13.5 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 8674

Mustafa vë kontroll mbi “degën e çarë” të LDK-së në Prizren

0

LDK-logo5-23Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vendosur një standard të ri në partinë e tij, për të pasur kontroll më të lehtë mbi disa degë të partisë ku strukturat janë të përçara dhe po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai ka vendosur që disa vartës të tij nga Kryesia qendrore e LDK-së t’i dërgojë si udhëheqës të përkohshëm të degëve problematike, duke i emëruar si anëtarë të shtabeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Burime të Tribunës brenda Lidhjes Demokratike, kanë treguar me kusht anonimiteti se nëpër disa degë ku LDK ka pësuar humbje në zgjedhjet lokale, duke përfshirë edhe kryeqytetin, ka shumë probleme dhe pakënaqësi me strukturat aktuale udhëheqëse, andaj kanë kërkuar zgjedhje.

“Por mbajtja e këtyre zgjedhjeve të parakohshme në degët si ajo e Prizrenit dhe dega e tretë e LDK-së në Prishtinë, por edhe disa degë tjera, në këtë kohë, po shihet si rrezik për ndarje eventuale të partisë.

Andaj kemi vendosur që në këto degë të dërgohen zyrtarë të lartë të partisë nga qendra për të udhëhequr bashkë me strukturat aktuale partinë deri pas zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të mbahen zgjedhjet e brendshme partiake”, ka thënë një zyrtar i lartë i LDK-së

Pjesë e skandalit me publikimet, edhe menaxhmentet e universiteteve të reja publike

0

UP-rektoratiLinda Grapci-Kotori, prorektore në Universitetin e Pejës, dhe Isa Elezaj, prorektor në Universitetin e Gjakovës, kanë publikuar punime në volumin e tretë të revistës “International Journal of Scientific and Research Publications”, me seli në New-Delhi të Indisë,shkruan Koha Ditore.

Revista është false dhe në uebfaqen e saj nuk jepet asnjë adresë ose kontakt telefoni, përveç një emaili. Revista deklaron se ka impakt-faktor prej 0.69, por kjo nuk mund të verifikohet nga burime të tjera, përfshirë Thomson Reuters.

Njëri nga punimet e prorektorëve, i publikuar aty, përmban gabime të shumta teknike, përfshirë dy kapituj që s’kanë të bëjnë gjë me shkencën.

Policia kundër protestave në Prizren

0

Nexhiii_918535Komandanti i policisë për regjionin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi në një prononcim për Klan Kosovën u ka bërë thirrje partie politike, që të mos t’i politizojnë protestat dhe të kursejnë uniformën kaltër.

“Unë ju bëj thirrje partive politike që të mos t’i politizojnë protestat, me qëllim që të përfitojnë pikë politike. Mos e qitni policinë e Kosovës në një pozitë të vështirë”, ka thënë Krasnqi.

Kujtojmë se sot grupi ‘qytetarët aktiv për Prizrenin” ka protestuar para ‘Shtëpisë së Bardhë’ duke kërkuar dorëheqjen e të parit të qytetit të Prizrenit, Ramadan Mujës pasi ky i fundit u shpall fajtor dhe u dënua me dy vjet burgim me kusht nga një trup gjyqësor i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Kryeziu: Vendimi i Mujës, dinjitoz

0

NijaziKryeziu-PDKSekretari i Degës së PDK-së në Prizren, Njazi Kryeziu në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se vendimi i kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja për pezullim të detyrës është një veprim i ligjshëm.

Sipas tij, ky vendim i Mujës është një vendim i tij personal dhe dinjitoz. Megjithatë, sipas tij, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është ajo e cila vlerëson nëse veprimi ka qenë i ligjshëm apo jo.

Fati i zhvillimit të Prizrenit sipas tij, është i lidhur me fatin e Ramdan Mujës. Sipas tij, qytetarët e Prizrenit i besojnë Mujës për kryetar. Ai ka thënë se i besojnë misionit të EULEX-it, por nuk i besojnë prokurorisë themelore në Prizren.

