16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
Home Blog Page 8706

“Vëllai” i Thaçit përuron terminalin e “Adem Jasharit”

0

Thaci-Erdogan1Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do ta vizitojë Kosovën më 23 tetor të këtij viti. Vizita e tij do të bëhet me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Prishtinë.

Kjo vizitë i është konfirmuar Ministrisë së Jashtme të Kosovës përmes Ambasadës së Turqisë në Kosovë, ku thuhet se pas ftesës së Kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë homologut të tij turk, ai ka pranuar që këtë vizitë ta bëjë me rastin e inaugurimit të terminalit të ri.

“Ambasada e Turqisë në Kosovë komplimenton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ka nderin që ta njoftojë Ministrinë në fjalë se pas ftesës së bërë nga Shkëlqesia e Tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Shkëlqesia e Tij, Recep Tayyip Erdogan, Kryeministër i Republikës së Turqisë, do të vizitojë zyrtarisht Kosovën me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” më 23 tetor, 2013”, thuhet në letrën që Ambasada turke i ka dërguar MPJ-së, të cilën e ka siguruar Gazeta Zëri.

Rreth agjendës dhe përbërjes së stafit të Erdoganit, Ambasada turke thekson se do ta njoftojnë Ministrinë më vonë, duke i ofruar MPJ-së çdo mbështetje të nevojshme për këtë rast.

Shqiptarët e Argjentinsë shfaqin program me valle kombëtare

0

shqiptaret e argjendtinesShqiptarët e Argjentinës në qytezën Berisso, të dielën e javës së kaluar kishin festë të vërtetë. Ata, kanë shfaqur një koncert me valle shqiptare që është mirëpritur nga të pranishmit.

Berisso është një qytet afër Buenos Airesit në të cilin në vitin 1910 arritën qindra shqiptarë, thotë Johanna Barra drejtuese e grupit të baletit që sivjet ka debutuar për herë të parë në këtë festival tradicional, pjesë e të cilit shqiptarët janë prej vitesh.

Ky është nje festival tradicional i imigrantëve të këtij rajoni të cilët përbëjnë numrin më të madh të banorëve, përfshirë edhe shqiptarët. Grupi i baletiti sivjet nën udhëheqjen e Julian Desimones dhe Johanna Barras ka arritu të vërë në skenë valle me motive nga viset e ndryshme etnike shqiptare. Grupi i baletiti “Bashkimi” përbëhet nga afwr 20 të rinj të moshës 14-25 vjeç, të cilët po bëjnë përpjekje për të mbajtur gjallë kulturën dhe traditën e të parëve të tyre./PrizrenPress.com/

Në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë nën Mbrojtje, 1 426 asete

0

Monumentet e Trashëgimisë KulturoreMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka nënshkruar sot plotësimet në Listën e Përkohshme të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje. Në listën e mëhershme ishin 1 181 asete të trashëgimisë, ndërkaq Lista e nënshkruar sot përmban 1 426 asete të trashëgimisë.

Nga lista, që është hartuar nga Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe Komisioni përkatës në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore, janë hequr 77 asete të kategorive të ndryshme.

Ndërkaq me rekomandimet e këtyre mekanizmave janë shtuar 45 propozime të reja nga trashëgimia arkeologjike, 77 monumente nga trashëgimia arkitekturore dhe për herë të parë në Listën e përkohshme të mbrojtjes kanë hyrë asete të trashëgimisë së luajtshme. Numri i tyre është gjithsej 200.

Ministri Krasniqi, nënshkrimin e kësaj liste e ka vlerësuar si një hap domethënës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke theksuar kështu nevojën që sa më shpejtë të funksionalizohet Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, e që më pas të nisë puna për hartimin dhe miratimin e Listës së Përhershme./PrizrenPress.com/

PDK-ja dhe LDK-ja me përqindje të afërt për fitoren e Prizrenit

0

Prizreni5-24PDK-ja dhe LDK-ja në zgjedhjet e nëntorit do të jenë dy partitë kryesore që do të luftojnë për marrjen e pushtetit në Prizren. Në bazë të një sondazh të realizuar nga OJQ “IDEA”, 25 për qind të të anketuarve kanë preferuar se do të votojnë PDK-në, ndërkaq 22 për qind LDK-në.

