15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8719

Biznesmeni nga Gjakova: Bashkim Smakaj më kërcënoi e shantazhi

0

Bashkim SmakajGazeta “Koha Ditore” shkruan se një biznesmen, kontraktor i Ministrisë së Administratës Publike (MAP), për ndërtimin e disa objekteve të Agjencionit Kosovar të Intelegjencës (AKI), është shantazhuar e kërcënuar nga Bashkim Smakaj, drejtori i kësaj agjencie. Gazeta shkruan për rrëfimin e Lindon Kqirës, biznesmen nga Gjakova, i cili, akuzon shefin e AKI’së, Bashkim Smakaj se si forum të shantazhit dhe presionit kundër tij, ia ka thirrur edhe gruan në zyrën e tij, ani pse kompania e saj nuk kishte kontratë drejt me AKi’në, por me MAP’in për ndërtimin e disa objekteve të AKI’së.

Kqira thotë se me presionin e Smakajt MAP’i ia ka ndërprerë kontratën dhe MAP kontratën ia ka dhen një kompanie tjetër. Për krejt këto akuza, Bashkim Smakaj e MAP nuk kanë komentuar.

Gjini i AAK’së: Për ta rrëzuar Qeverinë po i presim nënshkrimet e LDK-së dhe Vetëvendosjes

0

ArdianGjini-aakNënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini,ka thënë se për të mirën e Kosovës PDK-ja duhet të shkojë sa më shpejtë në opozitë. Ai ka treguar se për t’ia ndërprerë mandatin kësaj Qeverie janë duke i pritur nënshkrimet e…
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini,ka thënë se për të mirën e Kosovës PDK-ja duhet të shkojë sa më shpejtë në opozitë.

Ai ka treguar se për t’ia ndërprerë mandatin kësaj Qeverie janë duke i pritur nënshkrimet e deputetëve të LDK-së, të Vetëvendosjes dhe të deputetëve të pavarur.

Gjini ka thënë se Qeveria e tashme nuk duhet të qeverisë më venin pasi nuk i ka 61 deputetë të cilët e mbështesin në Kuvend.

”Tani Qeveria nuk e ka shumicën. Pra, numri më i madh i deputetëve nuk janë mbështetës të Qeverisë”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosovës i duhet një qeveri me energji të jashtëzakonshme për t’ua kthyer besimin qytetarëve në shtetin e tyre. AAK-ja po provon t’ia japë Kosovës një qeveri të tillë me z.Ramush Haradinaj në krye”, ka thënë Gjini per “Epoka e Re”.

Më 17 mars, Limaj përsëri në gjyq

0

Fatmir-Limaj5-22Është caktuar seanca e parë gjyqësore në shqyrtimin e rastit ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve. Fjala është për rastin që njihet si MTPT2. Deputeti Limaj dhe tre të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përfitim material prej 890 mijë eurosh.Kjo ka të bëjë për kohën sa Limaj ka qenë ministër në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Misioni i EULEX-it në Prishtinë konfirmon për Tribunën se gjyqtari ka vendosur që seanca e parë fillestare në lidhje me këtë rast të mbahet më 17 mars 2014.“Kjo seancë ndaj të akuzuarve do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkatësisht në Kino ABC 1 me fillim nga ora 09 e 30 minuta”, tha Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.
Ndërkohë, Tomë Gashi, avokat i të akuzuarit Fatmir Limaj, tha të enjten se nuk ka marrë asnjë njoftim për caktimin e seancës fillestare në lidhje me këtë rast. Limaj akuzohet nga prokurori i EULEX-it se më 2008 themeloi një grup kriminal me pjesëmarrje edhe të vëllezërve Demir e Florim Limaj/

