18.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
Home Blog Page 8707

Thaçi uron studentët, kujton edhe 16 vjetorin e demonstratave

0

Thaci7-03Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uroi studentët dhe profesorët, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2013/2014.

Ai tha se viti i ri akademik 2013/2014 i gjen institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës më të përgatitura në të gjitha aspektet, me theks të veçantë në fushën e infrastrukturës universitare.

“Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju lutem pranoni urimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, duke shpresuar që ky vit akademik të jetë i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë studentët dhe mësimdhënësit e Kosovës. Me nismën e Qeverisë së Kosovës janë hapur dhe do të fillojnë punën edhe universitete të reja publike, ndërsa është përmbyllur me sukses edhe procesi i akreditimit të bartësve privatë të arsimit të lartë”, thuhet në urim.

Më tej thuhet se duke pasur ndër prioritetet kryesore të saj arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, Qeveria e Kosovës ka investuar dhe është duke investuar në vazhdimësi që Kosova të jetë shtet i dijes, duke synuar që studentët tanë të konkurrojnë me dije jo vetëm në tregun vendor, por edhe në atë ndërkombëtar.

“1 Tetori shënon edhe 16 vjetorin e Demonstratave Studentore të vitit 1997. Atëbotë, Lëvizja Studentore, e mbështetur edhe nga profesorët dhe mbarë populli, me organizimin e demonstratave, shfaqi guximin intelektual, politik dhe kombëtar për çlirimin e Kosovës. Sot, në epokën e konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, roli i studentëve dhe profesorëve të universiteteve të Republikës së Kosovës është rol determinues në kuadër të proceseve të integrimit në BE dhe në NATO. Investimi i fuqishëm në dije është investimi më domethënës në forcimin e shtetit demokratik të Kosovës”.

“Qeveria e Kosovës ka besim të plotë në potencialin e lartë intelektual dhe në vullnetin e studentëve dhe pedagogëve, që japin maksimumin për të arritur rezultate shkencore dhe arsimore, dhe do të vazhdojë të ofrojë kushte gjithnjë e më të mira materiale dhe financiare për të arritur këto objektiva”./PrizrenPress.com/

Kabashi: Prizreni do të bashkëqeverisë me qytetarët e vet

0

Kabashi-lagjia bajram currKandidati për kryetar të Prizrenit nga koalicioni AAK-LDD, Lulzim Kabashi, bashkë me kryetarin e AAK-së, Fatmir Kastratin, dhe bashkëpuntorë të tjerë, ka prezantuar planprogramin e tij për qeverisjen e Prizrenit para strukturës të nëndegës “24 maji”. Qytetarëve të kësaj ane, Kabashi u premtoi se Prizreni do të ndryshojë shumë për katër vitet e ardhshme, dhe se rëndësi e veçantë do t’i kushtohet punësimit të të rinjëve të cilët janë të papunë.

Gjithashtu, Lulzim Kabashi ka mbajtur takim edhe me struktura dhe qytetarë të lagjes “Bajram Curri” në Prizren. Ai tha se do të kërkoj auditim gjeneral për punën dhe parregullsit që janë bërë gjatë tetë viteve të kaluara.

“Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, fillimisht do të kërkoj auditim gjeneral për punën dhe parregullsit që janë bërë gjatë tetë viteve të kaluara, duke theksuar se ai dhe kuvendi komunal do të jetë transparentë për qytetarët, me një fjalë të vetme gjatë katër viteve të ardhshme, Prizreni do bashkëqeverisë me qytetarët prizrenas”, tha Kabashi

Kurse, kryetari i AAK-së, Fatmir Kastrati, në këtë takim tha se Prizreni ka nevojë për ndryshime.

“Ndryshimet do të ndodhin me zgjedhjen si kryetar të komunës së Prizrenit, kandidatin e koalicionit AAK-LDD, Lulzim Kabashi”, tha Kastrati.

Kabashi është takuar me disa aktivistë të lagjes “Arbana”. Ai potencoi se në planprogramin e tij qeverisës, rëndësi e veçantë do ti kushtohet zhvillimit ekonomik, duke theksuar se do të luftojë edhe korrupsionin dhe depolitizimin e arsimit./PrizrenPress.com/

Krasniqi: Libri mbetet i rëndësishëm

0

Krasniqi-biblioteka ne malisheveKandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal Libade Gegaj, Shukrie Elezi, Agnesa Kastrati dhe Bekim Gashi kanë vizituar Bibliotekën Komunale “Sokol Kryeziu”.

