20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8705

Udbashët e dhjamosur të Jadranko Klimentit!

0

bexhet Shala KMDLNJ Behxhet Sh.SHALA

Xhordano Bruno dhe Halit Krasniqi : Emra të njohur janë këto dy personalitete. Kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe gjithashtu një fat të njëjtë ndonëse koha kur kanë jetuar dhe vepruar është krejtësisht tjetër. Edhe rrethanat dhe mundësitë gjithashtu! Dallimi midis këtyre dy personaliteteve qëndron në faktin se kanë bërë histori në kohë të ndryshme. Disa shekuj i kanë në mes mirëpo fati i bënë sikur të kishin jetuar bashkë. Vendosmëria në mbrojtjen e parimeve, qëndrimeve , idealeve , diturisë , iluminizimit të mentalitetit dhe mendjeve të errësuara e sidomos gatishmërisë për sakrificë sublime në mbrojtje të këtyre vlerave që janë të përbashkëta për njeriun i bënë shumë të afërt Xhordano Brunon dhe Halit Krasniqin. Të dy ishin viktima të inkuizicionit . I pari ishte viktimë e inkuizicionit kishtarë të papëve ndërsa i dyti ishte viktimë e inkuizicionit komunist jugosllavë dhe serbë të brozëve dhe rankoviqëve. I pari përfundoi si hell në stivën e drunjve pasi i vunë flakën për shkak të mësimeve që ishin në kundërshtim me kishën ndërsa i dyti në llogoret dhe kampet e përqëndrimit për të burgosur politikë shqiptarë në Jugosllavinë e Titos për shkak të bindjeve politike dhe gjakimit për liri. Për të parin kam lexuar ndërsa të dytin e kam takuar në llogorin e Stara Gradishkës në Kroaci ku kishte” lëshuar rrënjë” një kohë të gjatë frymëzuesi ynë për liri, Baca Adem Demaçi.

Në një mbrëmje , duke “ shetitur” korridorit të krahut të burgut ku ishim unë, Haliti , Idrizi etj.Lita e nisi rrëfimin për Golgotën e kaluar gjatë hetimeve në disa burgje të Kosovës. Kur ndalej unë e nxisja të tregoi edhe detajet sepse , siç thuhet , “ djalli përbëhet nga detajet “ dhe gjërat e mëdha e humbin kuptimin nëse nuk flitet për detajet. Tregimi i Halitit ishte aq i tmerrshëm prandaj edhe më dukej i pabesueshëm. Dhuna fizike përshkruhej dhe konsiderohej si desert përballë poshtërimeve që i bëheshin atij në përpjekje për ta thyer moralisht. Moralisht i thyer nënkuptonte dorëzimin fizik! Dhimbja dhe vuajtja fizike është e përballueshme, e kalueshme dhe e shërueshme ndërsa ajo shpirtërore të përcjellë si hije gjatë tërë asaj kohe që të ka mbetur deri në fund e që quhet jetë! Halitin e dërrmuan fizikisht por nuk arritën ta thyenin shpirtërisht dhe moralisht! Madje, sa më shumë që e torturonin fizikisht , i forcohej bindja se qëllimi i përcaktuar , liria e shqiptarëve dhe bashkimi kombëtar ishte proces i pashmangshëm! I pandalshëm dhe jo shumë larg . Torturat fizike që i bënin udbashët e dhjamosur në Kosovë dhe atje ku jetonin , punonin apo burgoseshin shqiptarët për “ faje “ politike mbase ishin më të rënda se ato nëpër të cilat kishte kaluar Xhordano Bruno hiç aktin e fundit , stivën me flakë në të cilën përfundoi dijetari i famshëm Italian. Haliti tregonte se pas hetimeve disa muajshe nuk e kishte njohur veten e tij kur kishte pasur mundësi të shihej në pasqyrë. Madje, udbashët e dhjamosur që flisnin shqip por mendonin, vepronin dhe torturonin serbisht , si mundësi të fundit për thyerje shpirtërore përdornin shokun elektrik! M’i tregonte do mbiemra që e kishin “ trajtuar “ si Ajazi, Loci , Selmani etj.

