe biznesin e karburanteve, ka mësuar “Koha Ditore”.

Policia dhe Ahmeti kanë konfirmuar këtë informacion

Burime nga Policia kanë shpjeguar për gazetën se personi që kishte dëgjuar bisedën në një restorant në Prishtinë punon në institucionet e Kosovës.

Ai i ka treguar një anëtari të LV-së për këtë, i cili menjëherë ka shkuar në Polici.