13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8721

Këshilli drejtues i UP-së me dy ndërkombëtarë

0

UP-rektoratiPritet që ministri i Arsimit, Ramë Buja, deri të premten të emërojë edhe katër anëtarë për ta funksionalizuar Këshillin Drejtues të UP-së. Dy anëtarë të Këshillit do të jenë ndërkombëtarë
Ministria e Arsimit deri të premten do ta funksionalizojë Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës – shkruan gazeta Tribuna.

Ministri Buja do të emërojë dy ndërkombëtarë dhe dy vendorë si anëtarë të Këshillit Drejtues. Emri i Ibrahim Behlulit, profesor i lëndës së Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë po lakohet për ushtrues detyre të rektorit.

1 milion euro iu vodhën të aksidentuarve të Fushë-Arrëzës

0

7769Nxënësit dhe mësimdhënësit e Malishevës, që kanë mbetur invalidë pas aksidentit në Fushë-Arrëz, ende nuk janë kompensuar financiarisht. Ata pretendojnë se u janë vjedhur një milion euroZeqir Kastrati ka mbetur invalid i përhershëm pas aksidentit që pësoi 9 vjet më parë me autobus, në aksidentin e ndodhur në Fushë-Arrëz, Shqipëri, ku mbetën të vdekur 15 nxënës të gjimnazit ‘Abdyl Frashëri’, të Malishevës dhe 35 të tjerë u lënduan.

Kastrati, i cili njëherësh ka qenë kujdestar i një klase të nxënësve të vitit të katërt, pas aksidentit ka kryer tri operacione, kurse tetë muaj ka qenë i paralizuar. Megjithatë, ai asnjëherë nuk është kompensuar financiarisht nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve (BSHS), e cila ka bërë kompensime vetëm për viktimat, ndërsa për të lënduarit dhe invalidët nga ky aksident nuk është bërë ky kompensim asnjëherë – shkruan gazeta Zëri.

Madje të lënduarit nuk kanë marrë deri tani as vendimet për zhdëmtimin e tyre, të cilat BSHS-ja ia kishte konfirmuar IIC Asistance (International Insuarance Claims Handling Bureau) zyrës ligjore për palët e dëmtuara se i ka marrë këto vendime.

Kopja e vendimit për secilin të lënduar veç e veç lidhur me gjendjen mjekësore të bërë nga kompania e sigurimeve ‘Sigal’, së cilës i është besuar ky vlerësim nga BSHS-ja, nuk iu është dorëzuar të lënduarve që vazhdimisht kanë kërkuar dokumentacionin për të ngritur padi, pasi vlerësimi mjekësor, sipas tyre, është bërë në shumën fyese 50-60 euro e për disa deri në 700.

Qeveria e do EULEX-in mision këshillues

0

Polici-EulexQeveria e Kosovës ia ka prezantuar BE-së pozicionin e saj lidhur me rishikimin strategjik të misionit të EULEX-itdhe ka propozuar që pranie e re evropiane të quhet Misioni Këshillues për Rend dhe LigjQeveria e Kosovës ia ka prezantuar Bashkimit Europian pozicionin e saj lidhur me rishikimin strategjik të misionit të EULEX-it, duke i dhënë propozime edhe për kompetencat dhe funksionin që duhet të ketë misioni i ri, për kohën sa duhet të zgjasë mandati i tij, e madje edhe për emrin që duhet të mbajë. Propozimi i Qeverisë është që pranie e re evropiane të quhet Misioni Këshillues për Rend dhe Ligj – shkruan Koha Ditore.

Nëpërmjet një dokumenti tetëfaqësh që i është dërguar Brukselit, institucionet e Kosovës vlerësojnë se situata në vend ka ndryshuar në vitet e fundit dhe se tashmë ekziston një realitet i ri sa i përket fushës së sundimit të ligjit. Institucionet kanë shprehur gatishmërinë të marrin përsipër kompetencat për kryerjen e detyrave që kanë qenë nën mandatin e tanishëm të EULEX-it.

“Kjo asistencë duhet të ketë karakter monitorues dhe këshillëdhënës me një fokus të veçantë në veriun e Kosovës”, thuhet në shkresën që përmban pozicionin e Qeverisë. “Në këtë aspekt, Qeveria e Kosovës propozon që misioni i ri të quhet Misioni Këshillues për Rend dhe Ligj në Kosovë dhe mandati i tij të fillojë më 15 qershor 2014 dhe të përfundojë më 31 dhjetor 2015”.

