17.4 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025
Home Blog Page 8784

44 tekste për çmimin “Katarina Josipi”

0

KatarinaJosipi-aktoreFituesit e konkursit për dramën shqipe “Katarina Josipi” për këtë vit do të ndahen më 9 nëntor të këtij viti, në ditëlindjen e “Katarina Josipit”. Janë 44 tekste të autorëve të ndryshëm që deri më tani janë dërguar në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Së shpejti, ministri i Kulturës së Kosovës do të nënshkruajë rregulloren për ndarjen e çmimeve, gjë që do ti hapë rrugën për themelimin e jurisë, e cila do të vlerësojë tekstet konkurruese.

Drejtori Artistik i TKK-së, Emin Emini, në një prononcim për mediat e Kosovës ka thënë se çmimet do të ndahen më 9 nëntor, në ditëlindjen e Katarinës. “Këtë vit në garë për tri çmimet e para të këtij konkursi janë 44 tekste dramatike, të cilat do të vlerësohen nga një juri prej 5 vetash që po punojnë për ti verifikuar tekstet që garojnë, nëse janë apo jo pajtim me kriteret e konkursit”, ka thënë Emini, raporton Koha. Konkursi i dramës shqipe “Katarina Josipi” është i hapur për të gjithë krijuesit shqiptarë që shkruajnë dramë.

Disa nga rregullat bazë të këtij konkursi janë: dramat në këtë konkurs duhet të jenë jo më të shkurtra se 50 minuta; do të merren në shqyrtim dramat e të gjitha zhanreve; dramat e papërfunduara apo sinopsiset nuk do të merren fare në shqyrtim; dramat duhet të jenë origjinale, të shkruara mbas vitit 2000, të mos jenë vënë në skenë ndonjëherë të mos jenë botuar. Dramat dorëzohen në tri kopje.

Faqja e parë duhet të përmbajë: emrin dhe mbiemrin e autorit, adresën e autorit dhe mënyrën e kontaktimit me të, të dhëna për dramën: kur është shkruar, një sinopsis dhe mbishkrimin “Konkursi për Dramë Kombëtare “Katarina Josipi 2013”. Duhet të dërgohen në adresë të Teatrit Kombëtar të Kosovës (Teatri Kombëtar i Kosovës, Sheshi Nëna Terezë, nr.21, 10000 – Prishtinë, Kosovë). Tri dramat më të mira vlerësohen me tri çmime.

Drama që fiton vendin e parë, konsiderohet si dramë potenciale për t’u inskenuar në njërin nga sezonet e ardhshëm në TKK. Tri dramat fituese botohen në një edicion special. Konkursi i dramës kombëtare që organizon Teatri Kombëtar i Kosovës mban emrin e një aktoreje të shquar, Katarina Josipi (1923- 1969).

Është një nga themelueset e dramës dhe teatrit shqip në Kosovë, përkrah Antoneta Karahasanit, Matej Serreqit, Shemsi Zherkës, Shaban Gashit e shumë amatorëve të tjerë. Në vitin 1948, ajo bëhet pjesë e Teatrit të Prishtinës, femra e parë shqiptare në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës. Në këtë skenë ajo aktroi për 21 vjet, personazhe nga repertori kombëtar dhe botëror i teatrit.

Si erdhën vetëtimat

0

Skender Berisha

U hidhërua Pshtriku plak
u mrrol sa papritur
mblodhi re dhe iu fryu
shkrepi dritë e hedhur

dritë e tjerrur deri te ne
në thellësi Drini treti
prap shkëlqeu në gjeti
u kthye e mblodhi prap re

re të tjera në endje pa cak
sa mirë iu ra shuplakë
me krahët e thatë i afroi
tej deri te Përroi i Thive

ti më thuaj pse u frike
sa me të shpejt më ike
atyre thellësive të errëta
moj e bukura e Pshtrike
Skender Berisha
5 gusht 2013,Prizren

Shkrimtarët në diasporë duan asociacionin e tyre

0

Lidhja shjkrimtarve-gjermaniSot në Prishtinë mbahet konferenca “Sukseset dhe sfidat e autorëve shqiptarë në mërgatë”. Në këtë konferencë të shkrimtarëve dhe poetëve nga diaspora pritet të marrin pjesë drejtues e përfaqësues të Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, Lidhjes së shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri, Shoqatës së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë “Papa Klementi XI” në Suedi, Shoqatës së shkrimtarëve shqiptarë në Zvicër, Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Norvegji, si edhe krijues letrarë nga mërgata kosovarë në vendet tjera.