Në hulumtim janë përfshirë 400 respodentë. Sipas hulumtimit qytetarët e Komunës së Prizrenit nuk janë të kënaqur aspak me qeverisjen aktuale.

50.75 % e të anketuarve, nuk janë të kënaqur aspak me qeverisjen aktuale në Prizren.

Megjithatë shpresa qytetarëve për të provuar oferta të reja vazhdon të jetë e preferuar. Sipas rezultatit të anketës, pavarësisht pakënaqësive 68.8 për qind e të anketuarve do të dalin në zgjedhje varësisht nga ofertat e partive politike.

01. Sa jeni të kënaqur me qeverisjen aktuale? 50.75 % e të anketuarve, nuk janë të kënaqur aspak me qeverisjen aktuale në Prizren.

02. Për çfarë do të dilnit në zgjedhje këtë herë ? 68.80 % e të anketuarve, do të dilnin në zgjedhje duke shpresuar në ndryshime, e jo në politikat aktuale

03. Nëse do të dilnit në zgjedhje, do të votonit për: 46.60 % e të anketuarve, do të dilnin në zgjedhje për program dhe ofertë të fuqishme.

04. Çka duhet të përmbajë oferta e partisë, që ju t`ja jepni votën? 62.80 % e të anketuarve, kërkojnë zhvillim në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit të saj.

05. Si e vlerësoni pjesëmarrjen e partive politike të reja në zgjedhje? 52.60 % e të anketuarve, e shohin si diçka pozitive pjesëmarrjen e partive politike të reja në zgjedhje dhe mendojnë se ka pasur nevojë për diçka të tillë.

06. Sa jeni të informuar për ofertat e partive politike? 61.50 % e të anketuarve, ende nuk janë të informuar për programet ose ofertat e partive politike.

07. Cila do të ishte mënyra më e mirë, që partitë t`ua bëjnë me dije ofertat qytetarëve? 55.60 % e të anketuarve, kërkojnë të informohen përmes mediave lidhur me programet ose ofertat e këtyre zgjedhjeve.

08. Nga informoheni zakonishtë ? 36.00 % e të anketuarve, kryesisht informohen përmes mediave nacionale

09. Sipas jush, kush do të fitojë në zgjedhjet e 3 nëntorit? 25 % e të anketuarve, mendojnë se në zgjedhjet e 3 nëntorit do të fitojë Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin për kryetarë prof,dr: Ramadan Muja .

Rekomandimet

– Qytetarët në përgjithësi nuk janë të kënaqur me qeverisjen e deri tanishme, dhe janë të interesuar për ndryshime në pakot e ofruara nga partitë politike, – Qytetarët e shohin si diçka pozitive pjesëmarrjen e partive politike të reja, dhe besojnë në ndryshimet që ata mund të sjellin pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, – Në periudhën sa më të shpejtë kohore, partitë duhet t`i shpalosin ofertat e tyre dhe t`i orientojnë qytetarët në vendimin që do të marrin,

– Partitë pjesëmarrëse duhet të punojnë më shumë për vende pune, pasi është preokupimi primar i qytetarëve prizrenas, – Përqendrimi i qytetarëve gjatë fushatës do të jetë në media, prandaj aktivitetet gjatë fushatës duhet të jenë prezentë në media, që qytetarët të mund të orientohen,

– Konkurrentët kryesor të zgjedhjeve të 3 nëntorit janë : PDK dhe LDK, megjithatë në rundin e parë nuk do të ketë fitues për shkak të përqindjeve të ultë të numrit të votave,

– Partitë e reja pjesëmarrëse në zgjedhje do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e personit që do të qeverisë në Prizren./PrizrenPress.com/

VV në Malishevë: Thaçi po keqpërdor institucionet arsimore dhe punonjësit e saj

0

Malisheve-Vetevendosje7-18Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë denoncon hapur përpjekjen e kryetarit te PDK-së, Hashim Thaçit, i cili në petkun e kryeministrit po keqpërdor institucionet arsimore dhe punonjësit e saj, për të kërcënuar dhe shantazhuar mësuesit, duke ua kushtëzuar mësimdhënien me votë. Gjithashtu i njëjti bashkë me bashkëpartiakët e tij të qeverisjes lokale në ikje, po keqpërdorin paratë e qytetarëve taksapagues për të organizuar tubime dhe shtruar darka e dreka, që janë asgjë më shumë se takime “disiplinuese”.

