13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8720

Gashi: Mandati i Qeverisë “Muja III”, përfundon muajin e ardhshëm

0

NderimGashi-LDKZyrtarët e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Prizren(LDK) janë të bindur se mandati i Qeverisë “Muja III” do të përfundoj në muajn e tretë të këtij viti.“Shpresa e gjithë qytetarëve të Prizrenit, mbetet verdikti i gjykatësve të EULEX-it të cilët pritet që të sjellin drejtësinë e vonuar për të inkriminuarit me në krye Ramadan Mujën”, tha zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi.

“Pas verdiktit të gjykatës, do të hapet një faqe e re shprese për qytetarët e komunës së Prizrenit”.

“Me këtë edhe Qeverisë së ashtuquajtur “ Muja 3 ” mandati i saj do t’i përfundojë në muajin e tretë të këtij viti”.

Gashi tha se vonesën e formimit të qeverisë lokale “Muja 3”, nuk e justifikon kualiteti që solli ky kabinet i ri.

“Ashtu edhe siç është prit nga opinioni i gjerë i pandehuri Ramadan Muja nuk ka mund t’i ik ndikimeve klanore të qarqeve të inkriminuara të PDK-së të cilët tani me janë të njohur për gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit”.

“Katrahura në të cilën tash e sa kohë gjendet qyteti i Prizrenit, ndërtimet pa kriter, ndërtimet e egra në zonën historike të Prizrenit, problemet me parkingje, problemet në sistemin arsimor, në shëndetësi, e çdo gjë tjetër deri te mungesa e shërbimeve më elementare që ofron komuna, mos transparenca e zyrës së prokurimit duke keqpërdorë në vazhdimësi paranë publike për nevoja të partisë në pushtet”.

“Për të gjitha këto, ky kabinet i inkriminuar qeveritar, jo që nuk do të ofrojë zgjidhje për problemet e akumuluara në qytetin tonë, por veç se do i thellojnë edhe më tepër ato”./PrizrenPress.com/

AAK në Rahovec: Buxhetin e kemi mbështetur për interesin e qytetarëve

0

AAK-logoAleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në Rahovec ka reaguar pas miratimit të Buxhetit të Komunës.

“Mosmiratimi i KAB-it 2014-16 në kohën e paraparë me ligj, respektivisht në shtator 2013, në kohën kur partitë që janë aktualisht në ekzekutiv kishin shumicën, dëshmon edhe një herë se ky grupim politik synim ka përmbushjen e interesave individuale e grupore.”

“Data 30 shtator 2013 ishte afati i fundit për aprovim të buxhetit, por kjo nuk ndodhi përkundër përpjekjeve sistematike të qeverisë së drejtuar nga ish kryetari i komunës Smajl Latifi.”

“Për hartimin e KAB-it 2014-16 janë realizuar një mori debatesh dhe takimesh me banorë të lagjeve dhe fshatrave të komunës së Rahovecit. Këtë metodë nuk e kishte aplikuar asnjë përbërje qeverisëse komunale. Pra, kjo Kornizë buxhetore është hartuar në bashkëpunim me qytetarët dhe janë përfshirë nevojat dhe kërkesat e tyre themelore.”

“Po ashtu në këto takime kanë qenë të ftuar dhe të informuar edhe këshilltarët komunal të të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend, mirëpo vetëm një numër i vogël i tyre morën pjesë në këto debate.”
“Më pas KAB-i i është nënshtruar procedurave të ligjshme përmes KPF-së e më pas edhe Kuvendit të Komunës. Debate ka organizuar edhe OSBE, gjithnjë në funksion të rritjes së transparencës dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen komunale. Në këtë mënyrë ka marrë formë edhe KAB-i 2014-16.”

“Prandaj, nuk qëndron arsyetimi i këshilltarëve dhe qeveritarëve aktual, se nuk ka pasur konsultime me ta. Ne posedojmë prova të shumta për të dokumentuar këtë. Shqetëson fakti se gjatë gjithë periudhës së verës deri në shtator, nuk ka pasur asnjë propozim, ide apo vërejtje konkrete nga ana e grupeve politike të PDK-së dhe LDK-së.”