Kryeziu ka thënë se sido që të jetë, PDK-ja është një parti e fortë në Prizren dhe nuk është e lidhur me emra. Gazeta Blic

Hasan Tahsini, botohen veprat e panjohura të Stambollit

0

Hoxha TahsinitVepra e Hoxha Hasan Tahsinit (1811-1881), këtij personaliteti të shquar shqiptar dhe njëkohësisht drejtues i shquar i Universitetit të Stambollit, në Shqipëri është ende e mangët.

Ndërkohë, bëmat e tij akademike dhe atdhetare janë të panumërta, siç janë edhe titujt e veprave shkencore që la të shkruara nëpër bibliotekat e Stambollit.

Patrioti me origjinë nga Ninati i Çamërisë (Sarandë), një rilindës i shquar, filozof, matematikan, gjuhëtar në fillimet e shekullit të 19-të drejtonte universitetin ndërkombëtar osman dhe universitetin e parë shqiptar në Stamboll. Hoxha Tahsini qe gjithashtu mësues i Abdylit, Naimit e Samiut,Jani Vretos, Ismail Qemalit etj.

Përsa i përket veprave që la pas, ka qenë trashëgimtarja e familjes Manushaqe Halili, e cila ka bërë dhjetëra udhëtime në Stamboll me iniciativën e saj, në kërkim të varrit, të shtëpisë ku jetoi dhe të librave që shkroi e botoi.

Stërmbesa e familjes Tahsini ka fotokopjuar në bibliotekat e Stambollit veprat origjinale dhe duke takuar gjuhëtarë e studiues, ajo vendos që vepra e tij të botohet nga “Onufri”.
Një grup studiuesish, përkthyesish dhe redaktorësh kanë punuar që vepra tri vëllimëshe e Hoxha Hasan Tahsinit të vij nga turqishtja në gjuhën shqipe, shkruan shqiptarja.com.

Çfarë përmbajtje ka vepra e Hoxha Tahsinit
Vëllimi i parë i veprës së Hoxha Tahsinit shoqërohet me një vlerësim të Sami Frashërit, si dhe nga një vlerësim i studiuesit bashkëkohor Moikom Zeqo. Ndërkohë trashëgimtarja e familjes Tahsini, Manushaqe Halili ka shkruar parathënien me titullin “Hoxha Tahsini: Frymëzimi, krenaria dhe përkushtimi im”. Kapitujt kryesorë në vëllimin e parë me mbi 200 faqe janë: “Historia e qenies ose e krijimit”; “Sekretet e ujit dhe ajrit” dhe “Psikologjia”.

Vëllimi i dytë ka afërisht 350 faqe, dhe përmban lëndë të përkthyera nga dy numra të revistës “Mexhmua-I Ulum” (Revista shkencore), ku paraqesin interes “Rregullorja për botimet e zakonshme” dhe bisedat për problemet me shumë interes të kohës së tij, ku shumica janë aktuale edhe sot. Në këtë vëllim të bie ne sy tema “Përparimi i arsimit, historia, klasifikimi dhe frytet e shkencave”. Vëllimi i tretë me afro 300 faqe ka të botuar lëndën e disa numrave të revistës shkencore dhe vijon me “Historia e shkurtër e astronomisë”.

Me botimin e kësaj vepre trivëllimshe në shqip, autori Hoxha Hasan Tahsini, edhe pas më shumë se një shekulli i dhuron audiencës shqiptare teori të vështira, argumente dhe ide përparimtare të mendimit teorik dhe shkencor. Bashkë me veprën botohen edhe vlerësimet e Sami Frashërit, që ka shkruar se: “Hoxha Tahsini ishte nga ata njerëz të mëdhenj, që rrallë nxjerrin shekujt dhe epokat”.

Poeti i shquar turk, Abdul Hak Hamidi, ish-nxënës i tij, ka shkruar për Hoxha Tahsinin: “Ishte vëzhgues dhe shkencëtar shumë i ditur, ishte thesar i njohurive shkencore, ndoshta, një botë e tërë dijesh; ishte filozof, letrar, vjershëtar, i zoti t’i përgjigjej çdo pyetjeje…”.