Malisheva me barnatore të natës

0

MalishevaQyteti i Malishevës, do të ketë kujdestari të barnatores edhe gjatë natës. Drejtori për Shëndetësi, Hajdin Berisha, ka bërë të ditur, se ka arritur marrëveshje me barnatoren “Triti-Pharm”, e cila do të bëjë kujdestari, vullnetarisht edhe pas orarit të paraparë për punë, pas orës 22:00. Sipas drejtorit Berisha, deri te arritja e kësaj marrëveshje, me këtë barnatore, kanë ardhur pas bisedave me të gjithë pronarët e barnatoreve që veprojnë në Malishevë, por që vetëm “Triti Pharm”, ka pranuar vullnetarisht të punoj gjatë tërë natës.

Kujdestaria e barnatoreve ka qenë nevojë e qytetarëve të Malishevës, ndërsa në Komunë, në vazhdimësi janë paraqitur kërkesa dhe ankesa nga qytetarët, për mos kujdestarinë nga ana e barnatoreve në Malishevë, dhe për këtë qëllim, drejtori i drejtorisë për shëndetësi, ishte angazhuar maksimalisht, deri në arritjen e kësaj marrëveshje me këtë barnatore.

“Triti Pharm”, e ka marrë këtë obligim vullnetarisht dhe nga tani, të gjithë ata që kanë nevojë, mund të shërbehen edhe natës me barna./PrizrenPress.com/

 

Tallja 100 mijë euroshe me Kullën e Shaban Polluzhës

0

kulla e polluzhesMë 27 prill të vitit 2012 është vënë gurëthemeli i saj. Sot, janë bërë gati dy vite dhe përveç që ndërtimi i kullës nuk ka përfunduar, realizimi i këtij projekti është përcjellë edhe me shumë probleme tjera.
Projekti për ndërtimin e kullës së heroit Shaban Polluzha në Polluzhë të Drenasit, fillimisht ka kapur koston prej 88 mijë eurosh me financim të Ministrisë së Kulturës. Në bazë të këtij projekti me numër të prokurorimit 207-12-014-5-2-1, një kopje të të cilit e posedon gazeta, është hapur edhe tenderi.

Në këtë projekt është lidhur kontrata për realizimin e punimeve, ku ndër të tjera është planifikuar që përveç pllakës së përdheses prej 17 centimetrash edhe pllakat e konstruksioneve të meskateve të ndërtohen me pllaka masive nga betoni i armuar.

Po ashtu, muret e kullës si dhe oxhaqet në katin e parë dhe të dytë kanë qenë të parapara që të punohen me gurë natyralë. Edhe pse kulla tashmë është ndërtuar në tri kate, asnjë nga këto pozicione nuk janë realizuar sipas paramasës së projektit./Tribuna/

Nxënësit e Krushës së Madhe, vizitojnë profesorin e aksidentuar, Kadri Dellovën

0

Kadri-DellovaNxënësit e Shkollës së Mesme “Ukshin Hoti” nga Krusha e Madhe kanë vizituar sot në shtepinë e tij profesorin e tyre të aksidentuar, Kadri Dellovën.

Profesori Dellova javë më parë ishte aksidentuar dhe lënduar rëndë në boshtin kurrizor.Ai është shëruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe tani është në gjendje shumë të mirë.Nxënësit e tij janë shprehur të lumtur që takun serish profesorin e tyre,shkruan RahovecPress.

Dellova po ashtu është edhe kryetar i fshatit Krushë e Madhe dhe është asamblist në Kuvendin Komunal të Rahovecit.

“Vaçe Zela”, Lubonja u përgjigjet sulmeve: Unë në litar? Shenja kanibalizimi të shoqërisë

0

8133“Panorama” në një nga kryeartikujt e saj të sotëm, boton analizën e publicistit Fatos Lubonja, pas reagimeve të artisteve ndaj shkrimit të tij për funeralin e Vaçe Zelës.