Në fakt çdo i burgosur apo i dënuar shqiptar për “ faje “ politike i ka pasur udbashët e dhjamosur të cilët pastaj ka pasur mundësi t’i takojë edhe pas përfundimit të luftës dhe të dënimit. Paramendojeni situatën kur një ish të burgosur politik shqiptar e ndalon një polic i Policisë së Kosovës në trafik, i kërkon dokumentat , i këput një gjobë dhe e vëren se ai është persekutuesi apo dhunuasi i juaj gjatë hetimeve të kaluara. Apo në rast kur keni nevojë për ndonjë dokument në Ministrinë për Punë të Brendshme takoni personin që ju ka zhdëp dru me muaj të tërë apo ta ketë mbytur nën torturë një ish të burgosur.

Me grada të larta! Ose, kur shkoni t’i bëni vizitë një miku tuaj që është në pozitë të lartë institucionale dhe e gjeni ate me këshilltarin e tij të parë i cili dikur ishte udbash i dhjamosur i shndërruar në atdhetar dhe politikan të pispillosur. Keni dalë në shetitje apo për të kryer ndonjë punë me familje dhe e takoni ish torturuesin tuaj i cili nuk ndjen fare përgjegjësi për krime ndaj jush dhe disi ndjeheni si me faj; nuk jeni ai që ia thotë në pafytyrë ate që e ka bërë sepse ia kurseni familjen e tij në ndërkohë që ai është përpjekur që, duke ju shkatërruar juve ta shkatërrojë edhe familjen tuaj!

Ne që u persekutuam në një mënyrë apo tjetër ua falëm atyre që bënë krime ndaj nesh! Sepse nuk kërkuam ndjekjen e tyre penale mirëpo edhe kur kjo u kërkua u gjetën njëqind mënyra që kjo kërkesë të bllokohet dhe udbashët e dhjamosur mbetën aty ku ishin; të sistemuar mirë materialisht dhe politikisht. Që nënkupton rehabilitimin e plotë të tyre dhe përpjekje, ende të papërfunduara për rehabilitimin tonë! Të burgosurit politikë nuk e kishin dhe nuk e kanë të theksuar ndjenjën e hakmarrjes ndërkaq që horrat e UDB-së këtë e shfrytëzuan për mrekulli! Atëherë nuk i besoja krejt Halit Krasniqit dhe sot më vjen keq që kam dyshuar në rrëfimin e tij! Mendoja se me demokratizimin e shoqërisë, demokratizohet pakëz edhe dhuna! Nuk besoja se torturat e Goli Otokut të viteve 1948 – 1955 mund të përsëriten. Halit Krasniqi është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ka pasur mundësi që torturuesin e tij, Mehmut Locin ta ndjekë me forcën e ligjit. Ai nuk e bëri këtë. Besoj se as që do ta bënte këtë po të mos ishte paraqitja e Mehmut Locit në emisionin “ Kalova Lumin “ që udhëhiqet nga Jadranko Klimenti. Jadranko Klimenti kishte arsye të fortë, personale , familjare dhe shoqërore ta thërras në emision Mehmut Locin dhe dy udbash tjerë të dhjamosur dhe të kollarisur! Mysafirët e Jadranko Klimentit ishin shtrirë në fotelet e buta duke krijuar përshtypje se historia e shqiptarëve, rezistencës, organizimit të luftës dhe të rezistencës kishte filluar dhe kishte përfunduar me ta!