Krasniqi falënderoi punëtorët e bibliotekës për përkushtimin vetëmohues të tyre në mbajtjen gjallë të kulturës së leximit të librit e cila dita ditës po zbehet.

“Mbështetja institucionale për bibliotekën është më se e domosdoshme, ashtu sikur është i domosdoshëm ofrimi i kushteve më të përshtatshme, përfshirë edhe rritjen e fondit të librave nga fusha e filozofisë, sociologjisë, historisë dhe letërsisë kombëtare dhe botërore”, tha Krasniqi.

Sipas tij, nxitja e kulturës së leximit duhet parë edhe përmes organizimit të aktiviteteve të mirëfillta kulturore-letrare, përfshirë panairin e librit, të cilat do të jenë pjesë e alternativës së qeverisjes lokale të Lëvizjes Vetëvendosje!. /PrizrenPress.com/

16 vjet nga protestat e Lëvizjes studentore

0

Protestat e studenteve 16 vjert me pareSot bëhën 16 vjet nga protestat e lëvizjes studentore. Më një tetor të vitit 1997 Lëvizja studentore organizoi protestat të cilat nisën, pasi regjimi i atëhershëm i Millosheviqit dëboi nga institucionet arsimore shqiptarët.

Pos masave të dhunshëm që ai regjim kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.

Për ta shënuar këtë protestë, është paraparë që sot të promovohet libri “1 Tetori i Kthesës – Lëvizja studentore 1997 -1999” të autorit Bujar Dugolli.

Kurse, dje është promovuar libri gjykatësit dhe avokatit Ramiz Krasniqi “Nëpër procese gjyqësore, fjalë përfundimtare dhe refleksione”, ku morën pjesë organizatorët e demonstratave të 1 tetorit të viti 1997.

Prizreni nuk ka nevojë për asfalt

0

Lirim KrasniqiShkruan: Lirim Krasniqi

Asfalti, objektet infrastrukturore dhe gëra të tjera që në përmbajtje kanë me shumicë beton, kanë qenë vazhdimisht pjesa përmbajtësore e fjalorit dhe veprimeve të pushtetarëve prizrenas që nga paslufta e deri me sot.Fokusi kryesorë i të gjitha qeverive lokale kanë qenë dhe janë ndërtimet infrastrukturore,me në theks të vecantë tenderët e rrugëve, tek të cilat me mbi 50% të rishtruara apo rindërtuara.Mjafton vetëm një shikim në website-in e komunës për të vërtetuar se sa aktive është komuna e Prizrenit në hapjen e tenderëve të ndërlidhura me objekte infrastrukturore, respektivisht rrugë.Tash disa vite mbretëron një klimë ndërtimesh dhe mbindërtimesh pa leje mu në zemër të qytetit,fenomen ky që të bën ta vësh gishtin në kokë,dhe të thuash më vete, vallë a jam vërtet në Prizren? Dhe si rrjedhojë,pyetja tjetër që ngrihet automatikisht është,a ka ndonjë plan urbanistik që përcakton format dhe mënyrat e ndërtimeve,apo mund të ndertojë kush të dojë si të dojë,dhe ku të dojë.Apo ndoshta ata(udhëheqësit komunalë) janë prapa këtyre ndërtimeve.

Prizrenin historikisht nuk e kanë ngritur rrugët, as banesat e as tenderët.Pushtetarëve më së paku u duhet të mendojnë për rrugë,më së paku u duhet të kërkojnë ndërtime, të cilat nuk qojnë asgjëkundi përpos një katrahure urbanistike që do ta vuajnë edhe shumë breza pas nesh.
Madje kjo përveq se është pjesa më trumbetuese edhe e retorikës së njerëzve të pushtetit,ata intenzitetin e kësaj politike e ngritin në maksimum në kohën e fushatës parazgjedhore,duke u munduar të hyjnë në sytë e çdo qytetari,por në të njejtën kohë edhe duke e veshtersuar qarkullimin,me të vetmin qellim që për ta të flitet se “Po punojnë”.Prizrenasi megjithatë nuk është aq i marrë sa të shohë me llupë pozitive këtë qeverisje,e cila ka harruar se zhvillimi në një qytet i cili shquhej për kulturë,për sport e traditë të vijë nga asfalti.Aq me pak kur rinia përbën shumicën e popullates për nga mosha,por edhe shumicën për nga papunësia,kjo e fundit si pasojë e keqqeverisjës.