“Gazeta Shqiptare”, në vend të reflektimit, më fton me një shkrim të botuar në faqe të parë të vras veten me plumb ose me litar dhe më siguron se në funeralin tim do të vijë vetë autorja e “ftesës”, këngëtarja Aurela Gaçe të këndojë këngën “Vare veten me litar… o Dino”- shkruan Lubonja.

Sipas Lubonjes, ky “vulgaritet” dhe “bajatllëk” i sotëm kanë edhe faktorë që lidhen me të tashmen: p.sh. me trushpëlarjen që bën edhe konsumizmi për interesat e tij, por problemi në thelb nuk qëndron te boja e trushpëlarjes, por te truri i ndërtuar jo për të menduar e prodhuar mendim kritik, por për t’u shpëlarë e lyer me bojë…

FATOS LUBONJA
“Santa Semplicita!”
Jan Husi, teksa e ngjisnin mbi turrën e druve për ta djegur të gjallë, pasi e kishin zhveshur dhe i kishin hedhur rrobat në zjarr, pa një grua plakë që u afrua me një shkarpë në dorë për të dhënë edhe ajo kontributin e saj në turrën e druve dhe tha fjalët e famshme që kanë mbetur në histori: “O Santa Semplicita!”
Guximi i këtij heretiku të famshëm për të bërë humor edhe përpara turrës së druve, më ndihmoi edhe mua për ta marrë me të qeshur faktin se ndaj një shkrimi tim të botuar në “Panorama”, ku shpreh habinë, pikëpyetjet dhe ftoj për reflektim mbi histerinë kolektive që nxitën mediat me rastin e vdekjes së Vaçe Zelës (që kulmoi me varrimin butaforik që i organizoi Kryeministri dhe ministrja e Kulturës), “Gazeta Shqiptare”, në vend të reflektimit, më fton me një shkrim të botuar në faqe të parë të vras veten me plumb ose me litar dhe më siguron se në funeralin tim do të vijë vetë autorja e “ftesës”, këngëtarja Aurela Gaçe të këndojë këngën “Vare veten me litar… o Dino”.

“Santa Semplicita!”, Aurela!
“Santa Semplicita!”, Gazeta Shqiptare!
Gjendja është e rëndë, miq, shumë e rëndë. Më thonë, pastaj, pse ke shkruar se mënyra se si u qa dhe u përcoll Vaçja ishte një histeri kolektive që më shumë se sa për respekt, reflektim e dhimbje ndaj të vdekurit, fliste për një debilizim të shoqërisë.

Po a ka provë më bindëse se këta vajtonjës dhe vajtojca të shpërfytyruar? Tjetri shkruan se kjo histori kërkon një reflektim mbi atë se “sa” dhe “si” jemi ndarë ne me diktaturën, se nuk i pëlqejnë këngët e asaj kohe për një, dy, tri arsye, duke futur edhe atë që sot duhet të ishte bërë pjesë e ligjit: – pasi glorifikojnë një sistem kriminal që ka shkatërruar jetën e një populli të tërë, – e këta, që paradoksalisht janë vetë pjesë e këtij populli të shkatërruar, por në fakt pikërisht për këtë, pasi të thonë se ti je “i lig”, “i marrë”, “antishqiptar”, “i paguar nga serbi”, “greku”, se “duhet të kishe hyrë në burg që në ‘68-n” e të tjera si këto, nuk të lënë alternativë tjetër veçse të zgjedhësh mënyrën se si të vrasësh veten: me plumb apo me litar.
“Santa Semplicita!” çfarë gazetarie!
E përsëris, i inspiruar nga ai fatkeqi i madh mbi turrën e druve, po e marr me të qeshur se, në fakt, kjo është për të qarë dhe, altro che “santa”, kjo është e frikshme, kriminale. Këto janë shenja të rënda jo debilizimi, por dehumanizimi, kanibalizimi të shoqërisë. Në një vend normal të shtysh njerëzit në vetëvrasje, qoftë edhe indirekt e jo më direkt, siç e bëjnë këta, mund të denoncohesh dhe dënohesh, kurse këtu s’e kanë për gjë të të nxjerrin thirrjen për vetëvrasje në faqet e para të gazetave. Dhe pastaj pyesim se nga dalin biznesmenët që paguajnë sinanajt për t’u vënë tritol konkurrentëve.