Kurrfarë pendimi apo shprehje të ndjenjës së keqardhjes për krimet që i kishin bërë ndaj të burgosurve politikë shqiptarë. Flisnin për UDB-në më me respekt se për babanë e tyre apo fëmijët që i kanë! Tregonin se kush ishte UDB-ja, organizimin e saj por jo edhe për rolin e tyre në atë mekanizëm të dhunës. Flisnin sikur ky emision do të emitohej për shikuesit në Zimbabve , Kongo apo Nigeri! Jam i sigurt se këtu edhe i plasi filmi Halitit pas së cilës edhe botërisht foli për rolin e Mehmut Locit , si torturues inkuizicioni kundër tij! Çuditërisht, prokuroria e shtetit nuk reagoi fare. As organet tjera të hetuesisë ! Sepse Loci dhe klloçkat e tyre kanë qenë dhe mbase janë ende pjesë e tyre ! Një ish i burgosur politik kroat, dr. Anto Kovaçeviq në kujtimet e tija :” Njeriu dhe hija e vet “ thotë se UDB-ë , pas përfundimit të luftës atdhetare në Kroaci ka shtrirje, organizim dhe fuqi më tepër se para fillimit të luftës. Tash, krahasojeni Kroacinë me Kosovën!

Anto Kovaçeviq shkruan se udbashët në Kroaci janë pronarë të bizneseve të fuqishme, pronarë të medieve kryesore elektronike dhe të shkruara , këshilltarë të politikanëve të korruptuar dhe injorantë si bartës të posteve kryesore të shërbimeve informative, kundërinformative, në prokurorinë e shtetit, kontrollojnë gjykatat etj! Mos në Kosovë e kemi gjendjen më të mirë! Njëqind herë më keq ! Ish udbashët e dhjamosur dhe bijtë e tyre të pispillosur sot janë pronarë të së vërtetës në Kosovë. Janë mogul të medieve dhe bartës të bizneseve më fitimprurëse! Janë dhe kanë mbetur urë lidhëse dhe bashkëpunimi me padronët e tyre të dikurshëm dhe mbase, pa as një dyshim, edhe sot janë bashkëpunëtorë të tyre! Ata janë pafytyra mediatike , analistë të pavarur dhe spiuj të përjetshëm. Dosjet i kanë në Beograd dhe padronët e tyre i kanë në duar! Nuk i lëshojnë dot! Kosova është vend i vogël.

Dihet mirë se kush ç’ka bërë, para , gjatë dhe pas përfundimit të luftës! Dhe, me vonesë por letrat do të hapen. Të burgosurit politikë shqiptarë as sot nuk janë për hakmarrje dhe persekutim të horrave të UDB-së që sot bëjnë sfilatë te Jadranko Klimenti dhe te çunat e Stanishiqit! Por, më nuk do të heshtin duke bërë përpjekje t’i kursejmë fëmijët e këtyre horrave. Pisat mbesin pisa! Mehmut Loci i detyrohet një falje publike deputetit Halit Krasniqit të cilin e ka torturuar për muaj të tërë. Dhe shumë të burgosur të tjerë! Të cilët nuk flasin !

Nën hije të horrave dhe pisave : Nëse vazhdon rehabilitimi dhe afirmimi medial i mehmutlocëve atëherë mos u befasoni se në sheshin qendror të Pejës të vendoset shtatorja e Mehmut Locit. Në Prizren ajo e kryeudbashit të Kosovës Mehmet Maliqit – Qorrit. Në Mitrovicë përmendorja e Ali Shukrisë ndërsa në Gjilan ajo e Selim Broshës.

Ndërkaq në Prishtinë përkatësisht në Velani shtatorja e udbashit Ibush Kllokoqit. Afer New Bornit mund të rilind shtatorja e Gazmend udbash Maliqit , i biri i Mehmetit të Prizrenit dhe e Lorenc Selmanit! Pastaj , shtatoret e ajazëve, sllamnikëve , hasanëve dhe shumë udbashëve të tjerë. Nuk po përmend më shumë emra se gjuetari i mirë nuk shkrep plumbat e lepujve në derra!

Drejtësia e Zotit: Në gjykimin tim të dytë kur u dënova me 12 vjet burg dhe me mua u dënuan edhe 8 ushtarë shqiptarë me dënime nga 5 deri 12 vjet burg ishte një dëshmitar bashkëpunues me KOS-in. Paraprakisht na kishin marrë në pyetje kolonelët e “ UÇK-së” që në fakt ishin dhe mbetën officerë të KOS-it. Oficerë të Shërbimit Ushtarak të Kundërzbulimit. Njëri është shpallur Hero i Kosovës ndërsa tjetri ka qenë në një post të lartë në një ministri. Dei sa e nxori nga loja verifikimi i AKI-së! Ky dëshmitari , horr i vërtetë nga një fshat i Anamoravës, kohë më parë nga një gjykatë vendore është dënuar me 6 muaj burg. Për vjedhje të votave.