Qyteti duket i zymtë pothuajse gjatë tërë vitit,zymtësi kjo që reflektohet edhe tek fytyrat e njerëzve.Gjalleria vjen e shtohet gjatë muajve të verës,ku me disa aktivitete të mirëfillta kulturore,dhe këto të organizuara nga njerëz ose grupe të caktuara,në mënyrë të pavarur,që e mbajnë të gjallë krenarinë prizrenase.
Para luftes Prizreni ka pasur hiq me pak se 70 shoqëri kulturo-artistike,të cilat në rrethana krejtësisht tjera kanë vepruar dhe kanë mbajtur lart kutlturën dhe traditën,duke ngërthyer vlerat kombëtare dhe njerëzore njëkohësisht.Ndërsa sot nuk egzistojnë as gjysma e atyre që ishin para luftes.Sot ajo qe mban një kontinuitet të aktiviteteve kulturore janë disa festivale të muzikës dhe një festival filmi që nga viti në vit po ngritet në piedestalet me të larta,nga njerëz të cilët i ka rritur ky qytet për t’ia ruajtur epitetin e kryeqendrës shpirtërore dhe kultorore,jo vetëm të trojeve shqipëtare por edhe më gjerë.

Dokufesti është një shëmbëlltyrë suksesi,një organizim fantastik me organizatorë tejet entuziast,qe jo vetëm kanë kultivuar vlerat kulturore,por edhe i kanë sjellë dhe po i sjellin të hyra të mëdha ekonomisë prizrenase,kësaj ekonomie të lodhur nga qeverisja komunale,e cila me përpara e financon një festival në Prishtinë,sesa një vendës që po përmirëson imazhin e qytetit dhe jo vetëm.Në edicionin e fundit të tij,Dokufesti i ka sjellë ekonomisë së qytetit një shumë prej 3 milionë eurosh të hyra.Një infuzion jashtëzakonisht i rëndësishëm ekonomik,për edhe ato pak dyqane dhe lokale kryesisht tregtare dhe shërbyese,të cilat i mbajnë një pjesë të familjeve prizrenase.Në krahasim të kesaj vetëm paramendojeni shumat dhe mbështetjen më pak se simbolike që ndanë komuna në perkrahje të festivalit,eventit të cilit për kohën sa zhvillon aktivitetet e tij do të duhej edhe t’i leshohej në shfrytëzim edhe vetë objekti i komunës.
Festivalet e muzikës dhe filmit janë vetëm një pjesë e pasurisë kulturore të Prizrenit,pasuri kjo që edhe pa perkujdesjen institucionale po ia del të mbajë gjallë shpirtin artistik dhe krijues të qytetit,falë disa njerëve të cilët me punën e tyre vullnetare kanë arritur të krijojnë edhe një rrjet të organizatave kulturore,të cilat veprojnë me ndihmën e donacioneve të ndryshme,një gjë kjo që shumëkujt mund t’i duket për të ardhur keq.

Sporti, është një segment tjetër me të cilin qytetarët e Prizrenit janë mburrur dikur.Sot të gjithë e dinë se si shperfillën sportistët dhe klubet sportive.Shembulli më tipik është klubi futbollistik “Liria” që deri vonë ka qenë vatër e talentëve të futbollit.
Pjestarët e saj sot mund të luajnë në klube të ndryshme,mund të gjejnë vend brenda dhe jashtë Kosove,por më të voglen arsye e kanë që të mbrojnë ngjyrat e klubit të qytetit të tyre.Akademia e këtij klubi jo vetëm se ka tërhequr të rinjtë për vite me radhë por edhe ka prodhuar furbollistë të rangjeve të larta.Mos të harrojmë se transferi i parë zyrtarë I një futbollisti qe ka dalë nga Kosova ka qenë produkt i po kësaj akademie dhe i po këtij klubi,i cili sot përpos mungesës së përkrahjes financiare,perballet edhe me mungesën e hapsirave për të zhvilluar aktivitetin e vet.Kjo ndodh pasi që stadiumi i qytetit nuk i plotëson kriteret minimale,për të cilën arsye K.F “Liria” i vetmi ekip futbolli në qytet që garon në rangun e seniorëve të FFK-se ndeshjet si vendas i luan në Gjakovë apo Suharekë, arsye kjo që ka ndikuar në rënien e klubit nga kategoria e parë e futbollit kosovar,dhe nesë vazhdon kështu si është mund të rrezikojë shuarjen.
Ndërsa sa herë afrohen zgjedhjet politikanë të ndryshëm japin premtime për hapsira moderne.
Një gjë të tillë e pat bërë edhe kryeministri i tanishëm Hashim Thaqi,kur para 4 vjetësh sportdashësve prizrenas u premtoi stadium të standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s.Por ja ku jemi sot pas katër vjetësh,dhe kemi një stadium që mezi i rrinë në këmbë muret rrethuese,madje një pjesë e tyre është shembur
Ngjajshmërisht ndodh edhe me sportet e tjera.
Basketbolli poashtu me një histori të bujshme dikur,sot nuk ka me çfarë të krenohet.”Bashkimi” njëkohësisht klubi i vetëm garues nga Prizreni,që nga mbarimi i luftes edhe pse shpeshëherë i financuar nga kompani private dhe gati i harruar nga komuna,asnjëherë nuk ka arritur në keto vitet e “lirisë” të gjejë rrugën e suksesit,fakt që jo vetëm ka ulur interesimin e shikuesëve dhe dashamirësve të klubit e edhe tifozëve(arpagjikëve),por që në vitet e fundit ka ulur edhe interesimin e të rinjëve për t’u marrë me këtë sport.