Por mos të kenë merak as Aurela, as ata që botojnë e shpërndajnë shkrime si ai i saj, se s’kam ndër mend t’i hedh në gjyq. Ne e dimë ku jetojmë, apo jo? Kjo është një komedi e madhe që askush nuk e merr seriozisht, as vetë kryekomediani i radhës, e jo më prokurorët tanë. Prandaj, meqenëse më kanë lënë kohë të zgjedh midis plumbit dhe litarit, po e shfrytëzoj kohën e zgjidhjes së kësaj dileme hamletiane “me plumb apo me litar/kjo është çështja” për të reflektuar edhe ca mbi këtë fenomen.

Grabovci: LDK e AAK s’mund të na rrëzojnë

0

AdemGrabovci6-05Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se LDK-ja dhe AAK-ja nuk do të mund ta rrëzojnë qeverinë e Kosovës. Sipas Grabovcit është e drejtë e liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj që të takohen, dhe të planifikojnë se si ta rrëzojnë qeverinë, por siç thotë ai, “e kanë kot”.

“Është e drejtë e tyre të takohen. Nuk e besoj që do të mund të na rrëzojnë. Poashtu nuk besoj që është në interes të vendit rrëzimi i qeverisë dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne jemi të interesuar që të ketë organizim të zgjedhjeve të lira, fer, demokratike dhe që të mos ketë vjedhje të votave”, ka thënë Grabovci.

Ndryshe, të mërkurën janë takuar lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj ku kanë diskutuar për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Mësohet se në këtë takim kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë shprehur gatishmërinë e tyre që sa më parë të shkohet në zgjedhje të reja nacionale edhe para qershorit, por nuk është caktuar koha e saktë. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda takimit ndërmjet dy liderëve. Sipas këtyre burimeve, LDK-ja e ka një kusht, pra ndryshimin e ligjit për zgjedhjet, në mënyrë që pastaj të shkohet në zgjedhje.
Ndërkaq, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim, i ka thënë Gazetës Blic se dy liderët janë pajtuar që të ketë zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundur. Mirëpo, Gjini ka thënë se nuk janë përmendur datat apo koha e mundshme e mbajtjes së tyre.
I dyti i AAK-së, ka thënë se në këtë takim është biseduar edhe për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë, i cili ishte iniciuar nga partia e Ramush Haradinajt. /gazetablic/

Krasniqi: Nisemi të premten në orën 17:00

0

JakupKrasniqi10-29Subjekti politik që do t’i ketë dy figurat kyçe të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ministrin e Transporteve, Fatmir Limaj, dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, do të themelohet të premten e kësaj jave.

Kështu ka deklaruar ish-sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, i cili gjatë një bisede për Gazetën Blic ka bërë të ditur se partia më e re në vend nuk do të jetë “pronë” e një personi – liderit, por në të vendime do të marrin organet e saja.

Ai thotë se është i gatshëm të jap dorëheqje nga funksioni i të parit të Kuvendit, nëse këtë e kërkon, tashmë, ish-partia e tij, ndërsa heziton të tregojë emrin se si do të quhet subjekti i ri politik.

Blic: Së shpejti do të themelohet subjekti më i ri politik në vend. Si do të quhet?

Krasniqi: Ne sivjet do të kemi një subjekt të ri politik dhe kjo do të sqarohet me 28 shkurt në ora 17:00

Blic: Si do të quhet subjekti?

Krasniqi: Po e lëmë që atë ditë ta shpalosim krejt.

Blic: Atëherë a do të jetë iniciativë apo parti?

Krasniqi: As njëra as tjetra.

Blic: Tashmë dihet se përveç juve, në këtë subjekt politik do të jetë edhe Limaj. Cila do të jetë pozita juaj dhe cila e zotëri Limajt?

Krasniqi: Mendojë se edhe kjo do të sqarohet atë ditë, por qëllimi jonë është t’i ikim tipit të partive të individit. Qëllimi është që të formohet një parti që në organet e saj vendimmarrëse e ka rolin kryesor?

Blic: Jeni kryeparlamentar, dhe kjo iu bënë të keni informata të bollshme sa i përket zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës. Sa është numri i deputetëve që do t’i bashkohen nismës së re politike?

Krasniqi: Do të jetë një numër i kufizuar, nuk jemi përcaktuar dhe nuk kemi kërkuar që të na bashkëngjiten deputetët. Kryesisht do të jetë një subjekt politik me fytyra të reja?

