30.2 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 8683

Pritje për qytetarët me rastin e pafajësisë në rastin “Kleçka”

0

Protesta per LImajnMe rastin e rikonfirmimit të pafajësisë së ish luftëtarëve të UÇK-së në rastin ‘Kleçka’, Naser Krasniqi, Behlul Limaj dhe bashkëluftëtarë të tjerë të tyre do të organizojnë pritje për qytetarët, transmeton orainfo

Pritja do të organizohet të shtunën dhe të dielën (nga ora 9.00 deri në 18.00) në restorant “Kështjella” i cili gjendet në vendlindjen e tyre në Banjë të Malishevës.

Daka: Garancia e zgjedhjeve varet nga subjektet politike dhe komisionerët e tyre

0

ValdeteDaka-zgjedhjetShefja e KQZ-së Valdete Daka firmosi memorandume me shumë institucione në përpjekje për të krijuar një ambient më të mirë për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Pos ministrisë së Drejtësisë, Daka nënshkroi ujdi me Këshillin Prokurorial dhe atë gjyqësor, Panelin Zyrtar për Ankesa dhe Parashtresa dhe Policinë.

Këto zhvillime po thuhet që sjellin klimë më të mirë kur të votohet, pas një muaji e gjysmë.

“Për herë të parë këto institucione kanë shprehur gatishmëri që të jenë kujdestarë atë ditë, dhe të parandalojnë mundësinë që atë ditë të bëhen manipulime”, theksoi kryetarja e KQZ-së Valdete Daka si mysafire e Kushtrim Sadikut në Info Magazine të Klan Kosovës.

Daka ndër të tjera deklaroi se nga ky moment manipuluesit e zgjedhjeve janë në disavantazh karshi institucioneve të Kosovës.

“Këtë herë institucionet janë një hap para tyre dhe janë më të përgatitur dhe dihen format se si kryhen këto manipulime. Që nuk ka qenë rasti në vitin 2010”, konstatoi e para e KQZ-së përcjell Orainfo.

Por përkundër këtij avancimi po thuhet se një faktor tjetër është garanti më i fortë i zgjedhjeve të lira.

“Nuk garanton proces të lirë dhe demokratik. Nuk varet e gjitha nga kjo anë, varet nga subjektet politike dhe komisionerët e tyre, të cilët në ditën e zgjedhjeve kenë rol të jashtëzakonshëm”, deklaroi Daka.

Kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se në fazën e ardhshme KQZ do të verifikojë komsionerët dhe vëzhguesit që do të jenë pjesë e procesit zgjedhor të 3 nëntorit.

Premtojnë parandalimin e keqpërdorimit të votave

0

IsmetKabashi-kryeprokuroriProkuroria speciale, gjyqësori, KQZ-ja dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në parandalimin e keqpërdorimeve eventuale në zgjedhjet lokale në Kosovë, transmeton Koha. Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, është zotuar se do të jetë maksimal niveli i mbrojtjes së votave në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, duke nisur nga dita e parë e fushatës zyrtare deri në orët e vona të mbylljes së kutive të votimit. Ai tha se secili institucion është i detyruar të hartojë planet dhe standardet e veprimit.

Në pjesën veriore, që aktualisht nuk është nën kontroll të plotë të gjyqësorit dhe autoriteteve të ndjekjes penale të Kosovës, rol specifik i është besuar misionit të EULEX-it. Kryetari i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, ka thënë se qëllimi është koordinimi ndërinstitucional. Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është e bindur se këtë herë nuk do të ketë mundësi për keqpërdorime.

Nga zgjedhjet e kaluara janë akuzuar 1 450 persona për keqpërdorime gjatë zgjedhjeve.

Jep dorëheqje Fatos Berisha

0

FatosBerisha-qkkDrejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Fatos Berisha sot ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Në letrën e dorëheqjes të Fatos Berisha thuhet se arsyet janë personale dhe lidhen me familjen dhe karrierën e tij.

Ndërkaq, Këshilli Drejtues e aprovoi dorëheqjen e Berisha duke marrë parasysh arsyetimin e tij që lidhet me shkaqet personale, dhe njëkohësisht e vlerësuan lart punën dhe angazhimin e deritashëm të tij.

Kryesuesi i Këshillit, Arben Zharku lidhje me këtë tha se shpreh keqardhje që po ndërprehet puna dhe bashkëpunimi I tyre, por njëkohësisht falënderoj Fastos Berishen për kontributin e madh që ka dhënë, së pari në njohjen ndërkombëtare të kinematografisë së Kosovës, si dhe anëtarësimi i QKK në European Film Promotion dhe pjesëmarrja e Kosovës në Cannes dhe Berlinale, dhe marrëveshja me akademinë e filmit FAMU në Pragë, dhe shumë punë tjera që janë bërë me angazhimin dhe kontributin e tij të drejtpërdrejtë, tha Zharku, shkruan Zëri.