Jo vetëm kultura dhe sporti,gjendje e ngjajshme është edhe në ekonomi e arsim.
Prizreni vuan nga mungesa e hapsirave biznesore dhe tregtare.Ne ende kemi tregje të ngritura nga barakat dhe llamarinat ti cilat të krijojnë imazhin e vendeve të varfëra afrikane.Investitoret potencial mund të gjejnë gjithqka në qytet,por vetëm hapsira apo parqe biznesi nuk mund te gjejne,një arsye shume e forte per të ngritur hezitimin e tyre për të investuar.
Institucionet arsimore lëngojnë poashtu nga mungesa e kuadrove profesionale,drejtoret e shkollave emërohen në bazë të afërsisë së tyre me partinë në pushtet.Shkollat fillore ende zhvillojne mësim me tre nderrime.Gjimnazet dhe Shkollat profesionale prodhojnë njerëz të paaftë për të ardhmen.Duke e ditur mjerimin në sistemin arsimor,profesoret të nxitur edhe nga drejtoria komunale e arsimit,për ta mbuluar mosefikasitetin,në testin e maturës bëjnë gjithqka për të dalur të sukseshëm,madje me shifra hamendëse,duke krijuar njëe absurditet dhe një iluzion të rrezikshëm tek nxënësit.Një precedent me të cilin ata vrasin të ardhmen,vrasin shpresën e këtij vendi.

Keto janë vetëm disa nga deformimet dhe ngecjet qe ka qyteti “historik” i Prizrenit.
Pra shpërfillja institucionale si për kulturën,sportin,ekonominë,arsimin dhe për shumë segmente tjera të jetës është evidente.
Përderisa pushtetarët e kanë mendjën te tenderët e rrugëve,për ti kënaqur interesat e grupeve të ndryshme të interesit,qyteti ka humbur imazhin e tij të dikurshëm.Ata,(udhëheqësit komunale),edhe pse gati fokusin më të madh e kanë të infrastrukturën,shumë pak para hundëve të tyre kanë rrjedhën e Lumbardhit,i cili ende kundërmon erë të rëndë,dhe është mbuluar me barnishte,të cilat pastrohen vetëm pak para zgjedhjeve.Pra kjo nënkupton se politikat e tyre nuk kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve,por interesat e tyre,dhe zgjatjen e jetës në pushtet.
Qytetari i Prizrenit është ai që po e vuan më së shumti këtë gjendje.
Të gjithë jemi të ofenduar nga kjo klasë politike e cila ka rrënuar identitetin e Prizrenit,dhe dinjitetin e Prizrenasëve.
Prandaj nevoja për ndryshim është e paevitueshme.

Bie në gropë, vdes në vend

0

Bie në gropë-vdesSapo kishte përfunduar orarin e tij në ndërrimin e natës. Punëtori i pompës së benzinës “Bingo Benz”, ishte nisur për të blerë kafe dhe sheqer për kolegun e tij, rojtar i ndërrimit të natësmirëpo në një gropë e hapur për ndërtime ai ka gjetur edhe vdekjen.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se rreth orës 22:00, punëtori i pompës së benzinës, kishte përfunduar orarin e tij të punës dhe ishte nisur drejt shtëpisë përmes rrugëve alternative, duke hyrë kështu në rrethin e kompleksit të ndërtesave që njihen si qendra “Ramiz Sadiku” e gjenden në qendër të Prishtinës, në vazhdimin e rrugës Luan Haradinaj.

Uji dhe balta kishin mbuluar atë pjesë, dhe punëtori me inicialet B.J. i moshës 51 vjeçare, kishte rëshqitur në një gropë e cila ishte bërë gati për themelet të edhe një ndërtese duke vdekur në vend.