 

Hidhet poshtë aktakuza për dy vëllezërit Limaj dhe Gani Zogaj

0

Gjykata-qekiqiMë 5 mars 2014, një trup gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendas nga Gjykata e Apelit, e ka nxjerrë një vendim lidhur me ankesën e Prokurorit Special dhe lidhur me ankesat e të pandehurve Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi dhe Florim Zuka kundër Vendimit për aktakuzë dhe pranueshmëri të provave, të nxjerrë nga gjyqtari kryesues i Gjykatës Themelore të Prishtinës më 1 korrik 2013 për rastin e ashtuquajtur “MPTP 1”.

“Gjykata e Apelit e ka pranuar pjesërisht ankesën e prokurorisë dhe i ka shpallur të pranueshme provat e siguruara gjatë bastisjes së shtëpisë së Fatmir Limajt në Çagllavicë më 28 prill 2010, të cilat më përpara ishin përjashtuar nga gjyqtari kryesues. Po ashtu, Gjykata e shpalli si provë të pranueshme procesverbalin e intervistimit të pandehurit Florim Lima nga Prokurori Special më 4 shtator 2012. Pjesa tjetër e ankesës së prokurorisë u refuzua si e pabazuar. Ankesat e avokatëve mbrojtës u refuzuan si të pabazuara”, thuhet ne njoftimin e EULEX-it.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, lënda penale do të vazhdojë me shqyrtimin kryesor në Gjykatën Themelore të Prishtinës në kuadër të Aktakuzës së konfirmuar si vijon:

Fatmir Limaj akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale Krim i organizuar, Shpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit, Marrje e mitos dhe Mos deklarim i marrjes së parave të fushatës.
Endrit Shala akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale Krim i organizuar, Shpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit, Marrje e mitos.
Nexhat Krasniqi akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale: Krim i organizuar, Shpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit, Marrje e mitos.
Florim Zuka akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike dheDhënie e mitos.

Gjykata e Apelit e konfirmoi hedhjen poshtë në tërësi të Aktakuzës kundër të pandehurve Florim Lima, Demir Lima dhe Gani Zogaj. Procedurat kundër këtyre të pandehurve janë pushuar.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), thuhet ne njoftim.

Adem Jashari – Misionari çlirimtar i Kosovë

0

JakupKrasniqi-shkruanShkruan: Jakup Krasniqi

Këto ditë marsi, të simbolikës së pranverës, Kosova po qëndron gatitu në përkujtim të emrit, jetës, veprës dhe rënies heroike të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij të madhe dhe gjithë dëshmorëve të kombit. Ata, ashtu siç ishin bashkë, ranë në altarin e lirisë, për t’u bërë vetëdijshëm kurbanë në themelet e saj dhe për të mos vdekur kurrë. Rënjet e Mëdha askund në Botë nuk harrohen, as shekujt nuk mund ti mbulojnë me velon e harresës, ne shqiptarët nuk guxojmë të harrojmë aktin e madh të flijimit të Jasharëve Legjendar. Te gjithë njerëzit që jetojnë nën qiellin e kësaj toke, pinë e han bukën e këtij dheu dhe frymojnë ajrin e kësaj hapësire, duhet të përkulën me pietet para kësaj rënie të madhe dhe rënieve gjithë andej nepër Kosovë.

I lindur dhe rritur në një ambient luftarak dhe kryengritës, që i kishte dhënë aq vlera historisë së rezistencës së popullit tonë kundër pushtuesve, i edukuar në një familje me tradita patriotike, në krye të së cilës ishte Shaban Jashari, mësues i dritës e diturisë, i brumosur me idetë e lirisë, që nga Skënderbeu, rilindësit e mëdhenj dhe luftëtarët e lirisë nëpër breza, Adem Jashari ishte personaliteti i duhur, për t’u bërë simboli, jeta, gjaku e forca e rezistencës së armatosur të Kosovës në kapërcyell të shekullit të kaluar.
Fundi i vitit 1997 dhe fillimi i vitit 1998, shënojnë intensifikimin e veprimeve luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ballë të të cilave printe vetë komandanti Adem Jashari.