“Pra, këshilltarët e djeshëm dhe qeveritarët e sotëm kishin mungesë idesh dhe krizë identiteti politik. Vendimi i tyre që ta refuzojnë unanimisht dhe pa debat konstruktiv nga ana e tyre për plotësim-ndryshime të caktuara propozimin e KAB-it, ishte i paarsyeshëm dhe pa asnjë bazë të shëndoshë.”

“Në këtë mënyrë ata dëmtuan interesin e qytetarëve të komunës së Rahovecit rreth 640 mijë euro. Qëndrimi i tyre i dëmshëm ishte për keqardhje, duke mos i kuptuar drejt nevojat e qytetarëve dhe obligimet e tyre si përfaqësues të qytetarëve. Doli në pah se ata nuk e kishin prioritet interesin e qytetarëve, por krejt ky kundërshtim kishte prapavijë politike. Interesat e momentit kishin më shumë rëndësi se sa interesat afatgjatë të qytetarëve.”

“Mirëpo, u kujtuan pas pesë muajsh çfarë dëmi kishin bërë, prandaj kryetari Idriz Vehapi thirri mbledhje të jashtëzakonshme, duke llogaritur se tashmë kishte komoditetin e votave. Duket qartë se ky është stili i qeverisjes së nuk premton asgjë përpos ngecjes dhe prapakthimit. Një fillim i këtillë është dëshpërues për qytetarët e komunës së Rahovecit.”
“Përkundër kësaj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vendosi që të votojë pro këtij propozimi, duke dëshmuar edhe një herë se jemi të përcaktuar për të mbrojtur interesin jetik të qytetarëve dhe duke mos parë se çfarë përfitimesh politike mund të nxirren nga ky kaos, i krijuar pa fajin tonë.”
“Megjithatë këshilltarët e AAK-së kanë dhënë vërejtje dhe kanë bërë kritika konstruktive, gjithnjë bazuar në përcaktimin e qartë për përmirësim të cilësisë së jetës të qytetarëve tanë. Një përcaktim i tillë është në funksion të përmirësimit të qeverisjes dhe përpjekje për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet në rrethana të jashtëzakonshme. Përcaktimi ynë është i qartë dhe vazhdon të mbetet i pandryshuar në funksion të përmbushjes së misionit politik dhe nevojave e kërkesave të qytetarëve. E morëm këtë vendim sepse na udhëheq morali i lartë politik . Në fakt ky është përcaktim fisnik dhe i shërben përmirësimit të klimës politike në komunë, edhe përkundër faktit se rivalët tanë politik nuk po e bëjnë të njëjtën gjë.”

“Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që interesat personale, grupore apo partiake të udhëheqin arsyen tonë politike. Kemi qenë dhe vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar në përmbushje të kërkesave të qytetarëve tanë punëtorë e të ndershëm. Këtë e kemi dëshmuar edhe në periudhën e kaluar trevjeçare, duke realizuar një mori projektesh në interes të qytetarëve, si dhe duke instaluar një qeverisje gjithëpërfshirëse, ku qytetari ka qenë në qendër të vëmendjes. I bëjmë thirrje koalicionit qeverisës PDK-LDK që të reflektojë dhe të vejë në qendër qytetarin dhe jo anëtarët militantë të partive të tyre. I sigurojmë qytetarët se do të jemi vigjilent dhe do të përcjellim me kujdes çdo veprim apo mosveprim të koalicionit qeverisës.” thuhet në reagimin e degës së AAK-së në Rahovec”.

Fatmir Limaj Kryetar i Partisë, Jakup Krasniqi Kryetar i Këshillit Drejtues

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Jakup Krasniqi duket se do të vazhdojë të mbajë poste “legjislative” edhe në partinë e re, që pritet të themelohet nesër. Ai do të jetë Kryetar i Këshillit Drejtues të kësaj partie që do të quhet Nisma Qytetare për…
Jakup Krasniqi duket se do të vazhdojë të mbajë poste “legjislative” edhe në partinë e re, që pritet të themelohet nesër.