Për shkak se rasti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, konfirmimi zyrtar policor ka qenë i pamundur, ndërsa burime policore nga vendi i ngjarjes kanë njoftuar se aty gjenden forcat e policisë, krim teknikës, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Ashton: Zgjedhjet në Kosovë, mundësi e madhe

0

ashtonZgjedhjet në Kosovë, që do të mbahen më 3 nëntor, paraqesin një mundësi të madhe, dhe atë për herë të parë nga viti 1999, Serbia i ka bërë thirrje popullatës serbe që të dalin në zgjedhje, ka thënë baronesha Catherine Ashton.

“Pas zgjedhjeve, mund të vijë një marrëveshje tjetër në mes të dy palëve”, ka thënë Ashton gjatë pjesëmarrjes në tribunën në Qendrën “Woodrow Willson” në Uashington, ku, përveç tjerash, u diskutua edhe për Kosovën.

Duke folur për marrëveshjen e Brukselit, të arritur në mes të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, Ashton ka thënë se meritat kryesore për këto marrëveshje nuk i takojnë asaj, veçse “dy kryeministrave”.

“Ende i kujtoj të gjitha takimet, nga të cilat tri prej tyre kanë zgjatur nga 14 orë. Që të dy mendojnë për të ardhmen e popullit të tyre dhe nuk dëshirojnë të kthehen në të kaluarën, sepse nuk mund të shkohet askund me histori”, ka theksuar Ashton, shkruan Zëri.

Ajo ka thënë se Thaçi dhe Daçiq dëshirojnë që vendet e tyre të integrohen në BE, duke shtuar se “edhe duhet të jenë në BE dhe se rreth kësaj çështje as që duhet diskutuar”.

Duke rrëfyer momentin kur ka kuptuar për vrasjen e doganierit lituanez në veri të Mitrovicës, Ashton ka thënë se këtë e ka kuptuar nga kryeministri Serb, Daçiq, i cili, sipas saj, e ka njoftuar atë përmes telefonit, me zë të trishtuar.

“I pari që më ka treguar për këtë rast, me zë të rishtuar, ka qenë kryeministri i Serbisë. Ata janë duke punuar për së afërmi me ne për të zbuluar kryesit e kësaj vepre dhe të njëjtit të sillen para drejtësisë”, ka deklaruar baronesha Ashton.

Mit’hat Frashëri më 1912: Suljotët harruan shqipen

0

Suljotët harruan shqipen1Vite më parë, në një nga sallat e Bibliotekës Kombëtare, pata fatin të shfletoja revistën “Diturija”, themelues i të cilës është Mithat Frashëri. Ditë dhe javë të tëra u njoha me një nga botimet më serioze dhe të kulturuara shqiptare të gati një shekulli. E megjithatë, ndonëse kam lexuar dhe rilexuar edhe librat “Udhëtarët e huaj në Shqipëri” (gjer në fund të shek XIX) të Lumo Skëndos apo “Mithat Frashëri. Ministër Fuqiplotë Athinë (1923- 1926), përgatitur falë punës pasionante të Prof Dr. Luan Malltezi dhe Sherif Delvina, mendoj se akoma lexuesi shqiptar nuk e ka të plotë veprën e Mid’hat Frashërit. Dhe jo vetëm të tij, por edhe të disa personaliteteve të tjera, që u anatemuan për gati 50 vite të diktaturës komuniste. Brezi im u rrit dhe u shkollua me këtë frymë mohimi apo vlerësimi dhe gjykimi të skajshëm ideologjik të shumë syresh. Nga ana tjetër unë kam edhe një ndjeshmëri tjetër apo detyrim ndaj personalitetit të Mid’hat Frashëri, që lidhet me Çamërinë, rrënjët e të parëve të mi. Çamëria, me historinë, kulturën, trashëgiminë, por edhe me dramën e saj është pjesë e veprimtarisë krijuese shkencore dhe diplomatike të tij. Krahina e të parëve të mi është njëkohësisht një nga brengat e mëdha të Mid’hat Frashërit. Bindesh për këtë po të lexosh librin “Mid’hat Frashëri, Ministër Fuqiplotë Athinë (1923- 1926). E them me bindje se që nga momenti që ai shkeli në tokën greke me detyrën e re (28 shkurt 1923) e deri sa dha dorëheqjen në muajt e parë të vitit 1926, në mbrojtjen e çështjes çame dhe përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka bërë atë që nuk e kanë bërë të gjithë ambasadorët shqiptarë që nga viti 1926 e deri më sot. Kjo, sepse ai kishte një epërsi që nuk e kanë pasur pasardhësit e tij: kulturën e gjerë, njohjen e shkëlqyer të historisë dhe kulturës së madhe të Greqisë si dhe kurajën për të thënë të vërtetat dhe demaskuar synimet e politikës shovene të shtetit grek.