Violina e rrugës

0

Aida-Hani-2-245x320“Të pamundurën e ndan një fije e hollë mëndafshi.” Aida Hani e thotë këtë fjali teksa lëviz duart. “Nuk duhet të ftohen”, thotë ajo, ndryshe nuk mund të luajë në violinë. Ka veshur një triko ngjyrë portokalli dhe një fund me kuadrate. Teksa pi cigare, thotë se t’i bjerë violinës është gjëja që do më shumë, dhe që e bën me shumë dëshirë. Ka zgjedhur pedonalen e re të Tiranës për të vendosur aty partiturat e për të interpretuar para qindra të panjohurve që kalojnë aty çdo ditë. E vetmja gjë që shikon është partitura, notat e “Kreutzer etude of caprices”, që dalin prej fletëve për t’u shndërruar në tinguj. Këtë mëngjes ishte duke interpretuar pikërisht këtë partiturë, e cila i bënte njerëzit të ndaleshin dhe ta vështronin teksa interpretonte. Ajo nuk u ngjason “interpretuesve të rrugës” që jemi mësuar të shohim. Kjo vajzë, që ka provuar të interpretojë dhe në skena dinjitoze ndërkombëtare, luan për të panjohurit sikur të ishte duke luajtur në një skenë të mbushur me spektatorë. Këta të fundit për të janë imagjinarë. Një artist nuk mund të jetojë dot pa skenën dhe spektatorët, ndaj kur mundësitë për t’i pasur janë të pakta, një artist duhet t’i krijojë. Ndaj Aida ka zgjedhur rrugën dhe spektatorët herë të shkujdesur, herë të vëmendshëm, por që e dëgjojnë. “Ka pak kohë që kam nisur ta bëj këtë. Të marr violinën dhe të vendosem diku në rrugë për të interpretuar”, thotë Hani. Në një kohë kur mundësitë për të interpretuar në skena, gjithnjë bëhen më të rralla, Aida zgjedh rrugën për të luajtur me violinën e saj.

Aida Hani (1)

Është e talentuar. Muzika ka gjuhën e saj me të cilën komunikon, dhe violina e Aidës të përfshin teksa je duke e dëgjuar. Për herë të parë u frymëzua nga arti i rrugës gjatë kohës kur jetonte në Stamboll. “Miserables girls” dhe grupi i tyre “Into the moon”, e bëri të kishte guximin për ta bërë artin aty ku mundej. 2-3 orë paradite ajo ia kushton muzikës së rrugës, një mënyrë pak e praktikuar në Shqipëri, sidomos nga artistë të vërtetë. “Më pëlqen të luaj në rrugë. Jam unë dhe violina…”, thotë ajo. Lidhja e saj me violinën është e hershme. Ajo studioi violinë në shkollën Tefta Tashko Koço në qytetin e lindjes Korçë, për të vijuar më pas studimet në Akademinë e Arteve. Një vit të jetës së saj e kaloi në Londër, ku studioi për inxhinieri tingulli. Më pas Turqia ishte një tjetër hapësirë për të, ku ajo punoi për pak kohë në orkestrën simfonike të Ankarasë. Nuk është vetëm Kreutzer që ajo zgjedh ta luajë për njerëzit që ecin drejt punëve paradite apo ata që ndalin ta dëgjojnë deri në fund. “Kompozitorët e mi të preferuar janë Bethoven, Çajkovski, Prenk Jakova, Ferdinand Deda nga klasikët, nga bashëkohorët janë Bojken Lako, Kristi Popa, Red Hot Chili Peppers, Leonard Cohen, Secret Chiefs, Ilirian Pema, Elinor Butka”, thotë ajo.

Violina i ka zbuluar një tjetër pasion brenda saj, siç është poezia. Aida shkruan, dhe ka mundur t’i bëjë dhe këngë vargjet e saj, të interpretuara po nga ajo. Ka kënduar disa këngë. Ajo është lirike në muzikë, ashtu siç mund të jetë një artiste që vjen nga muzika klasike. “Je zgjuar apo fle/këtë natë dua ta di/je vetëm apo shpirtrat e natës janë me ty…” thotë ajo te kënga “Zgjohu”. “Dhe pse fjalët sot janë lodhur/nën lëkurën time je/ku po shkon/dhe çfarë kërkon/dhe pse fjalët sot janë lodhur nën lëkurën time je…”, thotë ajo te kënga “Duart”.