Ai do të jetë Kryetar i Këshillit Drejtues të kësaj partie që do të quhet Nisma Qytetare për Kosovën, ndërkohë që Kryetar i partisë do të jetë Fatmir Limaj.

“Tashmë është vendosur, Kryetar do të jetë Fatmir Limaj, ndërkaq Kryetar i Këshillit Drejtues do të jetë Jakup Krasniqi”, ka thënë një burim i Gazetës Express, i afërt me krerët e këtij subjekti në themelim e sipër.

Qasje me vonesa në Dokumentet Publike të Komunës së Prizrenit

0

Elmedina BaxhakuNë kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, “EC Ma Ndryshe” gjatë muajit shkurt ka shqyrtuar efikasitetin e administratës komunale në lejimin e qasjes në Dokumente Publike gjatë vitit të kaluar në përputhje me Ligjin përkatës.

Monitoruesja Elmedina Baxhaku tha se bBazuar në raportin vjetor të Komunës së Prizrenit lidhur me kërkesat për qasje në dokumente publike, administrata komunale ka pranuar 27 kërkesa dhe ka lejuar qasjen në të 27 rastet, derisa vetëm në një rast janë kërkuar sqarime shtesë.

“Ka raste kur me një kërkesë janë kërkuar dy e më shumë dokumente. Sipas raportit 6 përgjigje janë dorëzuar në mënyrë elektronike dhe 21 të tjera në kopjet në letër. Për buxhet e shpenzime janë parashtruar 10 kërkesa, për vendime 4, për statistika 4, për kontrata 5, për projekte 2, për konkurs 1 dhe 1 kërkesë tjetër për raportin e punës së kryetarit. Përgjigjet e dërguara sipas raportit të Komunës në të 27 rastet janë në afat sipas ligjit”.

“Përvoja e monitoruesve të EC Ma Ndryshe lidhur me qasjen në dokumentet publike të Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2013 nxjerrë një pasqyrë që dallon nga ajo që është paraqitur në raportin e lartpërmendur”.

Gjatë vitit të kaluar “EC Ma Ndryshe” vetëm në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës online ka protokolluar 35 kërkesa për qasje në dokumente publike, dhe në 17 raste ka evidentuar vonesa që kanë shkuar deri në 40 ditë në ofrimin e përgjigjes. (Rastet konkrete të përgjigjeve me vonesë në kërkesat për qasje në dokumente publike mund t’i gjeni në dokumentin e bashkëngjitur me këtë komunikatë). Ndërkohë në tërësi EC Ma Ndryshe ka dorëzuar 56 kërkesa për qasje në dokumente publike derisa në raportin e Komunës së Prizrenit figurojnë vetëm 11 kërkesa të parashtruara nga kjo organizatë.

“Këto të gjetura tregojnë se përpjekjet e Komunës së Prizrenit për të siguruar qasje në dokumentet publike në përputhje me dispozitat e Ligjit përkatës janë të pamjaftueshme dhe se nevojitet një mobilizim i shtuar për të garantuar këtë të drejtë për kërkuesit e dokumenteve publike”.

“Po ashtu këto të gjetura janë dëshmi se Komuna e Prizrenit ka hapësirë që të përmirësoj transparencën e saj karshi qytetarëve. Në të njëjtën janë konfirmim i një konstatimi të mëparshëm të EC Ma Ndryshe mbi rrjedhën e ngadaltë të informatave dhe dokumenteve nga të gjitha drejtoritë te Zyra për Informim dhe Komunikim, gjë që sjell deri te mos publikimi i vendimeve në kohë reale dhe mos informimi i duhur i publikut për çështje të ndryshme relevante, por edhe defekte në zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike”

Për këto arsye” EC Ma Ndryshe” rekomandon Komunën e Prizrenit që të zbatojë  në përpikëri dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike;

“Të rris transparencën, duke i publikuar të gjitha dokumentet publike në ueb faqen e komunës”

– Të eliminoj vonesat në ofrimin e përgjigjeve lidhur me kërkesat për qasje në dokumente publike; dhe

“Të informoj zyrtarët dhe shërbyesit civil mbi rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike”/PrizrenPress.com/