Pagëzimin e zjarrit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari e kishte bërë vite më herët, por forcat pushtuese, me gjithë përpjekjet e ethshme nuk kishin arritur të ndalonin marshimin dhe rritjen tmerruese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 5 mars 1998, vetëm pak ditë pas goditjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi forcat serbe në Likoshan e Qirez dhe vetëm një muaj e gjysmë pas desantit serb mbi familjen Jashari, tre muaj nga shfaqja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e diçka më shumë se shtatë vite nga habertarja çlirimtare e Formacionit të armatosur të Adem Jasharit, regjimi pushtues i kriminelit Milosheviq, i bëri rrethim të hekurt familjes Jashari në Prekazin e legjendave të trimërisë shqiptare.

Duke e trajtuar me të drejtë si zemrën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, strategët ushtarakë serbë projektonin madje edhe zhbërjen e vetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpërmjet të vrasjes së jasharëve legjendarë. Por ata nuk e kishin mësuar të vërtetën e madhe historike të verbuar nga shovinizmi i egër i tyre se ideali nuk vritet me plumba e as me terror, por rritet në gjak lirie. Rënia heroike e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dhjetëra familjarëve të tij, nuk qe fundi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por fillimi i masivizimit e i mobilizimit të saj. Kombi ynë u bashkua rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, falë flakadanit të ndezur në Marsin e Adem Jasharit.
Misioni që historia i kishte ngarkuar Adem Jasharit nuk ishte vetëm të luftonte pushtuesin e të therorizohej bashkë me familjen për lirinë e Kosovës, por me rënien e tyre të ngrinin në këmbë, siç e ngritën një popull të tërë, për të luftuar sipas amanetit të Komandantit deri në fitore. Komandanti legjendar e kishte parë i pari këtë fitore, prandaj valëviti flamurin e saj të përgjakur, për t’u dhënë bashkatdhetarëve të vet zemër, besimin e shpresën, optimizmin e vendosmërinë dhe guximin për ndeshjen finale. Si nga një bekim hyjnor, Kosova nxori nga gjiri i saj legjendën e gjallë që i dha dritë rrugës së lirisë dhe fitores së Davidit kundër Goliatit.

Gjaku i jasharëve bëri lumin e Rubikonit të Kosovës, mbi të cilin nuk do të kthehej as do të shkelte Ushtria jonë Çlirimtare. Brezat e këtij vendi, si atëherë edhe sot e gjithmonë, do të jenë përtej atij lumi dhe në mbrojtje të lirisë e të idealeve të larta e fisnike të komandantit legjendar, Adem Jashari. Ngado që të nisesh për të shkuar në nderim të 17 shkurti 2008, të Pavarësia e Kosovës, të gjitha rrugët të çojnë në Prekazin e Adem Legjendarit.
Në këtë kuptim, komandanti Adem Jashari është dhe do të mbetet përjetësisht i gjallë, sepse ideali i tij nuk do të vdesë kurrë, sepse atdhedashuria e tij deri në sakrificën supreme do të kultivohet brez pas brezi, sepse guximi i tij, i trashëguar nga lavditë e shekujve të kombit tonë do të përshkojë edhe shekujt e ardhshëm, si një porosi e shenjtë dhe detyrim atdhetar për çdo brez shqiptaresh. Emri i Adem Jasharit dhe i Kosovës janë njësuar dhe nënkuptojnë njëri-tjetrin. Ata jetojnë bashkë, si simbole flamuri betejash ngadhënjimtare.

Emri, personaliteti dhe figura e ndritur e Komandantit Legjendar – Adem Jashari janë dhe do të mbeten burim edukimi patriotik i brezave të pambarim të Kosovës dhe frymëzim e mobilizim për të ardhmen e lirë e sovrane, demokratike dhe në zhvillim të vazhdueshëm e të gjithanshëm të Atdheut tonë të shtrenjtë.