“Ne kemi krijuar një grup “Tamam tamam”, ku kompozojmë dhe interpretojmë këngë”, thotë ajo. Pjesë e grupit janë dhe Mirgen Hurba, Françeska Kraja, Arlinds Kraja, të cilët bëjnë edhe mbrëmje kushtuar muzikës në “Tirana ekspress” apo mundësi të tjera interpretimi. Pjesë e ditës së saj këto kohë është bërë dhe një vajzë me emrin Françeska, të cilës Aida i jep mësime violine. “Ajo është e pastrehë dhe bashkë me nënën e saj jetojnë pas Galerisë së Arteve. Por është e talentuar dhe besoj se do të eci në fushën e muzikës”, tregon Aida, duke dashur të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së tyre. Këto fjalë Aida i thotë në pushimin që zgjedh vetë, midis pjesëve, deri sa “duart nuk u ftohën”, për të vijuar rrugën në skenën e improvizuar prej saj, diku bri një peme, por këtë herë me muzikën e Çajkovskit…. “Nuk ka rëndësi ku interpreton, nëse do të luash muzikë bëje dhe në rrugë”, kjo moto që frymëzoi artin në vitet ‘70-‘80 duket se është rimarrë nga kjo artiste e re shqiptare, e cila do të mbajë gjallë atë pasion të cilit i ka kushtuar jetën, violinës. “Nuk është e lehtë, por është e bukur”, thotë ajo, e bindur se dikur tingujt që dalin prej duarve të saj, do të mbushin një sallë të mbushur me spektatorë. E deri atëherë Aida zgjedh rrugën për të mbajtur gjallë në deje marrëdhënien e saj me violinën…

Zëvendëskryetari i PDK’së, Kadri Veseli ua bën përhajër partinë Limajt dhe Krasniqit

0

Kadri VeseliZëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i pari ua ka bërë përhajër partinë ish bashkëpartiakëve të tij, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.
Në emisionin “Rubikon”, Veseli ka komentuar zhvillimet e fundit në PDK.

Ai ka thënë se nuk do të kërkojnë shkarkimin e Krasniqit nga kreu i Kuvendit.

“Në aspektin juridik situatat në parlamentin e Kosovës që shkojnë me përfaqësim si partia më e madhe, nuk e njoh se a mundet me u akceptu një situatë e tillë. Por e thash një qëndrim të PDK-së, nuk do të ndërmarrim ndonjë veprim politik për shkarkimin e dikujt në këtë fundmandati”, ka thënë veç tjerash Veseli në këtë emision, ku ka folur edhe për shumë çështje të tjera.

Limaj bën ftesë publike për pjesëmarrje në tubimin ku do themelohet “Nisma..”

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Limaj në facebook ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin themelues të “Nisma qytetare për Kosovën”
Kanë mbetur vetëm edhe pak orë kur Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi do të nisin rrugën e tyre në skenën politike. Ata tashmë kanë bërë të ditur se subjekti i tyre do të emërtohet “Nisma qytetare për Kosovën”

Limaj në facebook ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin themelues.

“Të nderuar miq, përkrahës dhe qytetarë, dëshiroj të ju njoftoj se nesër, e Premte, me datë 28.02.2014, duke filluar nga ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, do të mbajmë tubimin e zyrtarizimit të subjektit tonë të ri politik.

Subjektit tonë politikë, për themelimin e të cilit ju kam konsultuar dhe njoftuar dhe me herët. Me kënaqësi ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë. Me shumë respekte, I juaji, Fatmir LIMAJ” ka shkruar ai.

Muja i lutet Zotit për drejtësi

0

Ramadan MujaKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja,është rrëfyer sot për herë të fundit para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ai tha se nuk ndjehet fajtor për akuzat që e ngarkon Prokuroria e EULEX-it.

“Unë e ndiej veten plotësisht të pafajshëm”, ka thënë Muja.“Nuk kam bërë vepër penale. Çdo vendim që e kam marrë, ka qenë në interes të qytetarëve”.

Muja,ka kërkuar nga trupi gjykues që të shpenzojë kohën,dhe të shkojë të vizitojë vendin e quajtur “Boka- Boka”.

“Ai vend, ka qenë vend i zharpinëve dhe ngordhësirave, tani është bërë vend i qytetëruar”.

Muja,tregoi se në atë zonë, nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, do të ndërtohet edhe një fushë e futbollit, ku do të shfrytëzohet për gara ndërkombëtare.

“Do të ndërtohen edhe objekte tjera. Çfarë të keqe ka që kemi ndarë atë zonë për ndërtimin e fabrikës së çokollatës ‘Kamila’ dhe për ndërtimin e shkollës “Mehmet Akif””

“Në fund dua t’ju them se nuk e ndiej veten fare fajtor. Jam ballëhapur para gjithë qytetarëve të Prizrenit”.

“Jam i sigurt të dalë lirshëm në qytet, për dallim nga paraardhësit e mi të cilët kanë dalë me makina të blinduara dhe të përcjellur nga ndërkombëtarët”.