 

 

 

 

Kosova ka leje t’i krijojë Forcat e Armatosura

0

FSK12-16Forcat e Armatosura të Kosovës do të formohen me bekimin e NATO-s. Kështu bëjnë të ditur burime të RTK-së, duke shtuar se çdo hap për kalimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës ka qenë i koordinuar me faktorin ndërkombëtar.
Ndërkaq, në gjysmën e dytë të marsit do të fillojë aktiviteti diplomatik, përkatësisht takimet e krerëve të Kosovës me NATO-n rreth formimit të Forcave të Armatosura. “Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së nuk janë çështje e NATO-s për të vendosur. E ardhmja e FSK-së është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës”, thuhet në e-mailin e zyrtarëve të NATO-s dërguar RTK-së.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku, ka bërë me dije më herët për “Epokën e re” se paralajmërimi i themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës është bërë në koordinim të plotë me NATO-n. Ai ka treguar se i gjithë procesi i rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë ka qenë i mbikëqyrur nga ekipi këshillues i NATO-s, duke shtuar se organizata më e fuqishme ushtarake në botë është e njoftuar me të gjithë hapat e institucioneve të Kosovës.

“Ekipi këshillues i NATO-s ka qenë vëzhgues i këtij procesi prej fillimit deri tash në përfundim. Forca e NATO-s është shumë mirë e informuar për të gjeturat e këtij procesi dhe rekomandimet e këtij procesi ndaj Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Çeku. Ai ka deklaruar se Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës është në raporte shumë të ngushta ditore me NATO-n. Sipas tij, as NATO-ja dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk janë të befasuara për paralajmërimin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. “Jemi në marrëdhënie shumë të ngushta ditore me NATO-n, përkatësisht KFOR-in. Në ministri e kemi ekipin këshillues të NATO-s, po ashtu edhe në FSK e kemi ekipin ndërlidhës këshillues të NATO-s. Pra, kemi takime të rregullta me KFOR-in dhe me autoritetet e NATO-s dhe në çdo takim është biseduar kjo çështje. Kështu që, kjo çështje nuk i bie NATO-s si befasi”, është shprehur Çeku.

Ai ka treguar se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës i hap dyert për partneritet, operacione paqeruajtëse dhe anëtarësim në NATO. Ai është shprehur i bindur se NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë forcën e re sikurse e ka mbështetur deri më tani FSK-në.

Kuvendi i Kosovës diskuton sot sigurinë në shkolla

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës, sot mban seancë plenare, ku do zhvillohet debat parlamentar lidhur me gjendjen e sigurisë në shkollat e Kosovës, pas dy vrasjeve të dy nxënësve në hapësirat e shkollave, në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Po ashtu, në këtë seancë do të debatohet për gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, si dhe për procesin e privatizimit të fabrikës “Ballkan”, në Suharekë.

Zafiri bashkë me Limajn e Krasniqin

0

zafiri dhe limaj ne therand

Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Zafir Berisha, ka bërë me dije se do të bëhet bashkë me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin për ta dërguar, siç ka thënë ai, në shtëpi PDK-në.
Berisha ka thënë se në zgjedhjet parlamentare partia e tij do të garojë së bashku me subjektin politik, të cilin të premten pritet ta themelojnë Limaj dhe Krasniqi.

“Jemi duke i bashkërenditur veprimet me iniciativën e Jakupit dhe Fatmirit për të qenë së bashku në zgjedhjet parlamentare. Pra, jemi të interesuar ta faktorizojmë një frymë politike e cila, për fat të keq, është duke i munguar Kosovës”, ka deklaruar Berisha në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se subjektit politik të Limajt e Krasniqit do t’i bashkohen të pakënaqurit brenda PDK-së. “Iniciativës së Jakupit dhe Fatmirit do t’i bashkohen njerëz nga subjektet e ndryshme politike. Natyrisht se do të ketë edhe nga PDK-ja sepse kësaj partie i ka humbur rruga në oborr. Besoj se të pakënaqurit në PDK do t’i bashkohen Jakupit dhe Fatmirit”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka shprehur dyshimet se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë një marrëveshje të fshehtë për zgjedhjet parlamentare. Sipas Berishës, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj deri më tani e kanë mbajtur në pushtet Hashim Thaçin. “Në Kuvendin e Kosovës vetëm Vetëvendosje! ka qenë opozitë. LDK-ja dhe AAK-ja janë dy parti të cilat e kanë mbajtur në pushtet Hashimin”, ka deklaruar Berisha.