Po ashtu,Berisha pas mbledhjes falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, në veçanti Këshillin Drejtues, Ministrin Krasniqi dhe MKRS, si dhe gjithë kineastët vendor dhe partnerët ndërkombëtar, me të cilët QKK këto dy vite ka zhvilluar një bashkëpunim dhe aktivitet të madh.

Berisha ishte zgjedhur në detyrë në gusht të vitit 2011, nga e cila periudhë deri më sot janë subvencionuar 45 projekte filmike, prej të cilave 11 koproduksione me shtetet tjera.

Prizreni është imi

0

Eqrem KryeziuuEqrem Kryeziu është i bindur se Prizreni do të jetë i tij. Madje, edhe pa balotazh. Për Ramadan Mujën thotë se e ka një lotari jetësore, por vetë Kryeministri Thaçi është pas tij. Ka edhe një shpjegim për “riciklimin” dhe “fosilizimin” në politikë.

Nuk është e mundur të ndahet humori dhe sharmi nga Eqrem Kryeziu.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prizrenin ndihet i lehtë, plot shpresë dhe vetëbesim për përballjen e 3 nëntorit.

Është i sigurt që do të fitojë.

Në një bisedë me lajmi.net, Eqrem Kryeziu shprehet i bindur se nuk do të ketë nevojë as për balotazh, por se do të ngjitet sërish në kolltukun e Shtëpisë së Bardh të Prizrenit, pas 3 nëntorit.

“Unë e pranoj se perceptimet politike mund të jenë tmerrësisht të gabueshme. Mirëpo, në bazë të asaj që po shoh, tek reagimi i popullatës, ndoshta nuk do të ketë hiç nevojë për balotazh. Do të fitoj unë”.

Eqrem Kryeziu ka udhëhequr Prizrenin për dy mandate, pas luftës. Një betejë me Ramadan Mujën e ka humbur në vitin 2007.

Sot, ai sërish i rikthehet duelit. Thotë se nuk e bën për pasion, por se ia kërkuan.

“Nuk është se ka qenë pasion imi personal kjo punë. Por, jam aty si kandidat në bazë të kërkesave të elektoratit dhe lidershipit të LDK’së. Këta dy faktorë kanë ndikuar që unë të jem kandidat i LDK’së për Prizrenin. Jo ndonjë pasion imi”.

Flet edhe për riciklimin politik, term që ai thotë se e imponoi i pari në skenën politike të Kosovës. Por, ka një shpjegim interesant.

“Riciklimin politik e kam imponuar unë në skenën politike të Kosovës. Ka diçka të vërtetë në fenomenin e riciklimit. Në këtë rast, bëhet fjalë për fosilizim ose riciklim. Natyrisht se secili njeri normal do të votonte për riciklim e jo fosilizim.”

“Siç e dini fosilizimi është kur mbetet vetëm skeleti dhe asgjë tjetër në atë pozicion.”

“Shikoni çfarë ka ndodhur para dy mandatesh. Ishte një frymë që unë në fund të fundit nuk kisha mundësi që ta kundërshtoja. Frymë që thoshin ‘jemi për ndryshime.’ Kjo nënkuptonte shkuarjen time nga të qenit Kryetar. Dhe tash, ata njerëz, pas dy mandatesh, e kanë harruar parullën me të cilën kanë ardhur në pushtet. Thonë – më mirë le të na mbesin eshtrat aty, fosili le të bëhet, sepse ndryshimet nuk po na pëlqejnë më, pasi e kemi marrë pozitën”, thotë Kryeziu.

Pse ka pasur nevojë LDK të kandidojë me Eqrem Kryeziun në Prizren, përderisa vetë ai ka mbështetur ish kandidatin e kaluar Hanefi Muharremi?

“Unë vetë e kam pasur një kandidat të fortë me të cilin e kemi mundur Qeverinë e Kosovës para katër vjetësh. Por, duke shkuar kamionët Qafës së Duhles, u bë një rokadë e madhe e kutive të votimit etj… “

“Praktikisht, kandidati im, për të cilin kam lobuar, ka qenë pikërisht ai mëparshmi. Mirëpo, partia dhe elektorati kanë pasur një vlerësim tjetër. Më të sigurt, do të thosha.”

Kryeziu nuk e sheh si rival në këtë garë Ramadan Mujën e PDK’së, pas të cilit thotë se qëndron Kryeministrit Hashim Thaçi.