“Roli i mësuesit në periudha historike ka qenë i madh, ata ishin shtylla që barti përgjegjësin në kohërat më të vështira, që mbajti gjallë idealet dhe frymën e atdhe dashurisë e shprehur përmes kryengritjeve, protestave, lëvizjeve ilegale e paqësore e deri tek lufta çlirimtare.

Sot fryma në të cilën bazohet sistemi arsimor i instaluar nga pushteti aktual qendror e lokal është ai i shfrytëzimit të tij për qëllime partiake, pra ku respekti dhe përkushtimi ndaj arsimit është shndërruar në fërkim duarsh për përfitim votash e marrje diplomash”, thuhet në kumtesën e VV-së në Malishevë.

Pushteti aktual po përdor forma prej më të ulëtave e më të pamoralshme për ta siguruar mbijetesën politike e cila ka marrë teposhtëzën e pa kthim por e cila po e cenon çdo ditë e shumë mundësin për ta shpëtuar arsimin nga degradimi.

“Për ne është i qartë niveli intelektual dhe moral i kryetarit të partisë dhe bashkë-partiakëve të tij lokal, cilët sundojnë në Kosovë dhe Malishevë përmes metodës së karrotës dhe kërbaçit.

Të shpenzosh në dreka e darka partiake me para publike në kohën kur varfëria gjithnjë në rritje po zëvendësohet me uri, ku vetëm në Malishevë jetojnë mijëra qytetarë në varfëri ekstreme që tani në prag të dimrit janë pa shtrojë e mbulojë, pa ngrohje e pa ushqim është e papranueshme është e pamoralshme është keqpërdorim është KRIM”.

Sipas VV-së, takimet e Kryeministrit me mësues në kohë fushatash me para të taksapaguesve të varfër të Kosovës janë shpërfaqja më saktë e fytyrës se si pushteti aktual e sheh mësimdhënësit vetëm si votues dhe shërbëtorë të partisë dhe asgjë më shumë.

“Ne i bëjmë thirrje Mësuesve, që të bojkotojnë këto darka elektorale që pushteti po i bënë me të vetmin qëllim kontrollin dhe shantazhin mbi mësuesin.

Ne i bëjmë thirrje Kryetarit në ikje dhe drejtorit të arsimit që gjatë ditëve që i kanë të numëruara në pushtetin lokal të heqin dorë nga kërcënimet ndaj mësuesve dhe drejtorëve. Gjithashtu i bëjmë thirrje drejtorëve të shkollave të cilët shkollën dhe arsimin e kanë mbi partinë që të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve dhe ti mbrojnë mësuesit dhe shkollat nga injoranca dhe dhuna politike e partisë pushtet ashtu siç ditën ti rezistojnë në kohëra edhe më të vështira”./PrizrenPress.com/

Rexhaj: Të rinjtë janë shtyllë e Vetëvendosjes!

0

Rexhaj-lagjia ortokollKandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj ka takuar të rinjtë e lagjes “Ortakoll”. Duke folur për nevojën e angazhimit aktiv të të rinjve nëpër aktivitete të ndryshme, Rexhaj tha se Lëvizja Vetëvendosje! është shembulli më i mirë i asaj se çka mund të bëjnë të rinjtë po që se ekziston vullneti për ndryshim.

“Të rinjtë vazhdojnë të janë shtyllë e organizatës tonë dhe përmes vullnetit, angazhimit të vazhdueshëm dhe punës së palodhshme të tyre Lëvizja Vetëvendosje! është ndër forcat më të mëdha politike në vend, si dhe subjekti i cili ka më së shumti rritje në Kosovë”, tha Rexhaj./PrizrenPress.com/

Kizolli zotohet për afarizëm të dinjitetshëm dhe zhvillimor

0

Kizolli-EsnafPartia Konservatore e Kosovës ka prezantuar Shoqatës së Afaristëve dhe Zejtarëve të Prizrenit ESNAF, kandidatin për kryetar te Prizrenit, Beni Kizolli.