Ne përfaqësuesit dhe politikanët e popullit tonë, sot e nesër, duhet të mësojmë kokunjur nga jeta e Adem Jasharit, nga vepra dhe nga vlerat morale, politike e kombëtare që përfaqësonte. Ideali i lartë i Adem Jasharit duhet të mbisundojë interesat meskine e përfitimet personale, nderi e guximi i tij, duhet të qëndrojnë mbi ligësitë e shpirtit dhe frikën qyqare politike, vetëmohimi i tij për interesin e përgjithshëm, duhet t’i mundë shpirtin e ngushtë e egon e sëmurë.

Adem Jashari na mëson si ta duam Kosovën, si t’i qëndrojmë besnikë interesit madhor të saj, si t’i japim çdo ditë diçka nga vetja jonë, dhe jo të marrim e të zhvatim prej saj, na mëson se vetëm me virtyte të larta njerëzore mund të fitohen, jo vetëm betejat çlirimtare, por edhe ato shtetndërtuese, progresiste e prosperuese të vendit tonë të shumëvuajtur.
Lavdi e përjetshme komandantit tonë legjendar, Adem Jashari!
Lavdi familjes Jashari, që u flijua në altarin e lirisë!
Lavdi dëshmorëve të kombit!

7 Marsi shënohet me shumë aktivitete në Prizren

0

opinion 23Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, për shënimin e 7 Marsit, organizon program kulturo- artistik, si dhe do të ndajë shpërblime për mësimdhënësit më të mirë, nxënësit më të mirë, veteranët e arsimit të pensionuar në mes 7 marsit 2013 dhe 7 marsit 2014.Me këtë rast edhe GIZ-i gjerman do të ndajë shpërblime për shkollat më të suksesshme në vlerë prej 12500 €.

Manifestimi i 7 Marsit mbahet me fillim në ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.Drejtori i Arsimit,Nexhat Cocaj, njoftoi se në ora 14:00 do të bëhet përurimi i SHFMU “Shtejfën Gjeçovi” në Bregdri.

“Objekti ka 5 dhoma mësimi, një dhomë për kabinet, salla e mësimdhënësve dhe tre zyra administrative, ngrohjen qendrore dhe ka kushtuar 233.834 € investim nga Komuna e Prizrenit, përkatësisht DKA”./PrizrenPress.com/

 

Arsimtarja Beatrisa Demiri nga Rahoveci, fiton çmimin special ‘Shaban Jashari’

0

buja cmimetNë pjesën e parë të majit do të nënshkruajmë memorandumin e kurrikulave të përbashkëta me Shqipërinë. Arsimi në Kosovë po ecë e po zhvillohet. Kështu ka thënë sot, Ministri i Arsimit, Ramë Bujë, në ceremoninë për ndarjen e çmimeve për mësimdhënësit më të mirë të vitit, kushtuar 7 marsit, Ditës së Mësuesit. Çmimi special ‘Shaban Jashari’ iu nda mësues së shkollës ‘Mihail Grameno’ në Rahovec, Beatrisa Demiri. Derisa Buja i shpërbleu edhe 30 mësimdhënës të të gjitha komunave, nga 29 mijë që janë në të gjithë Kosovën.Buja tha se po punohet që arsimi në Kosovë të përafrohet me atë evropian.

“Në pjesën e parë të majit, ne do të nënshkruajmë memorandumin e kurrikulave të përbashkëta me Shqipërinë, dhe kjo për mua si prijës aktual i Arsimit në Kosovë, dhe ata që kanë fatin të jenë prijës të Arsmit në Shqipëri, nuk ka privilegj më të madhë, dhe nuk e bënë më besoni për kombtarinë e Shqiptarisë, sepse kjo tanimë është gjithçkaja dhe shumëçkaja jonë por po e bëjmë për arritjen e asaj që është cilësore, e avancuar, e arsimit që përafrohet me arsimin evropian’, ka thënë ai.