“Ramadan Muja e ka një lotari jetësore. Faktikisht, ai mundet me qenë njëri prej qytetarëve, që e ka pasur edhe parullën në fushatë ‘unë jam njëri prej jush’. Mirëpo, eminencën gri e ka jashtëzakonisht të fuqishme”.

“Vetë Kryeministri Thaçi është pas tij. Pra, është një lotari në jetën e tij.”

“Përkundër respektit që kam për përpjekjet e tyre, por kur është fjala te fitorja, kjo nuk ka asnjë dilemë, me sa po shoh unë”.

BE-ja dërgon mision vëzhgues në Kosovë

0

Zhbogar6-13Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar ka deklaruar se zgjedhjet lokale në Kosovë janë të rëndësishëm dhe se BE-ja do të dërgoj një mision vëzhgues prej 100 personash.

Zbogar në Mitrovicë ka biseduar me kandidatin për kryetar të Mitrovicës Veriore, Oliver Ivanoviq, ku ka thënë se OSBE-ja do të lehtësoj dhe do të ndihmoj në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë me 3 nëntor.

“Ne vetëm do t’i vazhdojmë zgjedhjet, do të dërgojmë një mision vëzhgues prej 100 njerëzish të cilët do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në të gjitha komunat. Do të vëzhgojnë zgjedhjet por edhe kampanjën parazgjedhore, do të bisedojmë me të gjithë kandidatët që të shohim idetë e njerëzve të ndryshëm të këtij rajoni”, ka thënë Zbogar, transmeton Orainfo.

Ai ka theksuar se zgjedhjet lokale janë mundësi që njerëzit të vendosin se kush do t’i udhëheqë në nivel lokal në të ardhmen.

Zbogar ka dënuar sulmin e para pak kohësh në familjen e Oliver Ivanoviqit.

Ai ka paralajmëruar që këtë vit BE-ja do të investoj 15 milionë euro në veri të Kosovës, kurse në 2-3 vitet e ardhshme edhe 30-40 milionë tjera në projekte të ndryshme.

Në anën tjetër Ivanoviq ka falënderuar Zbogarin dhe BE-në që ka dënuar sulmin ndaj familjes së tij.

“Kemi folur për zgjedhjet dhe klimën që është krijuar”, ka thënë Ivanoviq, duke shtuar se është përfundim i të gjithëve që ka takuar këtyre ditëve se nuk ka klimë të mirë për zgjedhje dhe se Qeveria e Serbisë nuk po punon sa duhet që kjo klimë të ndryshojë.

Komentuesit në gazeta

0

ahmet-dursunAhmet  DURSUN

Kush guxoi të lexojë me zë në këto 22 vite pluralizëm? Kush verboi sytë gjithë natën, para ekranit të kompjuterit, dhe kush mezi priti të hapet biblioteka e qytetit? Kush nuk u mjaftua me kaq dhe pyeti një…e më pas një tjetër…e më pas shumë të tjerë?

Kush guxoi të flasë me zë? Rreth atyre që lexoi një natë më parë, një shekull më parë, një epokë më parë; kush nuk u shurdhua; nuk u verbua? Kujt nuk iu mor goja?!

Kush guxoi ta kërkojë demokracinë e vërtetë, në këto 22 vite pluralizëm? Kush e kishte lirinë në gjak? Kush nuk lejoi gjakun të bëhej ujë?

Kush guxoi të shkruajë me zë? Pas çdo lajmi, pas çdo analize e pas çdo hamendësimi, kush mori mundimin të shkruajë përshtypjen e tij, edhe me mijëra km larg; kush e ndjeu veten shqiptar, me gjuhë, dije dhe ndërgjegje?

Kush guxoi?

Akademikët apo historianët? Mjekët apo inxhinierët? Artistët apo sportistët? Analistët apo shkrimtarët? Prokurorët apo gjyqtarët? Politikanët apo diplomatët?

Asnjëri dhe asnjëherë …Të gjithë e kthyen gunën prej nga frynte pushteti në këto 22 vite…

Kush guxoi?

Guxuan veçse komentuesit e gazetave në internet. Reaguan në çast për çdo gjë që u bë lajm…ndaj shantazheve, çensurës dhe kërcënimeve të pushteteve, veçse ata guxuan. U kundërvunë ndaj çdo mendësie që abuzoi në emër të demokracisë, dhe pikërisht me rreshtat e tyre shpesh herë e shpëtuan demokracinë që ishte duke dhënë shpirt…

…dhe një ditë kur fëmijët tanë do të duan të kuptojnë të vërtetat e 22 viteve të pluralizmit shqiptar, do t’u referohen komenteve të gazetave on-line. Madje edhe fëmijët e ‘’marifetçinjve’’ të lartpërmendur këtë gjë do të bëjnë…