Konferenca me autorët shqiptarë nga diaspora ka për qëllim themelimin e një asociacioni të përbashkët, me emrin Unioni i Krijuesve nga Diaspora, transmeton Koha.

Aktivitetet e autorët nga diaspora vazhdojnë me aktivitete tjera letrare. Në Orën 13, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës do të hapet panairi I librit dhe do të bëhen promovime librash të autorëve nga diaspora, ndërsa në orën 17, në Novobërdë, do të mbahet Ora e madhe letrare.

Mësimdhënësve u njihet stazhi i paraluftës

0

Gjimnazi Gjon BuzukuPunëtorëve të arsimit që kanë punuar nga viti 1990 e deri në vitin 1999, do t’u njihet stazhi i punës, përmes një projektligji që është duke u përgatitur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Xhavit Dakaj, sekretar i përhershëm në këtë ministri, thotë se përmes projektligjit do t’u njihet statusi juridik punëtorëve të arsimit, atyre që nuk kanë pasur as sigurim, nuk kanë paguar tatim, nuk u është njohur stazhi i përvojës së punës.

Pra, sipas tij, këto do të rregullohen me ligj. “Edhe pse është folur që këta t’i kenë këto të drejta faktikisht, juridikisht nuk i kanë, këto të drejta tashmë do të legjitimohen.

Një prej tyre është njohja e 10 viteve si stazh pune dhe në bazë të buxhetit të bëhet ndonjë kompensim, pastaj qeveria do të vendosë se kah më tutje sepse ky tani është vetëm një draft”, tha ai, shkruan Zëri.

Dakaj tha se projektligji është në fazën përgatitore, ku është në diskutim të brendshëm. Ai tha se akterët e brendshëm, shkollat dhe institucionet e ndryshme kanë të drejtë t’i japin komentet e tyre. Ai më tej tha se më pas projektligji do të dalë në diskutim të jashtëm publik deri në fund të këtij muaji, pas këtij diskutimi do të dërgohet në qeveri, ndërsa në shtatorë të dërgohet në Kuvend për aprovim.

Alush Istogu, drejtor i administratës së arsimit para universitar, thotë se për këtë çështje janë formuar grupet punuese, kanë incizuar gjendjen nëpër të gjitha institucionet arsimore në të gjitha komunat.

Sipas tij, çdo shkollë ka pasur për obligim që ta paraqesë regjistrin e punëtorëve që kanë punuar në vitet 90-99, nëse janë djegur dokumentacionet, janë formuar komisione të veçanta për verifikimin e atyre punëtorëve që kanë punuar.

Ministria u vonua për rriqrat

0

bakalliPasi nëntë persona humbën jetën si pasojë e etheve hemoragjike, që nxiten nga pickimi i rriqrave, Ministria e Shëndetësisë lansoi një reklamë që udhëzon qytetarët se si te mbrohen nga këto insekte. Deputetja, mjeke me profesion, Aurora Bakalli thotë se spoti i Ministrisë së Ferid Aganit është i vonuar. Ajo tha se Kosova ka probleme serioze me rriqrat dhe se është koha që ekzekutivi t’i hapë sytë dhe te marra masa parandaluese ndaj tyre.

Pikërisht në ditën kur humbi jetën edhe viktima e nëntë nga ethet hemoragjike, si pasojë e pickimit të rriqrave, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani në një tryezë me shoqërinë civile foli për arritjet e ekzekutivit për sigurimin e medikamentit që ndihmon pacientët e infektuar.

Derisa pohoi se është në dijeni se Kosova ka probleme me rriqrat.

Në anën tjetër një ndër ndihmat e pakëta që ka ofruar Ministria e tij këtë vit për qytetarët e Kosovës, që rrezikohen nga sëmundjet që bartin ato insekte është edhe një fushatë vetëdijësuese e cila po lansohet në televizonet nacionale.

Krejt kjo për Aurora Bakallin, mjeke dhe Deputete e Kuvendit të Kosovës është një hap i vonuar i ekzekutivit.,

“Ministria ka qenë e vonuar dhe është marrë me pasojat e jo me parandalimin”, tha ajo.