Sipas Bujës, ka edhe dritëhije në arsimin e Kosovës, por siç tha ai, çdo kund ka të tilla. E për titullin special për mësimdhënësin më të mirë, ai tha se të mirret ky titull është diçka vërtetë e veçantë.

E nderuar dhe me emocione duke mos e pritur këtë çmim kryesor, është shprehur edhe mësuesja Demiri. Ajo tha se ky çmim do t’i motivojë për më shumë punë dhe përkushtim të gjithë mësimdhënësit e tjerë.

“Ndihem shumë e privilegjuar, e nderuar pasi ky çmim mbanë emrin ‘Shaban Jashari’, dhe mendoj që ky shpërblim për të gjithë ne do të jetë edhe një shtytje që të punojmë në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja”, ka thënë ajo.

Si një ndër emrat më të çmuar për Kosovës, Buja e cilësoi figurën e Shaban Jasharit, derisa foli për veprën dhe jetën e tij. Ndryshe, çmimi ‘Shaban Jashari’ përmban shumën prej 1000 euro.

Krasniqi e Limaj, vizitojnë familjen Jashari

0

limaj e krasniqi ne prekazNë kuadër të aktiviteteve të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga deputeti Fatmir Limaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka bërë sot homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz dhe ka vendosur kurorë lulesh.
Me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi tha se misioni i Komandantit Legjendar Adem Jashari, ishte shtimi i vendosmërisë, i guximit dhe besimit të popullit shqiptar për liri.

“Duke iu falënderuar këtij misioni, UÇK-ja u masivizua dhe u mobilizua në luftën për liri, të cilën e gëzojmë sot”, theksoi kryetari Krasniqi.

Kreu i Kuvendit vizitoi edhe Familjen Jashari, ku u prit nga përfaqësuesi i kësaj familjeje, Murat Jashari.

Shënohet 16 vjetori i Epopesë së UÇK-së edhe në Prizren

0

0001Homazhe të shumta janë bërë në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, me rastin e 16 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin familjar të dëshmorëve,veteranë e invalid të luftës së UÇK-së, zyrtarë të lartë komunal të Prizrenit si dhe qytetarë të shumtë.Gjithashtu buqeta me lule janë vendosur edhe në Monumentin e Lirisë në qendër të Prizrenit

Delegacioni i Komunës është udhëhequr nga kryesuesi i KK-së,Kujtim Gashi.

“Epopeja e UÇK-së, është nderi dhe krenaria jonë kombëtare dhe si e tillë është edhe motivuese dhe obliguese që të gjithë në të zgjedhurit e popullit të punojmë dhe mbrojmë interesa et qytetare duke u treguar shumë te kujdesshëm dhe duke ju ofruar qytetarëve shërbime sa më cilësore komunale”, tha Gashi.

“Ne zotohemi së do të punojmë gjithmonë në shërbim të amanetit të tyre dhe fuqishëm angazhohemi qe Kosova të rrugëtoj drejt arritjeve të reja politike në integrimin ndërkombëtar si shtet i suksesshëm”, premtoi ai.
Homazhe ka bërë edhe nënkryetari i Komunës, Lulëzim Kabashi, dhe drejtorët e Ekzekutivit /PrizrenPress.com/

Bashkimi Demokratik, e gatshme për zgjedhjet nacionale

0

75969_648678365180675_1673424185_nBashkimi Demokratik i Zafir Berishës është shprehur e gatshme që të shkojë në zgjedhje nacionale,

“Pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar Bashkimi Demokratik me mbështetjen e qytetarëve u identifikua si forcë serioze politike në komunën ë Prizrenit dhe Dragashit ku në kuvendet e këtyre komunave përfaqësohet nga këshilltarët e vet të cilët bartin frymën programore të Bashkimit Demokratik si dhe mbrojnë interesat e qytetarëve në këto organe”,tha zëdhënësi i BD-së,Leart Batusha.