Gërshëra që i ka prerë mendimet e komentueseve, ka punuar më shumë se gërshërët e rrobaqepsive, floktoreve dhe berberhaneve të mbledhura së bashku në Shqipëri…sepse regjimet totalitare, megalomanë dhe paranojake në njërën dorë mbajnë gërshërën për t’ia prerë zërin, shkrimin dhe leximin komentueseve që guxojnë të kërkojnë lirinë e shprehjes dhe në dorën tjetër patllaken që ua tregojnë pronarëve të mediave, drejtorëve të gazetave, kryeredaktorëve e deri tek ai/ajo që fatkeqësisht sot quhet gazetar…

…dhe sot, nëse po e lexoni këtë shkrim, është në saj veçse të komentueseve që as nuk i shohim, e mbase kurrë nuk do t’i njohim. Po të ishte për “marifetçinjtë”, “zanatçinjtë’’që kurrë nuk guxuan të thonë atë çfarë mendojnë, demokracia në vend me kohë do të ishte tretur…

…dhe sot, lavdi komentueseve, liri komenteve…që sot vdekje patllakës dhe diçka më tepër të gjitha gërshërave!

Përurohet libri “Organizatat Ekstremiste Serbe në Kosovë”

0

perurimi-librit-180913Është përurua libri ekskluziv “Organizatat Ekstremiste Serbe në Kosovë”, i autores Fitnete Ramosaj. Recensent të librit kanë thënë se autorja Ramosaj, ka pasur guxim të madh dhe me përgjegjësi shkencore ka shprehur në libër veprimtarinë e organizatave ekstremiste serbe dhe ka analizuar ngjarje dhe veprime që janë të vërteta. Ndërsa autorja Ramosaj, u ka bërë thirrje të Institucioneve ose njerëzve kompetent që ta ndihmojnë në përkthimin dhe editimin e librit.
Profesori Gjon Boriqi, e ka përgëzuar Ramosaj, për librin i cili sipas tij ka shumë të vërteta të trishtueshme. Ai tha se fqinjët e shqiptarëve kanë qenë jashtëzakonisht agresiv deri në përdorim të gjenocidit kundër popullit shqiptar.
“I jam mirënjohës koleges Ramosaj, për guximin e madh që pati për të shkruar një libër me të vërteta shumë të mëdha, të trishtueshme mbi të gjitha sepse është e pa mundur të mendohet se mes popujve fqinjë të ekzistoj një urrejtje që shkon deri në gjenocid. Ne shqiptarët e kemi një shprehje që thuhet më afër e kemi fqinjin sesa vëllain në ditë të vështira por çuditërisht fqinjët e Shqipërisë kanë qenë jashtëzakonisht agresiv deri në gjenocid kundër popullit shqiptarë”, ka thënë Boriqi.
Autorja e librit, Fitnete Ramosaj, është shprehur mirënjohëse ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të librit. Ajo u ka bërë thirrje institucioneve dhe njerëzve kompetent që kanë mundësi ti ndihmojnë në editimin dhe përkthimin e librit në gjuhë angleze por edhe në gjuhë të tjera si në qarqe politike, shkencore e ndërkombëtare nëse e shohin të arsyeshme.(Kosovapress)

Rogova: Nuk e di kush me ka propozuar për në listën zgjedhore të PDK-së

0

Ethem Rogova PDK avokatEthem Rogova nuk është në dijeni se me propozim të kujt ka hyrë në listën zgjedhore të PDK-së në Prizren. Ai tha se një ditë para dorëzimit të listës në KQZ, Dega e PDK-së ia ka dërguar aplikacionin për të plotësuar.

“Kam dëgjuar se Kryesia ka propozuar që unë të jem pjesë e listës zgjedhore. Për herë të parë e kam kuptuar kur ma kanë sjell aplikacionin për të plotësuar se s’kam dit sen për besë”, tregon Rogova për “PrizrenPress”.

Rogova ishte emëruar anëtar i Kryesisë së PDK-së në Prizren, pa iu nënshtruar procesit zgjedhor. Ai tha se pavarësisht mënyrës së emërimeve ka pranuar ofertën e PDK-së që të jetë pjesë e zgjedhjeve të nëntorit./PrizrenPress.com/

Përfaqësuesit e BKI-së vizituan Lulëzim Kabashin

0

bki ne lddKëshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, vizitoi sot kandidatin për kryetar të Prizrenit nga koalicioni AAK – LDD, Lulzim Kabashi.

Lutfi Ballëku, bashkë më anëtarët tjerë të këshillit gjatë takimit të me Kabashin diskutuan një varg çështjesh të ndryshme më të cilat preokupohen qytetarët prizrenas. Kandidati Kabashi premtoi bashkëpunim të ngushtë me BI-në./PrizrenPress.com /