Bakalli në një bisedë për Express kritikoi Ministrin Agani dhe mosveprimet e tij lidhur me problemet të cilat tashmë dihen që Kosova i ka me rriqrat.

“Pikë së pari reklama mendoj që është e vonuar sepse vetëdijësimi i qytetarëve për sëmundjet që vijnë nga ethet hemoragjike, si pasojë e pickimit të rriqrave, është tejet i rëndësishëm, është dashur të fillojë qysh para sezonës duke e ditur që ka vende në Kosovë që e kanë probleme të mëdha”, tha Bakalli.

Por, edhe vetë reklama e vonuar sipas saj, nuk është zgjidhja adekuate e problemit që mori nëntë jetë muajt e fundit.

“Tash kjo reklamë që është hapi i vetëm i ndërmarrë, të cilën po shohim, ka ardhur vetëm pasi kanë pësuar disa viktima nga ethet hemoragjike. Popullata është dashur të vetëdijësohet se si të veprohet para se të ndodhë më e keqja”, shprehet Bakalli.

I vonshëm sipas saj është edhe sigurimi i medikamentit të quajtur “Ribavarin”, e që ndihmon pacientet e infektuar, nga ana e MSH’së.

Bakalli thekson se Qeveria është dashur qysh në sezonin pranveror të sigurojë këtë ilaç.

“Vetëm pasi kemi nëntë vdekje ministri Agani del dhe thotë përmes mediave që ky medikamnet është siguruar. Ky medikament është dashur të sigurohet prej fillimit duke e ditur që vendi jonë ka disa zona të prekura nga rriqrat që sjellin ethet hemoragjike”, tha ajo.

Bakalli ndër tjera pohoi se situata me rriqrat në Kosovë mbetet më tutje problematike dhe se për këtë gjë Ministria duhet të angazhohet që të paktën vitin e ardhshëm të mos ketë pasoja tragjike, duke lënë të kuptohet se këtë vit çdo veprim i ekzekutivit ka qenë i vonuar.

“Nuk duhet me qenë specialist i mjekësisë apo deputet me dit këtë. Vetë fakti që janë nëntë të vdekur flet mjaft. Ne kemi probleme me rriqëra., Por duhet që për vitin e ardhshëm të jemi më sycelë dhe më të gatshëm të parandalojmë tragjedi si këto që i kemi pasur këtë vit”, tha Bakalli për Express.

Ndryshe nga pickimi i rriqrave kanë vdekur vetëm për dy muajt e fundit nëntë persona të moshave të ndryshme. Zonat më të prekura edhe këtë vit si çdoherë tjetër janë Malisheva dhe fshatrat përreth Gjakovës.

Prokuroria dyshon se Velijaj bleu banesë me paratë publike të Kosovës

0

VeliaNatalie Velijaj, shtetasja gjermane e dyshuar për kryerjen e një sërë veprash penale në Kosovë, dyshohet të ketë blerë edhe apartament me paratë publike të Kosovës. Për këtë shkak me kërkesë të Prokurorisë së EULEX-it është aplikuar masa e ngrirjes së përkohshme ndaj apartamentit të saj në lagjen “Lakrishte” në kryeqytet, shkruan Koha Ditore.

Megjithatë mbrojtja e Velijajt e cila dyshohet t’i ketë përvetësuar 1.4 milionë euro gjatë fazës së pagesave nga Ministria e Punëve të Brendshme kryente për kompaninë austriake OeSD, thotë që banesa nuk është blerë me paratë për të cilat ajo po hetohet.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. Ka bërë të ditur për gazetën se ky mision është duke zhvilluar një hetim të gjerë të këtij rasti.
“Për këtë arsye nuk mund të bëjë ndonjë koment të veçantë në lidhje me kërkesën e prokurorisë për ngrirjen e përkohshme të apartamentit të Natalie Velijajt”, ka shtuar Krasniqi.