 

Tahiri: Kam pasur tri tentim-atentate

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka folur për “Epokën e re” në lidhje me kërcënimin që ka marrë nga një qytetar i Dragashit nëpërmjet mesazheve që janë dërguar në celularin e saj.

Ajo ka treguar se ky nuk është kërcënimi i vetëm.
Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur dëshirë dhe as tash që këto çështje të trajtohen nëpërmjet medieve.

“Shumë vite vazhdon ky kërcënim, gati që nga koha kur jam larguar nga LDK-ja”, është shprehur Tahiri, duke treguar se për këtë kërcënim kabineti i saj i ka njoftuar organet e rendit. “Asnjëherë nuk kam pasur dëshirë dhe as tani që këto çështje të trajtohen në medie”, ka thënë Tahiri.

Edita Tahiri, e cila ka kontribuar për shtetndërtimin e Kosovës në shumë pozita udhëheqëse në institucionet e Kosovës, njëherë në postin e ministres, në mandatin e parë të qeverisë Thaçi, tash zëvendëskryeministre, njëherësh kryenegociatore e dialogut teknik në Bruksel, ka treguar se kur ka qenë pjesë e LDK-së ka pasur tri tentim-atentate.

“Kur kam qenë në LDK kam pasur tri tentim-atentate në vitin 2000. Kjo ka qenë arsyeja e largimit për studime në Harvard. E mos të flasim se gjatë okupimit kërcënimi ka qenë i vazhdueshëm”, ka treguar Tahiri.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se, pavarësisht kërcënimeve që ka pasur, ajo nuk do të ndalet për të shërbyer për shtetin e Kosovës. “Këto gjëra nuk më kanë ndalur asnjëherë, sepse Atdheu është para meje”, ka thënë Tahiri.

Berisha: Muja do të respektojë pezullimin

0

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja,do të vazhdon të respektojë pezullimin e detyrës, pavarësisht protestës gjithëpopullore që është mbajtur sot para “Shtëpisë së Bardhë”. Zëdhënësi i Komunës , Ymer Berisha tha se kryetari Muja është i vendosur të respektojë vendimin për pezullim të postit deri në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas tij, çdo qytetar, ka të drejtë të protestojë.

“ Protesta e sotme ka qenë e panevojshme,sepse tashmë Muja ka marrë vendim që të pezullojë postin e kryetarit të Prizrenit”, ka thëna Berisha për RTK.

Qytetarë të shumtë kanë protestuar sot kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës.Ata kanë kërkuar nga Ramadan Muja, që sa më shpejt të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Prizrenit.

Kryetari Ramadan Muja është dënuar 2 vjet me kusht për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata Themelore në Prizren. /PrizrenPress.com/

 

Edita Tahiri kërcënohet nga një qytetar i Dragashit

0

Edita TahiriEdita Tahiri është kërcënuar nga një person nga komuna e Dragashit, për shkak të bisedimeve me Serbinë.

Kërcënimi ndaj Tahirit është bërë përmes mesazheve që janë dërguar në celularin e saj.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri aktualisht ndodhet në Bruksel, megjithatë, lajmin për kërëcnimin e Tahirit e ka konfirmuar këshilltari i saj politik, Gazmir Raci.

“Po është e vërtetë që në javën e kaluar kemi pranuar disa sms kërcënues ndaj zëvendëskryeministres, zonjës Tahiri, si dhe në ndaj meje si këshilltar politik i saj”, ka thënë ai për Indeksonline.

Mësohet se I njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë, pas vetëdorzimit të tij në në stacionin policor në Dragash

LDK në Prizren reagon për arrestimin e protestuesve

0

LDK-logo5-23Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren,ka reaguar për arrestimin e katër protestueve që është bërë nga Policia e Kosovës.

“Është shqetësuese arrestimi që iu bë sot protestuesve nga ana e Policisë së Kosovës. LDK-ja i konsideron se këto arrestime janë goditje kundër vlerave te lirisë, demokracisë, dhe atak ndaj vlerave të qytetarisë prizrenase”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“LDK-ja në Prizren kërkon me ngulm lirimin sa ma pare e të gjithë protestuesve të arrestuar”.