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka vlerësuar se muaji qershor është koha më ideale për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Ridvan Hoxha, Isa Mustafës: Bashkoje LDK-në në Prizren

0

Ridvan Hoxha LDKAnëtari i kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren, Ridvan Hoxha, kërkon nga lideri i partisë së tij, Isa Mustafa që të gjejë një kompromis dhe të bashkojë këtë subjekt politik në këtë qytet.

Ai thotë se LDK-ja në Prizren nuk guxon të hyjë në zgjedhjet nacionale me atmosferën e përçarjes.

Hoxha është i blinduar se zgjedhje do të ketë edhe në Prizren, pas përfundimit të procesit gjyqësor të kryetarit Ramadan Muja.

“Duke reflektuar nga aktualiteti politik, si në nivelin qendror, ku priten të mbahen zgjedhjet nacionale, ashtu edhe në nivelin lokal në Prizren, pasi që jam i bindur se do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj nga Kryesia e LDK së në Prishtinë, që të punojë për gjetjen e një kompromisi, që Dega e LDK -së në Prizren në këto dy palë zgjedhje të shkojë e bashkuar”.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i ka dhënë përkrahje kryetarit të Degës në Prizren, Eqrem Kryeziut. Ai i ka thënë se Kryeziu ka bërë një punë të mirë në këtë degë të LDK-së.

Mustafa po ashtu ka kërkuar që të heqin dorë nga peticioni, nëndegët dhe anëtarët e Kryesisë, të cilët kërkojnë largimin e Eqrem Kryeziut nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. “LDK-ja nuk funksionon me peticione…”, ka thënë Mustafa.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Ridvan Hoxha thotë ndërkaq që Isa Mustafa nuk guxon t’i anashkalojë problemet dhe përçarjet e Degës.
“ Realiteti në Degën e LDK-së në Prizren është i njohur për opinionin”
“Shtëpia në thes nuk hynë’ thotë një fjalë popullore”.

“Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, synon që të vazhdojë punën duke e injoruar një pjesë të madhe të anëtarësisë, ndërsa në anën tjetër, kjo pjesë e anëtarësisë e dëshiron rrugëtimin e mëtejmë të Degës me ndryshime kadrovike, përkatësisht kërkon mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor”

“Është fakt se një pjesë e Kryesisë së Degës që e përkrahin lidershipin lokal e shumëvjeçar të LDK-së në Prizren. Është një grup e anëtarëve të LDK-së (55 anëtarë prej 101/ të Kuvendit dhe përfaqësuesit e 33 nëndegëve) të cilët janë pro ndryshimeve kadrovike dhe kërkojnë Kuvendin e jashtëzakonshëm”.

“Ky është realiteti i sotshëm i Degës së LDK-së në Prizren”

“Thyerjet e mëtejme brenda Degës së LDK-së do ta dëmtojnë jo vetëm degën e LDK-së në Prizren, por edhe LDK-në nëpërgjithësi, prandaj unë vazhdoj të kërkoj nga Isa Mustafa dhe nga Kryesia Qendrore një zgjidhje dhe të shkojmë të bashkuar në dy palë zgjedhje”.

“Nuk është zgjidhje vazhdimi i punës në Degën e LDK-së duke e injoruar zërin e anëtarësisë, por mund të jetë e rrezikshme edhe pse thirrja e Kuvendit të jashtëzakonshëm, mund ta ndan Degën e LDK-së në dysh”.