Çamëria, popullsia e saj martire e së shkuarës, të sotmes dhe të ardhmes, i janë dhe do t’i jenë mirënjohës Mid’hat Frashërit. Të gjitha këto mendime dhe vlerësime modeste për veprimtarinë e Mid’hat Frashërit më erdhën ndërmend këto ditë, kur rilexova një nga rrëfimet më të bukura e të ndjera, por edhe aktuale të tij, “Suljotët”. Rrëfimi në fjalë (unë do ta quaj reportazh të shkurtër, ndoshta skicë, siç e përcakton Prof Dr. Emil Lafe), është përfshirë në librin e Lumo Skëndos (pseudonimi i Mid’hat Frashërit) “Hi dhe Shpuzë”, botuar në vitin 1915, në shtypshkronjën “Mbrodhësia” të Kristo Luarasit në Sofje. Vepra është botuar në vitin 1995, me të njëjtën emër dhe përgatitur, nga prof. Nasho Jorgaqi.

Skica “Suljotët”, sipas shënimit të vënë në fund të saj, është shkruar më 30 qershor 1912, në Zafranboll. Sipas të dhënave që jep autori që në fillim të skicës, Zafranbolli është një qytet në Anadoll, i humbur në një gropë “dhe plot konopë tani në verë”. Me penelata të shpejta, frazë të saktë dhe lakonizëm të admirueshëm (duket se është shkruar me një frymë), autori shpalos një dramë të tërë: zhbërjen e një prej viseve më epike të Shqipërisë dhe banorëve të saj: Sulit dhe suljotëve. Nuk kemi përshkrim të betejave apo heroizmit të suljotëve, as të vrarë. As të plagosur. As vaje apo kuje të nënave suljote. E megjithatë, lexuesi ndjen në thellësi, si gjëmime të largëta bubullimash apo dallgë detesh, ulërima.

Qindra kilometra larg Sulit, në Anadollin e largët, shfaqet befas trupi dhe shpirti i plagosur në zhbërje i Sulit: vajzat e vogla të shkollës greke të qytetit Zafranboll këndojnë e kërcejnë vallen e famshme të Zallongut, jo në gjuhën shqipe, jo në dialektin çam të suljotëve, por në gjuhën greke. Autori befasohet, pastaj… “Zemra ime përnjëherë më ngushtohet dhe mejtime të hidhura më sulen në mendje”. Lumo Skëndo hesht vetëm një çast, për të rikujtuar vizitën e tij në Sul në vitin 1909, ku “një helm i madh më priste: atje pashë një të keqe, një mëkat që s’rrëfehet, atje pashë fshatra ku, jo shqiptaria, por edhe shqipja ka zënë të harrohet”.

Rrëfenja ose më saktë skica “Suljotët”, që botojmë dhe që njihet pak ose aspak nga lexuesi shqiptar të vë në mendime dhe të trondit me të vërtetat që kumton.

… Njëqind vite pas rrugëtimit të Mid’hat Frashërit në viset mitike të Sulit, pata fatin të rrugëtoj edhe unë atje. Nuk do ta harroj kurrë këtë rrugëtim nga më emocionuesit, por edhe nga më të dhimbshmit që kam bërë. Atje heroizmi i dikurshëm, qëndresa, këngët, vallet, kishin formën e gurit. Edhe zërat njerëzor dukej sikur kishin ngrirë. Braktisja këtu ishte ulëritëse. Shtëpi të braktisura gjysmë të rrënuara ose të rrënuara. Puse. Muret e një kështjelle në bregun përballë Sulit dhe hone të frikshme. Dhe ndërsa vështroja këtë peizazh si në fillimbotë, befas më erdhi ndërmend kujtesa popullore çame për Sulin, këngët për suljoten e bukur, vallja e Zallongut, kënga për Marko Boçarin ose Marko Çamërinë, siç thuhet në këngët çame. M’u kujtua edhe skica “Suljotët” e Lumo Skëndos (Mid’hat Frashërit) dhe m’u bë sikur dëgjova zërin e tij: “… Atje pashë një të keqe, një mëkatë që s’rrëfehet, atje pashë fshatra ku jo shqiptaria, po edhe shqipja ka zënë të harrohet”. Ishte i vetmi zë në atë shurdhëri dhe shkretim me emrin Sul.