Muja ka kërkuar nga trupi gjykues që të marrë për bazë argumentet e avokatëve mbrojtës.

“E lus Zotin, që t’ i studioni mirë edhe fjalët e fundit të avokatëve tanë shumë të respektuar dhe të merrni vendim të lirë pa ndikime dhe pa anime”.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi (Ish-drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor), Avni Ademaj (Ish-u.d. së Drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës), Kadri Ukimeri (Ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci (Ish-drejtor  i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi (Ish-drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit persona.Gjykimi i “Mujës dhe të tjerëve”, pritet të përfundojë me 14 mars /PrizrenPress.com/

Arrestohen tre persona në Prizren

0

arrestimi 2Tre persona të dyshuar për grabitje, janë arrestuar nga policia në Prizren.Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se arrestimi i tyre është bërë pas hetimeve disa mujore të policisë. “Me datën 22 tetor të vitit të kaluar, në rrugën “Azem Hajdari”, në marketin “Braha” në Prizren, pati ndodhur një grabitje e armatosur, me ç’rast tre të dyshuar me kapela të zeza në kokë dhe të armatosur me armë zjarri, kishin grabitur një shumë parash nga arka e marketit. Pas grabitjes, të dyshuarit kishin ikur në drejtim të panjohur”.

“Gjatë ikjes njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të paditur. Këtë e dëshmon edhe një gëzhojë e fishekut e cila ishte gjetur në vendin e ngjarjes nga policia e cila kishte kryer hetimet fillestare”

“Pas një hetimi disa mujorë, grupi hetimor i Stacionit policor të Prizrenit u kishte rënë në gjurmë të dyshuarve dhe sot në orët e hershme të mëngjesit është kryer një bastisje në dy shtëpi në fshatin Lubeqevë dhe një në rrugën e “Kukësit” në kërkim të provave materiale”.

“Gjatë bastisjes në një shtëpi në Lubeqevë është sekuestruar një pistoletë”.

“Tre të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërkaq prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimet për ndalimin e tyre për 48 orët e ardhshme”./PrizrenPress.com/

Prokuroria kërkon dëshmi për krimet e serbëve në Prizren

0

lufta1Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) u ka bërë apel atyre që kanë parë rastin e marrjes, dhunës dhe vrasjes së dy të rinjve në Prizren në mars të vitit 1999 nga paramilitarët serbë, të paraqiten dhe t’i japin informatat që mund t’i kenë:“Më 29 mars 1999 rreth orës 09:15 të mëngjesit, një radhë e refugjatëve ishte ndaluar nga paramilitarë serbë përpara Llamellës B/2, rruga “11 marsi” në Ortakoll, Prizren”,transmeton lajmi.net

“Dy individë dyshohet të kenë marrë nga një traktor dy djem të rinj të cilët ishin me familjet e tyre dhe i kishin rrahur me kondak të automatikut derisa dy djemtë ishin alivanosur. Pastaj i kishin tërhequr zvarrë deri në fabrikën e ushqimit “Voqar” në Prizren dhe i kishin vrarë”.

“Nëse ndonjë person ka informata lidhur me këtë ngjarje, përfshirë identitetin e këtyre dy djemve apo familjeve të tyre, apo që ka qenë dëshmitar i rastit, lusim ta kontaktoj zyrën e PSRK’së”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga EULEX.

Filmi antiIslam, gjykata amerikane e heq nga You Tube

0

9111SHBA-Një gjykatë apeli në Amerikë ka urdhëruar Google të heqë nga You Tube filmin anti-islam, i cili shkaktoi protesta të përgjakshme në botën islame në shtator të vitit 2012.

Rasti ligjor i tij lidhet vetëm me faktin se aktorja protagonist, Cindy Lee Garcia, ngriti një padi me pretendimin se është mashtruar duke u paraqitur në film, pa e kuptuar rolin provokues anti-islami që kishte ai.

Filmi amatoresk e përshruante islamin dhe profetin Muhamed si gënjeshtar dhe devijues të pamoralshëm.

Gjatë protestave të asaj kohe kur u shfaq filmi në Lindjen e Mesme, vdiqën me 10-ra njerëz. Filmi ka qenë gjithashtu i lidhur me sulmin në Bagazi,Libi, ku mbeti i vrarë ambasadori i SHBA-ve