Në këtë takim u diskutua për kabinetin e Kizollit për qeverisje të mirë dhe të PK-së të Kosovës, për identifikimin dhe adresimin e problemeve të përbashkëta që i preokupojnë qytetarët dhe afaristët e Prizrenit.

“Duke pasur parasysh synimet tona të përbashkëta, problemet me të cilat ballafaqohemi dhe ngufatjen e zhvillimit ekonomik, dhe duke u bazuar ne planin tonë të zhvillimit ekonomik i cili fokusohet në shfrytëzimin dhe aplikimin e praktikave më të mira të dëshmuara ekonomike, ne do të krijojmë kushte më të volitshme për investime dhe lehtësime për afarizëm duke garantuar sigurinë e investimeve tuaja”, tha Kizolli.

Partia Konservatore e Kosovës zotohet se në zbatimin e planeve dhe projekteve zhvillimore ekonomike do ti përfshijë edhe anëtarët dhe ekspertët e shoqatave të zejtarëve duke u përqendruar në specifikat dhe kërkesat e ndërmarrësve për një afarizëm të dinjitetshëm dhe zhvillimor.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës së afaristëve dhe zejtarëve të Prizrenit ESNAF, Edis Çabrati tha se ne kërkojmë nga partitë politike që ti kuptojnë sfidat tona dhe ti adresojnë ato me sukses

“Ne kërkojmë nga partitë politike që ti kuptojnë sfidat tona dhe ti adresojnë ato me sukses. Nëse hasim në gjuhë të përbashkët ne mendojmë se mirëqenia e qytetarëve do të ritet duke u rritur edhe afarizmi i iniciativave private. Nga kjo mbledhje e suksesshme erdhëm në përfundim se Partia Konservatore e Kosovës ka një vizion përparimtar dhe modern si dhe kupton plotësisht brengat dhe sfidat tona të cilat janë të përbashkëta” tha Çabrati.

Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe në problemet akute dhe kronike të Prizrenit si mungesa e ujit të pijshëm, shkarkimi i ujërave të zeza dhe kanalizimi, higjiena dhe pastërtia ku si shkaktar kryesor i këtyre problemeve identifikohet menaxhimi i dobët i cili bazohet në linja partiake dhe politike duke mos pasur përgjegjësi dhe llogaridhënie për keq menaxhim dhe keqpërdorimin e fondeve publike./PrizrenPress.com/

Rexhaj në Gjonaj: Hasi i rëndësishëm për Komunën e Prizrenit

0

Rexhaj-gjonaj-hasLëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka takuar banorët e fshatit Gjonaj. Kandidati i VV-se për kryetar dhe kandidatët për ansamble te Prizrenit, shpalosën pjesë të alternativës për qeverisje si dhe diskutuan për problemet e përditshme të banorëve të këtij fshati.

Rexhaj në këtë takim tha se fshati Gjonaj dhe rajoni i Hasit në përgjithësi vazhdojnë të mbesin pjesë të rëndësishme të Komunës sonë, si në aspektin e trashëgimisë kulturore ashtu edhe në atë ekonomik.

“Remitancat e hasianëve që punojnë jashtë shtetit, aktualisht janë burim kryesor i të ardhurave për qytetarët e kësaj ane. Mirëpo, krahas tyre subvencionimi i sektorit prodhues, në veçanti i bujqësisë, paraqet një veprim të domosdoshëm për zhvillim të qëndrueshëm të kësaj zone”, tha Rexhaj.

Duke potencuar përkushtimin e mbrojtjes së interesave të qytetarëve, kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje! theksuan se do të jenë zëri i të gjithë qytetarëve nëpër institucionet e pushtetit lokal.

Ndër temat tjera që u diskutuan në këtë takim, ishin zbutja e kritereve për subvencionim si dhe mundësia e hapjes së një shkolle profesionale për teknologji ushqimore./PrizrenPress.com/

Thaçi shtron darkë për mësimdhënësit e Malishevës

0

Thaci5-21Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, me ftesë të kryeministrit të qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, organizon takimin tradicional me të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Malishevës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë 2013-2014.