Ai ka theksuar se aplikimi i masës së ngrirje së përkohshme të aseteve sipas neneve 264 dhe 265 të Kodit të Procedurës Penale, mund të realizohet atëherë kur një hetim është duke u zhvilluar dhe prokurori dëshiron të parandalojë transferimin apo tërheqjen e parave nga llogaria bankare, përderisa procedura penale të finalizohet dhe të përfundojë.
Nuhi Paçarizi, avokat i Velijajt, ka theksuar se Gjykata Themelore më Prishtinë ka lëshuar në korrik një urdhëresë [ër ngrirje të përkohshme të banesës së klientes së tij për një periudhë njëmujore

Kuçi bën fushatë me para të Komunës së Suharekës

0

Blerim KuciNdonëse zgjedhjet lokale do të mbahet pas tre muajsh, Suhareka tashti duket si të ishte në vrullin e fushatës zgjedhore. Pankartat e vendosura nga partia në pushtet AAK-ja, në sheshin kryesor të qytetit, e në të cilat pasqyrohen premtimet e realizuara të kreut të saj, të japin përshtypjen se zgjedhjet janë vetëm disa ditë larg. Siç raporton KTV-ja, në këto pankarta, që kanë logon e AAK-së, janë të vëna premtimet dhe projektet e realizuara.

Partia rivale e AAK-së, LDK-ja, e cila së fundmi ka bërë publik emrin e kandidatit të saj për zgjedhjet e 3 nëntorit, e akuzon partinë në pushtet se po keqpërdor pushtetin në funksion të fushatës zgjedhore.

Sipas kandidatit të kësaj partie, Sali Asllanaj, pllakatet e vendosura me logo të AAK-së janë bërë me mjete të qytetarëve, gjë që paraqet keqpërdorimin të taksave të qytetarëve.

Por, kreu aktual i Suharekës, Blerim Kuçi nuk e konsideron këtë aspak si fushatë zgjedhore. Këto pankarta të vëna në qendër të qytetit, sipas Kuçit, janë formë e pasqyrimit të punës që ka kryer ai deri tashti. Madje, Kuçi nuk e mohon se këto pankarta janë vendosur me fonde të Komunës, me gjithë faktin se përmbajnë logon e partisë së tij.

Qytetarët suharekas, ndërkaq, vendosjen e këtyre pankartave e vlerësojnë në mënyra të ndryshme. Megjithatë, ka edhe të tillë që thonë se kjo fushatë e bërë është jo legjitime. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 3 nëntor, ndërsa fushata për to pritet të zgjasë nga 3 tetori e deri më 2 nëntor. Por kjo mund të ndryshohet në shtator, kur pritet të dërgohet në Kuvend Projektligji për reformën zgjedhore, i cili parasheh 15 ditë fushatë parazgjedhore.

Hasani: Unë do të jem kryetar i PDK-së në Prizren

0

Nait HasaniDerisa kryesia e PDK-së në Prishtinë nuk e di saktë se kur do ta zgjedhë kryetarin e degës në Prizren, dhe gjithashtu nuk është në gjendje ta pohojë se kush mund të jetë ai, anëtari i kësaj partie nga Prizreni, Nait Hasani, tashmë e konsideron vetën si kryetar të degës.

Hasani, i cili të shtunën nuk ka qenë në Kosovë, i ka thënë “Zërit” nëpërmjet mesazhit telefonik se vetëm pritet ta zyrtarizojë pozitën e kryetarit të degës. “Unë jam kandidat për kryetar dhe besoj që shumë shpejt do të zyrtarizohet”, ka thënë shkurt ai.

Përveç kësaj, deputeti Hasani pretendon që të jetë edhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, dhe rrjedhimisht edhe i pari i këtij qyteti. “Unë besoj se do të jem kandidat unifikues i PDK-së për zgjedhjet komunale në Prizren”, është përgjigjur ai.

Por, ndryshe nga Hasani, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili ka qenë kryetar i degës, ndërsa aktualisht është vetëm anëtar i kryesisë, thotë se gjasat janë të vogla që të kandidohet për kryetar të degës. “Nuk e di, (a do të jem kandidat për kryetar), ka të interesuar edhe të tjerë, nuk dihet”, ka thënë ai.

Muja thotë se ka qenë kryetar i degës dhe tani që është vetëm një anëtar i Kryesisë së Degës nuk ka shumë të drejtë të komentojë për moszgjidhjen e kryetarit. “Është zgjedhur Këshilli Drejtues, Kryesia edhe kryetari një ditë do të zgjidhet sigurisht. Nuk kam informata se kur do të mblidhet kryesia për ta zgjedhur kryetarin”, ka thënë shkurtimisht ai.

Nga ana tjetër, njëri nga aktivistët e shoqërisë civile, që jeton në Prizren, Ismet Kryeziu, thotë se organet qendrore të PDK-së ia kanë mohuar deputetit Nait Hasani të drejtën për t’u bërë kryetar, ndërsa thekson se nuk është e sigurt nëse ai do të mund të zgjidhet kryetar dege, ngase siç thotë ai, vota më nuk është përcaktuese.