“LDK konsideron se protesta e sotme e faktojë se qytetarët e komunës së Prizrenit e konsiderojnë se i dënuari Ramadan Muja nuk i përfaqëson më”

“Edhe një here e bëjmë të qartë qëndrimin tonë si LDK, se i dënuari nga Gjykata, Ramadan Muja duhet dëgjojë zërin e qytetarëve të komunës së Prizrenit dhe sa më parë të jap dorëheqje “./PrizrenPress.com/

 

Protesta për drejtësi

0

Aida DergutiShkruan: Aida Dërguti

Shtetndërtimi i mirëfilltë duhet t’i ketë dy shtylla të shëndosha: demokracinë që përcakton vendimet me shumicë dhe drejtësinë që përcakton vendimet mbi të vërtetën e cila ndërtohet nga argumentet. Deri më tani kemi parë devijime të rënda në të dyja rastet, duke filluar nga manipulimet në zgjedhje e deri te imponimet e votimeve në Parlamentin e Kosovës si dhe negocime e prolongime të proceseve gjyqësore në raste të korrupsionit. Ngatërrimi i qëllimshëm i këtyre dy koncepteve, ka për qëllim manipulimin me qytetarë dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.
Thuhet se çdo njeri duhet të konsiderohet i pafajshëm derisa të dëshmohet e kundërta. Mirëpo, në rastet kur zyrtarë të zgjedhur me votën e qytetarëve akuzohen për korrupsion, përgjegjësia është e dyfishtë, edhe individuale edhe publike. Në këto raste, ofrimi i dorëheqjes si akt moral, është hap i parë dhe i domosdoshëm. Mirëpo, kjo gjë mjerisht nuk ndodh në këtë vend. Në zgjedhjet e fundit lokale, PDK rikandidoi për kryetarë të komunave disa ish kryetarë, kundër të cilëve tashmë kishin nisur proceset gjyqësore. Këto procese gjyqësore kanë të bëjnë pikërisht me korrupsionin, që është si pasojë e keqpërdorimit të pozitës së tyre zyrtare dhe besimit të dhënë nga ana e qytetarëve përmes votës.

Duke qenë se aktakuza e tyre ka të bëjë ekskluzivisht me keqpërdorimin e pushtetit, këta zyrtarë së pari nuk do të duhej të pranonin rikandidimin. Kështu do të vepronte çdo njeri i cili ka ndërgjegjen e pastër dhe është i sigurt se drejtësia është në anën e tyre. Për më keq, në rastin konkret kur edhe pas vendimit të gjykatës i cili e shpall fajtor kryetarin e Prizrenit Ramadan Mujën, me pafytyrësinë më të madhe vazhdon të qëndrojë në postin e kryetarit duke u thirrur në pafajësinë e tij, të cilën gjë e vë në dyshim vendimi i gjykatës.

Ka filluar të hiqet dilema se kujt duhet t’i besohet në këtë rast, vendimit të gjykatës për fajësi apo deklarimeve të Ramadan Mujës për pafajësi. Protestat e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, kanë filluar nga e hëna. Duke e parë rrezikun nga rritja e protestës, Ramadan Muja mbrëmë mori një vendim antiligjor, duke i pezulluar aktivitetet e tij dhe njëkohësisht duke e ruajtur postin e kryetarit. Kjo është përdhosje edhe e demokracisë edhe e drejtësisë.

Protestat si ushtrim i demokracisë pjesëmarrëse dhe në përkrahje të drejtësisë, janë hapat e duhur në këtë moment. Qytetarët duhet të zëvendësojnë ndjenjën e turpit nga ata që i përfaqësojnë, përmes distancimit nga e keqja në pushtet. Ata që ia duan të mirën këtij vendi, nuk duhet t’i lejojnë të tillët as të vijnë e as të qëndrojnë më në pushtet.

(Autorja është nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për gazetën Tribuna)