“Nëse qendra nuk reflekton për bashkimin e gjithë potencialit të saj në Prizren, atëherë është i pashmangshëm Kuvendi Zgjedhor i jashtëzakonshëm, të cilin sipas statutit të LDK-së kanë të drejtë ta thirr me kërkesën e 1/3 te anëtarësisë”./PrizrenPress.com/

 

Për një qeverisje të mirë, të lirë e të përgjegjshme

0

Jakupkrasniqi10-6Shkruan :Jakup Krasniqi

Si duket sintagma: qeverisje e mirë ka filluar të përdorët viteve të tranzicionit që ndodhi në Evropën Lindore (vendet socialiste), pasi ketë shprehje nuk e hasim në Fjalorin politik të Oxfordit. Ndërsa aty e gjejmë sintagmën: qeverisje e përgjegjshme e cila është e ndjeshme ndaj opinionit publik, që ndjek një politikë të matur dhe konsekuente e cila i përgjigjet Kuvendit (Parlamentit) nga i cili zgjidhet. Diçka e ngjashme është edhe qeverisja e mirë të cilën e hasim aty ku pushteti buron nga zgjedhjet e lira, nga ligjet standarde të shtetit të se drejtës, aty ku menaxhohet me përgjegjësi me burimet njerëzore, ekonomike dhe sociale të vendit në zhvillim.

Qeverisje të mirë ka aty ku ka përgjegjshmëri, aty ku jepen orientimet strategjike të zhvillimit, aty ku planifikohen perspektivat e vendit, aty ku objektivat e planifikuara përmbushur në tërësi, aty ku rreziqet e mundshme për siguri e stabilitet të vendit menaxhohen mirë, dhe kanë dhënë rezultate të pritshme, aty ku të gjitha burimet që i kanë pasur në pronësi janë përdorur në mënyrë të përgjegjshme, efikase e në bazë të rregullave të qarta ligjore. Qeverisja e mirë kujdeset që të respektojë e mbrojë interesat qytetarëve dhe të bëj të mundur që zërat e tyre të dëgjohen në drejtimin e punëve të shtetit. Qeverisja e mirë mbështetet në disa trekëndëshe apo shtylla mbi të cilat duhet të mbështetet qeveria, po i japim disa sosh.

1. Transparenca, që nënkupton lirinë e qasjes në dokumentacionin zyrtar, lirinë e informacionit pa pengesa burokratike, garancinë e një drejtësie administrative si dhe lirinë për të pasur qasje në mënyrën se si janë marr vendimet e ndryshme që varen nga paraja publike. ( A e dimë ne, si janë marr vendimet për privatizimin e objekteve më vitale ekonomike të vendit tonë, hisja jonë e përbashkët?)

2. Përgjegjshmëri në vendimmarrje, vendosja e kontrollit mbi administratën publike, mbi tregjet publike dhe mbi administrimin e parasë publike, etj. Sa Kuvendi ynë, kontrollon qeverinë dhe institucionet e pavarura të shtetit me nivelin përfaqësues, politik, kombëtar dhe intelektual që ka institucioni më i lartë përfaqësues i shtetit?

3. Pjesëmarrja e të gjithë aktorëve në procesin e zhvillimit të vendit. Sa i dimë dhe a i dimë ne aktorët e zhvillimit të vendit? Si dhe kush i merr ato vendime prej të cilave varet e ardhmja jonë si vend e komb?

Qeverisje të mirë apo të përgjegjshme ka:
1. Aty ku qeveria përmes procedurave transparente e ligjore krijon mundësi për rritjen e qëndrueshme ekonomike e cila pastaj ndikon në kualitetin e jetës dhe të mirëqenies se qytetarëve;
2. Aty ku qeveria merr vendime të drejta politike e ligjore në favor të zhvillimit, të privatizimit, të arsimit, të shëndetit dhe të punësimit etj., dhe
3. Aty ku qeveria vendose një drejtësi shoqërore dhe paqe të qëndrueshme për të gjithë e pa asnjë dallim njerëzor, kombëtar, gjuhësor e kulturor.