“Nuk e di se kjo ndërhyrje a vjen drejtpërdrejt në mungesë të përkrahjes nga Hashim Thaçi apo dhe lobimi i klaneve nga dega brenda PDK-së të cilët kanë influencuar ndoshta dhe përkrahjen e Thaçit”, thotë ai.

Drejtori i KDI-së, thekson se ish-kryetrari i degës, Ramadan Muja, “është potencial i harxhuar apo i tejkaluar për t’u llogaritur si kandidat”.

‘Një verë pa burra’ si sfidë për seksin

0

‘Një verë pa burra'Autorja e ka gjetur mjaft mirë titullin e botimit të saj teksa e ka quajtur: “Një verë pa burra”. Kurse botimet “Pegi”, në vazhdën e sjelljes në shqip të autorëve të njohur, kanë menduar se autorja Siri Hustveld i përshtatet fizionomisë moderne, që kjo Shtëpi botuese po mban në letrat shqipe me titujt e përzgjedhur. Do të ishte e tepruar të thoshim se ky libër është një himn për femrën, por që është një sfidë e gjinisë femërore, këtë nuk e mëdysh. Mund të mëdyshet vetëm dikush që e merr si libër të lehtë me histori sentimentale. Libri ka në qendër një personazh dhe rreth saj janë kategori të ndryshme femrash. Që nga ato që kanë fare përballë vdekjen (janë të moshuara), tek një grup të rejash që po futen në jetë dhe në mes të gjithë këtij qerthulli struktural është vetë ajo, personazhi kryesor.

Shpërpjesëtimi i moshës së personazheve të ndryshme teknikisht i jep të drejtë autores që të projektojë idenë e vet. Femra dhe sfidat e saj: të moshës, shpirtit, mendimit. Femra, ashtu si mashkulli, ka nevojat e veta dhe metamorfozat që sjell kalimi i moshës nuk duhet të përcillen si tragjedi. Ato janë. Ato ndodhin. Mia, personazhi kryesor i veprës, vjen pas një pauze me të shoqin. Mund të merret edhe si ndarje, por që nuk përjetohet si tragjedi, sesa një humbje. Në fakt, autorja këtë pauzë na bën ta perceptojmë si ndarje. Në një apartament tashmë ku qëndrojnë edhe shoqet e t’ëmës, që janë pa burra prej kohësh, ajo shikon jetën e saj të re, por edhe periudha të ndryshme të saj. Mrekullia e këtij libri është mungesa e zbukurimit dhe shkrimi i hapur për gjithçka. Në libër, personazhi që mediton, që rrëfen dhe që na përcjell në vetën e parë është e bindur për të 55 vitet që ka mbi kurrizin e saj. Një jetë e tërë, por asnjëherë e menduar, se është e çuar keq. Ndërsa në fillimet e saj është e trishtuar për atë që i ka ndodhur doradorës kupton se në atë qerthull femëror po mëson shumë.

Dhe, nga kjo botë, ke se çfarë të mësosh. Më së pari femrat, por nga ana tjetër edhe çdo individ që do të dëshironte të shikonte ndryshe jetën e vet. Në këtë përsiatje të autores, Mia ka mundësi që dora-dorës të modifikojë vetveten e saj dhe pak nga pak dhe mjedisin përreth e saj, në një rrethinë që të themi është larg metropolit. Por jo shumë. Është mjedisi që do t’i rrëfejë udhën e vërtetë dhe të gjithë jetën në një retro që ajo e bën me narracionin e saj të brendshëm. Struktura e veprës është shumë interesante dhe shpesh ndërthuret narracioni me kujtimet por edhe me citime të autorëve shumë klasikë. Ndoshta edhe këtë s’duhet të harrojmë. Në vepër ke gati një kurs të së shkruarit gratis, që autorja e blaton përmes personazhit të saj; ke qasjen me shkrimtarë të mëdhenj, por jo thjesht nga fushëpamja e autores por nga këndvështrimi më i mirë bashkëkohor i letërsisë; dhe mbi të gjitha një libër të shkruar mirë. Nuk e dimë nëse libri është përkthyer apo shqipëruar. Botuesja e ka kthyer si normë të saj që në kopertinë të vendosë emrat e përkthyesve të saj. Fillimisht sipas saj, ka qenë kërkesë e përkthyesve dhe insistim i tyre! Në rastin e Ëngjëllushe Shqarrit, që në kopertinë thuhet se ka shqipëruar e brenda përkthyer nuk e dimë nëse vërtetë e ka përkthyer apo shqipëruar.