SULJOTËT SIPAS FRASHËRIT
Kam një javë këtu në Zafranboll, në këtë qytet të Anadollit, të humbur në gropë, të nxehtë dhe plot konupe tani në verë.
Lumtërisht kam fatnë të gjej një ndënjtje të mirë me një kopsht të bukur rreth e rrotull në këtë mëhallë të krishterë, që njerëzia – ngaqë të dy fetë s’piqenë dot – e shikojnë si një fshat veçan dhe e quajnë Keran- Qoj. Nga penxheret shoh dy vargje malesh të ndarë me një grykë, atë që kam përpara të zhveshur dhe gurishte, me anë të djathtë male të zez tërë drurë, pyje të thellë. Nga penxherja tjatër shoh majën e kishës Shënt Stefan, Aja Theodhora e moçme, e cila dhe mbase i ep emërin e qytetit (Theodhorian Polin – Zafranboll).
Kajmekami, miku im z. Kadri Përmeti, më tha që dje se do të vemi në shkollë greqisht të çupavet, të ndodhemi në provimet e tyre, dhe me gëzim e pranova ftimin e tij….

Në sallë të shkollës janë radhitur nja tridhjetë çupa, në rreshtat e para; prapa tyre janë djemtë, në mes të tyre disa gjashtë apo shtatë vjeç, po dhe dymbëdhjetë e trembëdhjetë. Provimet rrjedhin mi dhe shkronjë, gjuhë tyrqisht, frëngjisht, orthografi; nxënësit përsëriten përpara pllakës së zezë dhe kushdo prej të ftuarvet ka të drejtë të pyesë.

Unë po vë re. “Çupat që kam përpara janë të krehura mirë, të kujdesura, të veshura të gjitha me një mënyrë: rroba të bardha me kordhela të kaltërta: ngjyrat e Greqisë! Edhe më vjen keq për këto çupa, për këta djem dhe për mëmat e atërit e tyre që janë radhitur afrë murit, më të djathtë e më të mëngjër, më vjen keq për këtë njerëzi pa kombësi, pa gjuhë: flasin vetëm tyrqisht, janë thjesht anadollakë, s’di njeriu nga çkombësi janë, dhe duan të rrëfehen grekër! S’kanë as histori, as kujtime të moçme, as nonjë ndjenjë të tanishme, dhe duan të ngushëllohen me një shtet të vogël atje poshtë, me Greqinë e largët, se ashtu ua do feja, ashtu u ka thënë kasha dhe dhaskali. Edhe vërtet më vjen keq si për jetimë, si për djem pa mëmë, pa baba, pa shtëpi, dhe them: kur s’janë gjësend, dobare le të thonë që janë grekër.

Po dal! Çupat tani më s’po pyeten, kanë zënë e kërcejnë. Ç’është kjo valle, kjo këngë e njohur? “Lamtumirë o jetë e ëmbël…. Suljotka! … “në gjuhë greqisht”.
Këng e Sulit! Këng e shqipëtarkavet, këng e vendit tim edhe krahërori më fryhet, zemra më mallohet, më vjen dhe mua t’ia dredh një herë, a t’ia marr me to.

Këng e Sulit! Po shoh ato shqipëtarka trimëresha, ato gra zemër luaneshe, vallen e tyre mi shkëmpt, varur mi rripët, një valle vdekjeje, një zë i qiellit dhe i varrit! Ushtarët e Ali Tepelenës po afrohen, po sulen, po gratë këndojnë, dridhen, të zëna prej dore, dhe ay vark më çdo grimë humbet nga një shpirt, edhe një nga një gratë lëshohen poshtë shkëmbit, hidhen në greminë, në skëterrë, në gojë të vdekjes që i kapërcen një nga një. Edhe vdesin me këngë në gojë, pa u dredhur zemra e tyre!