Ekspertë dhe studiues të ndryshëm janë duke hulumtuar dhe përpunuar një numër indikatorësh të cilët mund të ndihmojnë në matjen, se në ç’shkallë ndikojnë, ndërthurjet e lirive politike me liritë ekonomike në zhvillimin human të shoqërisë sonë në përgjithësi. Parë në këtë këndvështrim, realiteti ynë në Kosovë dëshmon për një prapambetje shqetësuese si të institucioneve tona qeverisëse ashtu edhe të atyre të një rëndësie të veçantë publike, si arsimi e shëndetësia si edhe shërbimet tjera publike për qytetarët. Çdo mungesë koherente për zbatimin e reformave strukturore, çdo politizim i skajshëm i politikave kryesore ekonomike, çdo privatizim jo transparent dhe pa infrastrukturë të qartë ligjore, çdo parcializim subjektiv i komunitetit të biznesit, të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të medies do të ketë si pasojë frenimin e zhvillimit të demokracisë, të zhvillimit ekonomik të vendit dhe në uljen e efikasitetit shoqëror. Këto frenime e dukuri negative i shohim përditë të ndodhin në Kosovë. A mund t’i ndryshojmë këto gjera?, unë mendoj se po, por për ketë kërkohet vullneti politik i vendimmarrësit dhe vullneti qytetarë për këto çështje. Vullneti qytetarë në zgjedhjet e fundit të lira ishte mjaftë përcaktues, tani mbetet ta shohim vullnetin politik të të zgjedhurve!

Të përfundojmë:
Tri janë shtyllat që duhet t’u përmbahemi me seriozitet nëse dëshirojmë të kemi qeverisje të mirë: 1. demokraci reale që buron nga vullneti qytetarë i pa tjetërsuar; 2. qeverisje të lirë, efikase, profesionale dhe të pa korruptuar; 3. zhvillim ekonomik afatgjatë, privatizim transparent me drejtësi shoqërore dhe me shfrytëzim të kapaciteteve njerëzore (profesionale e intelektuale, pa nepotizëm rrënues), ja rruga moderne (koherente) drejt së cilës duhet të ecim pa hezituar dhe me vendosmëri ne, në Kosovë. Çdo hezitim, cenim, mospërfillje apo mosrespektim i njërit prej këtyre faktorëve relevant të përmendur, padyshim që do të na përkthehet në mos avancim të demokracisë, në mos zhvillim ekonomik, në prapambetje shoqërore e kulturore dhe këto do të na kushtojnë të gjithëve, sot e nesër. Janë këto gjëra që na pamundësojnë të ecim në rrugën e integrimeve euroatlantike. Prandaj, ne, në Kosovë na duhet domosdo qeverisja e mirë dhe e lirë (e lirë në përputhje me standardin e qytetarëve të vendit tonë dhe me mundësitë buxhetore të vendit). Qeveria jonë me 20 ministri, me 5-6 zëvendëskryeministra e mbi 40 zëvendësministra e më shumë se 33 institucione të pavarura etj., sa mund të jetë e lirë (në aspektin e shpenzimeve të parasë publike), dhe efikase kur aty nuk e “njeh qeni të zonë”?! Nuk ka dhe nuk mund të ketë qeverisje të mirë pa dije, pa drejtësi, pa dashuri e pa përkushtim për vendin e kombin.

(Autori është kryetar i Kuvendit të Kosovës)

Dr. Skerdi Prifti, në rrezik për jetën nga gripi i derrit

0

Rusi-ambulancaProf. Dr. Skerdi Prifti, i cili është prekur nga virusi i gripit të derrit, është në gjendje shumë të rëndë.

Kolegët e tij bëjnë thirrje të shpëtohet jeta e një njeriu, i cili ka shpëtuar qindra jetë njerëzish.

Ata kërkojnë një avion sanitar, pasi në Itali këto raste trajtohen me shumë sukses, duke u aplikuar ventilimi EKMO, që është ventilim ekstrapulmonar, një mjekim shumë i nevojshëm për gjendjen në të cilën ndodhet pacienti, që është distresi respirator.

Çdo sekondë e humbur është në dëm të Prof. Dr. Skerdi Prifti.

“Nëse ka problem financiar, ftojmë që gjithë kolegët të kontribuojnë me rrogën e parë që do të marrin, duke ia kthyer atë Ministrisë së Shëndetësisë,” thuhet në njoftim të kolegëve.