Blic: Ju do të jeni pjesë e një partie të re, ndërsa në krye të Kuvendit keni ardhur si pjesë e PDK-së. A do të jepni dorëheqje nga pozita e kryetrarit të Kuvendit?

Krasniqi: Realisht kjo nuk varet prej meje për shkak se Kuvendi tani më ka hyrë në muajt e fundit. Varet prej kërkesa që mund të vijë nga Partia Demokratike e cila edhe me Kushtetutë e ka të drejtën ta dojë kryetarin e Kuvendit nga radhët e veta. Nëse Partia Demokratike e Kosovës e kërkon një gjë të tillë unë jam i gatshëm.

Blic: Pra ju jeni i gatshëm të jepni dëroheqje nëse këtë e kërkon PDK-ja?

Krasniqi: Po. Si të zyrtarizohet kërkesa e Partisë Demokratike, unë s’kam asnjë arsye të jem në krye të Kuvendit. Por përsëri po them kjo varet nga Partia Demokratike.

Blic: Ju po themeloni një subjekt të ri politik dhe zgjedhjet do të mbahen disa muaj më pas. A besoni se keni infrastrukturë falë së cilës do t’i ruani votat nga keqpërdorimetngha të tjerët ?

Krasniqi: Tani është herët të flasim për atë. Ne dëshirojmë që vërtetë të gjitha subjektet politike në Kosovë të përgatiten për të pasur zgjedhje të drejta, të fshehta dhe të lira./Gazeta Blic/

Muja shpërblen me një drejtori bashkëfshatarët e tij në Zhur

0

Ramadan Muja fushatKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka shpërbëlyer me një derjtori bashkëfshatarët e tij në Zhur.

Ai në në seacën e Kuvendit Komunal, për drejtor të Drejtorisë së Shëndetësisë, ka emëruar dr. Zyber Rizanajn. Emërimi i Rizanajt është bërë në momentitn e fundit të shpalljes së emrave për drejtorë të Ekzekutivit.

Rizanaj ishte propozuar për drejtor të Drejtorisë së Shëndetësisë nga Dega e PDK-së në Zhur. Emri i tij ishte dërguar pas mbledhjes së Kryesisë së Degës në Prizren, ku edhe ishin dhënë propozimet e para për drejtorë të Ekzekutivit të Prizrenit.

Burimet e “PrizrenPress”-it brenda PDK-së bëjnë të ditur se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, në çdo mbledhje të Kryesisë së Partisë ka ngritur shqetësimin e mosshpërblimit me drejtori për bashkëfshatarët e tij në Zhur.
”Muja çdo herë është ankuar se Zhuri është anashkaluar deri më tash sa i përket pjesëmarrjes në Ekzekutiv”, tregon me kusht anonimiteti një zyrtar i lartë i PDK-së.

Sipas të njëjtit burim kryetari Muja,  deri në momentin e fundit të shpalljes së emrave të drejtorëve të Ekzekutivit, në tavolinë për drejtor të Drejtorisë së Shëndetësisë ka pasur emrin tashmë të ish-drejtorit, Nexhip Berishës.
“ Me këtë ndryshim jemi ‘habitur’ të gjithë”, tregon burimi i ‘PrizrenPress-it’.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, pas tre muaj,ka shpellur të mërkurën pjesërisht emrat e drejtorëve të Ekzekutivit. Emrat drejtorëve janë publikuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal.Partitë e minoriteteve, ndërkaq nuk i kanë sjellë ende merat e tyre.

1. Administrata,Ilir Baldeda;

2. Ekonomi dhe Financa,(KDTP);

3. Shërbime Publike,Hasan Hasani;

4 .Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor,Nijazi Kryeziu;

5. Gjeodezi dhe Kadastër, (KDTP);

6. Arsimi dhe Shkenca,Nexhat Çoçaj;

7. Shëndetësi, Zyber Rizanaj;

8. Zhvillim dhe Turizëm, Mensur Bytyçi;

9. Emergjenca dhe Siguria,(Vakat);

10. Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Pal Guci;

11. Kulturë, Rini dhe Sport, Arhim Ajazi’
12. Punë dhe Mirëqenie Social, Hazir Shala

13.Inspektoriat, Bedri Bytyçi;

/PrizrenPress/