Më mirë vdekje e lirë se sa turp dhe robëri, na fjala e këtyre shqipëtarkave, e suljotkave me kujtim të pavdirshëm, që i apin një emër të përmotshëm kombit tonë, që trimëri e tyre do të inspirojë gjithnjë poetët e gjithë kombevet! Suljotët, një grusht njerëz, që kanë mbushur me famën e tyre faqet më të shkëlqyera të historisë së tanishme, që kanë lënë kujtime trimërie të paharruar!
Edhe e ndjeva veten time fatore të jem nga kjo racë, nga ky popull, nga ky dhe, nga këta shkëmbinj që nxjerrin të tillë njerëz, të tilla gra. Edhe krahërori m’u fry edhe një herë duke dëgjuar këtë këngë, këta emra, duke parë këtë valle këtu në këtë qytet të Anadollit.
Po pse zemra ime përnjëherë më ngushtohet dhe mejtime të hidhur më sulen në mendje? A është pse këta suljotë kanë derdhur gjakun e tyre kaq të famshëm për një çështje të huaj, për një komp që s’ish i tyre? – Jo, s’është ky mejtim që më hidhëron kështu, se e di, e kam ditur, dhe gjithë bota e di që dhe këta shqiptarë, si kaq të tjerë, si edhe Sina Pasha, a Qypruliu, a Mehmed Aliu, kanë shërbyer një kauzë jo të tyren!

Ajo që më hidhëron është Suli i sotmë.
Ku je, o Sul? N’ato rripat e tua ata njerëz trima a e kanë akoma atë zemër trime, a e dinë që janë shqiptarë, që gjaku shqiptar rreh në rrembat dhe në zemrat e tyre ?
Tre vjet po bëhen, kur qeshë në Shqipëri vajçë nga Llura në Llakë të Lelovës, në këtë copë të Sulit. Po sa një helm i madh më pritte: atje pashë një të keqe,një mëkatë që s’rrëfehet, atje pashë fshatra ku, jo shqipëtarëria, po dhe shqipja ka zënë të harrohet! Si tani po e shoh atë djalë mi mur të Papadhates, kur m’u përgjigj greqisht fjalës shqipe.- Kush të tha që të mos dish shqip, or bir? – O dhaskalos, më tha djaloshi, pa ditur se ç’të vërtetë të helmshime po thosh!

Ah,jo! E kuptoj që këta anadollakë të gjorë, këta jetimë të varfër të thonë se janë grekër. Po ne, ne shqiptarët, me kujtime, me histori të shkëlqyer, me fytyra dhe emër të ndershëm, ne të themi se jemi grekër, këtë s’ma pret dot mendja!
Edhe nuk di, në duhet të kem një cmir të vdekshim për atë “o dhaskalos”, apo në duhet të më vijë keq për atë djalosh edhe për prindët e tij? Zafranboll, 30 qershor 1912./GSH/

Kusari-Lila nesër e lë Qeverinë

0

Kusari-Lila10-1Mimoza Kusari-Lila, vetëm edhe dy ditë do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës. Të mërkurën ajo do të japë dorëheqje nga dy pozitat që mban në Qeveri, si zv/kryeministre dhe si ministre për Tregti dhe Industri. Vendimin për dorëheqje Kusari-Lila pritet të marrë pas kandidaturës së saj në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit për komunën e Gjakovës nga Aleanca Kosova e Re.

Në një prononcim për Tribunën, Kusari-Lila e ka konfirmuar se të mërkurën është dita e saj e fundit si ministre dhe zv/kryeministre. “Unë të mërkurën e kam ditën e fundit në zyrë. Këtë ditë është takimi i Qeverisë, por do të jetë edhe takimi i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, të cilin do ta drejtoj unë. Dhe po këtë ditë e kemi paraparë edhe një konferencë për media në të cilën do ta prezantoj si dorëheqjen ashtu edhe të arriturat që kemi pasur gjatë dy viteve e shtatë muaj të qeverisjes sime”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo nuk ndihet e penduar me vendimin për dorëheqje nga dy postet e rëndësishme në Qeverinë ‘Thaçi 2’.“Tani jam e përkushtuar me procesin që po fillon në komunën e Gjakovës, me fushatën. Besoj që është koha për t’u përmbyllur një cikël që ka filluar në vitin 2009 dhe tani komuna e Gjakovës duhet të meritojë ndryshimin që është duke e pritur”, ka shtuar ajo.

Daçiq lutet që Greqia të mos e njoh Kosovën

0

Ddacic5-20Është shumë e rëndësishme që Greqia të mos e ndryshojë qëndrimin për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kështu është lutur Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se Serbia, me pranimin e Marrëveshjes së Brukselit, ka treguar gatishmëri të madhe për të zgjidhur problemet.

“Për ne është e rëndësishme që Greqia të mos ndryshojë qëndrim, sepse kjo mund të jetë precedent për ndryshimin e qëndrimeve edhe të vendeve të tjera”, ka thënë Daçiq për gazetën greke “To Vima”.

Greqia, së bashku me Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë dhe Qipron, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, të shpallur me 17 shkurt, 2008.