“Bashkimi Demokratik do të synoj reflektimin e programit të vet zgjedhorë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku në bashkëpunim me forcat politike të cilat janë përcaktuar për një qeverisje më ndryshe të bashkëpunoj si dhe të reflektoj me një përgjegjësi më të madhe në institucionet qeverisëse në të dy nivelet”

“Kryesia e Bashkimit Demokratik mori qëndrim që të vazhdojë konsultimet me strukturat e partisë për një përgatitje sa më të mirë për sfidat e radhës që e presin Kosovën por veçanërisht Prizrenin pasi në qytetin e Prizrenit ditët në vazhdim priten zhvillim e të cilat do të kërkojnë organizim politik si dhe përgjegjësi qytetare më të lartë”.

“Bashkimi Demokratik është i gatshëm të bashkëpunoj me forca politike të cilët kanë për synim luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe forcat politike të cilat kanë përafërsi programore më ne”

“Kryesia e Bashkimit Demokratik u përcaktua që këshilltarët e sajë në Kuvendet Komunale të mbajnë takime të rregullta me qytetarë në selinë e BD-së dinën e enjte dhe premte nga ora 11:oo, nga këto takime do të barten kërkesat e tyre nëpër Kuvende Komunale”./PrizrenPress.com/

 

Drejtorët e rinj të Mujës, nuk dalin në punë

0

RamadanMuja14-01Drejtorët e rinj të Ekzekutivit të Prizrenit nuk kanë dalë ende në punë. Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ndërkaq ende është duke punuar me drejtorët e mandatit të vjetër.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tha se drejtorët e rinj nuk kanë mundër të fillojnë punën për shkak angazhimeve që kryetari Muja ka pasur në ditët e fundit. “Kryetari Muja ka qenë shumë i angazhuar,por edhe në vizitë zyrtare në Çeki,prandaj edhe nuk kanë filluar punën drejtorët e rinj”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, pjesërisht ka shpallur përbërjen e re të Ekzekutivit. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një javë që kur janë emëruar, drejtorët e rinj vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Zëdhënësi Berisha premton se nga java e ardhshme, do të fillojnë punën drejtorët e rinj.”Nga java e ardhshme do t’ia fillojnë punën,sepse aktualisht janë duke u bërë edhe disa analiza të punës nëpër secilën drejtori”,tha Berisha. /PrizrenPress.com/

 

Shpërndahet kuvendi, zgjedhjet në fund të majit

0

KuvendiKosoves5-27Partia Demokratike e Hashim Thaçit dhe Lidhja Demokratike e Isa Mustafës janë pajtuar që të shpërndahet Kuvendi i Kosovës, e jo të shkohet me rrëzim të qeverisë. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda partisë më të madhe në vend. “Dy partitë në parim janë pajtuar që të shpërndahet Kuvendi përgjatë muajit prill, dhe kah fundi i muajit maj, të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ky burim brenda PDK-së. Mirëpo, sipas këtij burimi, ende janë në përgatitje të mënyrës apo “skenarit” se si do të shpërndahet Kuvendi dhe kur saktësisht duhet të ndodhë.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi në një intervistë dhënë për Gazetën Blic para pak ditësh ka thënë se zgjedhjet mund të mbahen edhe para muajit qershor, kërkesë kjo e LDK-së. Ai poashtu ka thënë se së bashku me LDK-në janë duke punuar që të gjejnë formën më të mirë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, sipas tij, opsioni më i mirë do të ishte përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Ndërkohë, në anën tjetër AAK-ja e Ramush Haradinajt është duke kërkuar me çdo kusht rrëzimin e kësaj qeverie. Ndërsa para disa javësh kishte iniciuar një mocion votëbesimi për rrëzimin e qeverisë, që nuk gjeti mbështetjen e LDK-së, tani ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Thaçi.

Burime nga PDK-ja thonë se edhe nëse AAK-ja i mbledh mbi 10 mijë nënshkrime, në Kryesi të Kuvendi ka shumë gjasa që ky peticion mos të merret fare për bazë dhe të vlerësohet si jokushtetutes. “Mirëpo, mos harroni se AAK-ja as në Kryesi të Kuvendit nuk ka mbështetje për këtë peticion”, ka thënë ky burim.