Gjithsesi, transmeton BW, duket që romani është i ardhur në mënyrë korrekte, prej përgjegjësisë që znj, Shqarri ia njeh shpesh vetes. Ndoshta shqipërimi ka qenë i nevojshëm për shkak të vështirësisë që përcjell një autore e tillë kaq interesante si Hustveld, që tashmë njeh veprat e saj të përkthyer në gati 30 gjuhë. Analiza e përkthimit tek ne është luks, ende që të bëhet. Libri për publikun tonë ruan edhe kultivon edhe një nga vlerat e tij pasi të njeh me një letërsi jo vetëm të mirëfilli bashkëkohore por edhe autorë të tillë, që meritojnë review nga organe të njohura ndërkombëtare. Por. Le të kthehemi te vepra jonë. Autorja duket se i ka vënë vetes si qëllim të shkojë në kulmin e shqyrtimit të identitetit. Me anë të shtjellës që e bën te personazhi i saj, Mia, autorja na tregon jo vetëm pjekurinë artistike por edhe një gjetje të mirë artistike. Interesante janë paragrafët e Austen herë pas here:”…Nuk besoj të kem hapur një libër gjatë të gjithë jetës time ku të mos kem gjetur diçka në lidhje me pabesinë e grave. Këngët dhe proverbat, të gjitha bëjnë fjalë për mendjelehtësinë e grave.

Por ju mund të thoni se të gjitha këto janë shkruar nga burrat”. Dhe vazhdon, po me gojën e të njëjtës autore. “Ndoshta do ta them po, po, ju lutem të mos u referohemi librave. Burrat kanë pasur të gjitha shanset e mundshme krahasuar me ne për të rrëfyer historitë e tyre. Ata kanë pasur shumë më tepër se ne për t’u arsimuar; pena ka qenë në duart e tyre. Nuk do t’ju lejoj që të përdorni librat për të provuar diçka”…Shkrimi i kësaj gruaje, thotë autorja jonë, kishte të njëjtën saktësi dhe qartësi si edhe proza e saj. Por ne e lëmë shtjellën këtu. Identiteti që kërkon autorja është një rrugë që e përshkon shumë mirë dhe kushdo mund ta ndjekë qetazi në këtë roman të shkruar aq mirë. Grafikisht ka diçka që nuk shkon tek libri dhe të jep përshtypjen e një malli të lirë, gjë që nuk është i vërtetë në shtjellimin vet.Përzgjedhja e “Pegit” me këtë libër është e këndshme dhe e dëshirueshme për të gjithë, por edhe një urë për të njohur një autore interesante.

UNESCO më 1976: Prizreni të mbrohet si trashigimi botërore

0

Prizreni5-24Dy ekspertë të UNESCO-së, Vinncent Plaque dhe Jean Sonnier, n ë prill të vitit 1976, kishin arritur në qytetin e Prizrenit. Misioni i tyre ishte që për një javë të përgatisin një raport teknik në lidhje me vlerësimin dhe ruajtjen e trashigimisë kulturore të Prizrenit. Ata ishin ftuar nga Qeveria jugosllave. Në nëntor të vitit 1976, ata kanë përpiluar raportin teknik për UNESKO-në në lidhje me ekspeditën në Prizren.

Dy ekspertët në këtë dokument kanë shprehur pikëpamjen se trashigimia e Prizrenit duhet të vihet në listën e trashigimisë botërore të kësaj organizate. “Sipas përshtypjeve tona, është absulisht e nevojshme që kjo trashigimi e një orgjinaliteti të pamohueshëm dhe të çmuar në shumë aspekte të ruhet nga një institucion siç është UNESCO-ja” kanë shkruar Plaque dhe Sonnier, shkruan Koha Ditore.

Ata kanë vlerësuar se për ruajtjen dhe vlerësimin e trashigimisë kulturore në prizren nevojiten 6 milion dollarë. Sugjerimi i tyre ka qenë që rasti i Prizrenit të përfshihet në mesin e 50 projekteve të regjionalizuar , për të cilat UNESCO ka qenë duke e hartuar listën në 1976.