DAE në Malishevë njofton të gjithë mësimdhënësit, se takimi tradicional do të mbahet të mërkurën me datë 2 tetor 2013, duke filluar në ora 18:00, në restorant “Kështjella” në Banjë.

Në këtë takim do të merr pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i MASHT-it, Ramë Buja./PrizrenPress.com/

Shkurtaj dhe Buxheli: Gjuha shqipe drejt degradimit

0

GjovalinShkurtaj-akademikEdhe pse është një ndër gjuhët më të vjetra e të bukura në Ballkan, gjuha shqipe po shkon drejt degradimit.

Një shqetësim të tillë e ngre akademiku Gjovalin Shkurtaj dhe gjuhëtarja Ludmila Buxheli.

Ata tregojnë disa nga problematikat kryesore, që nga drejtshkrimi, e folura, por edhe teprimi me barbarizmat.

Por, shqetësimi i tyre është se shtrembërime të tilla nuk ndodhin vetëm në nivel popullate, por edhe nga zyrtarë.

Dy gjuhëtarët sugjerojnë aplikimin e korrektorëve dhe redaktorëve letratrë në institucionet kryesore.

“Kur kemi fjalën shqipe nuk ka nevojë t’i drejtohemi fjalëve të huaja dhe kjo shkon deri në mjediset më të epërme. Mua më ka kapur veshi mirë në ditët e para të punës së qeverisë së re, Kryeministri i ri ka përsëritur dhe ka thënë, atë që është thënë gjithmonë, por që nuk është bërë mirë, që gjuha shqipe do të ketë kujdesin e duhur.

Do të vendoset figura e korrektorit letrar, e redaktorit letrar, do të ketë pra një kujdes që botimet zyrtare të jenë të kujdesuar nga pikëpamja e drejtshkrimit, e kulturës së gjuhës, e normës në përgjithësi” shprehet Akademiku Shkurtaj, transmeton Koha.

Ndërsa gjuhëtarja Ludmila Buxheli pohon: “Është hedhur një mendim që çdo zyrtar të mbajë fjalorin drejtshkrimor. Mirë është që të jetë, por nëse këta nuk kanë kulturë gjuhësore të mirë, ata nuk do të jenë të vetëdijshëm që e kanë gabim. Është e nevojshme dhe duhet prania e redaktorëve, sidomos në institucione të tilla si Kuvendi, ku ka shumë dokumenta , ligje, në Kryeministri apo edhe Ministri.”

Sipas akademikut Shkurtaj, problematikat shkojnë deri tek përdorimi i termave, duke marrë si shembull togfjalëshin “shqipfolës”.

“Hapësirat shqipfolëse, universitetet shqipfolës përdoret shumë shpesh. Në të gjitha këto raste duhet thënë hapësira shqiptare( shqiptarët e maqedonisë janë po aq shqiptarë sa ne këtu, kanë gjuhën e tyre shqipe, shkruajnë shqip, flasin shqip dhe universitet janë shqiptare.”

Por cila mund të ishte një zgjidhej për futjen e gjuhës shqipe në “binarë”?

Gjuhëtarja Buxheli shpreh nevojën e një reforme që në hartimin e teksteve elementare të gjuhës në shkolla, që janë baza për njohjen e saj.

“Studentët mbarojnë gjimnazin me kulturë gjuhësore shumë të dobët. Ata kanë një kulturë gjuhësore të një niveli jot ë mirë. Ky është një problem shumë kompleks, domethënë është reforma e teksteve që duhet parë me kujdes nga Ministria e Arsimit, Instituti i Studimeve Pedagogjike dhe ka shumë rëndësi këtu edhe përzgjedhja e specialistëve për hartimin e teksteve,” shprehet Buxheli.

Gjuhëtarët shpjegojnë se disa nga arsyet që e kanë çuar gjuhën shqipe dere në këtë pikë, lidhen edhe me përparimin e teknologjisë së informacionit dhe përdorimin e rrjeteve sociale, por edhe lënien pas dore të gjuhës në nivel parauniversitar.